Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kumari dhe kumarxhinjtë ose “fillimi i marrëzisë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kumari dhe kumarxhinjtë ose “fillimi i marrëzisë”
AktualitetLifestyle

Kumari dhe kumarxhinjtë ose “fillimi i marrëzisë”

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Entela Resuli

Kumari është pa diskutim një nga zakonet më të vjetra në botë. Ky ves ka ekzistuar bashkë me njeriun. Edhe kur nuk kishte kazino, kishte lojëra të ndryshme për të cilat njerëzit vinin baste, duke futur këtu lojëra sportive, me kafshë etj. Problemi është kur ndaj këtyre lojërave krijohet varësi dhe vritet koha duke shkatërruar punën dhe familjen.

Asgjë e mirë s’mund të vijë nga lojërat që përditë avancojnë duke krijuar skllevër të kohëve moderne. Në këtë situatë në Shqipëri, ku po hapen dhe mbyllen dyert e kazinove, ne kemi vendosur të merremi me ata persona që janë frekuentues të rregullt të lojërave të fatit.

- Publicitet -

Dy ditë më parë qeveria shqiptare e gjendur nën presionin e komunitetit sportiv dhe krizës financiare duket se ka vendosur të bëjë hapa pas në lidhje me bastet sportive.

Kryeministri Edi Rama nën praninë e disa ministrave të qeverisë së tij, ka thërritur edhe një herë në një dëgjesë publike tashmë, drejtuesit e federatave sportive, nga ai i futbollit Armand Duka, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, dhe të gjitha federatave të tjera të cilat, në mungesë edhe të një ligji sponsorizimesh efikas, i kanë vetëm sytë nga shteti për ndihma financiare. Një presion pozitiv siç e quan kryeministri Rama që po detyron qeverinë e tij të rikthejë bastet sportive online.

Në lidhje me këtë temë dhe kthimin e basteve në vend kemi folur sot me një specialiste. Ajo është Arlinda Shella, punon si Psikologe Këshillimi. Në këtë bisedë na ka shpjeguar më shumë se çfarë është varësia ndaj kumarit dhe se si mund të kalohet lehtë, pa dëme.

-Arlinda, një nga veset që shumë njerëz kanë është edhe varësia ndaj bixhozit, ves i cili kur ekzagjerohet, kthehet në problem për individin, për familjen dhe shoqërinë e tij. Tashmë po përflitet për një rikthim të këtyre lojërave. Mendoni se njëherësh do të zgjoj edhe dëshirën tek ata që e kanë brenda tyre këtë ves?

Frekuentimi i shpeshtë i lojërave të fatit, ekspozimi i tyre pa kriter është në një problem të madh pasi në thelb përbën një varësi psikologjike dhe njësoj si varësitë  e tjera si nga drogërat apo alkooli kjo lloj varësie përben një problem  jo vetëm psikologjik, por dhe social. Dhe kur një problem kthehet në fenomen nuk është më vetëm përgjegjësia e atyre që ushtrojnë këtë biznes me qëllime përfitimi, dhe e atyre personave që frekuentojnë këto lojëra duke krijuar varësi të plotë, por bëhet përgjegjësi e të gjithë shoqërisë.

Bllokimi i kazinove tregoi se do të vendoset rregull, se s’mund të kesh më shumë kazino në lagje sesa supermarkete. Por mesa duket rregullat e lojës po ndryshojë, me një situatë ku po apelohet për “dimër të vështirë dhe masa ekonomike të vështira duket se rikthimi i këtyre lojërave qoftë dhe online apo i kontrolluar nuk do ta zhbëje dëmin dhe dramën sociale që do shkaktojnë.

Arlinda Shella, Psikologe Këshillimi

Rikthimi i këtyre lojërave përben një rrezik psiko-emocional për përdoruesit e tyre. Varësitë nga bixhozi gjenerojnë trauma dhe probleme sociale te ndryshme, mjafton të shikosh statistikat e divorceve në gjykatën e Tiranes për të kuptuar sesa probleme gjeneron ndër të tjera kjo lloj varësie. Në një situatë ekonomike të vështirë personat vulnerabel do ta shohin shpresën e tyre tek “Fati “ ndaj dhe shteti duhet të marrë masa dhe të bëjë kujdes para se të vendosë në mënyre definitive rikthimin e lojërave të fatit.

Shpeshtësia e madhe e këtyre bizneseve në çdo njësi banimi krijonte pa diskutim një varësi ndaj ambientit ku sigurisht ata më të varurit ndaj këtyre lojërave i përgjigjeshin më së miri, aq më tepër kur këto ambiente ishin lehtësisht të aksesueshme. Ju më pyesni se çfarë ndodh në këto momente me këta persona nga ana psikologjike. Dhe unë po ju them me siguri të plotë se rikthimi këtyre lojrave qoftë dhe online do të përbejë problem të madh. Truri i përgjigjet aktit të bixhozit në të njëjtën mënyrë si truri i një alkoolisti i përgjigjet alkoolit ndaj rikthimi i këtyre lojrave përbën rrezik jo vetëm psiko-emocional por dhe social.

-Por çfarë është varësia ndaj lojërave të fatit, ndaj kumarit?

E drejtë, le të japim një definicion të përgjithshëm të asaj se çfarë konsiderohen lojëra fati. Në kuptimin e përgjithshëm, lojëra fati konsiderohen ato lojëra në të cilat pjesëmarrësve u jepet mundësia e fitimit në para apo sende me synim që rezultati i lojës të mos varet nga dija apo mjeshtëria e pjesëmarrësit në lojë, por nga rastësia. Tashmë nuk ka më diskutim se këto lojëra luajnë me hallet, me shqetësime e streset e njerëzve, jam shumë e sigurt se një target grup i konsiderueshëm i këtyre lojtarëve janë njerëzit e papunë, që mendojë dhe ushqejnë veten me shpresë të rreme duke u bërë pjesë e këtyre lojërave. Në fakt duke futur veten në një tjetër problem më madhor sesa papunësia, duke krijuar një varësi psikologjike, një varësi të cilën ata jo vetëm s’e pranojnë, por mendojnë se e kontrollojnë. Tundime të tilla si paratë e fituara pa mund rrisin shumë fort adrenalinën dhe ata s’jetojnë më dot pa këtë adrenalinë. Prandaj të gjithë e përshkruajnë varësinë ndaj bixhozit si një sjellje vetëshkatërruese, ku njerëzit shpenzojnë shumë kohë dhe para duke i shkaktuar vetes dhe familjes shumë dëm. Ata bëhen të varur nga sjellja e tyre ndaj kumarit dhe nuk ndalojnë edhe kur fitojnë një shumë të madhe. Por edhe kur nuk fitojnë, ata shesin çdo gjë madje, jo të pakta janë rastet të cilat kemi dëgjuar kur shesin dhe shtëpitë duke shkatërruar plotësisht dhe jetën e familjarëve.

A është ky një nga veset më të këqij për njeriun dhe deri ku mund të shkojë një person që vuan nga kjo varësi?

Po, sigurisht që është një nga veset më të këqija për një logjikë shumë të thjeshtë. Nëse droga, alkooli, duhani shkatërrojnë shëndetin fizik vetjak të personit dhe kjo bëhet e dukshme sepse vijnë një sërë sëmundjesh, madje dhe vdekja, ndërsa tek varësia ndaj kumarit pasojat nuk bëhen kaq të dukshme pasi shkatërrohet shëndeti psikologjik jo vetëm i atij që ka këtë varësi, por edhe i të gjithë familjarëve të tij.

Për ata që kanë një të njohur apo të afërme të varur nga ky ves. Si duhet të sillemi në këto momente me këta persona?

Sot, është e vështirë të gjesh njeri që nuk ka luajtur qoftë dhe një herë të vetme, pasi vetë lojërat s’janë më primitive, përkundrazi kanë evoluar, janë modernizuar, janë shumëfishuar mundësitë dhe mënyrat për t’i përdorur. Janë bërë atraktivë më së miri sa për të krijuar skllevërit e kohës. Megjithatë, lidhur me të afërmit dua të theksoj se është shumë e rëndësishme që mos i braktisim këta persona në asnjë moment, nëse ne i braktisim i kemi çuar me duart tona drejt dyerve të këtyre lojërave. Është e rëndësishme të jemi shoqërues të mirë, të jemi komunikues të mirë, të kuptojmë zanafillën e streseve të këtyre njerëzve, t’i angazhojmë me sa më shumë punë, pra t’i mbajmë të zënë, t’i orientojmë drejt sporteve, sidomos moshat e reja.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?