Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kumbaro: 2024, prova e zjarrit që turizmi mos të kthehet në boomerang
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kumbaro: 2024, prova e zjarrit që turizmi mos të kthehet në boomerang
Ekonomi

Kumbaro: 2024, prova e zjarrit që turizmi mos të kthehet në boomerang

Published: January 6, 2024
Shpërndaje

“Viti 2024 do të jetë prova e zjarrit që turizmi mos kthehet në boomerang” kështu u shpreh ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro ndërsa bëri bilancin e vitit 2023. 10.1 mln turistë vizituan Shqipërinë përgjatë vitit 2023, ndërsa Kumbaro vuri edhe një herë theksin në turizmin elitar.

“10.1 mln turistë është vërtetë një arritje. Dinamika eci në mënyrë të tillë. 2024 do jetë prova e zjarrit që mos na kthehet në boomerang ndaj kërkojmë turizmin elitar, që të kërkojmë vlera. Sigurisht do vijojë kureshtja e shumë vizitorëve që sipas gjithë analizave ka pësuar një ndryshim pas pandemisë, kërkon të rrijë më shkurt dhe të zbulojë më shumë. Shqipëria e ofron këtë, është dhe vendi më i sigurtë në Ballkan për turizmin.

Turoperatorët privat flasin për një rritje prej 25 % të kontratave dhe kërkesave por edhe për cmime të rritura. Janë lajme të mira, por sigurisht ne nuk mund të dalim e të themi ti je turist masiv e sdo futesh. Duhet të rrisim ne standardet, shërbimet. Një turist elitar që vjen harxhon shumë para e kërkon. Jemi në komunikim të vazhdueshëm që mos na krijohet asjë gropë në zinxhirin e zhvillimit. Këto janë masa që ne marrim për një turizëm të qëndrueshëm, do ketë incidente, por rëndësi ka mos jenë fenomene, të mbeten episode të izoluara.” – tha ajo.

- Publicitet -

Ndër të tjera, Kumbaro theksoi se zonat e mbrojtura do të jenë prioritet i dikasterit që ajo drejton. Kumbaro u shpreh se është me rëndësi gjetja e një ekuilibri të qëndrueshëm mes njeriut dhe biodiversitetit.

“Zonat e mbrojtura mbeten prioritet i rëndësishëm, por është po ashtu me rëndësi të kuptojmë cfarë ka ndodhur me to. Ato pjesë të natyrës që duhen ruajtur, dhe i kanë shpëtuar në shekuj ruajnë sot vlera unikale, në dekada janë konsideruar zona të mbrojtura.

Tranzicioni, ka qenë një periudhë e gjatë e vështirë dhe e egër, në zona të mbrojtura. Sot disa territore nuk i kemi më të paprekura. Batërdia e ndërtimeve, përfshirë edhe mungesën e planifikimit të territorit, ka sjellë ndërhyrje të aktivitetit njerëzor në të gjithë territorin, përfshi edhe zonat e mbrojtura. Ndaj edhe parimet flasin për një evolucion dhe vlerësim të situatës.

Në zbatim të ligjit, për zonat e mbrojtura, Shqipëria është shumë e avancuar ndaj prioritetit për këto zona. Rregullat janë zbatuar nga agjencia e zonave të mbrojtura, edhe në këto dy vite kemi patur kontradikta, sepse në një territor brenda një bashkie të vogël ku mbi 95% e territorit është zonë e mbrojtur dhe kryetari i bashkisë nuk ka kompetenca sigurisht kjo sjell pakënaqësi, të gjitha këto sjellin kërkesa të ndryshme.

Sfida është edhe të ruajmë vlerat e jashtëzakonshme por edhe të zhvillojmë pasuritë. Vjosa nuk është se u ruajt si lumë i egër, thjesht zona nuk ka patur investime dhe u braktis. Nuk është zgjidhja që njerëzit të braktisin gjithë pellgun jugor, zgjidhja është në gjetjen e ekuilibrit të qëndrueshëm mes njeriut dhe biodiversitetit” – vijoi Kumbaro.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?