Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kunati i vëllezërve Alikaj – bashkëpunëtorit të drejtësisë: O ‘Krym’, pse nuk flet, kush i vrau…!?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kunati i vëllezërve Alikaj – bashkëpunëtorit të drejtësisë: O ‘Krym’, pse nuk flet, kush i vrau…!?
Kronike

Kunati i vëllezërve Alikaj – bashkëpunëtorit të drejtësisë: O ‘Krym’, pse nuk flet, kush i vrau…!?

Published: May 21, 2026
Shpërndaje

Emri i dyshuar që peshonte më fort në eliminimin e Gëzim Alikajt ishte Ardit alias Arjan Spahiu. “Arjani i vogël”, siç njihej mes të fortëve, i kishte ngjitur shkallët në botën e errët dhe fuqia e tij më e madhe ishte në kohën kur u bashkua me familjen Alibej.

Ai ishte kunati i vëllait të Erion Alibejt. Ky i fundit u bë kreu i grupit pasi iu vra i vëllai Endriti në vitin 2018 në një atentat të trefishtë. Spahiu njihej si njeriu kyç i Alibejve në punët e terrenit, lidhjen e aleancave dhe qarkullimin e parave deri në vitin 2020, kur u vra në Bruksel.

Sot, Erjon Alibej ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Alibej njihej si personi më i afërt i Arjan Spahiut, por deri sot, në dosjen hetimore nuk ka asnjë moment ku të rrëfehen nga ky dëshmitar konfliktet e të ndjerit Spahiu me familjet Alikaj dhe Mahmuti në Elbasan. Familjarët që presin zbardhjen e krimeve, nuk kanë më mundësi të dëgjojnë nga Spahiu, që tashmë nuk jeton, por shpresojnë nga dëshmitë e njeriut të tij më të afërt, që sot është i penduar i drejtësisë.

- Publicitet -

“Erjon Alibej shkonte shumë me Ibrahim Çakën e Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej duhet të flasë. Ka vetëm një mesazh nga Ladi Lytit: “Trego se kush e vrau Gëzim Alikajn”. S’jam duke ditur për hak, por çunat e Ladit s’i kanë shkelur njeriu në kallo. “O Krym, thuaj”, kështu ka thënë Ladi. “Jam 4 herë gjysh, s’kam dalë për hak’”, u shpreh Vladimir Merxhani, kunati i vëllezërve Alikaj.

Nuk dihet nëse në një moment të dytë Alibej mund të pyetet për këto krime, por sipas procedurës ligjore, bashkëpunimi me drejtësinë konsiderohet i plotë kur rrëfen edhe ngjarje kriminale për të cilat nuk pyetesh. Pra, ngjarje për të cilat prokurorët mund të mos kenë indicie, i penduari duhet t’i rrëfejë.

“Një bashkëpunëtor drejtësie që selekton të dhënat para gjykatës s’është më bashkëpunëtor drejtësie, por bashkëpunëtor i një krimi të ardhshëm. E vërteta dhe sinqeriteti janë baza në një marrëveshje mes organit të akuzës dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë’, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

“Çdo deklaratë që vë në dyshim thëniet e një dëshmitari drejtësie duhet verifikuar, që prokuroria të verifikojë elementët e nenit 37/A të Kodit të Procedurës, a ka qenë i vërtetë ky bashkëpunëtor drejtësie”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

Familja Alikaj e konsideron me mjaft rëndësi çdo informacion që mund të vijë nga Alibej për zbardhjen e krimeve në seri. Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë që të nxjerrë të gjithë të vërtetën nga i penduari.

“Unë dua vetëm drejtësi nga shteti shqiptar, meqë Florenc dhe Gëzim Alikaj duhet t’i dalë një dosje që kush i vrau. Këtë vetëm një e di, ky është personi që SPAK e ka si të penduarin nga grupi i Ibrahim Çakës e Arjan Spahiut. Ky quhet Erjon Alibej dhe ky i di të gjithë muhabetet e të dy vëllezërve, se kanë edhe lidhje familjare, po kanë shkuar më shumë se vëllai”, u shpreh Vladimir Merxhani, kunati i vëllezërve Alikaj.

“Ky lloj statusi bashkëpunëtori të drejtësisë, kushti kryesor është sinqeriteti dhe e vërteta. Nëse këto thyhen, atëherë prishet marrëveshja. Vetë Kodi i Procedurës e thotë që nëse nuk tregon gjithë të vërtetën dhe nuk është i sinqertë, bashkëpunëtorit i hiqet statusi”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

“Siç e merr këtë status e lidh marrëveshjen, edhe mund ta humbasësh e marrëveshja mund të prishet. Arsyeja është nëse bën deklarata të rreme apo nuk thua gjithë të vërtetën, apo i shtrembëron detajet e çështjes”, u shpreh Ermal Yzeiri, avokat.

“Humbja e statusit sjell disa probleme. E para, i hiqet mbrojtja e posaçme. E dyta, shkon e dënohet për veprat penale për të cilat ka përfituar nga uljet. Gjithashtu mund dhe duhet të dënohet për dhënie dëshmie të rreme para oficerit apo gjykatës”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  • Pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime do marrin bonus ose rritje
  • Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria çon për gjykim tre persona
  • Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës
  • Vettingu rrëzohet sërish në Strasburg, Gjykata Europiane i jep të drejtë ish-prokurorit

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  2. Gimi on Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë
  3. Pensionisti pa kontribute on Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  4. Dashi on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë
  5. Socialpis i nershëm... on Partia “Protesta”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?