Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kupa e Shqipërisë/ Raundi i 1/8 fitojnë Partizani, Tirana dhe Vllaznia, Kastrioti mund Dinamon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Kupa e Shqipërisë/ Raundi i 1/8 fitojnë Partizani, Tirana dhe Vllaznia, Kastrioti mund Dinamon
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Raundi i 1/8 fitojnë Partizani, Tirana dhe Vllaznia, Kastrioti mund Dinamon

Published: January 17, 2023
Shpërndaje

Partizani rikthehet tek fitorja por këtë gjë e bën në fazën e 1/8 të Kupës së Shqipërisë ku në ndeshjen e parë të këtij raundi u përball me Korabin e Peshkopisë duke e mundur me shifrat 3-1.

Protagonist i takimit u bë ish-i i skuadrës dibrane Xhuljano Skuka i cili shënoi dy nga 3 golat për demat e kuq.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar në minutën e 38-të të ndeshjes. Në pjesën e dytë ishte përsëri Skuka, në minutën e 53-të që shënoi edhe golin e dytë të Partizanit dhe të dytin personal.

- Publicitet -

Më pas Beshiraj ngushton rezultatin në 1-2, por Murataj vulos sfidën në minutën e 81-të, duke çuar rezultatin në 1-3 dhe duke i dhënë një fitore që e mban më pranë kualifikimit për në fazën tjetër.

Edhe skuadra tjetër e kryeqytetit Tirana ka fituar këtë ndeshje të parë të raundit të 1/8-ave përball Lushnjes me shifrën e parë 3-0. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Patrick ishte autori i dy golave, përkatësisht në minutën e 11-të dhe të 20-të, ndërsa goli i tretë erdhi nga Hila në të 23-tën.

Vllaznia triumfoi me rezultatin 0-2 në Ballsh kundër Bylisit. Ishte një gol nga Jonuzi në pjesën e parë që vendosi fatet e kësaj sfide, me skuadrën e Bellait që provoi, por pa arritur të krijonte shumë rrezikshmëri.

Në fund më pas ishte Kaina i cili i dha goditjen përfundimtare ballshiotëve.

Kështu Vllaznia shkon më e qetë në ndeshjen e dytë në Shkodër, ndërsa Bylisi duhet të mendojë një mënyrë për të përmbysur rezultatin.

Ndërkohë që skuadra e tretë e kryeqytetit aktualisht kryesuese e Kategorisë së Parë u mund nga Kastrioti me shifrat 3-1 duke vështirësuar ndjeshëm avancimin për më tej në Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë ditën e mërkurë do të luhen edhe 3 sfidat tjera të kësaj faze të Kupës së Shqipërisë Apolonia-Kukësi, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia, që nisin po në ora 13:00.

Ndeshjet e kthimit të turit të 1/8 do të luhen më datën 2 shkurt. Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë ndeshjet e para të turit të 1/4-at do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 mars.

Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion do të luhet më datën 1 qershor.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?