Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur biografia e “keqe” mposhtte ideologjinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Kur biografia e “keqe” mposhtte ideologjinë
Kulture

Kur biografia e “keqe” mposhtte ideologjinë

Published: December 20, 2022
Shpërndaje

Nga Fatmir Minguli

( Një vëzhgim mbi jetën e inxhinerit Sheraf Turkeshi në Durrësin e kohës së monizmit)

 

- Publicitet -

Të shkruash për intelektualë durrsakë përveçse është një angazhim publicistik, është më tepër një pёrplotësim mbi historinë që nuk është shkruar e që mund të harrohet. Dhe nuk është thjeshtë  histori, është më tepër ajo luftë e brendshme mes njerëzve të ndershëm, të talentuar dhe plot vullnet për t’i shërbyer qytetit të vet e njerёzve të atij qyteti me figurat burleske të njerëzve të devotshëm militant të partisë.  Një nga figurat intelektuale durrsake që bëri emër  mes disa intelektualёve,  në ato vite të monizmit ishte dhe inxhiner Sheraf Turkeshi. I lindur  në 23 dhjetor 1927  nё Tiranё,  Sherafi vinte si origjinë nga një familje dibrane tregtarësh të vendosur herёt në Tiranë ashtu  si qindra dibranë të tjerë që formuan dhe lagjen e dibranëve.

Për arsye të biografisë së “keqe” si tregtar, të atin e Sherafit e sollën në Durrës, një lloj urbanizmi që aplikohej rëndshëm ato vite nga partia e punёs.  Durrësi dhe Kavaja ishin dy qytetet që konsiderohesh si qytete urbanizimi që partia t’i kishte afër për t’i kontrolluar. Në Tiranë Sherafi kreu shkollën  fillore të Medresesë  ndërsa arsimin e mesëm e kreu më vonë në teknikumin e ndërtimit në Tiranë, mbasi  ky teknikum u shkëputur nga Politeknikumi “7 nëntori” ( ish instituti Harry Fulltz).

I emëruar teknik ndërtimi ai filloi punë në ndërmarjen e hekurudhës në Durrës  për të drejtuar punimet e linjës hekurudhore Durrës -Peqin.

I shoqëruar me durrsakët, figura drejtuese që kishin të njejtin koncept për punën me njerëzit ai ishtë i pranishëm në punët më të vështira të ekonomisë së atyre viteve  të pasçlirimit. Kështu Sheraf Turkeshi, ai burrë i dobët me atë staturë të imët por me mendje tё hapur, emërohet si “pa dashje” nëndrejtor i ndërmarjes komunales – banesa që kishte në vartësi edhe ujёsjellsin e qytetit. Ky emërim “pa dashje” edhe pse nuk i shkonte për shtat atyre njerëzve që “mbronin” partinë me zellin e militantit, nuk e pengonte Sherafin që me punën e tij vetmohuese si teknik dhe jo si partiak të emërohej kohë më vonë kryetar i degës teknike në ndërmarjen e re “Ndërmarja e elektro-ujsjellsit”. Ai punonte duke mbajtur nё kurriz faktin e origjinёs sё tregtarit por edhe pse ishte  nga Tirana ai arriti tё bёhet durrsak i vёrtetё.  Edhe në foton e sjellë këtu është Sherafi me shokë  duke ndërtuar peshoren e hekurudhës në vitin 1948. Të mos harrojmë se Durrësi në ato vite qe qendra e ndërmarjeve ku teknika zente vend të parë. Kjo vinte nga fakti se në Durrës para 1944 kishte vetëm ofiçina mekanike gjashtë të tilla,  të drejtuara nga vetë durrsakët pa llogaritur fabrikën  e cigareve, të centralit elektrik, të ofiçinave mekanike të sapo krijuare mbas vitit 1954, etj.  Shumë më vonë do të dhe vazhdonte  studimet në Filialin e inxhinerisë, dega ndërtim në Durrës ku lejoheshin studentè dhe me moshë të madhe. Por një propozim  nga drejtoria e hekurudhës ku ai ishte novator në punën e tij vlejti  për ta diplomuar asistent inxhiner   dhe  drejtuar Minsitrisë së ndërtimit.  bèri  qè Sherafi tè lejè  filialin në vit të dytë dhe tashmè ai ishte asistent inxhiner në ndërtim. Kjo ka ndodhur rreth viteve ’70.  Edhe në foton e sjellë këtu është Sherafi me shokë  duke ndërtuar peshoren e hekurudhës në vitin 1948.

Fotoja e paraqitur me shumë drejtues të ekonomisë në Durrës  është e datës 16 mars 1964 me rastin e zbulimeve të para me vlerë nga rrënojat e amfiteatrit, e në foto duket qartë dhe Vangjel Toçi, figura lapidare e arkeologjisë shqiptare.

Vetë fakti që pas pak kohësh Sherafi caktohet si specialist në seksionin e industrisë në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Durrësi tregonte për përparësitë që kishte Sherafi  përkundrejt koncepteve të disave për “birin e tregtarit”. Por nuk vonoi shumë dhe njeri nga ata që vigjëlonin e raportoi se ai, Sherafi duke përfituar nga vendi i punës në atë sektor i dhe një autorizim për të marrë një kabinë plazhi, një mikut të tij që kishte qenë i burgosur politik. Ky raportimi vigjëlues bëri që Sherafin ta largojnë nga  Komiteti ekzekutiv dhe ta çojnë në Jub- Sukth ku punoi për tre vjet. Duke shkuar  çdo ditë me biçikletë kineze 28 poliçe, që ia bleu vetë kooperativa, në këtë  zonë ai ndërtoi sistemin e plotë bonifikues me kanale vaditës e kullues të cilët ishin një domosdoshmëri për prodhimin bujqësior.  Jub- Sukthi atëhere ishte kooperativë e  tipit të nivelit të lartë  dhe Sherafi ndërmori dhe punime të ujsjellsit duke çuar cezmat  me ujë të pijshёm në çdo shtëpi të Jubë- Sukthit.

Jo më kot ishte vetë ndërmarja e ujësjellsit e Durrësi që e kërkoi Sherafin si specialist në teknikat e furnzimit me ujë e transferuar në Durrёs. Këtu inxhiner  Sherafi mori namin që i takonte. Ai kishte hartuar një plan me baza shkencore ku vërtetonte  me llogaritje mundësinё që Durrësi të furnizohej me ujë për 24 orë. Ku studim bazohej në rregullimin apo ekuilibrimin e konsumeve nga ndërmarjet e mëdha si Uzina Mekanike Bujqёsore që kishte fonderinë me furrat e çelikut e shumë ndёrrmarje të tjera. Ai këtë studim e kishte shtrirë edhe më shumë në rrjetin e ujsjellsit duke aplikuar eksperimente shkencore me matje për çdo distancë në tubacione për të regjistruar humbjet. Ky impenjim e shoqëroi inxhiner Sherafin pa ndërpreje deri sa doli në pension. Kur e pyeta djalin e tij se çfarë hobi kishte i ati, ai m’u përgjigje shkurt fare: “Vetëm punën”. Pastaj me shaka thotë se kishte qejf t’u fliste fëmijve italisht dhe në bibliotekën e tij kishte literaturë teknike dhe libra të letërsisë italiane. Tashmë ishte i kompletuar dhe i qetë me atë diplomë të aprovuuar nga Ministria e Ndërtimi por nё brendёsi tё shpirtit tё tij qёndronte akoma bima e verdhё e frikёs. Me mendje tё tij i jepte tё drejtё kёsaj frike sepse thonte qё edhe ata intelektualё tё vёrtetё por me biografi të mirё, edhe ata kishin frikё.Ishte qёndrimi korrekt ndaj punёs qё inxhiner Sherafin e caktuan ekspert nё gjykatёn e rrethit pёr problem sociale apo teknike. Ai vdiq nё moshё tё re, rreth 60 vjeç por kujtimi për të dhe për punën e tij mbetet gjatё.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?