Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Insistimi tek krimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Insistimi tek krimi
Kryesoreopinion

Insistimi tek krimi

Published: September 11, 2026
Shpërndaje

Nga Blendi Kajsiu

Një nga arritjet e mëdha të protestës është se nxorri në pah se projekti që po zhvillohej në Zvërnec ishte një atentat ndaj natyrës, pronës dhe demokracisë shqiptare. Përmbushja e projektit nënkuptonte realizmimin e një krimi të trefishtë, ambiental, politik dhe ekonomik.

Krimi ambiental ishte që në fillim më i qarti. Rrethimi i zonës me hekur dhe beton, ndërtimi i rrugës me zhall dhe shkatërrimi i dunave ranore nga ekskavatorët dhe kamionët, si dhe ndërtimi i urave prej betoni që bllokonin qarkullimin e ujërave në lagunë u dokumentuan nga protestuesit, shoqatat ambientaliste dhe mediat lokale dhe ndërkombëtare.

- Publicitet -

Ishte një ndërhyrje brutale në një zonë të mbrojtur që u bë në shkelje të plotë të ligjit, pa një studim mbi impaktin ambiental, pa asnjë leje nga asnjë organ apo institucion kompetent që autorizonte ndërtimin e rrugëve, gardheve apo urave prej betoni në atë zonë.

Nxitimi i kryeministrit për të fshehur krimin ambiental thjesht e nxori atë më në pah. Deklaratat e Ramës se ndërhyrja në zonë po bëhej në kuadrin e zhvillimit të një studimi mbi impaktin ambiental i la me gojë hapur gazetërat dhe qytetarët. Sikurse ia vuri në dukje kryeministrit një gazetare britanike, studimi bëhet para ndërhyrjes në terren dhe jo anasjelltas.

Akoma më absurd tingëllonte argumenti i kryeminstrit se do bëhej një studim mbi impaktin ambiental të projektit në Zvërnec kur po vetë ai deklaronte se projekti nuk ekzistonte. Si mund të vlerësohet impakti ambiental i një projekti që nuk ekziston?

Si mund të garantonte kryeministri qytetarët se projekti nuk do kishte impakt negativ mbi ambientin kur nuk kishte as projekt dhe as studim mbi impaktin e tij ambiental? Ky ishte absurditeti i gënjeshtrave të kryeministrit mbi projektin e Zvërnecit që doli lakuriq përballë protestës qytetare.

Me dhjetëra shoqata, ambientalistë dhe shkencëtarë vendas dhe të huaj kanë shpjeguar me hollësi se betonizimi i lagunës së Vjosë-Nartës, dhe i Zvërnecit në përgjithësi do ishte një katastrofë ambientale për zonën. Shqipëria dhe Evropa do humbsnin një nga perlat e fundit të natyrës shqiptare dhe evropiane, që ka vlerë të pallogaritëshme ambientale dhe turistike.

Nuk do shumë mend të kuptosh se ndërtimi i një qyteti ekskluziv për të pasurit në Zvërnec dhe në Nartë do e shkatërrojë tërësisht ekosistemin atje. Pikërisht për këtë arësye kryeministri Rama e zhduku projektin nga qarkullimi.

Ajo që tregonte qartë projekti nuk ishte ndërtimi i një rezorti apo hoteli turstik por i një qyteti me rreth 15 kilometra plazh dhe mbi 400 hektarë terren. Ky është një qytetet jo një rezort.

Projekti parashikonte ndërtimin e apartamenteve dhe vilave super luksoze me marina për jahte dhe jo thejsht të rezorteve apo hoteleve. Nuk bëhej fjalë vetëm për dhoma hoteli por për pasuri të paluajtëshme që do nxirreshin në shitje si çdo ndërtim tjetër.

Nën vellon mashtruese të “rezorteve elitare” ajo që po zhvillohej në Zvërnec, njësoj si ajo që u zhvillua në Palasë me Green Coast, ishte një mega projekt ndërtimor ku qeveria e një prej vendeve më të varfër në Evropë financonte ndërtimin e një qyteti për disa nga investuesit më të pasur në botë dhe në vend. Herë duke i hequr taksa si “investitorë strategjik”, herë duke i çuar infrastrukturë, ujë dhe drita dhe herë duke i dhuruar tokë dhe plazhe publike.

Dhe këtu fillon krimi ekonomik që u gatua në Zvërnec. Nga njëra anë kemi kapjen e shtetit nga interesa të forta dhe të ngushta financiare që pasurojnë vetveten duke varfëruar dhe shkatërruar pasuritë kombëtare dhe duke shpronësuar popullatën lokale.

Nga ana tjetër kemi një mpleksje të qeverisë dhe investitorëve me interesa dhe personazhe të dyshimtë që mundëson tjetërsimin dhe vjedhjen e pronës private si dhe pastrimin e parave nga aktivitete kriminale. Shfaqja e presonazheve si Artur Shehu në rolin e mega pronarit të zonës ku do bëhej investimi i Zvërnecit ishte dëshmia më e qartë e këtij fenomeni.

Artur Shehu është në konflikt pronësie me banorët e zonës që pretendojnë se ai e ka përfituar pronën me fallsifikime dhe intimidime. Disa nga këto pretendime, siç është fallsifikimi i dokumenteve, janë konfirmuar edhe nga nivele të larta të gjyqësorit.

Në këto kushte blerja e tokës së Shehut nga ana e investitorëve arab që kryeministri Rama ka sjellë në zonë legalizon de facto pronësinë e tij mbi një truall të kontestuar duke fshirë çdo shpresë se banorët e zonës do rekuperojnë një pronë që pretendojë se i përket atyre prej shekujsh.

Pra, nëpërmjet investimit qeveria dhe investitorët e saj arab bëhen pjesë e tjetërsimit apo e vjedhjes së pronës private që u përket banorëve të zonës. Aq më tepër kur personazhi në fjalë Artur Shehu, është nën hetim për trafik droge dhe pastrim parash nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të luftës kundër krimit të organizuar.

Situata bëhet akoma më e rëndë kur firma që po investon në zonë dhe që i ka blerë tokën Artur Shehut është tërësisht fantazmë. Ajo quhet Zvërnec South Adriatic Development dhe nuk e gjen dot as në Google. Është një firmë offshore e sajuar rishtaz në vitin 2025 me pronarë anonim që nuk ka qoftë edhe një faqe interneti, instagrami apo facebook.

Imagjinoni që edhe biznesi më i vogël në Shqipëri tashmë ka një faqe interneti, një faqe facebook apo instagram ku mund të informohesh mbi biznesin në fjalë. Qytetarët shqiptar edhe kur punësojnë një hidraulik tashmë mund të dinë se me kë kanë të bëjnë. Ndërkohë privatizimi dhe ndërhyrja në një nga asetet më strategjike të vendit do bëhet nga një konglomerat anonim komapanish të regjistruara offshore.

E megjithatë qeveria jonë rrjeshtohet pikërisht pas konglomerateve anonime e përkrah personazheve të dyshmtë të botës së krimit dhe kundër banorëve të zonës. Ajo mbron dhe përfaqëson interesat e Artur Shehut dhe të konglomeratit anonim Zvërnec South Adriatic Development dhe jo interesat dhe të drejtat e popullatës së zonës.

Dhe këtu vijmë tek krimi politik që u gatua në Zvërnec, që mund ta cilësojmë si një atentat kundër demokracisë.

I gjithë projekti u gatua në errësirë dhe në mungesë të plotë të transparencës, sidomos me banorët e zonës. Këta të fundit as u informuan dhe as u pyetën për një qytet me mijëra apartamente dhe vila luksoze që do ndërtohej në truallin e tyre shekullor.

Në fakt, nuk u pyetën as autoritetet vendore dhe nuk u përfillën as planet e tyre urbanistike dhe të zhvillimit që nuk parashikonin aspak ndëtimin e një qytetit ekskluziv në lagunën Vjosë-Nartë. Ashtu sikurse nuk u pyetën as Ministria e Mjedisit, shoqëria civile, shkencëtarët ambientalist, apo shoqatat për mbrojtjen e mjedisit dhe as qytetarët shqiptar.

Kryeministri Rama ia prezantoi Zvërnecin dhe Sazanin çiftit Trump-Kushner sikur të ishte një tokë pa njeri, pa zot dhe pa histori. Një tabula rasa ku ata mund të ndërtonin ëndrrat e tyre sikur të ishin në Mars. Nuk është rastësi që në naivitetin e saj idiotesk Ivanka Trump deklaronte se ajo dhe bashkëshorti kishin zbuluar Sazanin dhe Zvërnecin, një tokë që në imagjinatën e saj ishte shkelur prej tyre për herë të parë.

Dhe ky është krimi politik më i madh që mund ti bësh demokracisë; eleminimi total i qytetarit, i demosit dhe i popullit nga procesi i vendimmarrjes që prek direkt ekzistencën e tyre. Dhe kur qytetari shfaqet pyet dhe proteston ai merret zvarrë nga rojet private nën indeferencën e policisë që tashmë i përket oligarkut.

Ndaj nuk është çudi që protesta ndaj qeverisë Rama filloi pikërisht si pasojë e krimit politik që e fshiu qytetarin shqiptar nga trualli, prona dhe demokracia e tij. Ajo që të çudit është insistimi i kryeministrit Rama tek i njëjti krim që prodhoi protestën më të madhe qytetare në historinë e demokracisë sonë.

Insistimi i Ramës se projekti në Zvërnec do zhvillohet edhe pse ai është tashmë simbol i kriminalitetit ambiental, ekonomik dhe politik të qeverisjes aktuale tregon se ai ose nuk mundet ose nuk dëshiron të reflektojë. Ndaj e vetmja rrugë mbetet dorëheqja.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Po mër, po... says:
    September 11, 2026 at 9:14 am

    As mos e çoni ndërmend se ramazoni mund të japë dikur dorëheqje. Ai është gati të bëjë harakiri vetëm e vetëm që mos të dorëzojë fronin. Ramazoni është armik i betuar i demokracisë. Çdo kush kryeministër i një shteti të bashkimit evropian do e kishte dorëzuar mandatin e do largohej me turp nga politika qysh me skandalin e parë të bërë publik nga mediat. Për sa kaq sillni ndërmend vetlm kohën kur ishte kryethar bashkie. Këtë jo vetëm që nuk e vret ndërgjegja për malin me zullume, por por as që i bën përshtypje fare-fare se ato po i shtohen dita-ditës. Ky s’ka punë tjetër ceçse hiq një ministër a zëvendësministër dhe vë një tjetër akoma më të paaftë se i pari.

    Reply
  • xxx says:
    September 11, 2026 at 6:04 pm

    ….”E megjithatë qeveria jonë rrjeshtohet pikërisht pas konglomerateve anonime e përkrah personazheve të dyshmtë të botës së krimit dhe kundër banorëve të zonës. Ajo mbron dhe përfaqëson interesat e Artur Shehut dhe të konglomeratit anonim Zvërnec South Adriatic Development dhe jo interesat dhe të drejtat e popullatës së zonës.“

    Kaq duhet ti mjaftoje Kushtetuses dhe Spak.
    Me nje korrigjim se vlen per tere MAXHORANCEN,
    jo vec per Kryehorrin, me ” skuadra loje per fushe”, te ashtuquajtur Ministra..

    Reply
  • xxx says:
    September 11, 2026 at 6:06 pm

    Dhe jo Doreheqje o Kajsiu.
    E kuptueshme pse stepesh.

    Ky duhet te merret brenda sic ia beri Ilir Metes., fiks!

    Reply
  • Katiu says:
    September 11, 2026 at 7:37 pm

    Blendi Kajsiu ,
    një bravo te madhe ke nga unë !

    Nuk besoj që, hallemadhja Shqiperia jone e vogel, te ketë patur në historinë e saj në krye , një tradhetar , një qen të pabese si Rama .

    Ne populli shqipëtar, jemi pergjegjes , jemi fajtore që mbajmë kaqe gjatë në krye , te tillë funderina , ky është një turp i madh për ne para historise dhe kesaj nuk i shpetojme dot .

    Reply
    • Aldrin says:
      September 12, 2026 at 11:17 am

      Populli qiptar u vu ne pararoje te luftes per shkaterrimin e shtetit.
      Kjo eshte pasoja.
      Nuk duhen ligjet, se i ka bere komunizmi.
      Dhe, e beme Shqiperine tepke sic e deshen ballistet dhe qehallaret.
      Me nder fisniket e vertete te Qiperise
      Hanemet dhe putanat e pispillosura qe ankoheshin per Komunizmin

      Reply
  • demo says:
    September 12, 2026 at 11:31 am

    Msa kuptoj une Kajsiu,ky kryeministri Edi Rama sipas tej eshte nje vrases,,jo vetem i Ekosystemit,jo vetem i Habitatit te eger,por edhe i habitatit te gjalle njerezor,duke c`populluar fshatra dhe krahina,qyteza,ferma,por edhe duke pushtuar me beton siperfaqe te gjera ne bregdet dhe Zona Turistike,arkeologjike etj. Ky eshte nje vrases qe nuk sulmon me shpate e me plumb si ushtria serbe,ushtria greko-zerviste,por vret shqiptaret,duke u rrembyer Habitatin,Eshte nje metode e Planit Cubrillovic qe u zbatua nga Mbreteria serbe ne vitet 30 dhe nga Republika sllavomaqedonase ne Jugosllavine e viteve 50.
    Shqiptareve ju rrembye toka ne Mitrovice ne zonat e Perlepit,Kercoves,Manastirit,Banoret u derguan ne Turqi.
    Per sllavizimin e Shkupit u perdor termeti i 1967,qe shembi shtepite e shqiptareve vendalinj.ME SEBEPIN E ZHVILLIMIT MODERN TE SHKUPIT,ne trojet e shtepive shqiptare u ndertuan komplekse shumekateshe banimi per sllavomaqedonasit dhe shqiptaret nuk u kthyen kurre ne trojet e tyre.
    Eshte urgjente nje kuvend kombetar i Protestes per zbulimin e Planeve vrastare te Agresorit Edi Rama dhe Strategjite qe do te perdore populli shqiptar per eleminimin e Atdhecfarrosesit. Ishin ne pozita shume me te veshjtira Atdhetaret shqiptare ne 1920 kur mblodhen Kongresin e Lushnjes,demontuan Planet ogurzeza te Kryeministrit Esad pasha per reduktimin e Trojeve shqiptare ne Principaten e Shqipnise se Mesme,shpallen Luften e Vlores per shporrjen e ushtrise italiane.Vrane ne Paris murtatin Esad p[asha dhe Shqiperia u be vertet e lire dhe e mosvarme ANTAREE YTHEMELUESE E LIDHJES SE KOKMBEVE.

    Reply
    • Aldrin says:
      September 12, 2026 at 12:08 pm

      E mosvarme, po te shpelafte mortja o demo..
      Cfare proteste pretendoni?
      Ate te luftes kunder komunizmit?
      A nuk eshte mbushur protesta me debile qe lehin te njejten gje si ne 90en?
      Ku e cuat Shqiperine?

      Reply
  • katarakti says:
    September 12, 2026 at 1:06 pm

    Kajsiu na ka munguar gjithë këto kohë. Deri tani e kam parë të shkruante te “tema”, por ky shkrim që i thotë të vërtetat troç, aty nuk mund të gjente vend. Për mua gjithë kjo “mesele” është shprehje e kaptalizmit grabitqar dhe kolonialist. Dhe pikëpamjeve ultraliberale të Edi Ramës. Mirë e ka krahasuar Kajsiu me Esat Pashën. Berisha, Rama dhe oligarkët i kanë hypur në qafë popullit shqiptar dhe po e xhveshin nga të gjitha pronat e tij. As pushtuesit turq nuk janë sjellë kështu me Shqipërinë. Dorëheqja nuk është zgjidhje o Kajsiu. Se Rama nuk ikën kurrë. Së paku pa ia dorëzuar çiftit Kushner – Trump edhe Sazanin dhe Zvërnecin! Ai thjesht duhet dëbuar. Shqiptarët gomerë nuk duhet të rrinë në kafene, por të dalin dhe të kërkojnë largimin e Ramës si shitës i trojeve të Atdheut. Në qoftëse ia ndin për Atdheun e të parëve të tyre dhe nuk janë të shqetësuar vetëm për të bërë ndonjë lek me drogë dhe krime! Po a e duan shqiptarët Atdheun?! Apo Berisha me Ramën kanë gjetur dhe bëjnë?!

    Reply
  • demo says:
    September 12, 2026 at 2:28 pm

    Shko mor te dhjefsha komunizmin tend te zgjebosur!Kush po ta kap per bishti komunizmin tend te zgjebosur,Aldrin?

    Reply
    • xxx says:
      September 13, 2026 at 10:23 am

      I mjeri demo. Shqiptar qe sdi ku ka koken e shkarravit komente anonime ne epoken e Shqiperise prostitute e hajdute pronash , i mjeri demo shtremberon turinjte para komunizmes qe e beri letrar e gazetar ne shtet me dinjitet e respekt per te gjithe nga me i vogli te me i madhi, e shtet kokelart para botes.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ku ka përfunduar Evropa?
  • Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?