Nga Sevo Tarifa
Sado të shkruash për gjeneralin e lavdishëm Shefqet Peçi, vështirë se e përballon të gjithë veprimtarinë e tij gati shekullore. Kemi të bëjmë me një figurë të madhe kombëtare, mendja dhe zemra e të cilit ishin ushqyer me atdhetarizëm qysh fëmijë. Frymëzimet e para i merrte përmes episodeve trimërore të Çelo Picarit, të Çerçiz Topullit etj. Me kërshërinë fëminore pyeste për Atdheun, pushkën, trimërinë, punën. Edhe pse i vogël, mendjen e kishte te dyfeku. Në vend që të blinte miell me 70 lireta, siç u porosit nga i ati, bleu një pushkë nga një italian! Djali i Shaqir Peçit po bëhej “burrë”!
Kur bleu armëwn, për dy muaj mbushte 7 vjeç! Nuk mjaftohej me punë shtëpie, në fushë e në mal. Bisedat që dëgjonte nga më të rriturit në fshat i mbeteshin në mendje, sidomos ato për varfërinë dhe synimet greke e italiane ndaj Shqipërisë. E shihte të keqen te lakmia e tyre për pushtimin e Shqipërisë dhe te këqijat rregjimi antipopullor. Më vonë, në shenjë do të kishte Zogun. Ende s’dinte shkrim e këndim, hyri në “universitetin e historisë”. Duke lënë mënjanë kujtimet personale që kam në terren, në marrëdhënie lufte e pune me këtë Heroi, do të paraqitja të përmbledhur disa pamje nga vepra e tij e pikatur.
1
“Shefqeti i hekurt”! Kështu e quanin disa shokë. Antizogizmi dhe antifashizmi i tij plekseshin bashkë, me fillesë para pushtimit fashist të Shqipërisë. Djaloshi 14 vjeçar, pjesëmarrës në luftën e Vlorës më 1920! Pushka e tij “këndoi” dy ditë në luftën mbi Sinanaj. Më 21 qershor ra garnizoni i Tepelenës. E mbante afër vetes Riza Veipi, 6 vjeç më i madh, të cilin më vonë Shefqeti me modesti do ta quante “Profesori im”! Lufta vazhdoi në Drashovicë. Kur u dha urdhër “Gunat mbi tela”, Shefqeti hodhi jelekun! Dhe përsëriste thirrjen “O Vlorën, o vdekjen”!
Me çlirimin e Vlorës qëndruan në qytet nga çdo çetë pesë veta. Nga çeta e Piciarit njëri ishte Shefqet Peçi. Ai tërhiqet drejt rrobës ushtarake dhe armatosjes. Regjistrohet ushtar në mbrojtje të kufirit. Caktohet me shërbim në Kakavie. 17 vjeçar shkon në shkollën ushtarake të Vlorës, por nuk pranohet se nuk ishte 20 vjeç. Në 1928 dërgohet në shkollën e oficerave të artilerisë në Tiranë. Mungesa e gjimnazit të plotë të Gjirokastrës, që e ndërpreu, i dyfishonte vështirësitë. Por me vullnet të forte, pas tre vitësh, titullohet ofiçer. Disa e quanin “Shefqet i hekurt”. Krijoi lidhje me nxënës ushtarakë, midis të çilëve Asim Zeneli, Mustafa Matohitini, Memo Meto.
Nga eprorë dhe regjimi në fuqi dyshohej se ishte fanolist, antizogist. Dhe vihet në rreth të kuq. Fillon një kapitull i ri, jeta e burgjeve. Mbahet i izoluar, në hetim, me pyetje, presione, kërcënime. Pas një muaji transferohet në Berat. Bashkë me Memo Meton shkojnë e vijnë në Kuçovë. Pa nga afër jetën e rëndë të naftëtarëve. Kryen “akademinë” e tyre. Survejohet. Shkon në Picar. Bisedojnë me Riza Veipin për sigurimin e armëve, se “kjo i lan hesapet për përmbysjen e feutalëve dhe të Zogut”.
Më 1937 arrestohet për here të dytë. Burgoset në Tiranë. Tre muaj pyetje, shantazhe. Qëndron i papërkulur. Kryen edhe “Akademinë” e burgjeve. Lirohet i pafajshëm. Dy lirime, një nga burgu, një nga ushtria. Por në fakt s’ishte i lirë se “nuk ishte i përshtatshëm për ushtrinë”! U detyrua të shkojë familjarisht në Picar. Si i internuar, përgjohej. Më në fund u lejua të shkonte vetëm në Elbasan, ku u punësua në Normalen e atij qytetit, kujdestar i konviktit dhe shpejt kryekujdestar.
2
Shefqet Peçi zbret në terren. Vepron aktivisht për organizimin e luftës antifashiste në Kurvelesh. Më 15 qershor 1942 shkon në Vlorë. Përfytyron Luftën e 1920-ës. E pret trimi Teli Ndini. Njihet me Hysni Kapon. Të nesërmen mbërrin në Picar. E takon Sejdi Axhaliu (Trimi). Udhëton në zonën e Kurveleshit, propagandon për luftën, bisedon për armët, ndihmon në ngritjen e këshillave naçionalçlirimtare. Takon pleq patriotë trima. Demaskon tradhtarë e ballistëve si Ismail Golmi dhe Veip Runa. Nga Kaparieli dalin një grup partizanësh.
Më 9 korrik 1942 mbledh popullin e Picarit. Riorganizohet këshilli. Diskutime e debate. Pyetje edhe provokuese, njëra nga Hasan Xhaferi:
“Kush janë armiqtë e brendshëm, Shefqet?”.
Përgjigje: “Ata që çojnë ujë në mullirin e fashistëve”!
Folën edhe Mustfa Matohiti e Memo Meto. Kato Peçi, kjo grua e vendosur, e urtë, e thjeshtë po bisedonte me gratë antifashiste të fshatit. Kështu u vazhdua në çdo fshat të Kurveleshit, ku flisnin edhe lufëtarë si Sadik Buzo, Karadaku, Felek Lelo, Dalip Haxhia.
Ato ditë vere 1942 të punës së Shefqetit “I ngjanin një shqiponje që njërin krah e ka në Picar, tjetrin në Elbasan”. Mbante lidhjet me drejtuesit e partisë, ndiqte ngjarjet e kohës. Mendjen e kishte te Normalja, e cila ishte pjesë e jetës së tij. Shkoi për pak ditë në Llixhat e Elbasanit. Mafia e zezë fashiste u vu në kërkim të tij. Në mesnatë hyjnë nga dritarja në dhomë. Ishte në gjumë. E ndjeu. U zgjua. Zgjati dorën të merrte revolverin nën jastëk, por mbi duart e tij ranë prangat.
Me auoblindë e çuan në burgun e Gjirokastrës. Tahir Kolgjini kishte planifikuar pushkatimin e tij. Ky ishte arrestimi i tretë. Mbërriti në qeli prefekti. Fjalët e para që shkëmbyen:
– Ju jeni rebeli Shefqet Peçi?
– Jam luftëtari Shefqet Peçi!
– Jam Tahir Kolgjini.
– Ah, Tahir Kolgjini! Ta kam dëgjuar emrin kur gjalmëzezat çojnë djemtë e tyre në varr, ata djem që ti i vret. Populli të ka dënuar me vdekje, zoti Tahir. Në qoftë se s’të kam vrarë unë deri sot, mos u bëj merak, do ta kryejnë djemë e tjerë këtë detyrë”.
Sikur të kishin gojë muret e burgut të “shtatë penxhereve”, do të tregonin torturat e egra fashiste, por edhe qëndrimin burrëror të Shefqet Peçit e të luftëtarëve të tjerë, që s’i lejonin as të takoheshin. Shefqeti shkruante: “Si s’të shoh, o Memo nuri? Anameso na ndan muri”. U organizua arratisja e Shqefqetit dhe i disa komunitëve të tjerë nga burgu! Armiqtë dështuan. “Tërmeti” vazhdoi më me vrull. Fshat më fshat me vendimet e Konferencës së Pezës. Ndihmë efektive për ngritjen dhe funksionimin e këshillave. E nisi nga Mashkullora dhe vijoi fshatrave të krahinës së Kardhiqit. Rreth tij komunistë e atdhetarë besnikë si Vehip Myrtaj, Çavo Puçi, Abaz Çani, Hamza Makashi, Fuat Shehu, Sevo Rrapi, Jano Nini, Kasëm Golemi, Neshat Çarçani, Tilo Guga, e dhjetra të tjerë. Demaskohej Balli si “kobure e fashizmit”! Kudo dilnin partizanë “Nuk pyeste njeri nëse u mbushën livadhet me lule, por a u mbushën malet me prtizanë”.
Fjalën e kishte dyfeku. Krijohen formaçione partizane. Më 7 gusht 1943, formohet batalioni i parë, që mori emrin “Asim Zeneli”. Në mitingun e zjarrtë me 2000 veta te Rrapet e Prongji-Kardhiqit, i deleguari i Komitetit Qendror të PKSH dhe kryetari i Këshillit Krahinor të Kardhiqit, Shefqet Peçi, mbajti një fjalim luftarak, të shkëlqyer, që u brohorit disa herë. E nisi me fjalët: “Kurveleshas, vëllezër e motra, familje të dëshmorëve. Batalioni që shihni këtu është mishi dhe gjaku juaj. Me armë supit janë këtu djemtë dhe vajzat tuaja. ‘Shkoni djem e vasha malit, na thatë ju, luftoni e nderoni vatanë që na i ka zaptuar dushmani’. Populli derdhi gjakun qysh më 7 prill, katër vjet më parë. Shqiptarët s’mund të presin 400 vjet ‘të piqet koha për luftë’, siç thonë ballstëi. Ne, partizanët, edhe sot u themi ballistëve të heqin dorë nga marrëveshja ‘Dalmaço-Këlçyra’. Ajo marrëveshje është tradhti”.
Nërkaq u njoftua se komisari i batalionit është caktuar Shefqet Peçi. U komunikuan dhe kuadrot e tjerë. Ishte ditë historike, që nisi me këngë dhe u ngrys me luftë. Batalioni kaloi nga beteja në betejë. Në Nepravishtë u arrestuan krerë të kriminelëve, që kishin vrarë 45 burra dhe dogjën Labovën e Kryqit dhe Glinën. U penguan italianët të hynin në Kardhiq. Lufta u bë në bregun e Shehe, në afërsi të xhadesë te Ura e Kardhiqit. Rezikohej Humelica, banorët e së cilës u strehuan në Prongji. Në Mashkullorë u bë 11 orë luftë. Fashistët dogjën 23 shtëpi, 18 haure dhe xhamia e fshatit. Vranë një plakë 80 vjeçare, Zelide Bistrin. Aksione luftarake u kryen në Libohovë, në disa fshatra të Kurveleshit. 300 partizanë mbërritën në Progonat, ca ballistë ikën nga fshati. Hynë 50 ballistë të tjerë, por edhe këta u larguan. Luftohej me heroizëm në Cepo e rrerth saj. “Çepua si Stalingradi / Nisi luftën me furi / Shefqet Peçi si tërmeti / Mbi gjermanët bën kërdi”. Themelet e Brigadës VI Sulmuese u hodhën e u çimentuan në gjak. Për emrin e batalionit të parë Shefqet Peç shkroi “Sa emër i bukur, si dita me diell / Më duket siç je, e lartë në qiell / Me ty sa të jem, me ty sa të shkrihem”.
3
Shkëlqyen dy brigada. Me rënien heroike të Abaz Shehut, të sapo emëruar komandant i Brigadës V Sulmuese, kjo detyrë iu ngarkua “Tërmetit”. Ishte java e fundit e dhjetorit 1943, etapa e parë e Operacionit të 2000 forcave gjermano-balliste të Dimrit. Kishte një labirinth vështirësish. Por Shefqet Peçi, ashtu si Abaz Shehu, ishte një revolucionar profesionist e me shkollë ushtarake. Bashkë me komisar Hysni Kapon, me një efektiv prej 950 forcash, u mblodhën në fushën e Tërbaçit, përballuan me fitore luftime të ashpra me armikun.
Brigada zhvilloi qindra aksione luftarake në Shqipërinë e Jugut, në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut, si në Mesaplik, Kurvelesh, Salari; Luftimet për mbrojtjen e Kongresit të Përmetit, në Qafën e Gjarpërit, te Guri i Prerë, në Macukull, Peshkopi, Kukës, Lumë, Tropojë etj, ku spikatën aftësitë komanduese të Shefqet Peçit e të kadrove të tjerë. Brigada ndodhej midis shumë armiqve: gjermanëve, ballistëve, spiunëve, dimrit të egër, mungesës së ushqimeve, veshmbathjeve, pengesave natyrore etj.
Komandant Shefqeti shikonte çdo gjë me syrin politik e ushtarak: këtej hapte hartat, andej shihte rapotin e forcave me armikun. Kujdesej për shëndetin e luftëtarëve, për të plagosurit, për evakuimin dhe strehimin e popullit. Takohej e pyeste njerëz të fshatit, interesohej për fëmijët e tyre. Dëgjonte mendime të njerëzve të thjeshtë. Një grua labe, së cilës i ishte djegur tri herë shtëpia, në një rast i thotë: “O, mo, Shefqet, ne kemi hallin për ty e trimat e tu. Po je ti mirë, edhe ne mirë jemi. Ti si je me shëndet, si i ke shokët? Dritë jini e dritë u shkoftë. I bini këtij derr jermani, se çdo ai që vjen nga ana e anës gjer këtu? Ç’i kemi bërë që e vraftë allahu! Ne sytë nga ty i kemi. Se je madem i fshatit, e shpresë e njeriut. Na nderon kudo që vete”.
Edhe në zjarrin e Operacionit armik të Dimrit Shefqeti kujdesej për jetën e partizanëve. Armiku bënte rrethime, por “për partizanët s’ka rrethim pa shteg”. E gjejnë udhëdaljen edhe me jetë. Shefqeti informohet se kanë mbetur të rrethuar 70 partizanë. Shtigjet janë të zëna me gjermanë e dëborë. Kishte dy rrugë: ose të ngrenë flamurin e bardhë e të bien robër në duar të gjermanëve, ose të luftojnë deri në vdekje! Po ndërsa Shefqet Peçi ishte duke menduar planin se si t’i shpëtonte këta partizanë, njoftohet se në një shtëpi kishte mbetur i rrethuar partizani Petro Konomi.
Ky luftëtar trim thirrjen e gjermanëve për t’u dorëzuar nuk e pranon. Gjermanët hyjnë në oborr të shtëpisë dhe i vënë flakën për ta djegur bashkë me partizanin, i cili hidhet nga dritarja me bomba në duar dhe vdes në mes të gjermanëve të vrarë! Të 70 partizanët e rrethuar shpëtuan, se u ngritën në këmbë natën kaparjelas, të vegjël e të mëdhenj, me armë, sëpata e thika. Shefqeti shkrihet me ta, në ballë të sulmit, partizanët shpëtuan, gjermanët dështuan, lanë 7 të vrarë e 5 robër! Të tjerët i mori lumi, ca i hëngri plumbi! Dhe Shefqeti shkroi: Sapo nisi lufta dhe u ndez rrebeshi/ Hajde djem të nënës, yje Kurveleshi / Populli në këmbë, bllok me partizanë / Si përrenjtë poshtë, ç’u derdh mbi gjermanë”!
Për partizanet shoqe dhe pionierët kujdesi i Shefqet Peçit ishte i veçantë, sidomos kur jeta e tyre rrezikohej. Në një sulm partizan, i ra në sy se pionierja partizane Nimete Progonati shpejtonte në fushën e luftimit me armë në dorë për të zënë pozicionin. I thërret komandantit të batalionit: “Ktheje atë’vajzë! Ajo është tepër e vogël për këtë luftë”.
4
Me vëllezërit kosovarë. Më 1 tetor 1944 Brigada V kaloi në Kosovë për të ndihmuar vëllezërit shqiptarë dhe popujt e ish-Jugosllavisë të çliroheshin nga robëria fashiste. Në bashkëpunim me brigadat I dhe IV kosovare dhe Brigadën e III Sulmuese të UNÇSH, çliroi pjesën perëndimore të Kosovës, si dhe qytetet Gjakovë e Prizren. Mëngjesi i 17 Nëntorit e gjeti Prizrenin të çliruar, përkim i bukur ky me çlirimin e Tiranës në të njëjtën ditë. Shefqet Peçi tha: “Lufta jonë nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i luftës së Lidhjes së Prizrenit, i të gjithë luftrave shumëshekullore”.
Fjalimin e mbajtur komandanti i shtabit operativ të brigadave të Shqipërisë, Shefqet Peçi, që u prit me duartrokitje të gjata e thirrje të zjarrta për Shqipërinë, me thjeshtësinë e partizanit e të luftëtarit të lirisë, e nisi me fjalët: “Vëllezër prizrenas, më bukur se çdo orator kanë folur armët tona të bashkuara kundër pushtuesve fashiastë e tradhtarëve të vendit tonë. Bukur ka folë gjaku i shokëve tanë, që ranë për liri”.
Dhe vazhdoi fjalën përmes një entuziazmi të madh. Në Prizren u organizua një mbremje në nderim të partizanëve shqiptarë, që luftuan për çlirimin e Gjakovës, të Pejës e të Prizrenit. Gjatë qëndrimit në krahinën e Kosovës Brigada V e rriti efektivin e saj në 2000 partizanë. Brigada V i shkaktoi armikut mijëra të vrarë, të plagosur e robër. Nga radhët e saj ranë në fushën e lutës mbi 350 partizanë, midis të çilëve 9 Heronj të Popullit. Dhe vetë Brigades iu dha titulli i lartë Hero i Popullit.
Të nesërmen e çlirimit të Prizrenit Shefqetit i shkoi urdhri i Komandantit të Përgjithddhëm Enver Hoxha, që emërohet Komandant i Korparatës së Tretë Sulmuese me qendër në Shkodër. Ndarja me partizanët ishte tepër prekëse. Para nisjes nga toka e Kosovës, Shefqet Peçi shkroi vargjet: “Kosovë, Kosovë, çerdhe trimërie / Gjak i kuq i ndezur, është gjak Shqipërie / Kurrë s’u përkul maja e jataganit / Kundër çdo mënxyre, kundër çdo tirani”. Kur fliste Shefqet Peçi tundej dheu!
***
Familja Peçi grusht! Zemrabashkuar. Kompakte. Shtëpi dyfeku dhe byreku. Me barut të thatë. Mendjet dhe zemrat e pjesëtarëve të saj i ka përshkuar dhe i përshkon kurdoherë atdhetarizmi. Stafeta luftarake e të pavdekshmit Shefqet Peçi kalon e pastër nga brezi në brez. Ky burrë labërie, “dragua i maleve”, nuk u përkul as para antinjeriut gangster, kryetradhëtarit Sali Berisha. “Për njerëz besnik deri në fund ndaj Atdheut, për Shqiptarë të Mëdhenj, për figura historike, që japin jetën “si me le”, ka vetëm datëlindje, se kështu i kemi përjetë pranë, në sy, në mendje, në zemër, natyrshëm, origjinalisht, të gjallë, me trimëri të rrallë.
Flet heroizmi në vitet e zjarrta të luftës dhe të pasçlirimit. Flasin veprat e tyre. Kush e ka bërë këtë heroizëm? Një shqiponjë, i lavdishmi me emrin Shefqet Peçi, që iu afrua qindit, por jetën ia ndërpreu kryetradhtari dhe gangsteri Sali Berisha. Historia ka folur, flet e do të flasë kundër tradhtisë së antishqiptarit Berisha, siç flet e do të flasë për kryetrimin dhe heroin Shefqet Peçi, stafetën luftarake të të cilit po e çojnë përpara atdhetarët e vërtetë shqiptarë, në ballë organizata luftarake e veteranëve dhe e pasardhësve, familja e tij faqebardhë, djemtë dhe vajzat e tij me forcën e pathyer të djalit, trashgimarë të denjë, njërin nga të cilët, Rustemin e dashur, të mençur, të ndershëm, fisnik, të thjeshtin, kryetaarin tonë të nderuar e të talentuar të veteranëve e të pasardhësve, na i rrëmbeu papritur “Kovidi 19”. Rustemi mbetet i paharuar, na i kërkon syri, është përherë në ballë, në radhë në srukturë me veteranë e pasardhës, me të cilët punoi pa u lodhur me gjithë shpirt.
Kete roman ,gjithe kete shkrim me levdata , thirrje plot entuzjazme t’a kishit botuar kur Shefqeti I ndjere ( besoj se ne boten e pertejme eshte ndjere per krimet e tij kur ishte ne sherbim te diktatorit e diktatures bashke ) ishte ne qeli bashke me Ramizin .Nexhmijen e tjere byroriste mekatare.Ne cfare vryme e ku ishe o I.madhi ‘Shekspiri ‘ shqiptar qe nostalgjia po te mbyt per dite ,andaj dhe na keni ‘zbardhur ‘ shtypin e perditshem te ‘Dites ‘ ‘ Temes ‘, ‘Panorama ‘ etj. gazeta ju , Tarifa Bedriu Islami me te tjere. Me kembengulje e dyshim pyes se ku ishit atehere kur Shefqeti dergjej ne qeli ? Diku ne Europe, apo fitues I llotarise Amerikane e tash pas zhdukjes se cdo lloj pengese ligjore vazhdoni t’i thurni eloxhe diktatures e persekutoreve te cdo kategorie.Pse mos u kapardisni dhe nje here te fundit kur ligji ju a nep te drejten e fjales ,mendimit si dhe nostalgjise.Krimet e diktatures do te denohen nje dite dhe pse vone ,e sigurte qe do te denohen me ligj dhe pas vdekjes.
Artikull i bukur dhe respekt per kete gjeneral te lavdishem. Kokekatruvja e Sali Berishes Faro pace pilafi me fletushken fashiste 55 u mundua te hedhe balte gjithe keto 31 vite mbi luften e lavdishme na_cl duke i paraqitur partizanet si plackites apo vrases dhe ballistet si heronj. Por e verteta e luftes nacl nuk mund ti mohohet nje populli trim qe e ka denuar Faro pace pilafin dhe Sali Berishen perjete ne koshin e plehrave te historise.
Partizanët ishin të gjithë trima. Ca trima gazetash, ca trima revistash, dhe ca trima anektodash. Ca të skalitur në gur me muskuj si të luanit, dhe ca të derdhur në bronx më të mëdhenj se tanku. Dikush trim me bombë në dorë, e dikush tjetër trim me sapllake në dorë.
Pyetje: Kur paskan qënë 45 vjet kaq trima, pse nuk del sot as edhe një i vetëm?
Ku e ke popullin trim dhe heroik gjatë gjithë këtyre 32 viteve shkërdhatokraci?
Raul BOLJA fanatike:
Ja lexoje kete krim te spiunit dallkauk te Enverit, Shefqt Peci dhe me trego nese gjen nje vend tjeter me idiot se Shqypnia Enveriste plot e perplot me fanatike dru me pre si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu si Korea e Veriut, por qe duan te emigrojne ne emigrim tek Imperializmi i Lig me nje media kombetare qe ysht pa pushim instiktet me te ulta qe la Enveri, propagande e shemtuar staliniste qe lavderon killerat dhe vrastaret per te cilet jeta e njeriut nuk vlen as sa e nje zogu pule, prandaj dhe Bota e Civilizuar nuk i do shqyptaret ne gjirin e vet, lexo dhe meso humanizem o dudum fanatik:
“… Një ekzekutim urgjent, për të kënaqur etjen për terror të komandantëve partizanë, një ekzekutim që u shpall i gabuar nga vetë gjykata komuniste. Kjo është historia e Vasil Milorit, i cili u pushkatua me urdhër të Shefqet Peçit e pas vdekjes, u shpall i pafajshëm.
Kjo shkresë e shkurtër e 5 shtatorit 1946, është vetëm një prej dokumenteve ku dëshmohet se urdhërat e përbindshëm të ekzekutimit të njerëzve të pafajshëm, krerët e regjimit i jepnin me një lehtësi e qetësi kriminale. Madje, çdo vendim gjykate me vdekje, ata e përforconin ndërsa kërkonin “të ekzekutohet menjëherë”, ose “sa më parë”….
Shefqet Peçi, një prej autorëve të qindra krimeve, që në vitet e luftës e më tej, në vitet e para të regjimit komunist, kërkon në këtë shkresë me katër fjali, që të shpejtohet ekzekutimi i një të dënuari me vdekje nga Gjykata e Gjirokastrës.
Shkresa e siguruar nga kujto.al ka këtë përmbajtje:
Nr. 02-296/3 Res.
5/9/946
Ministrisë Mbrojtjes Kombëtare
Në lidhje me urdhërin Nr.Al-820 datë 29/VIII/946. Dy të pandehurit ju përcuall Gjykatës Ushtarake të këtushme, e cila vendosi për Vasil Milorin dënimin me vdekje dhe për tjetrin burgim të përjetshëm. Lutemi shpejtoni ekzekutimin e tijë.
Komandant i Divizionit të I-rë
Kolonel
Shefqet Peçi…”
O Rita Ora hyjnesha vazhdo të këndosh zemërimin e Sali serb Berishës
Ka disa momente te erreta qe sevua i kapercen “pa dashje”, si fjala vjen dalja nga burgu i “torturave shnjerezore”. Po edhe pushkatimin e ramizese, perse nuk e permend sevua, per ta plotesuar gjoksin me dekurata te termetit. Fare shume e keqe paskeshit qene!
Eheee…… ja me sa duket Shefqeti nuk mnd ti shpetonte burgut. E paska pasur te shkruar ..! E filloje jeten ne burg dhe aty e perfundoje. Vajti nga vajti po me sa duket njeriu nuk mund ti shpetoje dot fatit te tije . Nganjehere nuk eshte gje pozitive jetegjatsia …….! Nuk e di çfar qendrimi ka mbajtur kur shoket e tije Memeti , Beqir Balluku, Kadri Asbiu, Rahman Parllaku etj etj , u denuan nga Enveri. Gjysh Sevo po deshe ta ndihmosh Fatosin me mire mos fol.
Një herë e një kohë, kur sefot dhe gjithë lolot e partisë ishin pjesë strukturës diktatoriale, mjetet e informimit publik ishin reduktuar e kufizuar në mënyrë radikale. Lolot e partisë i kishin hedhur prangat e rënda opinionit të lirë, gazetarisë së lirë, radio-televizionit, librarisë, bibliotekave me qëllim ushtrimin e njëanshëm të propagandës së shplarë komuniste.
Mungesa e dijes në përgjithësi ndikonte negativisht edhe në zbardhjen e të vërtetave mbi ngjarjet historike.
Manipulimi i historisë ishte kthyer në dicka aq të zakonshme, sa që lolot mund të shkruanin dhe sajonin lloj lloj ngjarjesh dhe skenarësh me “luftëtarë trima” të epur për liri dhe pavarësi.
Pasi i bëhej një përpunim letrar vijonte shfaqja e gojëdhanave dhe tregimeve të njërit apo tjetrit lolo për shokun apo shokët e tij nëpër faqet e librave, të cilat para se të dërgoheshin në shtypshkronjë për shumfishim kontrolloheshin më parë imtësisht nga funksionarë bedela të lidhur ngushtë me pushtetin.
Për lexuesin normal dhe të pa indoktrinuar, skenaret manipulative rreth ngjarjeve historike, të paraqitura këto kryesisht në gazeta, revista dhe libra, tingëllonin dubioze qysh në titull e jo më pasi u kishte lexuar buzagaz përmbantjet e destinuara më së shumti për grupmoshën nga 4 deri 14 vjec. Grupmoshë kjo e apasionuar më tepër pas përrallave me bisht si kjo me mburrjre, lëvdata dhe dekorata për shokun e partisë, për heroin e partisë, për shqiponjën e partisë, për viganin e partisë, për loqendarin e partisë.
Realisht në kohën e sefove, jo vetëm historia me partizanë e ballistë por e gjithë jeta ishte përrallë me bisht.
Qeshni e zgërdhiuni me përrallat e sefove, por kurrë mos i merrni për të qëna.
Foli maskarai patronazist. Ky e dinka shumë mirë propagandën e asaj kohe. Një pyetje kam: Nga e more vesh kaq mirë? Besoj se ke qenë pjesë e asaj makinerie dhe ashtu është
Po mjaft o z.Tarifa se jemi plakur edhe ne femijet tuaj dhe vazhdojme te degjojme te njejtat histori gjithe jeten, a thua sikur Shqiperia nuk ka ekzistuar me pare dhe nuk ka cfare te tregoje perpara kohes se Enver kriminelit.
Cfare pyetje beni dhe ju “Dikur “Per qendrimin e Shefqetit kur miqte e tij u shpartalluan ,disa me vdekje ,e disa ne burgje e internime . Justifikohesh me kete pyetje prej naivi ne se jeni i gjenerates se lumtur qe nuk jetoi ne ligjet absurde te diktatures . Po ju athem une .AI ne ato furtuna bolshevike jo vetem qe nuk mbrojti asnje por dhe shikimin t”a ndryyshonte , duke treguar mos kenaqsi e jo aprovim do te pesonte fatin e Ballukut me shoke. Ne ate sistem shtypes mbijetoi spiuni , frikacaku , i pa moralshmi si dhe hipokriti .Me keto cilesi arrije deri ne bllok .Trimeria nuk vleresohej e as t”a mbante mend njeri .Shembull rrokellima e fati i “trimit “M. Shehu .
Me sa di une Shefqeti ka qene krahu i armatosur i “Partise” me sakte i Envetit. Ai nuk ka vene ne dyshim ne asnje moment eleminimet e shokeve me fjalen e “Komandantit” . Ne disa raste ka qene me i zellshem seç duhej. E thote edhe gjyshi Sevo ” qysh i vogel nuk blinte karamelr por bomba dhe fisheke. Nuk ishte nje femi i zakonshem mund te thuhet se ishte kriminel i lindur. Gjithmone sipas gjush Sevo.
Kriminel i lindur, por “nona dhia” e shqepte me dekorata ama.
Logjika e thjeshtë lë të nënkuptohet, se sa më i dhunshëm dhe kriminel të ishte krahu i armatosur i diktatorit, aq më i “aftë”, aq më i besueshëm dhe aq më i vlefshëm ishte ai për jetëgjatësinë e sundimit të tij.
Rita do ketë qënë dakord me replikën tënde. Edhe ti me timen besoj.
Nder dhe respekt per Drejtorin e Tensionit te Larte Agron Peci,qe nuk pordhi per Ideollogjine e te jatit dhe per luften e klasave te skuthit te Gjirokastres.Ky drejtor dhe te tjere punuan ne ndertimin e Linjave te Tensionit te larte,me teknike te shquar te Linjave dhe Nenstacioneve si iburgosuri politik Jorgji Mele,qe e vrane policet ne Fier,Nuri Ymeri nga Dibra me prinder te pushkatuar,Stermasi,me tekniken e Fullcit,qe ndertoi hidrocentralin Lenin e sa e sa te tjere,qe drejtor Agroni,drejtor Emgjell Cuci,Kryeinxh.Tome Mexi,nuk I SHIHNIN GUNEN,POR I SHIHNIN PUNEN.Prandaj nga gjithe industria e kohes enverit mbeti vetem Vepra e Tensionit te Larte.Hodrocentralet,,Nenstacionet dhe Linjat e Transmetimit qe nuk i shemben dot as horrat e Berishes me Dinamit. Iku per SKRAP kombinati i Ballshit,,iku per Skrap kombinati metalurgjik,Azotiku,superfosfati, te gjitha,,Mbeti vetem Tensioni Larte,qe u ngrit,u mbajt me djersen dhe gjakun e te perndjekurve politike.
Mire o mire, nuk themi qe Shefqeti nuk pati kontributet e tij, por sikur te mos kishin bere ate luften e klasave aq te rrepte ne komunizem nuk do te kishim vajtur ne ate pike qe vajtem. Dihet qe te ndertohet nje shtet i forte duhet pak rreptesi, e kjo ka ndodhur ne cdo kohe dhe ndodh ne cdo vend qe kerkon te mbroje rendin, por ka edhe leshime, jo cdo gje me sepate sic behej shepsh ne komunizem.
Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari
Për sllavo-komunistët shqipëtar me qëndër në beograd
Arbeni është terrorist xhihadist islamist në Elbasan. Nxit akte dhune dhe lobon që gratë të mbajnë perçe
Shefqeti ne Kosove nuk i ndihmoi vellezerit kosovare por u be me serbomalaziasit dhe luftoi kunder shqiptareve te Kosoves.
Shfqeti ishte nje nga organizatiret e masakres se Tivarit kur ne bashkepunim me Rankoviqin e Titos mashtruan per te dorezuar armet dhe me pas i cuan ne Tivar per t’i vrare mbi 4 mije djem kosovare te batalionit Skanderbeg me akuza se kishin bashkepunuar me gjermanet, ky eshte nje nga krimet makaber antishqyptare te Shefqet Pecit, nje kriminel i lindur qe varroste te gjalle te burgosurit poltike ne Keneten e Maliqit dhe mbillte siper vorrit masiv miser duke u gajasur para Enverit dhe vampireve komuniste per rendimentet e larta
KY ISHTE SHEFQET KRIMINELI APO SHEVQET KILLERI I ENVERIT
Mollos, nga çdo formalizëm je bërë qeros. Të ka dalë boja fare me këto shkrimet e tua me demek antikomuniste. Vazhdoni të hani sapunin për djathë ndërkohë që KM ju thotë shihni ëndrra me sy hapur
Kermat komuniste,vampire qe nuk u ngopen kure me gjak shqiptari.Ne emer te idealit sllavo-komunist shkateruan kombin shqiptar.Me paradoksalia ishte me nje pjes te kombit shqiptar(LLUMIN e KOMBIT) te cilet gjoja ne emer te atdheut(nen dirixhimin e jo shqiptareve sot 300 euroshit grek dhe OPEN BALLKAN) kryen e kryejn krime makabre per shkaterimin e shqiptarise.
Ky i krishteri këtu është i droguat komplet nga opiumi i popujve. Në të tëra komentet thotë të paktën: sllavokomunizmi, orthokomunizmi dhe tani bën një propagandë të shfrenuar ndaj Open Balkan. Ndaj qenka një agjitator i Sali serb Gërdecit
Tahir Kolgjinit i hangren bolet. Ai ishte anti komunist. Komunizmi ishte e keqja e vendit. Ne Kosove Shefqet Peci erdhi te ndimoje serbet nga kosovaret. I shtypen shqiptaret e jugosllavise….Tradheti e shekujve.