Nga Fatmir Minguli
Ishte viti 1972, fillim i nëntorit kur nën drejtimin dhe guximin e të riut durrsak Niazi Hidri mori jetë kompleksi vokal- instrumental me emrin kuptim plotë “Ritme blu”. Është interesant fakti se sa pak është shkruar për historinë e këtij grupi të rinjsh, të cilët guxuan në vitet e vështira për muzikë ndryshe. Djaloshi Niazi Hidri duke qenë i biri i Ismail Hidrit, piktor dhe skenograf i pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, trashëgoi ato tipare të artit që do ta çonin shumë larg. Në ato vite Niaziu ishte rreth njëzet vjeç dhe që në këtë moshë kompozoi muzikë të lehtë moderne, muzikë popullore shqiptare duke bashkëpunuar për tekstet me poetë të njohur të kohës si Jorgo Papingji, Agim Doçi, Bardhyl Agasi, Matish Gjeluci, etj.
Ishin muajt e fundit të vitit 1972 kur Niaziu ishte akoma student i Institutit të Lartë të Arteve (sot Universiteti i arteve) kur në kontakt me të mirënjohurin, poetin Met Gjergji i kërkoi atij një tekst për një këngë që fliste për dashurinë e dy të rinjve durrsakë që u njohën buzë valëve të Adriatikut.
Kënga mori rrugë me një kompozim të rrufeshëm dhe së bashku me poetin Met Gjergji i vunë titullin “Ritme blu”.


Ritmika e asaj kënge shkonte sipas shijes së të rinjve për aq më tepër kur shoqëroheshin me kiratë dhe bateri. Gjatë kësaj periudhe në Tiranë ishin duke përfunduar përgatitjet për festivalin e 11- në Radio- Televizion dhe dihet tashmë buja e atyre këngëve ritmike, muzika e lehtë moderne pa harruar dhe veshjet e këngëtarëve dhe prezantuesve.
Të frymëzuar nga këto këngë pavarësisht reprezaljeve që bëri partia, në Durrës u bë thirrje për kompozitorët dhe poetët që të paraqisnin këngët për konkurrim në Festivalin e 6- të të këngës së lehtë.
Ishte kënga “Ritme blu” që i ishte përshtatur kohës dhe që e coi Niaziun drejt idesë për të krijuar një grup të rinjsh për të formuar një grup vokal dhe instrumental e të merrte pjesë në këtë Festival durrsak. Duheshin të ishin tre -katër vetë të talentuar. Dhe nuk vonoi! Së shpejti u krijua “ grupi i Liverpulit”, sic perifrazonte Niaziu grupin e Bitëllsave.
Niazi Hidri, kitarist&vokalist; Muhamet Kushi, baterist& vokalist; Petrit Kërtusha, kitarist; Shaqir Hasan belliu, kitarë bass; Qazim Durrësi, sister&vokalist – ky ishte grupi në fillimet e tij.
Por Niaziu shpjegon se këta djem nuk ishin djem të zakonshëm dhe fillon e t’i rendit me radhë vetitë e vlerat e tyre artistike:
Vetë Niaziu student, kishte kompozuar disa këngë të tjera të cilat ishin kënduar në anketa muzikore të asaj kohe dhe në festivale këngësh në disa qytete të Shqipërisë; Muhamet Hushi, ishte bateristi më i mirë nq atë kohë si profesionist në estradën e qytetit të Durrësit; Petrit Kërtusha, mësues dhe kitarist i cili e pranoi menjëherë ftesën për t’u bërë pjesë e grupit; Shaqir Musabelliu, djalë i talentuar, që e zotëronte mirë artin e kitarës; Qazim durrësi, puntor në UMB-në e Durrësit, ri me teperament të lartë artistik.
Pasi të gjithë këta “five boys” sic u perifrazua shprehja për Bitëllsat “Fab four” u njohën me tekstin dhe muzikën e këngës “Ritme blu”, natyrisht nën drejtimin unikal të kompozitorit Niazi Hidri, filluan provat për të qenë të gatshëm për t’u paraqitur para komisionit qendror të Festivalit e të cilët do të përzgjidhnin këngët më të mira.

Dhe ashtu siç nuk dihet këto vite, anwtarë të komisionit ishin Vace Zela, Avni mula dhe kompozitorët e durrsakë Shaqir Kodra dhe Agron Xhunga.

Komisioni kur dëgjoi këngën, si fillim pati luhatje sepse kënga iu duk pak e vog[l për një festival, por shkathtësia e kompozitorit Niazi Hidri bëri që këngën “Ritme blu” ta këndonte solo me kitarën e dashur të tij. Pasi u këndua dy herë përfundimsisht Vace zela dhe Avni Mula bënë që komisioni të ndryshonte mendim dhe ajo këngë hyri në Festival, duke shkruar historinë e saj të cuditshme.
Në 11 janar 1973, festivali u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” ku midis këngëve të bukura që u interpretuan, binte në sy performanca e kompleksit vokal- instrumental të djemve, ‘Ritme blu” ku veshja ishte kombinuar për të gjithë djemtë me pantallona të bardhe dhe këmisha me kuadrate bardhë e blu. ]Kënga “Ritme blu” u kthye dis herë në skenë dhe pati shumë sukses shoqëruar me durtrokitje të gjata, duke lënë p[ërshtypjen se ajo do të ishte kënga fituese e Festivalit.
Ishin shumë të rinj e të reja që përgëzonin të gjithë djemtë e kompleksit për atë këngë aq ritmike dhe melodioze.
Por…në ditët që zhvillohej ky festival dëgjoheshin zëra nëp[r koridore se Festivali i 11-të i tiranës po kritikohej sduk u quajtur nga partia si “njollë e zezë”, sikur…poetët dhe kompozitorët kishin futur muzikë e tekste dekadente perëndimore…
Dhe kënga “Ritme blu” që u pëlqye nga publiku artdashqës durrsak dhe ishte kënga më e prefreuar e tyre, pretndente për cmimin e parë të festivalit, cuditërsht doli se juria e Festivalit e ndikuar nga ngjarjet e fundit me qendër festivalin e 11- të Tiranës nuk e vlerësoi këngën hit “Ritme blu” ; juria e konsideroi këtë këngë si me muzikë moderne perëndimore dhe veshjen e djemve si shfaqje të huaj.
Dihen dënimet që dha pleniumi i katërt i P.P,SH. -së, që nga Todi Lubonja e deri te këngëtarët e kompozitorët e poetët por i erdhi radha edhe kompozitorit durrsak Niazi Hidri që të dënohej në heshtje duke mosi pranuar për gati dhjetë vjet rresht asnjë lloj kompozimi në festivale e anketa muzikore në Durrës, Tiranë e në qytete të tjera.
Ja dhe teksti i kësaj këngë me “njollë të zezë” shkruar nga poeti met Gjergji dhe kompozuar nga Niazi Hidri.
Ritme blu
I.
U njohëm buzë detit, buzë perëndimit,
Ku jeta ligjëronte këngët e gëzimit,
Si bregu e si vala gjithë jetën të bashkuar
Dhe dashuria jonë, jo kurrë s’ka të mbaruar.
Refren
Flisnin zemrat, flisnin buzët
Flisnin sytë e zinj të tu
Dashurinë na e shtonte
Deti jonë, ngjyrë blu.
II.
Kjo mbrëmje pranverore, buzë detit ku ndrin hëna
Mes tingujsh dhe muzikës, troket në zemrat tona,
Si bregu dhe si vala, gjithë jetën të bashkuar
Dhe dashuria jonë, jo kurrë s’ka të mbaruar.
Refren
Është më se e kuptueshme që në ato kohë ndikimi i Bitëllsave ishte i pranishëm në çdo hap të rinisë durrsake dhe jo vetëm. Veshjet e vetë Niaziut e vërtetojnë këtë.
Durrës shtator 2023
