Nga Orgen Peci
Kur Kryeministri flet për 4 miliardë euro investim në Zvërnec, shifra tingëllon aq e madhe sa duket sikur debati mbaron aty. Në një vend me ekonomi relativisht të vogël si Shqipëria, miliardat kanë efektin e fishekzjarreve. Të verbojnë për pak çaste dhe të krijojnë përshtypjen se çdo pyetje tjetër është e tepërt.
Por ekonomia nuk funksionon me përshtypje. Ajo funksionon me bilance.
Edhe sikur vërtetë një investitor të deklarojë se do të shpenzojë 4 miliardë euro nuk do të thotë automatikisht se Shqipëria fiton 4 miliardë euro.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave do shkojë për importe, materiale, pajisje, kompani të huaja, konsulenca të huaja, etj etj. Të gjitha fitime që largohen nga vendi.
Shifra e investimit është vetëm pika e nisjes së diskutimit, jo përfundimi. Sa nga kjo vlerë mbetet realisht në ekonominë shqiptare? Sa vende pune të përhershme krijohen? Sa do të jenë pagat? Sa të ardhura fiskale do të përfitojë shteti? Sa do të fitojnë bizneset lokale? Sa hapësirë publike humbet? Sa është kostoja mjedisore? Sa do të ndikojë projekti në aksesin e qytetarëve ndaj bregdetit? Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk merr përgjigje me frazën “4 miliardë euro”.
Historia ekonomike është plot me projekte gjigante që kanë prodhuar fitime të mëdha për investitorët, por jo zhvillim proporcional për komunitetet ku janë ndërtuar.
Argumenti i Kryeministrit mbështetet te madhësia e investimit, sikur vetë madhësia të jetë provë e suksesit. Kjo është një “logjikë” mediokre ose e qëllimisht e devijuar. Një resort luksoz apo kompleks vilash luksoze mund të kushtojë miliarda dhe njëkohësisht të ketë ndikim të kufizuar në mirëqenien e shumicës së qytetarëve. Ashtu siç një projekt shumë më i vogël mund të ketë ndikim shumë më të madh nëse shpërndan përfitimet në ekonomi lokale, bujqësi, prodhim, shërbime dhe punësim cilësor.
Është shumë e qartë edhe me minimumin e analizës ekonomike që debati nuk është nëse 4 miliardë euro janë shumë apo pak. Natyrisht që janë shumë. Por a justifikon ky investim gjithçka që i jepet në këmbim? Territorin, privilegjet, statuset e veçanta, ndryshimet ligjore, ndikimin mjedisor, përdorimin e pasurive publike.
Sa më i madh të jetë projekti, aq më e madhe bëhet nevoja për transparencë. Nëse projekti është vërtet kaq transformues për Shqipërinë, qeveria nuk duhet t’u kërkojë qytetarëve ta besojnë me fjalë. Duhet ta provojë me studime të plota ekonomike, financiare dhe mjedisore të bëra publike. Deri atëherë, 4 miliardë euro mbeten një shifër “mbresëlënëse”.
DITA

Rami Qelibari do te beje kete ne shkembim te pushtetit dhe ca kohe
Po te ishte se shqiptaret do perfitojne nga keto resorte
Shikoni sa perfiton popullsia e ketyre vendeve si Dominican Republic, Jamaica, Barbados, Mexico etj ne Caribbean
Turistet shumica nga USA ,Canada shkojne ne keto resorte te rrethuara nuk hyn kembe tjeter e popullsise vendese.
Rami Qelibari si gjithmone ua ka me hile shqiptareve,paska qene fare e keqe.
Bravo, Investitot Jostrtegjik!
Ai ka lekët e veta aty
Me shum ulëret ky se Kastrati
Si shpjegohet?
Shume e skate analiza!
Buxheti I shtetit shqiptar nga viti 2013 deri ne 2026 ka qene 8 trillion leke ose 80 miliard euro
Sopas Transparency International ky buxhet ka nje firo prejudice 10deri 20% qe shkom ne xhepat e pushtetareve kjo me remarkable
Pra 8 deri 16 miliarde kane shkuar ne duart e te pangopurve Rami Qelibarit dhe company
Pyesni Diellen
Ky person do me cudit,do me trondit,do me ba bujeee! Ky i ben petllat me uje-thoshte teze Deja.
Do hidhte 2 miljarde Halabari ne Portin e Durresit?Hodhi nje mut.U fundos ne Ligatine,nuk po del dot.Mori ca pagesa nga prenotimet ne ajer,te tjeret u larguan kur pane pallatet qe u fundosen.Keshtu jane 4 miljardet e ketij.si Gropa Ajdin Sejdise.
3,Sot i duhen levat e kuksianeve ketij,por t`i thyejne koken,,jo hunden.36 vjet shqiptaret kane pare boll ksoj surrat hajduti,mashtrusi,,.
Une kur shoh e degjoj kete surrat,ngushellohem duke pare ne Internet dokumentarin:Fundi i Mussolinit.Shoh me ore Mussolinin dhe Clara Petaccin te varur me kembe perpjete ne Milano dhe qetesohem.
JA MENTALITETI I NJË HELMUESI NË MEDJEN MË TË LEXUAR-DOTA.
– KY I DO NË DORË 4 MILD.PËR VETE E MILITANTËT E SALIUT..
-KËSHTU MENDOJNË EDHE RINIA QË IKËM NGA SYT KËMBËT SE I DUAN 2 MIL.ÇDO DITË NË DËRË..
– EDHE ATA QË MEMDOJNË SE 540.ND/JE PRODHUESE I SHITI RAMA DHE JO SALIU..
-NDAJ JEMI KËTU KU JEMI ZI E MË ZI..QË DËRBI & GREKU KËSHTU NA KANË ZILI..
-KY SIKUR VJEN NGA HËNA DHE JO PËRMES POPULLIT I CILI THOT..ÇDO GUSHT E NGA NJË GRUSHT..!
-PËRPARA EDI RAMA..
FLM DITA
Hahahaaaa 🙂
O Zot, o Zot
A thua se ti beson në Zot?
Ti nuk ke Zot o i pabesë e llum social !
Akoma besoni 4 miliardat ju mo?
Ju genjevi njehere me miliardat e portit te durresit + banesa te lira theshte.
prape vazhdoni dhe beni llogarite me genjeshtrat e rames (ramadani)?
Ceshtja eshte shume e thjeshte, kushdo te ndertoje ne toke private nese ndertimi lejohet dhe mbush parametrat.
Toka publike te mbetet publike, tola e mbrojtur te mbetet e lire pa ndertime.
SPAKu duhet ta kishte therritur ramadanin ti bente shtetit nje kontroll eshte shitur sazani apo jo? Se cifutja tha po. Te kontrolloje tokat e zvernecit nje me nje.
Kapterr Ethe Lalaj si gjithmone traplliqet e tij me te medha i shkruan me shkronje shtypi.
Skrim i shkruar kot kot së koti !
Shkrim pa’ bazë llogjike!
Kundërshton për hir të kundërshtimit!
kot së koti !!
Ky ka kaluar çdo faze njerezore. Eshte bere psikopat fare. Thote broçkulla pa fund, si ne OKB, dhe kujton se do i besoje njeri! Prodhimi eshte motori i ekonomise jo sherbimet o piktor i deshtuar!
Cdo lloj hajvani qe ushtron diversion ndaj shtetit eshte i lejuar te thote cte doje dhe te kerkoje llogari per cte doje. Kaq eshte e drejta e tij. Ata qe e lexojne mund edhe ta perkrahin por kjo nuk perben ndonje ngjarje , thjesht derivatet e te pavertetave dhe shantazhi i tyre ushqejne llumin me viruse dhe baktere dhe llumi behet me toksik. Kujdes !
Mos bej nga keto pyetje Orgen te lutem, se ky me institut eshte.
Kete do e kishte zili dhe Sudja. Ajo premtonte 1 me 2 ose 1 me 3, aty nga fundi shkoi 1 me 10 te mbulonte gropen qe hapi vet. Ky investoi 4 milion me bythen e zeze te Kanus, qe i zbardhi faqen me 120 milion. Degjova se i kishin kerkuar CV nja dy firma “hedge fund”, po ky nuk kishte pranuar se i dilte me mire si KM.
Erdhi verdall nja gjashte dite andje nga amerika mos takonte ndonje nga komiteti i partise, te qante ato hallet e tij, por sic duket se priti njeri. Kujtoi se do zbuste qimekashten, por e ka pizmosur me keq me ate zamallahine e flamingove.
Eshte e vertete se duhet bere transparance, por me mendjen e disave si te atij knvestitirit strategjik na duhet te shkojme kunder rrjedhes ne te cilen ecin gjithe vendet e tjera persa i perket thithjes se investimeve dhe pa investime nuk ka zhvillim or lum miku. Ose vendi duhet te ecij md mendjen d ketyre inatcoreve dhe lere i vendin adhtu te virgjer , we te dale cevua e te ndeze nje cibuk duke bere sehire bukurite enatyres.
Shqiperia ka shume nevojë per investime te jashtme. Ato investime duhen te behen transparente. Nese une me familje nuk do te jem ne gjendje qe te hyj ne keto resorte nuk behet nami. Ne ato resorte do te punesohen shqiptarë dhe do te paguhen taksat. Shteti dhe shqiptaret do te perfitojne.
Para 40 vitesh Antalia ishte shkretetire. Me investime te huaja ajo u be parajse. Perse edhe ne te mos ndjekim kete rrugë ?