Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur më pyesin përse mbështet Becin për kryetar të bashkisë Shkodër…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Kur më pyesin përse mbështet Becin për kryetar të bashkisë Shkodër…
KomunitetKryesore

Kur më pyesin përse mbështet Becin për kryetar të bashkisë Shkodër…

Published: April 30, 2023
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Në të gjitha zgjedhjet vendore që janë bërë në Shqipëri, asnjëherë, në asnjë rast, nuk jam prononcuar për drejtuesin e ardhshëm të bashkisë së qytetit tim të lindjes, edhe pse do të kisha dashur që ai të ishte nga e majta progresive.

Ka ndodhur për disa arsye, njëra nga të cilat ishte njohja e pakët me kandidatin dhe mendimi se zgjedhja nuk ishte më e duhura.
Tani mbështes Benet Becin, publikisht.

Përse? Po ju sjell dy shembuj:

1. Ditën e sotme, përmes kompanisë së njohur “Sharr Turist”, të drejtuar nga biznesmeni i njohur, Ruzhdi Kurtishaj, 2505 , dy mijë e pesëqind e pesë shqiptarë të Kosovës janë nisur, me autobuzë, të organizuar, për të kaluar fund javën dhe 1 Majin në Shqipëri.

Një lajm i gëzuar. Nuk është shaka, është realitet. Drejtuesi i këtij karvani, që është edhe në mes të pushuesve, falenderon shtetin shqiptar për krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit mbarë kombëtar.

Si një njeri i lidhur me Kosovën, u interesova se cilat do të jenë destinacionet e pushuesve pak ditor nga Kosova në këtë fund javë.
Janë disa, mes tyre, Shengjini – jo sa është menduar; Kruja, më së shumti në kalim, Tirana, ku do të jetë qendra kryesore, Durrësi, Korça, Vlora, Berati, Saranda.

Pak, krejt pak, për të mos thënë se nuk do të ketë në këtë udhëtim në drejtimin e qytetit të Shkodrës, që është në të vërtetë qyteti mit në Kosovë. Apo, si e quajnë, kryeqyteti i mendjes.

Përse? A nuk i ka Shkodra të gjitha mrekullitë në pak kilometra katrorë? A nuk ka detin, lumejtë, liqejtë, kalanë e Shkodrës dhe të Drishtit, a nuk ka malet dhe luginat fantastike? A nuk ka ajo hotele dhe restorante të klasit të parë, ndërtuar mrekullisht dhe me shërbim të shkëlqyer?

A nuk është mrekulli të shijosh darkën duke parë bashkimin e tre lumejve, rrjedhën e lumit Buna, duke rrëshqitur nga liqeni, dallgët e vargmaleve, qetësinë e Velipojës?

A nuk të afrojnë të gjitha këto netë magjike dhe ditë të mrekullueshme? Çfarë i mungon Shkodrës, për të qenë njëra nga qendrat turistike më të dashura në Shqipëri?

Menazhimi i Shkodrës është mungesa më e madhe. Shkodra, qyteti i udhëtarëve të mëdhenj , duket i lënë mënjanë. Deri kur?

Është koha për ndryshim!

2. Një ndër institutet që monitorojnë Shqipërinë në të gjitha zgjedhjet, politike apo vendore, kësaj here ka patur vemendjen edhe në qytetin e Shkodrës.
Ku pritet të ketë, më në fund, një rokadë politike vendore, që është e mirë pritur nga të gjithë ata që mendojnë gjakftohtë dhe pa pasione politike.

Në fillimin e pa shpallur të fushatës, shkurt 2023, raporti mes drejtuesit aktual dhe kandidattit të mundshëm ishte 61 : 39, duke pasur gjithnjë një përqindje të lartë të pavendosur ende, kryesisht të rinj.

Në fillimin e muajit mars raporti nisi të ketë lëvizjen e tij, 59 :41. Gjithnjë 10-12 për qind të pavendosur. Nisen të vijzohen disa zona ku kandidati socialist po fillonte të kishte lëvizje pozitive.
Dhjetë ditë më parë raporti ishte 52:48 për qind, gjithnjë për drejtuesin aktual, por trendi i përmbysjes ishte më i larti i zhvilluar në këtë zonë. Ndoshta edhe në Shqipëri.

Aktualisht, sipas sondazhit të fundit, të kësaj fund jave, 50.6 për qind janë për vazhdimin e mandatit të drejtuesit aktual, ndërsa 49,4 janë për ndryshimin në qeverisjen vendore.Të pavendosur janë përsëri 10 -12 për qind. Shumica e tyre në disa lagje të qytetit dhe më pak në rrethinat e tij.

Ndryshimet më të mëdha janë në zonën e Velipojës, të Rrethinave, në zonën e Mesit dhe Drishtit.

Me vendimin e tanishëm të qeverisë dhe këmbënguljen e zotit Benet Beci, për fillimin në vitin e ardhshëm të rrugës që lidh qytetin e Shkodrës me malësinë e Dukagjinit, kërkesë e vazhdueshme e banorëve të zonës, mund të ketë ndryshime të tjera përmbyllëse dhe përcaktuese.

Dy javët e fundit janë vendimtare.
Asnjëherë, e majta në bashkinë e Shkodrës nuk ka pasur këtë për afrim raportesh me të djathtën që e ka qeverisur Shkodrën. E ka qeverisur keq, përmes pasioneve politike, por kjo ka qenë zgjidhja e njerëzve. Ka qenë e mbetet liria e tyre.

Kthimi i këtij raporti tregon se një shumicë e madhe e banorëve qëndron ende mes dualitetit: të bindjes dhe të asaj që duhet, të loajalitetit politik dhe ndryshimit që e dinë se vetëm kështu do të ndodhë lëvizja nga e mbara.

Më shumë se përmbysje e mendimit politik, pra besim në të majtën socialiste, është besim ndaj figurës së Benet Becit.

Në luhatjen mes përkrahjes politike, që do të thotë vendqëndrim në aneksin e zhvillimit, dhe, besimit se gjërat mund të ndryshojnë qëndron enigma e këtyre zgjedhjeve në Shkodër, që mund dhe duhet të ndryshojnë në 14 maj.

2505 shqiptarë të Kosovës do të jenë bujtës dhe vizitorë në disa qytete të Shqipërisë. Vetëm nga një agjensi turistike. Po ata që do të vijnë me agjensi të tjera, me mjetet e tyre apo grup shokësh? Mijra të tjerë… dhe pak prej tyre do të jenë në Shkodrën e mbretërve…

Prandaj Shkodrës i duhet Benet Beci, me projektet dhe karizmën e tij, shpirtin e menazhimit dhe të ndryshimit,  pastaj politika, që synon stanjacionin, për hir të luftës “non gratëve”.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ të personave të akuzuar në Aruba dhe Antwerp
  • Jo vetëm Trump: Si e fituan protestat në Tiranë vëmendjen e medias ndërkombëtare
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?