Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Ata që e kanë ndjekur me vëmendje politikën shqiptare të këtyre viteve, e dinë se Sali Berisha, në kohë dhe për shkaqe të ndryshme, ka paraqitur tri arsye pse pati bërë lutje për t’u anëtarësuar në Partinë e Punës (komuniste).
Në fillim pati thënë se ishte lavdia e Luftës Nacional-Çlirimtare që e shtyu ta bënte këtë. Madje, edhe kur mbajti fjalimin e tij para studentëve dhe popullit në Qytetin Studenti në dhjetor 1990, ai i thuri lavde udhëheqësit komunist, Ramiz Alia që “me guxim dhe trimëri udhëhoqi formacionet partizane për çlirimin e vendit…”.
Më vonë, pasi u ul në krye të vendit, filloi të sillej si ia donin nevojat për të ruajtur pushtetin, duke shkelmuar të vërtetat dhe parimet morale. Arriti deri atje sa të ndryshonte datën e Çlirimit.
Pse? Po ta shohim me vëmendje këtë veprim kundërhistorik, imoral dhe antikombëtar mund të evidentojmë disa shkaqe, por po veçoj tre prej tyre, që besoj se ndikuan më drejtpërdrejt.
Së pari, Sali Berisha nuk e kishte politikën si mision në shërbim të vendit, por si qëllim individual, nga njëra anë, për të promovuar veten politikisht për t’u bërë sundimtar, mundësisht i përjetshëm, dhe, nga ana tjetër, për të arritur atë pozitë ekonomike që tashmë ka familja e tij, një familje milionerësh.
Ambiciet e tij për pushtet kanë qenë të hershme dhe ai e ka synuar dhe kërkuar atë qysh gjatë regjimit komunist. Për njerëz si Sali Berisha nuk ka rëndësi lloji i sistemit por vendi që zë ai në atë sistem.
Po, ç’punë i prishte 29 Nëntori Sali Berishës?
Ai është pa parime, pa moral dhe pa shpirt, por nuk është budalla. Saliu e di shumë mirë se tre momentet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar janë: Epopeja e Skënderbeut, Shpallja e Pavarësisë dhe Lufta Nacional-Çlirimtare.
Të gjithë popujt më dinjitozë dhe më të zhvilluar të botës konsiderojnë dhe nderojnë si figura të mëdha kombëtare individë që kanë kontribuar në çlirimin e vendit, në pavarësimin e tij, në zhvillimin e revolucioneve arsimore, kulturore apo industriale të vendeve të tyre.
Sali Berisha e di se nuk mbetesh në histori si figurë madhore me ngritjen e sistemit të kjoskave, të firmave piramidale, të komplekseve të aty-këtushme të bixhozit apo me zhvillimin marramendës të hoteleve, restoranteve dhe vilave të ndërtuara me paratë që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.
Ai e vuan fort mungesën e një beteje reale në jetën e vet politike. Në kërkim të saj, ka dy dekada e gjysëm që lufton me mullinjtë e erës. “Lufta” e tij dhe ushtrisë së tij ka qenë një zinxhir aktesh të turpshme dhe antikombëtare që çuan në shkatërrimin e fabrikave, uzinave, vreshtave, pyjeve, minierave, shkollave, qendrave kulturore, shëndetësore etj.
Alibia e luftës kundër komunizmit e komunistit Sali Berisha do të vdesë një ditë. Atë vazhdojnë ta besojnë sot vetëm dy kategori shoqërore: tufa e injorantëve, pre e propagandës vulgare të pesëdhjetepesë fahrinjve dhe një pjesë e individëve që vazhdojnë ende të jetojnë me urrejtjen pasionante që iu ka pas shkaktuar persekutimi komunist.
Faik Konica thoshte dikur se, sikur Ahmet Zogu të kishte drejtuar rezistencën kundër Italisë në prill 1939, ai (Zogu) do të merrte atributet e një heroi kombëtar.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këto atribute iu përkasin atyre që e bënë një akt të tillë. Gabimet dhe fajet e tyre të mëpastajme nuk ia zbehin vlerën luftës. Prandaj, për t’i denigruar ata, duhej denigruar vepra e tyre. Jo fare hapur por nëpërmjet ndryshimit të datës së Çlirimit, pra nëpërmjet instalimit të harresës.
Data është preteksti, është mjeti dhe jo qëllimi.
Së dyti, mendoj se gjatë aktivitetit të vet politik Sali Berisha ka qenë dhe është i rrethuar nga individë dhe forca ekstremiste të djathta, të cilat, jo vetëm nuk pranojnë bashkëpunimin e tyre me pushtuesit gjatë luftës, por përpiqen ta paraqesin atë si “luftë civile”.
Ndikimi i tyre, jo romantik, por për interes të votave, e ka çuar Berishën deri në ekstremin e marrëzisë.
Së treti, të menduarit dhe të gjykuarit e njeriut evoluon dhe ndryshon me ndryshimin e pozitës së vet shoqërore. Nuk kanë thënë kot se ndryshe mendohet në pallate dhe ndryshe në kasolle.
Kur Partia e Punës e mori Saliun e Vogël nga “kasollja”, domethënë pa qenë askushi, dhe e bëri dikushin, madje gjithkushin, Saliu iu përgjërua asaj ta pranonte në radhët e saj, ku qëndroi 22 vjet. Kur Partia “vdiq” dhe ky u bë Saliu i Madh, punët ndryshuan.
Nuk mund të mendojnë njëlloj si sundimtari, si i sunduari, si milioneri ashtu edhe varfanjaku. Në këto rrethana shkon të thuhet: më trego sa ke në “xhep” të të them se çfarë mendon.
Rëndësia dhe vlerat e LNÇ nuk qëndrojnë aq shumë në trimëritë, reale apo të zmadhuara, të partizanëve. Para së gjithash, kjo është një çështje morale, kombëtare dhe historike. Kjo ka të bëjë sa me faktin se ajo luftë i rreshtoi shqiptarët me fituesit dhe parandaloi ndarjen e mëtejshme të Shqipërisë, aq edhe me mesazhin që ne iu përcjellim brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë.
Shkurt, shtrohen pyetjet: A duhet luftuar kundër atij që të shkel vendin me tanke e topa apo duhet puthur me të? A duhen nderuar ata individë që e rrezikojnë dhe e japin jetën, duke iu kundërvënë pushtuesit, apo duhen ngritur në piedestal ata që pushtuesin e konsiderojnë “çlirimtar”, administrator apo thjeshtë “kalimtar”?
Nëse shkojmë me predikimin se është e kotë dhe gabim të luftosh kundër të madhit dhe të fortit, atëherë zhvlerësohen automatikisht të gjitha përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi në shekuj, madje edhe epopeja e Skënderbeut do të quhej një marrëzi, pasi Perandoria Osmane ishte superfuqia e asaj kohe. Trimëria, sakrifica dhe atdhetarizmi tregohen kundër të fortëve sepse të dobëtit nuk guxojnë të të mësyjnë.
Prandaj, ata që sulmojnë 29 Nëntorin, në thelb janë kundër të vërtetës, kundër të drejtës, kundër moralit. Ata janë jo vetëm kundër të shkuarës, që ka ruajtur dhe forcuar identiteti e kombit, por edhe kundër të ardhmes. E ardhmja iu përket atdhetarëve dhe atyre që japin jetën për një të ardhme pa pushtues.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Saliun, Kolona e peste e ngarkoi me detyre qe te gjejn heroin e humbur te cilet e humben gjate luftes Nacvionalclirimtare ! Pore ata pesdhjet vjet ne perendim nuk e gjeten dote e 33 vjet po bejet qe Berisha kerkon Heroin e humbur por nuk po e gjene dota !
Keshtu do te ngordhja Berisha dhe Heroin e humbur nuk do ta gjej ase ne ate bote se ne kete jo se jo !
Populli thote:Edhe macja duhet prej race!
Por C’fare race mund ta quash dredhesin skizofren qe lepinte prapanicen e udheheqesve kriminele qe hanin njeri-tjetrin per pak kariere!
Viktor Malaj ,29 nentor 1944 nuk shenon gje te vecante per shqiptaret vecse pushtimin komunist. Te renet ne lufte antifashiste u rradhiten nen idene e “frontit antifashist” si popujt e europes.Ata nuk dhane gjakun qe populli te jetonte me triska e tallona ushqimeve per 40 vjet.
Viktor,Saliut Eshte NE anen tuaj!
Misioni qe I ngarkut per te zhduker te djathtrn e realizoje me sukses!
Ju keto I keni pallavra,SE nuk e fusni Brenda SE Eshte nga vatha juaj,ju vetem e trembni qe te vazhdoje lojen!
Mjafte me keto shkrime te dh…ra!!!
Viktor Sdikushishti, Sali Berisha ishte agjenti i PPSHse ne levizjen demokratike. Detyra ishte e qarte, te uzurponte udheheqjen e PDse bashke me kelyshe te tjere te tipit Gramoz Pashko, Neritan Ceka e ndonje tjeter, te njohur si kelyshe te bindur te PPSHse dhe te absorbonin cdo lloj pasoje qe mund te vinte per kasten e hajduteve byroiste. Keshtu zevendesuam nje pale hajdute me te tjere dhe rraca e tyre vazhdon ta shkerdheje edhe sot popullin shqiptar. Viktor Sdikushishti mos e shaj Saliun, eshte dora jote.
Or Viktor,.jake ore ne vehte,se je dhe i shkolluar!29 Nentori nuk cliroi,,PUSHTOI.
Nga kush na cliroi 29 nentori?Nga serbet? Cliroi Camerine nga Greket?
Apo na cliroi nga autokollonat gjermane qe po terhiqeshin ne Gjermani?
Me vjen keq qe ne kete forum jane shume aktive mjaft maskarenj pa din e iman pasi vetem balte hedhin dhe nxijne çdo gje te mire qe ka ky popull.Lufta nacl-çl ka qene nje lufte e drejte dhe se Shqiperia u rradhit ne kahun e duhur te historise duke vertetuar dhe nje here se populli shqiptar kurre nuk e ka duruar pushtuesin po e ka luftuar ate.Rane shume shqiptare ne kete lufte per te mbrojtur atdheun dhe keta duhen nderuar ne jete te jeteve dhe hitoria perfundon ketu.Me pas regjimi qe u vendos u kthye ne diktature dhe nje burg i madh per te gjithe shqiptaret ashtu si ne gjithe Lindjen duke nisur nga BRSS (megjithese nuk duhet pare gjithe zi pasi solli dhe zhvillim ne bujqesi,industri,arsim,shendetsi)Historine nuk e ndryshojne dot Salehet Kanunore apo çapaçulet qe mundohen qe b/punetoret e pushtuesit t’i “lajne” dhe t’i nxjerrin si patriote te cilet kane luftuar regjimin por regjimi u vendos pas 1944 dhe ketu behet fjale para kesaj date kur çizmja e pushtuesit kishte shkelur Shqiperine pra te mos ngaterrohet bari me dollarin.
Nuk mund te zhvillohet nje vend nga barbaret ,shpellaret,hajdutet dhe ata qe te vrasin nga prapa ferres,ishte mallkim ardhja e Salehut dhe bastardeve te tij ne krye te vendit ku po paguajme dhe do te vazhdojme te paguajme nje çmim shume te larte per shume kohe.Eshte bere normale mashtrimi,grabitja,hajduteria duke nisur nga mjeket dhe krimi dhe vrasjet te cilat jane “dhurate ” ne pjesen derrmuese nga satani Saleh i Viçidolit me ortak Like floririn e Skraparit…Drejtesia po afron…
Nuk e mori Partia Saliun nga kasollja, por qe sistemi qe e donte kete transformin rrenjesor. E mesoi Moxarti pianon qe 5 vjec, por kishte piano ne shtepi. Pavaresisht se si “maloku” skerfyell dhe i zgjuar perfundoi ne plakun e cmendur dhe kanibal, pikerisht sepse mesonte, kaq nevojitej per te ecur perpara. Ka pasur padrejtesira, favorizimet, etj, por nuk mohohet dot perpjekja intensive e atij sistemi per dije dhe progres. Saliu banonte ne kulle, ne fakt. Jo ne kasolle. Prandaj i mbeti si gozhde ne tru mentaliteti i kulles. Jo si shtepi, por si vendmbrojtje me frengji e Jo me dritare per tu ajrosur. S’ben interes data e clirimit thjesht su date. Mund te ishte fare mire 28, 29 apo 30. S’eshte as logjike ta kerkosh ne arkivat gjermane, se nuk po flitet per oren dhe daten e sakte te nje beteje. Daten e vendosin clirimtaret. Ata i vene vulen dhe kjo respektohet. Saliu u perzje ne kete budallallek datash per tu shitur me antikomunist se c’ishte. Sepse duket si dicka e vogel, por nuk eshte aq e vogel. Qe bere zakon qe festat beheshin bashke; 28-29 nentori. Dallimi ishte i qarte: 28 e Pavaresise dhe 29 e clirimit antifashist. Clirimi dmth qe epoke tjeter dhe kush e drejtoi kete rezistence doemos we nevoja te pemendeshin. Ndersa duke i bere bashke evitohej kjo permendje e gradualisht evitohej fare edhe epoka e clirimit nga nazifashizmi. Duke cliruar edhe antagonistet qe iu bene bashkpunetore nazifashisteve. Pra, kjo e Saliut ishte nje depistim i llogaritur. Ndaj u kerkua te perligjej me kujtime veteranesh demokrate, shenime ditaresh lufte, etj. Nqs do qe ta vesh ne dyshim nje fakt historik, budallalleku eshte qe ta mohosh. Ndersa zgjuarsia eshte te vesh ne dyshim detajet. Pastaj ta shtrohet per revizionim. Dhe kur ta revizionosh ti japesh kuptim te ndryshem. Quajeni budalla Saliun apo ata qe ia shtine ne vesh keto gjera. Ne fund te fundit ai mbeti ky web ishte; arrivist i palodhur dhe karrierist. Autoritarist i burgosur ne mentalitetin e kulles. Te kish jetuar ne kasolle do e kish pjekur jeta. Ky mbeti intelektualisht aguridh.
Jane mjaft, bile shume 33 vjet qe kjo teme te diskutohet pambarimisht çdo 29 nentor. Dhe kjo nuk eshte as pune Saliu dhe as diskutimi se a ka patur apo jo nje lufte antifashiste ose siç njihet ndryshe “nacional-clirimtare” (!) Saliu vertet ishte ne krye te shtetit, por edhe pse nje ish komunist nuk eshte se nuk e kish kuptuar historine e hartuar nga fitimtaret, ndaj dhe kur ne kushtet e reja te pluralizmit, pra dhe te dieve, shquar, historiane te çliruar nga falsifikimi i historise se asaj lufte nga komunistet e ardhur ne pushtet, sidomos ate te periudhes 1943-1944, kur e hodhen si ide qe 29 nentori nuk duhet pranuar si dite e çlirimit, e gjeten ish presidentin Sali Berisha te pergatitur, sipas mendimit tim, ne pranimin e asaj teze. Saliu eshte i te 99-ave, por vetem budalla nuk eshte. Po keta te tjeret alias ‘fitimtaret” ç’hall kane? Tani, siç ne fillim citova, ky hall dhe kjo pjese e historise tashme eshte rrahur aq shume sa mund te konsiderohet e ezauruar. Nje pale nuk pranon 29 nentorin si “feste” dhe tjetra, jo vetem qe e pranon, por edhe e glorifikon. Ajo date ishte nje trill i Enver Hoxhes, i cili edhe pse hyri ne Tirane ne 28 nentor me qeverine e tij si fitimtar, si lake i Titos, me vone deklaroi se çlirimi ishte 29-ta, pra data e AVNOJT te Titos dhe kjo e vitit 1943. (AVNOJ, ishte diçka e ngjajshme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942). Atebote Enveri ne telegramin qe i dergoi Titos, shkroi se tani dhe festat do t’i kemi bashke. Pra fjala ishte per unifikimin e dates se tyre. Pra meqe tema eshte e ezauruar, dhe sepse eshte qesharake te quash date “çlirimi”, ate se a iku apo jo në 29 nentor gjermani i fundit, ketu them se mbyllet diskutimi!!! Edhe ca kohe, deri sa ta dominojne vendin forca politike qe kane ne sfond prejardhjen e tyre nga PPSH, në luften e tyre per pushtet, kete loje do ta vazhdojne, por gjithsesi koha si në çdo rast, do beje te veten. Ngjarjet kane ndodhur ashtu si kane ndodhur, por dhe historia e tyre duhet shkruar dhe pranuar, ashtu si ka ndodhur. Të presim e te shohim se çdo shkruaj rreth tyre, grupi i punes me historiane nga gjithe trojet shqiptare, qe drejtohet nga Paskal Milo, per histrine e periudhes 1912-1990, qe do te hartohet nga Akademija e Shkencave e Shqiperise dhe ajo e Shkencave dhe Arteve të Kosoves.
Edhe ketu ka kundershtare te asaj qe shpreh Viktor Malaj, por ai i ka sintetizuar fjalet qe ka thene duke i permbeledhur ne logjiken e ngjarjeve dhe fakteve te cilat tregojne ngjyren qe e shikon me sy, zerin qe e degjon me veshe dhe mbi te gjitha arsyetimin qe çdo njeri qe e ka logjiken ne vend dhe nuk ka shkare apo ti kete humbur fare, di se nuk behet fjale ketu per nje date: behet fjale qe te kundershtojme ate realitet dhe te vendosim realitetin qe duam ne pas pilafit. Keta nuk jane njerez por gjallesa bajate qe akoma diskutojne qofte daten e çlirimit , ate simbolike te pa perseriteshme dhe nje pati mbeshtetjen e gjithe botes, qofte dhe historine 45 vjeçare qe duan ta mohojne se Shqiperia s’ka egzistuar fare por lindi kur lindi per here te dyte fashizmi i viteve 1990 qe ne e pame me sy, e degjuam me veshe dhe e provuam dhe na shperberi e tani duam te mbledhim ate qe bene keta kriminele me ne krye nje te çmendur, Sali Berisha …. (sot endet si qene endacak, besoj e pate dje ne Vlore) e te mbeshtetur nga ata emra artistesh, arqitektesh apo ish intelektuale “te zgjuar” qe kur e pane se çdo gje u permbys, permbysen dhe ata kupen qe kishin ngrene , per te marre e ngrene ne kete kupen tjeter; pa dinjite, pa moral, pa nder, pa cipe dhe respekt per veten dhe shoqerine. E sot akoma duan. Pika u rente se kohet do ndryshojne dhe Shqiperia do te jete shume here me larte se ç’eshte, por jo si rezultat i ketyre, por i evolucionit te pa shmangeshem te zhvillimit duke çuar ne vend vlerat qe i jane mohuar. Rrofte 29 Nentori, dita e çlirimit te Shqiperise, rrofte Shqiperia dhe shqiptaret e vertete, poshte fashizmi i ri qe çfaqet si fantazme ne çdo kohe, Lavdi deshmoreve te rene ne luften Nacional-çlirimtare.
Komenti i z.Bureto i vene pikat mbi I , pra i afrohet se vertetes
Mbyllja jo premtuese kur pret qe historia e Shqiperise per periudhën 1912 -1990 te shkruhet me se fundi sic ka ndodhur ,ne baze te fakteve e deshmime nga Akademike me kryetar P. Milon . Ai beson se do te shkruhet me se fundi historia e vertete e vendit por emri i drejtuesit ka dhene fakte qe eshte i njëanshëm e partiak . Historianet duhet te jene njerez asnjanjes , pa ndikim familjar e bindje partiake. P.sh. Faktin e hidhur se ne nëntor te 1944 , dite perpara fundit te muajit ne Tirane u vrane me dhjetra intelektuale si do t’a shqyrtojnë historianet tani???
A hyne partizanet ne kryeqytet si clirimtare apo si vrases ?? Pse duhej kjo parti sllave te ndiqte te njejten politike qe ndoqi Tito ne shtetin e tij ? .Lista ishte përpiluar me pare dhe Avokate , Doktore , Tregtare Petagoge u vrane sikur te ishin komite , kriminele ,Hoteli Bristol tregoi krimin e “clirintareve ” ,,,pushtues ,me 8 kufomat ne bodrumet e saj . Vetem me terror arriten komunistet sllave te merrnin pushtetin sic dhe mbajtjen me pas dekada . Te filloi studimi historise nga gushti i 1943 e deri me 1992 .
Ore korcar ,ore derdimen.Deri me 1944 shqiperia dhe Greqia ishin ne nivele te barabarta ekonomike per arsye te lidhjeve tregetare reciproke,dhe kulturore. Pas 44-tres gjerat ndryshuan.Vetem kete rradhe po e tregon vete korcar.Ne je korcar,duhet te jesh krenar qe populli I korces dhe gjithe tregetare,intelektuale si doktore,farmaciste,ekonomiste etj. Te studiuar jashte ne Itali,france etj .iu bashkuan Frontit Antifashist si gjithe popujt e europes.Ata dhane gjithe kontributin e tyre moral ,material dhe duke vene koken ne rrezik per ke ceshtje.Pra populli u bashkua ne FRONTIN(fronti antifashist me popujt e europes).Komunistet abuzuan .Sulmi I shqiptareve qe pushtuan anijet si te lebetitur eshte pasqyra e qarte e sistemit 40 vjecar I partise komuniste.Pra 29 nentor 1944 tregoi qe shqiptaret ishin skllever .Te renet ne luften 1939-1944 jane deshmore te “frontit antifashist” dhe nuk e dhane gjakun per tallona dhe nje shtet te rrethuar me tela me gjemba.
Ky perbindesh i Zi , sterr nga koka tek kembet , ky djall e shkatrroi Shqiperine.
Para drejtesise ky i lene rrugeve pa nder, njeri pa bin and iman.
Madhtrues kerkon mosbindje civile.
Populli e ka flakur si leter banje.
Para drejtesise te japi llogari,te kycet pas hekurave.
Ky perbindesh i Zi , sterr nga koka tek kembet , ky djall e shkatrroi Shqiperine.
Para drejtesise ky i lene rrugeve pa nder, njeri pa bin and iman.
Madhtrues kerkon mosbindje civile.
Populli e ka flakur si leter banje.
Para drejtesise te japi llogari,te kycet pas hekurave.
Gjithandej lexoj… terror beri Enveri…terror Saliu… terror Edi …Perfundimisht Shqiperia eshte nje vend qe zgjedh ti udheheqin Terroristat… dhe si rrjedhoje e gezofshi Shqioerine Terririste o Komb Terroristash…Dikush edhe mund ta kundershtoje kete…Mjafton te shikoni sot Shqiptaret ne gjithe Boten ushtrojne Terror… A nuk ishte terror parada e Shqiptareve dje ne Londer….??? Clidhje ka te festosh si nje tufe huliganesh pavaresine e Shqioerise ne mes te Londres… duke goditur me shishe policine dhe duke uleritur si shtaze pylli…per cfare…ckusur te ka ai vendaliu qe ti shkon me skaf dhe hyn si hajdut ne Londer dhe mbas 1 viti e shtyp vendaliun me mercedes dhe hedh fishekzjare ne Londer per diten e clirimit te Shqiperise…Kush e ben dot kete lidhje…??? Eshte njesoj sikur te te hyje ne shtepi nje I huaj qe nuk I dihet kush eshte dhe nga vjen…dhe te thyeje gotat e te hedhe fishekzjare ne shtepine tende sepse ai ka ditelindjen…???
Nje malok hodhi nje gur ne lume dhe jane mbledh gege e toske e nuk po e nxjerrin dot.Lereni fare,ska problem.