Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ta kthesh mjekësinë në xhelat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ta kthesh mjekësinë në xhelat
Lajmi i funditopinion

Ta kthesh mjekësinë në xhelat

Published: May 18, 2026
Shpërndaje

​REDAKSIONALE

Një video e shkurtër, e regjistruar në korridoret e Psikiatrisë në Tiranë, ka bërë atë që qindra raporte zyrtare, strategji mizerabël në letra dhe fjalime propagandistike nuk e bëjnë dot kurrë. Ka zhveshur edhe njëherë lakuriq fytyrën e vërtetë të shëndetësisë sonë publike.

Pamjet janë tronditëse dhe dëshpëruese. Një paciente e mbytur në brishtësinë e saj mendore, refuzon të marrë medikamentet me pretendimin lëndues dhe human se është shtatzënë. Në çdo cep të botës së qytetëruar, ky do të ishte momenti ku do të hynte në lojë protokolli, durimi, psikologu, shkenca dhe, mbi të gjitha, empatia. Por jo tek ne.

- Publicitet -

Në shëndetësinë tonë publike, përgjigjja ndaj klithmës për ndihmë është një shpërthim banal, një fjalor rruge që vjen nga goja e asaj që paguhet për të shëruar: “Ik se po të sh**j robt” (!!!!!)

A është ky një incident i izoluar? A është kjo “një infermiere që humbi qetësinë”? Kam frikë se ky është kulmi i një sistemi të kalbur, ku kufiri mes kujdesit shëndetësor dhe abuzimit sistematik është fshirë me kohë. Denoncimet që pasuan videon flasin për një realitet edhe më të tmerrshëm. Përdorim të forcës fizike, presionit dhe dhunës si metodë “standarde” për të nënshtruar ata që nuk mund të mbrohen.

Po ​kush i ruan të pambrojturit? Sektori i shëndetit mendor është testi më i vështirë i humanizmit të një shoqërie. Pacientët psikiatrikë nuk bëjnë dot statuse në rrjete sociale, nuk mbajnë konferenca për shtyp dhe rrallëherë besohen nga familjarët apo institucionet kur ankohen për keqtrajtim. Ata janë plotësisht në mëshirë të fatit dhe të bluzave të bardha. Ja kjo ndodhi përpara kamerës. Po çfarë ndodh në ato dhoma ku nuk ka dëshmitarë? Sa raste të tjera janë mbytur brenda atyre mureve pa u parë e pa u dëgjuar kurrë?
​
​Faji në këtë histori nuk mbaron te punonjësja që shau dhe dhunoi. Ajo është produkti final i një zinxhiri të tërë dështimesh. Dështimi fillon te rekrutimet partiake, klienteliste dhe nepotike, ku njerëz pa asnjë lloj filtri psikologjik, etik apo profesional veshin bluzën e bardhë.
​Ku vazhdon? Te mungesa e trajnimit, te mungesa e kontrolleve të brendshme dhe te kultura e pandëshkueshmërisë ku kolegët mbrojnë kolegët dhe drejtuesit mbyllin sytë për të mos prishur “gjatësinë e valëve” të propagandës.

​Në majë të kësaj piramide qëndron Ministria e Shëndetësisë e më sipër qeveria. Është e lehtë për të bërë llogje në podkaste apo sfilata me ERTV.

Kulla, kulla, kulla. Vetëlëvdata të pështira. Po ku janë themelet e punëve të mira që do garantonin që jeta dhe dinjiteti i qytetarëve të mos nëpërkëmben?! Nuk mund të fshihet më pas “pezullimeve të menjëhershme” të rasteve individuale pasi ato bëhen virale në media. Kjo nuk është zgjidhje. Vetëm sa fshhet pluhuri dhe futet nën qilim.
​
​Shteti ka detyrimin kushtetues dhe moral të garantojë që kushdo që kalon pragun e një spitali publik të trajtohet si qenie njerëzore. Dhuna e ushtruar ndaj kësaj pacienteje është dhunë ndaj dinjitetit të secilit prej nesh.

Nëse Ministria dhe organet kompetente nuk ndërhyjnë me inspektime rrënjësore, me shkarkime të atyre që lejuan këtë situatë dhe me reformim të plotë të strukturave psikiatrike, atëherë ata janë bashkëpunëtorë në këto sjellje kafshërore.

Si doni ta quajmë ​një shoqëri që lejon dhunimin e më të pambrojturve?

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Dursakja says:
    May 19, 2026 at 12:12 am

    Jo vetëm infemjerja bën këtë sjellje me pacientin, por një mikja ime më

    ka treguar për kirurgen Diana Kristo që i ka thënë asaj( paciente)
    se nëse dëshiron informacion për zemrën hajde se të jap unë një kurs mujor me 300euro.
    Ky është modeli i personelit të mjekësisë shqiptare të çdo lloj grade shkencore. (jo të gjithë)
    Prandaj çdo gjë mund të ndodh në këtë sistem të drejtuar nga politikanë bastardë të çdo ngjyre e kallëpi qoftë.

    Reply
  • Vena says:
    May 19, 2026 at 12:12 am

    Sa turp!

    Reply
  • Artan says:
    May 19, 2026 at 2:49 am

    Lajme të tilla fatkeqësisht i has kudo, edhe me keq. Se ku lexova nje lajm kohet e fundit për një doktor në Zvicër a Gjermani, ndërsa vjet një doktor në Gjermani u akuzua per 15 vrasje.

    Reply
    • Vlora 97 says:
      May 19, 2026 at 3:03 am

      E hengre sufllaqen per sot ti?

      Reply
      • Artan says:
        May 19, 2026 at 6:51 am

        Ik o këlluf se nuk merr vesh nga këto gjëra ti, shko lepija Doktor Rrangallës, se unë nuk po mbroj qeverinë, se s’më rruhet as për Ramën, as për koqet e fishkura që thith ti.

        Reply
  • Rabina says:
    May 19, 2026 at 3:09 am

    Mos te rente rasti te kesh nen kujdes te semure mendore qofshin dhe familjare dhe do te kerkoje vullnetarisht te largoheshe vete nga kjo bote se nuk do te rezistoje dot.
    Keta te semure duan nje personel te tere te merret me ata, te rrojne per ata.
    Per Zotin te semurin dhe te shkaterrojne.
    Kane shume kosto, se te duan tere kohes prane, se nuk i le dot vetem, gjate kesaj kohe duhet t’u degjosh vetem ankesat dhe vajtimet dhe britmat.
    Jane shume egoiste per te te shfrytezuar deri ne palce.
    Mos gjykoni!
    T’ju them” E provofshi vete”, nuk e them dot

    Reply
    • V. K. says:
      May 19, 2026 at 7:11 am

      Po mirë moj devile, nëse puna me të sëmurët mendorë qënka për ty kaq e vështirë, atëhere pse nuk ndërron profesion? Shko pshm. halepastruese. Punë më të rehatshme s’ke ku e gjen. As prish nervat dhe as të shfrytëzon njeri. Nëse ke pranuar kushtet dhe firmosur kontratë pune për t’i shërbyer pacientit, pavarësisht sëmundjes që ka ai, ul kokën dhe mos hidh vickla si baxhellat në hamam.

      Reply
      • Artan says:
        May 19, 2026 at 8:00 am

        O Rabina, e lodhshme është edhe me fëmijët, edhe me të tutë të ikën petlla, lëre pastaj me ata të botës, dhe jo një e dy, po 20 e 30 sa mund të ketë një grup kopshti. Kështu që edhe edukatoret duhen mirëkuptuar, po unë kurrë nuk mund ta fal e justifikoj atë ndyrësirën që i theu këmbën vajzës tre vjeçe. Është krim që të ngre qimet përpjetë. Ndonjë shuplakë të lehtë edhe e kuptoj, po deri aty? Nëse ke arritur deri në atë derexhe, lërë punën, sado nevojë të kesh për të dhe sado nevojë të ketë shoqëria për punonjës të tillë.

        Reply
  • Mjeku says:
    May 19, 2026 at 5:45 am

    Ca si vone jeni kujtuar, sepse ne kohen e Covid u hodhen jo 1 a 2 por plot 5 te semure nga dritaret e “Shefqet Ndroqit” per ti shpetuar kesisoj asaj SHENDETESISE FALAS, pikerisht si kjo e semura qe ju thoni sot se refuzon te marre mjekim.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    May 19, 2026 at 6:07 am

    Infermierja

    Me infermjeren thonë se shpesh
    Pacienti ndodh të dashurohet
    Ka ndodhur që pas shërimit
    Pacienti me infermjeren martohet.

    Ç’t’i thuash këtyre monstrave
    Pa dhembsuri dhe humanizëm
    Të tilla infermjere o Ethem Lalaj
    S’ka patur kurrë në Komunizëm.

    Reply
  • Ana says:
    May 19, 2026 at 7:29 am

    Nje model jetese i bazuar ne dhune,materializem dhe degradim te vlerave dhe sjelljes njerezore qe per fat te keq promovohet dhe mundohet te na imponohet nga i gjithe sistemi politik dhe reflektohet kudo ne shoqeri,madje edhe ne fushat me te ndjeshme te arsimit dhe shendetsise qe per interasat e tyre perpiqen ta legjitimojne ne menyre djallezore si te natyrshme.Flasin gjithnje per rritje pagash,kurre per cilesine dhe performancen e sherbimeve,dhe njerezit,per hir te perfitimeve te perkohshme me heshtjen dhe ryshfetin e tyre e pranojne.Duhet te ndalojme ta bejme,sepse pasojat mund te na prekin nje dite te gjitheve njesoj.Asnje shoqeri qe nuk respekton veten nuk shkon larg.Ne vendin e pacientes mund te ishte secili nga ne ose njerezit tane.

    Reply
  • Edi says:
    May 19, 2026 at 7:35 am

    Fjale me fend, shko e bjer bythperpjete te varri Enverit e vajto per ate kohe komunizmi me infermiere humaniste e me tallona neper xhepa. Atje ke dhe Ethem Lalajn duke shkulur lesht e kokes nga qurravitjet.

    Reply
    • Fjalë me vend says:
      May 19, 2026 at 8:45 am

      Injoranti shpirt-tharë e shpirtzi me nick Edi. Nuk ia vlen të sqarosh plehra të qelbura si ti, se ti nuk kupton asgjë veç helmit të zi që ke në shpirt. Ose bën sikur s’kupton. I mjeri ti o zgjebarak gjoja “antikomunist”.

      Reply
  • emer says:
    May 19, 2026 at 7:49 am

    Une jam “kryeministri me artist” dhe “artisti me kryeminister” nder kryeministrat e tjere..
    Thote Gjatoshi Basketbollist!
    Ok, e kemi degjuar nuk e di sa here kete thenien e siperme.
    Nuk do desha gje tjeter, por vetem ta shfaqte videon e infermieres ne PodCast-in e vet aq here sa perserit levdatat e vetes!
    Per barazi te kohes televizive!

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    May 19, 2026 at 8:46 am

    Injoranti shpirt-tharë e shpirtzi me nick-un Edi. Nuk ia vlen të sqarosh plehra të qelbura si ti, se ti nuk kupton asgjë veç helmit të zi që ke në shpirt. Ose bën sikur s’kupton. I mjeri ti o zgjebarak gjoja “antikomunist”.

    Reply
  • Berlin says:
    May 19, 2026 at 8:46 am

    Ne asnje Vend te botes se Perendimore nuk ka mjeksi FALAS. Te gjithe ne Perendim paguajne Sikuracionet Sociale ( Pension, Mjeksi, Papunsi) etc. Ne hapsiren gejramne deri ne 40% te rroges brutto.

    Fakt eshte se shqiptaret kujtohen per kujdesin shendetsor vetem kur kane te bejn me ate. Ne shqiperi Doktorrat jane katandisur si lypsqar, rroga nuk u del as per qera shtepie, ka vetem disa cuba si kirurg e primar qe marrin millonat te tjeret “merre me long se mishi u mbarua”,

    Infrasturktura ( objektet spitalore, technika, ilacet) lere mos e keput. Kur kam vizituar nej here nje te njohur ne Spitalin qendor ne Tirane u tmerrova lageshti, myk, suvat po binin posht, krevatet pre hekuri me ndryshk. .. .por ajo qe me ra ne sy ishte fakti se ne cdo kat te spitalit kishte nga nje kafene.

    Qe ti kerkosh llogari trupit mejksor duhet ne fillim ti krijosh kushtet.

    Reply
    • Një shqiptar në Gjermani says:
      May 19, 2026 at 12:30 pm

      Ti Berlin ke vizituar në spital mikun tënd para vitit 2013 . Unë jam i shtruar në kirurgji sot dhe mund të them që spitali Nënë Tereza nuk ka asnjë ndryshim nga spitalet e vëndeve të tjera evropiane . Brenda territorit të spitalit, i cili është i rrethuar nga të katër anët dhe me roje natë e ditë nuk ka bare e pijetore si para 13 vjetësh . Unë që po shkruaj jetoj në Gjermani , por më zuri apendiciti në Tiranë dhe u operova para dy ditësh . Çdo gjë normalisht . Ato përshkrime që bën ti për spitalin e Tiranës , ose i ke me keqdashje , ose ke nja 15 vjet që nuk ke kaluar pragun e spitalit Nënë Tereza .

      Reply
  • Replikuesi says:
    May 19, 2026 at 1:14 pm

    Ti me nofkën Berlin je një maskara i fëlliqur një mashtrues e gënjeshtar i pa cipë . Jo vetëm spitali Nënë Tereza por asnjë spital në Shqipëri nuk është ashtu si e përshkruan ti . Në spitalin e Tiranës të gjitha godinat janë të reja ose të meremetuara e suvatuara jashtë e brenda nuk ka bare e pijetore . Ti je një qen bir qeni që shan vëndin tënd njësoj si kërma e Vuçidollit .

    Reply
  • nje punonjes buxhetor says:
    May 19, 2026 at 3:03 pm

    Trego sa pagove per ate operacion te Nene Tereza ti or shqiptari ne Gjermani se per ju emigrantet kane ca fatura ekstra
    (nese je vertete i emigruar e je operuar atje realisht e jo virtualisht mbi tastiere kompjuteri)

    Reply
    • V. K. says:
      May 19, 2026 at 5:52 pm

      Nuk ka se çfarë të tregojë se është ripjells i dalldisur nga trutë. Renacak ordiner që as vetë nuk beson ke mufkat që poston. Ky merhum me prejardhje nga mborje/drenova kujton se po ndryshoi nickun ka ndryshuar dhe surratin që ma ka si bithë tigani. Gjermaninë s’e ka parë me sy e jo më të jetojë atje. Është aq kokpalar i pagdhendur, sa nuk e kupton që çdokush lë gjurmë në forum, parë kjo nga mënyra e të folurit. Nqs. do të dish se me cilin kokpalar juglindor, popo-dhjer, apo një qytecar shiptar ke të bësh, fikso vetëm nja dy tre shprehje tipike banale që i përdor vazhdimisht.

      Reply
  • Artan says:
    May 19, 2026 at 10:10 pm

    Berlini eshte nje koqethithes i Doktor Rrangalles,mos ia vini re. Duket kur i tha aktor medioker Ndrenikes. Une nuk e di si jane kushtet tani, po heren e fundit qe kam qene nja 20 vjet me pare per nje nderhyrje te lwhte,m’u duken normale. Per te paguar pastaj … 1 milion te vjetra kirurgut dhe 500 anestezistit, dhe nga 5000 infermiereve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?