Nga Adrian Thano
Të njëjtët, që pak muaj më parë e mbushnin me lavde, sot e flakën tej me një votë të ftohtë, si leckë të vjetëruar.
A është rënia e Veliajt një reflektim politik? Ndëshkim moral? Goditje e korrupsionit që premton një mëngjes më të pastër për shoqërinë? Një triumf i drejtësisë?
Do duhej të ishte.
Por ky nuk është një shënim mbi fatin e mëtejshëm të ish-kryebashkiakut, por mbi hipokrizinë dhe karakterin njerëzor në kohën e interesit. Mbi teatrin politik pa dinjitet. Mbi fundin e pashmangshëm të atyre që mendojnë se mund të ndërtojnë pushtet me njerëz pa bosht dhe hierarki politike pa filtër vlerash.
Veliaj është sot pasqyrë e vetes: i rrethuar nga njerëz që u përzgjodhën jo për integritetin, por për bindjen. Dhe ja ku jemi: Këta, thjesht orientojnë kokën nga era. Dje ishin me të, sot e shkelin.
Në një vend ku çdo promovim varet nga “njëshi”, ku politika u hap dyert vetëm rrufjanëve dhe të përkulurve, harroje karakterin në kohë të vështira, ndershmërinë e brendshme, integritetin personal, forcën e personalitetit përballë tundimit të interesit.
Pasojat e kësaj politike që zgjedh njerëz pa shtyllë kurrizore e tejkalojnë Veliajn.
Ata që firmosën largimin e tij janë reflektim i një sistemi që nuk kërkon mendim, as karakter, vetëm bindje të verbër dhe servilizëm. Problemi është që ky model ka dëmtuar rëndë jetën publike, ka përhapur një mesazh dëshpërues me ndikim të thellë në shoqëri: që nuk duhet të jesh i ndershëm, as i aftë për të bërë sukses; që integriteti nuk shpërblehet; që nëse nuk u puth duart këtyre, nuk të hapet asnjë derë; që karakteret e fortë nuk kanë vend në politikë; që kjo e fundit bëhet me njerëz që zgjidhen jo për vlerat, por për dobësitë.
Edhe kur i promovojnë si “të rinj”, si “modernë”, apo si “profesionistë” të ardhur nga jashtë, në fund dalin kartonë njerëzorë pa qëndrime, zgjatime të sistemit që i lindi.
Katër-pesë duar kanë gatuar një klasë politike ku çdo gjurmë karakteri është zëvendësuar nga shtirja, imitimi, përshtatja për interesa; gjithçka për të mbajtur pozita, përfitime ose mbrojtje. Pa respektuar asnjë parim të vërtetë, pa i qëndruar besnikë as asaj që shpallin vetë!
Shikoni “kundërshtarët politikë”! Dje desh e dogjën të gjallë në zyrë, duke ia bërë gjyqin pa gjyq, sot janë ulur në bankën e moralit dhe i mbrojnë “të drejtën e fjalës”! Një tjetër batak, ku s’ka më parti, por rreshta që ndërrojnë ngjyrë si kameleonë.
Shkarkimi i Veliajt, edhe nga njerëz që vetë i zgjodhi, ushqeu dhe ngriti – është një leksion brutal, së pari për atë vetë.
Por edhe për atë që sot vërvit rrufetë e që ka ndërtuar një kastë të ngjashme me oportunistë pa bosht. Sot lotojnë nga “emocioni” kur ai flet dhe i thurrin lavde të trasha në publik, nesër do bëhen rresht për t’i hedhur baltë mbi varrin politik. Adhurues të përkohshëm, varrmihës të sigurt!
Do gëlojnë, deri kur politika të mos jetë më pronë e “njëshit”, por pasqyrë e shoqërisë.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky shënim është marrë nga rubrika Këndi i Kryeredaktorit në gazetën DITA versioni print. Gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Mund të ripublikohet nga mediat e tjera nëse në fund citohet DITA dhe vendoset linku i burimit

Nuk i mundësuan as të drejtën formale që të dëgjohej për të mbrojtur veten dhe për të paraqitur argumentat e tij.
Tufa e këshilltarëve (njëri madje edhe pranoi se ishin dele!), u shpërfaq në plotërinë e vet si trupa më mediokre, krejtësisht e padenjë dhe e pavlerë për të qenë përfaqësuese e Tiranës në kuvendin e këshilltarëve të saj.
Mbase më mirë kështu – të paktën i shpëtuam skenave që mezi i përtypëm në rastin Beqaj. Në fund, gjithsesi do ta shkarkonin. Jo për drejtësi, por për ta harruar më shpejt.
-Është rasti 2 që Edi Rama i BIE NË GJUNJË DREJTËSISË SË KAPUR 100 % NGA SALIU 1992 DHE, NON GRATËS AMERIKANE+ANGLEZE.!
1.SAIMIR TAHIRI U SHKATKUA SE SHËMBI DROGËN E LAZARATIT TË LIGJËRUAR NGA SALIU..DHE DREJTËSIA QË NXIRTE NGA BURGU ATA QË ARRESTONTE SAIMIRI për të mbjell më shumë në 28.000 km/2 për ta kompensuar LAZARATIN dhe për të siguruar mbi 60 prona në Shqipëri dhe Europë,si dhe 19 KULLA TE KL.PARTIZANI 18- 21 KATE.DHE E.RAMA BËRI GABIMIN NR.1.
2.Flakja e E.Veliaj është më e rëndë,Pasi jo vetëm nuk ka fakte bindëse..ku edhe FUSTANET E ARIOLËS JAN SHTUAR 100 FISH,POR NENI KUSHTETUES I SHKARKIMIT NUK KA TË BËJ ME SHMANGIEN NGA DETYRA..POR,ARRESTIMI QËLLIMT PAS 54 PROTESTAVE TË SB KE BASHKIA PËR TA MARRË ATË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT 25.!
SA I PËRKET KËSHILLTARVE SOCIAKIST,ATA U KTHYEN NË ROBOT TË E.RAMËS 100 %,I CILI PARAPRAKISHT I THIRRI NË SELINË E PS.!?
NUK PO SHKRUAJ PËR BANDËN E PD,SALIUT 1991.MË VJEN MARRE TI DËGJOI.!!
Veliaj duhej të kishte dhënë dorëheqjen dhe shmangej ky teatër politik. Ai problemi e ka me Olsi Dadon dhe jo me Ramën. Po fitoi ndaj Dadon, Erioni bëhet më i fuqishëm politikisht dhe po humbi ka humbur edhe si politikan.
Rrenjet e shperbete,KRIMIT gjinden ne VITET ’90-te kur integralisti neofashisti pardesybardhe Edvinin Bojaxhi u vu si GOBelsi ne krah te SS- Serbit Sali!
Ndersa PD eshte 35 Vjet bande terroriste me 500Mije vetem di Ndersa PS nje turme trushpelaresh drejtuar nga agjenturat permes nje integralisti neofashisti me problema te renda te shendetit mendor SOT shume me i rrezikshem se ‘babai’ i tij Sali tu Neroni qe dogji ish Shqiperi!?
Sie Ka Emrin kryeKarja e keshillit bashibozuk te e bija e Kujt eshte,per c’far merite e kush e Ka zhjedhur!?
Bashkim Fino mos eshte ai i INKRIMINUARI qe Bordello Nano Publikisht e aluzonte te INKRIMINUARI e te lidhir ‘Bacin’ me Mirino e Xhikes…
Ndersa neofashisti EDvin me urdher te agjenturave e shpalli dot ZIJE kombetar si per krriminelin Olldashi dhe u viri edhe emrat rrugesh e shkollash!?
Ky eshte informacioni qe i duhet popullit’ e Jo Lali Eri e breket e Xoxe por breket e DADOS qe i Ka Asfalija Greket dhe i tund Beleri Ne parlamentin Europian allias BE-Hale
O shoku qivaçi, çër gjuhe osht kjo qi shkrun tina?
Tani ta lirojne se nuk eshte me asgje.
I prish dot provat tani???
Ti mire e ke por kjo drejtësi e re nuk po i pret kokat e vërteta, nuk po e çan gardhin ku është forca, por rreh fort aty ku “lejohet”. Nuk i kemi parë ende mëkatarët e mëdhenj të ndëshkohen.
Nje njeri i forte duhet te dije te beje dhe te mbrohet! Veliaj u hodh ne gropen e Ujqeve te udhehequr nga kreu i sektit Sali! Apo e lejoi veten te trajtohet si ushqim per ta! Dhe bene ushqim per qente e PD. Dhe ata , Saliu, ja arriti qellimin! C;beri Rama eshte tjeter histori! Lufta ka nevoje edhe per heronj dhe Erioni eshte nje i tille!Por goditja e tij vjen edhe nga mje ane tjeter ,gruaja e bukur te vret ose te ngre ne pozite! Uroj te dale i pafajshem!
Një bravo të madhe!
Kjo që po ndodh nuk flet për drejtësi. Flet për hipokrizi të kthyer në sistem. Për karaktere pa bosht që zhvendosen me erën e interesit. Flet për një teatër të ulët politik, ku rolet ndërrohen, por maskat mbeten po ato. Dhe mbi të gjitha, sic thoni dhe ju z.Thano është një leksion i ashpër për ata që ndërtojnë pushtet mbi servilizmin, jo mbi parimin — sepse fundi është i garantuar kur ngre perandori mbi njerëz pa shtyllë, e në një hierarki ku vlerat nuk filtrohen, por thjesht urdhërohen.
T lumte pena.thano
askush nuk duhet t mbroje korrupsionin por ljo eshte tjeter skene komplet. Hipokrizi e rende
Edhe Enver Hoxha, qe ishte një diktator — nuk i duronte bythëlepirësit. I perçmonte. Edhe ata qe i shërbenin me nënshtrim total, i largonte me përbuzje sapo nuhaste mungesën e karakterit. Sot, ndryshe nga ai, sistemi politik shqiptar duket se i ushqen dhe i shperblen servilat. Ndaj çdo njeri me karakter e integritet perjashtohet qe ne dere.
Ju pershendes i nderuar Thano
Tironci
Gjithe kta vallaj gabim kush i vuni se sot a neser valoi druni…….
Ore i pytje kom una ….. kta te spak per budallenj i merrni ju se der tani spo dalin huq se mesa duket der tani i kon ra 10cit.
Eshte stili i atij qe i ben kriptoapologji, Enverit.
I sherben pushtetit dhe pastaj te flakin me doren e njerezve te afert. Cfare ka per tu habitur?
Pse nuk i ktheheni “Teatrit”? Aty i keni te gjitha pergjigjet e mekanikes se pushtetit pjese e se cilit ishte Veliaj.
Pyeteni pse nuk rrëfehet? Aty do gjeni ku eshte kapur.
Enverit ti vesh rrotull.
Te fuste plumbin po i dije kufijte.
Sot flasim per liri dhe hamë m.. kot
Dalim per liri dhe vritemi
Pikat mbi i !!!
Të ndershmit nuk kanë vend në politikë, sepse nuk pranojnë të heshtin. Dhe kur sheh që politika bëhet me njerëz që zgjidhen jo për vlerat, por për dobësitë, moralin e një shoqërie e godet drejt në zemër.
Rama duhet ta dijë që të gjithë i pret fundi i njëjtë kur e keqkuptojnë pushtetin. Sepse në fund, nuk janë kundërshtarët që të rrëzojnë. Janë të tutë. Ata që vetë i bëre të tillë.
Ka ekzistuar nje periudhe e arte ne parlamentin shqiptar, kur ishte Fan Noli. Nuk Ka pasur oraror te dyte si Noli. E megjithate ishte ne minorance. Ne ato 6 muaj qe erdhi ne qeverisje Noli i ndritur nuk e kuptoi se askush nuk do sakrifikonte per te drejten. Dhe erdhen nga veriu Zogu me pushkatare e bjellogardiste e moren pushtetin kollaj fare pa gjetur rezistence. Historia meson qe nuk behesh me pushtet pa qene njecike ujk. Pastaj nuk e mban dot pabu bere tamam ujk. Heren e pare kur u leshuan mongolet e Doktorrit dhe rrezuan Nanon ne 14 shtator te ’98 tregonin si qyfyr ikjen e Rames ne bulevard me corape. Por dalengadale Rama, qe e mori leksionin arriti qe ta coje doktorrin te pellase dritareve si hoxhe pa’ minare. Ne fund te fundit, nuk mbahet pushtetin pa qene vertet ujk. Duam apo s’duam, keshtu i do mushka drute. Perndryshe nuk humbte doktorri, dhe turmat e tij kriminale. Por kjo pune perseritet, si puna e rrokullisjes se portokalles dhe sa do rrojme do mesojme. Fundja ne politike gjithandej funksionon ne te njejten menyre. Njesoj si ne religjion, ku vdekja e Papes kthehet ne feste per zgjedhjen e Papes se ri. Persa i perket kryetarit te bashkise Veliaj, nuk e di. Por nuk mund te rrije vendi vakant gjersa ai te lirohej nga problemi me gjykaten. Tirana eshte qytet i madh dhe kryetari i bashkise nuk drejton dot nga burgu. Tirana nuk eshte kompani private, qe edhe kur pronari rri 1 vit ne burg/ne spital apo me pushime ne Japoni apo Honolulu dhe serish eshte ai pronari dhe drejtuesi. Jo, kryetari kur nuk eshte liron vendin per dike tjeter qe eshte prezent. Fundja, nuk Ka lindur kryetar e do vdese kryetar. Padiskutim qe servilet dhe puthadoret e sotem, ambiciozet qe neser do transformohen ne ujk, jane pjese e pashmagshme e luftes brenda llojit. Por ndofta, nje dyshim i vogel sikur vjen vetvetiu: mos Veliaj iu hodh ne tavoline Doktorrit si ushqim qe e permbante menyja? Se doktorri iu qep nga pas per te riardhur perseri ne zyren e vules se PD.
Edi Rama do jetoje dhe do vdese ne pushtet si Enver Hoxha.Eshte adapt per kete popull ketu.
Shkrim me shume karakter!
Kjo parti/ ps me kujton dramen ‘Vizita e Dames plake’! I kullufit te vetet! Sikur nuk qene! Si e bene nga nr 2, asgje per 6 muaj!???? 25 vjet investim politik!
Une do thoja: lereni te flase. Eshte e drejra e tij. Kush ka frike nga ato cka mund te thote,
Ti SPAK-u bashke me Ethem Lalaj jeni njerezit me te zgjuar qe komentoni ketu ! Vetem ju te dy e gjetet qe Veliajn e largoi nga bashkia Sala dhe jo Rama si pretendojne shumica! Edhe keshilltaret socialrilindas qe votuan per shkarkimin e tij jane sherbetore te Berishes dhe jo te Rames !
Tradhtia eshte po aq e vjeter sa dhe prostitucioni. Dhe aq po te ngjashme😁
Te keqen e prostitucionit
Erion Veliajn “nuk e hëngri drejtësia, e hëngri bataku”.
Erion Veliaj nuk u rrëzua nga ndonjë gjykatë, as nga ndonjë betejë publike. U rrëzua nga të vetët, me votë nga ata që vetë i zgjodhi, i rriti dhe i ushqeu me pushtet. Njerëz që sot i japin shkelmin me të njëjtën zell që dje i bënin temena.
A është ky ndëshkim për korrupsionin dhe fillim i një epoke të re? Jo. Është thjesht skena e radhës në teatrin e vjetër të politikës shqiptare, ku heronjtë ndërtohen për t’u djegur, dhe të “tutë” bëhen armiqtë më të mëdhenj. Sepse kjo politikë nuk kërkon mendje të forta, por koka të ulura. Nuk nuk promovon të zotët, por të përdorshmit.
Veliaj është produkt i kësaj fabrike: i rrethuar nga njerëz që i shërbyen sa kohë ai kishte forcën e partisë pas. Tani, kur ajo forcë është në rënie, po i mbyllin derën. Jo se janë më të ndershëm se ai, por sepse era ka ndryshuar.
Edhe opozita, në këtë histori, nuk mbetet pas. Dje donin ta linçonin, sot i mbrojnë “të drejtën e fjalës”. Jo për parim, por për leverdi. Asnjë nuk është koherent. Të gjithë janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrim sapo shohin mundësi për përfitim. Ky vend nuk ka opozitë. Ka grupe që vrapojnë nga një karrige në tjetrën, në pritje të një momenti të volitshëm për të hyrë në valle. Shesin moral sipas kursit politik. S’kanë qëndrim, kanë interes. Ndaj nuk duhet të na habisë ky çorientim total: në politikën shqiptare, edhe hipokrizia është strategji. Politika shqiptare nuk ka memorje. Ka interes. Ajo nuk njeh miq, njeh nevoja. Kush i duhet, ngrihet në qiell; kush i prish punë, zhytet në baltë. E gjitha sillet rreth një logjike primitive, ku çdo figurë është e përdorshme, por asnjë nuk është e pazëvendësueshme.
Ndaj edhe të rinjtë që promovohen sot, dalin nesër versione më të përmirësuara të të njëjtit model: ambalazh i ri, brumë i njëjtë.
Veliaj nuk është viktimë. Është pasqyrë. Sepse kush ndërton pushtet mbi duartrokitje të detyruara, përfundon i vetëm sapo ato duartrokitje ndalojnë.
Në politikën shqiptare nuk ka garanci për askënd. As për liderët. As për servilët. Askush nuk është i sigurt në një sistem që përçmon karakterin dhe i fal gjithçka oportunizmit.
E vetmja mënyrë për të ndryshuar diçka, është të përmbyset ky model. Të dalin në skenë njerëz që nuk kërkojnë thjesht pushtet, por dinjitet. Deri atëherë, historia e Veliajt do të jetë thjesht një nga shumë të tjera.Kjo nuk është një histori për një njeri që ra. Është një kujtesë për këdo që mendon se politika është fushë për pushtet personal. Nuk është. Ose nuk duhet të jetë. Sepse në fund, të gjithë ata që mendojnë se do sundojnë përjetë me turma që thonë “po”, do përfundojnë të rrethuar nga njerëz që thonë “jo” sapo fryn era ndryshe.
Nuk e ka fajin vetëm “njëshi”. E ka fajin edhe “rreshti” që ka pranuar për vite të rrijë i përkulur.
Por harrojnë që asnjë fron s’është i përjetshëm.
Te lumte Thano e ke godit kur keta plehra qe lepiheshin tani u ben luan
Edi Rama njeri i pabese.pasi shkateroi Saimir Tahirin,te njejten strategji per te groposur Erjon Veline.edvini mban afer vetes njerez pa integritet,medioker qe i servilosen ramsit,persona si Veliaj,Tahiri,Blushi,Bushati,i largon o i fut ne burg duke perdorur ushtaret spakut Olsi daducin,altin dum dum dumanin,Banin gjykates,everst pallumbin e te tjere zagare te Sali vicidolit.edvini nje kategori me saliun e Xen sytopes e like defterin ha mbas shpine shoket e tij.edi rama cinik i pashpirt kenaqet duke shkateruar jeten dhe karieren e shokeve te tij.
Sic ua beri ktyre do ta pesoj dhe vetë
Radiografi politike dhe sociale e tufes te politikaneve.
Skaner i integritetit dhe moralit. Nxjerrje lakuriq e gjithçkaje te ndyre qe ata e mbajne te mbuluar me hipokrizine e perditeshme.
E peshtire kur e lexon por e perkryer ne llojin e vet per tufen tone politike. Nje bravo e madhe per z.Thano!
Të lumte pena o Thano
“E majta i han bijtë e saj” – Lunaçarski, Arianit Çela i BRSS.
Njeriu ha njeriun
Homo hominis lupus est”….
Homo demon-craticus lupus est….
Të lumët na për llumin që na rrethon dhe atë që mbajmë mbi kryet tona.
Por “Prisni, prisni se nuk keni parë gjë akoma”😱😰
“….Shkarkimi i Veliajt, edhe nga njerëz që vetë i zgjodhi, ushqeu dhe ngriti – është një leksion brutal, së pari për atë vetë. Por edhe për atë që sot vërvit rrufetë e që ka ndërtuar një kastë të ngjashme me oportunistë pa bosht. Sot lotojnë nga “emocioni” kur ai flet dhe i thurrin lavde të trasha në publik, nesër do bëhen rresht për t’i hedhur baltë mbi varrin politik. Adhurues të përkohshëm, varrmihës të sigurt! Që do gëlojnë, deri kur politika të mos jetë më pronë e “njëshit”, por pasqyrë e shoqërisë….”
!!!!!
E idhet por e sakte
I ke rene pikes
Mesim per lalin dhe per te gjithe
E kam votuar PS që nga 1991 e deri 11.05.25 dhe ndofta do e votoi përsëri,pasi nuk ka e nuk do të ketë Parti tjetër në Shqipëri përderisa të jetë GJALLË E NË PD,OPOZITË NON GRATA-FATKEQSI KOMBËTARE:
-Por,hedhja e LALI ERIT MISH PËR QËNT E RRUGËS nga Edi Rama,mëkënse nuk u paraqitë në deyrë,është KARAGJOSLLËK,LUFTË BËRRYLASH SI NË PD-edhe në PS,Pasi nëse në PD-Saliu ka VRARË SHOKËT E TIJ,Edi Rama i ka lën të lirë të VJEDHIN,Mandej ja lë në dorë SPAK-ut për ti futur në burg pa FAKTE BINDËSE dhe,PS nuk i del në mbrojtje asnjërit.QËNDRIMI KËSHILLIT BASHKIAK DJE ISHTE BYTHË-LËPIEJE E E.RAMËS DHE WC-ve TË TURANËS.
Fakti i arrestimeve të dy EKSPONENTËVE KRYESOR TË PS-SAIMIR TAHIRIT DHE LALI ERIT,Tregon se Edi Rama nuk pyet më për asnjë Socialist të ndershëm,përveç integrimit në BE.! Por,në kushtet që SPAK+GJKKO po arrestojnë vetëm MAJTAS 100/1,tregon se KRAJËT dhe E DUMANËT E SPAK nuk po e përfillin më,por Saliun,tregon se me këtë drejtësi SELEKTIVE NUK mundet të Shkohet në Europë,pasi kundërshtari PARË është Saliu dhe i DYTË Fredi Belerët e Jugut.
Po kështu,zvarritja e hetimeve e gjykimeve të S.Berishës për GËRDECIN,21 JANARIN,KL.PARTIZANI,etj..ka një bazë: DEKLARATËN E EDI RAMËS MUAJ MË PARË.”..SE NËN QEVERRISJEN E PS NUK ARRESTOHET KRYETARI OPOZITËS..” ! Ndaj thuhet se SALIU DHE RAMA JANË BASHKË SI VËLLEZRIT SIAMEZ.!!
Shpresoi që LALI ERI TË FITOI NË GJK DHE ATË ND/KOMBËTARE.
O pikeeeee!Jane ca ketu te kohes se Lunacarskit.Cfare shkruan gomarlleqe ti Lunacarskij Aranit Cela i BRSS. Hane Shan,hane Bagdat.
Lunacarski ka qene nje bolshevik i kohes Leninit dhe Gorkit,.Shkrimtar,Kritik Letrar,Estet.Perkthyes,.Ka qene edhe Komisar i Popullit per Edukimin,.Si bicim Minister Kulture ne Kohen e Lenin-Stalinit.Ka shkruar Estetika dhe Letersia,.
Kurse Aranit Cela ka qene nje koqe gomari.Kryeprokuror nga lufta i enver hoxhes.
Me kujtohet kur ishim te vegjel e gjuanim peshk ne rezervuar. Po doje te zije peshk te madh do ngrije lart tapin qe te coje grepin me krimb ne thellesi. Karremin, si i thone. Do nerva dhe durim te gjuash peshkun e madh. Dhe shpesh ai eshte i ngrene dhe as e luan karremin. Po e kapi mund te te kepuse filispanjen. Dmth eshte rezultat i veshtire peshkimi per peshkun e madh. Plaku Santiago tek romani Nobel i Heminguej beri 84 dite qe kthehej pa’ zene peshk, dhe kur zuri peshkun e madh ia hengren peshkaqenet rruges e u kthye me skeletin e gjahut. Eshte sport i rende gjuetia e peshkut, sidomos kur je i vetem me kallam ne dore e verdalle vertiten peshkaqenet. Ky eshte sistem i korruptuar gjer ne kocke dhe keta tanet imitojne ata te medhenjte. Ata qe drejtojne shtete dhe supershtete. Njesoj, peshq te medhenj qe nuk i ze as grepi dhe as rrjeta. Sepse sistemi i ushqen, i zmadhon qe te mos i kapesh dot. Kurse, te gjuash peshq te vegjel, sardele ose Sic i thoshim popullorce – korrobace eshte e lehte dhe e gezueshme. Ule tapin, lere 1 pellembe dhe aty buze gjolit hidh Ca mbeturina. Korrobacet afrohen dhe shtyjne njeri-tjetrin sekush te kape mbeturina dhe karremin bashke me to. Me kujtohet kur kapja korrobace nga kurrizi, pa’ i vene grepit asgje. Ata bejne rremuje sic bejne keta te rinjte qe kryetaret i leshojne per te mbajtur me muhabet fejsbukun. Sic beri dasmen Gamori, djali i Jozit, ashtu sic u martua dhe Veliaj; nuk e kuptojne qe rremuja per tu dukur i shtyn drejt grepit. Por edhe massmedia, binjaku sentimental i fejsbukut nuk Ka durim te gjuaj per peshk te madh, se mund te kthehesh 84 dite pa zene gje dhe ne fund po e kape rezultati mund te jete si trofeu i plakut Santiago. Atehere, yxhym,ulni tapat dhe gjuani korrobace. Ata hidhen vete ne siperfaqe, sapo u flak afer bregut Ca barishte e mbeturina. Eshte maskarallek, patjeter, qe te sakrifokosh te vegjlit per te mbajtur status-quo-ne e peshqve te medhenj qe notojne ne ujera te thella. Por ky eshte cmimi i seleksionit natyral. Veliaj pervishte menget te mbillte peme, te transformonte Tiranen apo te ngrinte kopshte – kjo ishte faqja e fejsbukut qe dukej. Ate qe s’dukej do ta mesojme nga procesi qe do zhvillohet. Nuk besoj te dale pa’ lagur, se proceset burokratike jane te tilla qe hyn ne valle e s’del me dot. Ceshtja eshte se a pesho mjaft per ta keputur filispanjen, ndryshe te kapi grepi dhe e hengre. Titulli qe Thano eshte ruajtur mos ta thote me shqeto do ishte;”Kur e ha nga te tute”, per ta nenkuptuar ca me keq me fjalor bulevardi me futje dhe te futur. Vetem njeri do kujtohet si kryetari i madh i bashkise, s’ka vend per dy, apo tja kalosh. Vetem nje gje do cudiste kedo qe ben mbledhjen e thjeshte 2+2=4. Si mund te pranosh te vish drejtore spitali ne Tirane me 1200€/muaj rroge e te lesh 2500-3000€/muaj rrogen ne Kanada? Apo ministre me 1500€/rroge kur merr dyfishin ne Itali? Ti po sakrifikon hesapin tend familjar per nje vend pune ne Shqiperi qe, se pari s’è ke te sigurte se do e mbarosh kontraten. Se dyti do mendojne se Ke ardhur te vjedhesh tendera e me the te thashe. Se treti, do shperngulesh familjen, do prishesh ate njefare ekuilibri qe mezi Ke krijuar. E per cfare? Qe te perfundosh tek gjuetia e korrobaceve? Te jem une, sinqerisht, te me kerkoje Rama per minister/zv/kryeminister apo zv/minister, etj, te vij aty per nje rroge modeste 1500€ kur aq i marr per dy jave ketu ku jam, per tu leqendisur me miletin e fejsbukut e se fundi, mos o zot, te me fuse brenda ndonje tullac i plepave si ky prokurori e te me gjykojne sera e gjingjonve qelbanike e te korruptuar qe nga dita qe dolen ne rroge; po une duhet te jem kokrra e budallit. Me gjeni nje minister rendi qe beri vitin nga Bajrami i madh deri tek Bajrami i vogel. Asnje nga ata s’ngeli pa u akuzuar apo dyshuar si hajdut fondesh/tenderash apo tregtar droge. Vetem nje – me kujtohet ajo Rudina Seseri webla mandatin dhe iku si zonje. E kuptoi sic e kuptojne te gjithe se kjo pune perfundon tek rremuja e korrobaceve kur nuk i pelqen pavaresia jote kryetarit. Kryetaret ne pergjithesi kane alergji nga njerezit e zgjuar dhe indipendente. Po njesoj, edhe ato apo ata qe i bindeshin u larguan gjithashtu. Psh ish ministrja e Mbrojtjes Kodheli. S’kam degjuar me per te si e perfundoi perfshirjen ne politike. Dmth, e zgjata shume, po hyre ne gjol si peshk, fatin e peshkut do kesh. Ju pershendes i nderuar Thano! Jam shume i sigurt se Ke shkruar pak dhe sakte, por sa keqardhje Ka ne rreshtat tuaja. Ndofta Jo per personat ne fjale, po per fenomenin kaq te perhapur..
Ty Ardian Thano sot te duhej minimalisht nnje autokritike publike per faktin se per shume kohe ke afishuar lavderuar e ngritur ne qiell bemat korruptive e atij capaculit Erion Velise vetem e vetem se ishte kukulla e Rames ne Bashki.
Dhe maksimalisht te duhej ti jepje te drejte kesaj opozite qe dje kerkoi ti jepej mundesia e fjales atij te cilin ajo e pati denoncuar per vjedhje e korrupsion. Se jemi ne demokraci te supozuar e jo diktature te deklaruar.
Behu nje here i vetem ti Thano denoncues i nje afere korruptive te ketij pushteti korruptiv 12 vjecar Rama se boll ndenje duke i bere opozite denoncimeve te opozites per vjedhje, korrupsion. Sepse ja, vjen dita qe ato vjedhje faktohen dhe avokatet mbrojtes te tyre turperohen.
Opozita e vërtetoi që ishte thjesht një grusht servilash rreth kryetarit të partisë, kjo u vëretua kur u përjashtuan fitues të primareve dhe në listë për deputetë u vunë duartrokitësit. Bljnë proçese farsë. Dhe kështu e vetmja gjë që iu ngelet pasi nuk dinë më ça të thonë para popullit, është të dalin me sallator në dorë para Kuvendit, siç bëri dhe S.Korreshi. Opozitë memesh.
E mbushe tregun me peshk te qelbur importi nga Amerika latine o Dudum.
O Adrian. Që të gjesh sot një njeri me karakter në Shqipëri duhet të dalësh rrugëve me qiri në dorë si Diogjeni që kërkonte të vërtetën. Njeriu nga natyra është i poshtër, egoist, servil me të fortët, bishë me t dobëtit. Instikti i mbijetesës është kryesori te ai. Aq më shumë në këtë Shqipërinë e sotme ku njeriu për njeriun është vërtet ujk. Vetëm kush e ka të siguruar bukën e gojës mund të ketë një farë dinjiteti. Ndërsa kur varesh nga drejtori ose pronari, jo vetëm dinjitetin, por edhe trurin duhet ta lesh në shtëpi. Edhe Rama e ka treguar me fakte se nuk i duron dot të aftët, njerëzit me karakter dhe dinjitet, njerëzit që nuk i kanë borxh asgjë atij. Dhe nuk po flas këtu për kriminelin dhe kopukun Saleh, që e ktheu përmbys Shqipërinë; Të aftit, të ndershmit, njerëzit me karakter nuk i do kush. Kërkohen servila, puthadorë, njerëz që dinë ta përkulin mirë kurrizin. Që e njohin mirë atë shprehjen: dora që nuk kafshohet, puthet. Dhe kështu ka qënê jetë e mot. Kështu ngjan ngado se kjo është shoqëria njerëzore e dalë nga xhungla. Sidomos në Shqipëri. Veliaj, Rama, Salehu janë pjesë e këtij mileti. Nuk ke çfarë të presësh dhe të kërkosh më shumë. Te gjesh sot njerëz të ndershëm, me karakter dhe të drejtë është po aq e vështirë sa të gjesh një virgjëreshë në bordello.
Per sqarim ndonjerit me lart. Fraza “Revolucioni eshte si Saturni, ha bijte e vet” i referohet periudhes se revolucionit francez. Ishte nje avokat, Vergniaud qe mbeshteti revolucionin dhe u denua ne gijotine prej revolucionareve me 1793 dhe kur i dhane denimin tha kete fraze. Por kjo ne fakt mbeshtetet ne motologjine greko-romak, ku Kronosi(Saturni ne motologjine romake) kish marre vesh profecine qe njeri nga bijte do e vriste dhe filloi te hante djemte e tij. E shoqja, Gea fshehu Zeusin ne Krete dhe Zeusi e vrau babane, dmth Kronosin( Saturnin).
@mapo. E mbusha mapon (supermarketin)me peshk, me nje fjale 😀me korrobace
Nje koment per komentuesin vlonjati! Une nuk thashe qe e shkarkoi Rama apo Saliu! Une nuk jam ne PS! Por kuptoj se Ra,a e ,brojti duke shkelur Kushtetuten! Por per te folur pe zgjuarsine di disa barcaleta te Laluceve me Vlonjatet! Por le te behemi perseri vellezer jemi Shqiptare dhe Saliu vetem shqiptar nuk eshte! Shendet!
Prototipi klasik i kesaj kategorie njerezish ehste lexhends Saleh Berisha.
Une qe e njoh qe ne filimin e karrieres se tij politike nga fundi i viteve 60-te si komuist 24 karat qe kerkoi te takohej me sekretarin e pare te Komitetit te Partise te rajonit 1, Jordan Panit, per t’u ankuar dhe shprehur indinjaten perse kishin harruar nje here ta ftonin ne leximin e pare te njeres prej veprave te “shokut Enver”.
Pikerisht ky Saleh qe Partia e tij e privilegjoi duke eshpure ne Paris rreth 7 here per specializime dhe sherbim per udheheqjen brenda nates u transformua ne antikomunistin me te flakte te Shqiperise.
Te gjithe nha skena politike kane vjedhur, por ne burg dhe ne shkaterrim do ta çojne vetem ate qe eshte me gjak shqiptari.
Kjo eshte detyra e dhendrrit te shkjaut-Salehut dhe e joshqiptarit Rama.
Delet gjithmone aty do te jen, te gatshme si gjithmone, te hane kedo qe i drejtohet gishti.
PARODI
FITORJA E PARASHIKUAR DHE KUTIA QË S’ZGJIDH GJË
Në prag të fushatës, me zë që s’të fal,
Rama si gjeneral, i sigurtë, flet ngadalë.
Thërret nga foltorja Babloku si mbret,
Ngrihuni patronazhistë, fitorja ju pret.
Do të fillojë fushata sa më shpejt,
Të vazhdojmë përpara e veç drejtë,
Me stil orator, e me batutat e tija,
Ai shpalli fitoren, para se të hapet kutia.
Lali Erin e shkarkuan fiks si dinë vetë,
Masivisht ishin votat me unanimitet,
Ata që dje në këshill i shërbenin atij,
Tani për ta është Rama padrinoja i ri.
Patronazhistët përgjojnë në rrugë e shesh,
Çdo hall të popullit e vënë vath në vesh.
Fatin e zgjedhjeve piktori e ka shkruar,
Kështu s’ka se si rezultati të dalë i gabuar.
Një “like” në Facebook, një fjalë në kafene,
Patronazhisti shënon çdo ngjarje të re,
Vota s’është shprehje, është vënie në rresht,
Dhe kush s’e kupton, më mirë le të heshtë.
Nëse kanë postuar një status pa kujdes,
“Ky është rebel!”, thotë patronazhisti me stres.
Kur vjen dita e votës, ishalla s’voton,
Se votën kundër Bablokut kush ia shpjegon!
Ky s’ka votuar qysh nga koha e parë,
Ky tjetri voton Saliun, qënka i marrë,
E tallen me votën dhe thurrin një plan,
Shërbëtorë të partisë pa din e pa iman.
“Ne s’flejmë,” thotë Rama, “si ata që shajnë,
Ne zgjohemi herët, ndërsa ata rrinë e qajnë.
Fitorja na pret, si një gëzim në prag,
I kemi të sigurta votat kudo në hartë.
Kur kutia të mbyllet e vota u numërua,
Nga premtimet e rrenat, asgjë s’u ndryshua.
Se aty ku patronazhi është frikë, jo kujdes,
Dhe opozita është teatër, prerje në besë.
“Duhet bashkim,”, thotë doktori me të parë,
“Por vetëm me ata që s’më kanë sharë.”
Kandidat për bashki s’po gjejnë asnjeri,
Se po të lënë mandatin ikin në shtëpi.
Nëse s’je me mua, je thjesht një gabim,
Një rresht i rrezikshëm, një votë në krim.
Dhe fitorja, si hije, në fund del në dritë,
Feston Rama përherë, e kthehet në mit.
Njëri në PD thotë: “Duam revolucion!”
Tjetri: “Jo, më mirë debat në televizion.”
Kërkojnë bashkim, po veç në ekrane,
E kanë kthyer politikën në një mejhane.
Në fund Rama qesh, e s’e fsheh aspak,
“Me këta në garë, fitorja vjen tak-fak”
Se kur armiku s’ka, as kandidat në radhë,
Fushata s’është betejë, por shëtitje vërdallë.
Kështu rrotullohet kjo dramë me fletë,
Me vota që flenë e me listë të shenjtë.
Në vend të besimit, sundon kalkulimi,
Në vend të garës, vjen administrimi.
Atje fitorja nuk vlen, humbja s’ka peshë,
Gjithçka është një lojë, dhe populli qesh,
Jo nga gëzimi, por nga një lodhje e vjetër,
Që s’shërohet me votë, por s’ka zgjidhje tjetër.
Kutia e votimit nuk iu zgjidh asgjë,
Në 3 dekada po e njëjta politikë e vjetër,
Riciklo hajdutët apo ndërro dardhaxhinjtë,
Hiq një Erion e vër një shërbëtor tjetër,
Shumë zhurmë për asgjë? E shumta e shumta, pas tre-katër ditësh, nuk do ndihet më askush për ushtarin e bindur të partisë. E shumta e shumta, për të, pasi ta ketë rënë kokëposhtë nga kalaja e gjirokastrës, do thonë që na ishte dikur një kryebashkiak torollak, që në kulmin e karierës ftoi rreth 300 vetë për dasëm, të njohur e të panjohur, mes tyre dhe ndonjë kameraman, gazetar, etj., thjesht për tu dukur, për të lënë emër, pa i llogaritur pasojat.
Me që ra fjala, kariera (aspak) politike e ish shitësit ambulant të fiqve, filloi me angazhimin e tij ke lëvrimja e nothtenonçave gay (G99) dhe po përfundon si mbjellës pemësh diku ke parcela e burgut.
Ripjellja spontane e lëvrimjes G99 i përket kohës kur pisëistët e braktisur e të shitur për pesë haspra rrezikonin humbjen deri dhe shkrirjen si parti. Kjo ripjellje e ngjashme me lëvrimjen leshëiste të viteve më parë, do dilte pa dyshim edhe kësaj here e mbështjellë me letër për ambalazhim kopilash nga kazani madhështor i “partisë mëmë”.
Për sa kohë langaraqët, puthadorazit, sejmenët, vemjet apo gjithfarë qelepirxhinj do i nënshtrohen pa pikë dinjiteti dy njëshave pardesybardhë që na bëri peshqesh katovica, absolutisht asgjë nuk do ndryshojë në vendin ku hanë kokat shkabat me dy krena.
PARODI
“Kryetari i Përjetshëm i PD”
Në ’90-ën doli si shpresë,
Mbahej si një peshë e rëndë,
Sot në karrige rri pa ndjesë,
me kolltukun bërë me vënd.
Tha do i sillte lirinë shqiptarëve,
Do sillte pluralizëm të vërtetë,
Por flet veç ai, të tjerët janë letër.
PD nën zinxhirët e tij ka mbet.
Në krye u ngjit si shpëtimtar,
Plot me pasion e fjalë të mëdha,
por koha iku, s’pranoi përgjegjësi,
La pas veç shkatërrim dhe hata.
Premtoi se do ishte reformator,
Do sillte demokracinë, jo diktaturë,
Dhe shpëtimtari u bë uzurpator,
se fronin e tij nuk e lë dot kurrë.
Në ’97-tën po digjej vendi,
ai fliste për “shtresa dhe ekonomi”.
Piramidat shkatërruan të ardhmen,
por si përherë nuk qe faji i tij.
Piramidat , paraja e “djegur”,
Në Gërdec, dhjetra të vrarë,
Në bulevard, plumba të hedhur,
krim shtetëror, nga barbarë.
Gërdeci shpërtheu, qiell me flakë,
fëmijë që s’panë kurrë më agim,
s’e trembi plaga, nuk u dorëhoq,
tha “më sulmojnë, po unë jam trim!”
Ndërrohet gjithçka, ai s’ndryshon,
prej dekadash i njejtë si diktat,
si një kasetë që nuk pushon,
se vetëm atë ka partia fat!
Zgjedhjet humb, por s’e pranon,
Dhe fitoret vetëm ai i shpik,
Partinë e mbushi me servila,
Mjafton ul kokën dhe je mik.
Kush i doli kundër, u quajt armik,
Kur humb nxjerr komplote e dredhi,
Edhe vetë hija e tij i duket kritik,
Se Doktori s’mund të humbë kurrsesi.
Primaret, thotë, “janë demokraci”,
por listat i bën vet me dorë,
fituesit jashtë, humbësit brenda,
turp që s’mbulohet me dekor.
Partinë e ktheu në pasqyrë,
Ku shihte veç veten për çdo frymë.
Kush s’e duartrokiste, ikte jashtë,
Nuk kishte vend për kundër-rrymë.
Vazhdon humb e më shumë qëndron,
Se si kryetar opozite prapë ka pushtet,
Sepse dhe në humbje, ai vetë fiton,
Militantët dhe partinë ç’i ka gjet’.
Në tre dekada nuk u ngop kurrë,
Nuk diti as si të humbasë me nder,
Hiqet si babai i partisë edhe burrë,
Por s’e pa asnjëherë partinë si vlerë.
PARODI- PËRALLË NGA PD
” Kthimi i humbësit legjendar”.
(Byroja e PD ishte mbledhur për të diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme bashkiake).
Berisha: Të dashur deputetë të opozitës së vërtetë, jemi mbledhur për një mision të shenjtë: zgjedhja e kandidatit për Tiranën! Kush do ta shpëtojë këtë qytet nga diktatura, betoni dhe inceneratori fantazëm?
Deputeti 1: Doktor, unë do e bëja me gjithë zemër. Por jam shumë i zënë me komisionin hetimor për çmimet e patateve. Patatja është dhe bukë dhe gjellë, ti e di mirë.
Deputeti 2: Unë sapo mora kredi për një apartament, mandati im është kolateral. Po e lash, më merr banka edhe shpirtin.
Deputeti 3: Unë jam gati të jap gjithçka për partinë, përveç mandatit, rrogës, privilegjeve dhe imunitetit. Po doni edhe shpirtin tim, merreni. Por mandatin, kurrë!
Deputeti 4: S’dua të jem negativ, por a nuk është më mirë të mos paraqitemi fare? Ose të dalim me një status në Facebook?
Berisha: Pra, asnjë nuk ka guximin të humbasë si burrë? Ç’është kjo frikë nga disfata, kur ajo është kthyer në traditën tonë më të vjetër?
Deputeti 1: Po mirë mo Doktor! Ti ke humbur çdo palë zgjedhje që nga 2013-ta e këtej, edhe përsëri del në televizor sikur ke fituar! Çfarë humb ti më shumë se ne?!
Berisha: Në fakt, unë s’kam asgjë për të humbur! Prandaj, mirë e ke, unë jam kandidati ideal.
Kush është më i fortë për të përballuar një humbje tjetër, veç meje?
Deputeti 2: Po humbasim prapë, apo jo?
Berisha: Sigurisht që po! Por këtë herë do humbasim me dinjitet! Dhe dinjiteti është gjëja e fundit që na ka mbetur në këtë parti, pas vulës dhe logos.
Deputeti 3: Dakord! Më mirë të kandidojë Doktori. Se kur humbasim me të, të paktën nuk pritet surprizë.
Sekretari: U vendos: Kandidat për Bashkinë e Tiranës, zoti Sali Berisha, profesor doktor në humbje.
Berisha: Do i dëshmojmë kësaj qeverie që ne mund të humbasim përsëri, pa frikë, pa turp, me krenari! Sepse në PD, fitorja është relative, por humbja është konstante. Kjo është diferenca jonë me PS. Të gjithë e dinë tashmë. Unë nuk vij për të fituar! Vij për të rikthyer dinjitetin e humbjes! Sepse kush humbet me stil, fiton moralisht! Më mirë humbës me histori, se sa fitues anonim. Nëse s’më votojnë këtë herë, do rikthehem prapë, deri sa të lodhen! Ndërkohë që të rinjtë emigrojnë, të tjerët heqin dorë nga votimi, ne duhet të kthejmë shpresën si parti e djathtë që jemi, pra të rikthejmë të shkuarën si alternativë për të ardhmen. Sepse kur askush nuk do të kandidojë për humbje, gjithmonë do të ketë një Berishë që s’lodhet kurrë të humbasë.
(Të gjithë deputetët duartrokasin).
Dhe kështu fushata fillon me sloganin: “Me Saliun, gjithmonë humbim, por të paktën s’jemi surprizë!”
Morali i përrallës: Tirana ndoshta nuk ka nevojë për një menaxher bashkie, por për një arkivist. Dikë që të dokumentojë të gjitha humbjet, shpresat dhe përrallat elektorale, që përsëriten çdo katër vjet si refreni i një kënge që askush s’e dëgjon më.
EMISIONI KU DIKUSH PJERDH DHE TË TJERËT IA FUSIN PORDHËS KOT.
Modetatori: Sonte flasim për transparencën. Kemi të ftuar F.Balliun, Erion Veliajn dhe Alfred Cakon. Zoti Fahri, a jeni mirë? Po duket sikur studioja ka ndërruar aromë papritur…
FAHRIU: Ky është zëri i protestës time ndaj sistemit! Demokracia nuk vjen pa sakrifica, dhe gazra!
Modetatori: Kalojmë te i ftuari ynë special, kryebashkiaku që s’ka frikë nga akuzat, sepse janë më të shumta se pemët e mbjella në Tiranë! Ja ku është Erion Veliaj! Ç’thoni për akuzat për korrupsion, zoti Erion?
ERIONI: Janë thjesht keqkuptime! Unë s’kam vjedhur, vetëm kam “zhvendosur” fondet drejt gjelbërimit.
FAHRIU: Pra, nga qytetarët te xhepi jot, dhe nga xhepi jot në ndonjë vilë në Lalëz?
ERIONI: Jo, jo! Është projekt ekologjik: “Riciklo paratë për të pastruar ndërgjegjen”!
[Në këtë moment, dëgjohet një zhurmë, pordhi Fahriu].
Moderatori: Uaa, çfarë ishte kjo?! Apo pirdh pirdh se çlirohesh?
FAHRIU: Transparencë totale! Unë nuk fsheh as faktet, as aromat!
Alfred Cako: Qënka keq Fahriu, do jetë ftohur, po ndjejmë dhe erën. Dhe e di pse? Sepse toka është e sheshtë dhe nuk ekziston graviteti, e kështu pordha shpëndahet në ajër.
FAHRIU: Unë pordha, por Cako qënka më keq , i qënka ftohur truri, vazhdon ia fut pordhës kot si përherë. Unë e kam nga halli por Cako paguhet për t’ja futur pordhës kot. Ec e merre vesh kush është më keq!
Moderatori: Çfarë mesazhi keni për publikun z.Veliaj?
ERIONI: Unë dua t’i falënderoj qytetarët për durimin, sidomos ata që jetojnë afër landfillit!
Modetatori: Faleminderit të gjithëve. Kot nuk thonë që Tirana është qytet i ndotur. Mirupafshim në emisione të tjera.