Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti e Vuçiç ftohen në Bruksel, BE nuk heq dorë nga rehatimi i komunave serbe, këtë herë ka një “propozim modern”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti e Vuçiç ftohen në Bruksel, BE nuk heq dorë nga rehatimi i komunave serbe, këtë herë ka një “propozim modern”
KosovëLajmi i fundit

Kurti e Vuçiç ftohen në Bruksel, BE nuk heq dorë nga rehatimi i komunave serbe, këtë herë ka një “propozim modern”

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë që zhvilluan në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor dhe shkëmbimeve që kanë pasur me palët, Bashkimi Evropian tha se ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Blloku evropian tha se pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve.

Këto deklarata i bëri zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili konfirmoi se blloku ka ftuar në Bruksel të enjten, më 26 tetor, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kur do të mbahet samiti i BE-së.

- Publicitet -

“Diskutimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë fundjavës në Beograd dhe Prishtinë ishin të fokusuara në zbatimin e Aneksit të Ohrit.

Nuk ka ndonjë qëllim që ai të zëvendësohet. U diskutuan propozime dhe ide të ndryshme disa me shkrim dhe këto diskutime do të vazhdojnë. Kjo po ashtu përfshin edhe një propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Stano.

Ai shtoi se “priten hapa të shpejtë të palëve që të dëshmojnë se janë të përkushtuar për të vazhduar procesin e normalizimit, duke përmbushur obligimet e tyre përkatëse nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara, pa vonesa dhe parakushte”.

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar të marrin pjesë në takimin për mbështetjen e dialogut në margjinat e takimit të Këshillit Evropian më vonë gjatë kësaj jave”, tha Stano.

Edhe më herët, BE-ja ka thënë se i ka paraqitur Kosovës dhe Serbisë disa “modele evropiane për statutin e Asociacionit”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • !!? says:
    October 24, 2023 at 9:30 pm

    McGonigalët e diplomacis perëndimore, Borel, Stano, Lajçak, Eskobar, Varhelli,……, rekrutuar nga vëllezrit siamezë antishqipëtarë të përbetuar, Rama-Vuçiç me para “borxh” dhe respekte dhe ndere të veçanta, njëlloj si Mc Gonigalin e nderuar të FBI, megjithëse të menderosur me dështimin e turpshëm të operacionit ushtarak të batalionit të pararojës së armatës serbe në Banjskë të Kosovës nga epërsia e gjithëanëshme forcave speciale të policisë së Kosovës,

    ata nuk tërhiqen dhe nuk turpërohen dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ëndrrën e kasapit të Ballkanit, kanibalit të marrosur Milosheviç, krijimin e Serbisë së madhe duke krijuar edhe republikën e tretë të pavarur serbe brënda kufijve të Kosovës nga një republikë serbe e pavarur që ishte në kohën e Milosheviçit me “propzimet moderrne” të pjellës ngjizur sipas modelit rus në Ukrainë, asociacionit të komunave serbe duke i rën daulles së njohjes patjetër jo të pavarsisë së Kosovës nga Serbia që është harruar prej tyre, por njohja nga Kosova të pavarsisë Sërbska Respublika në veriun e Kosovës.

    Korit të Mc Gonigalëve të diplomacis perëndimore ju shtua dhe Mc Gonigali i sapo rekrutuar me sukses nga Edi Rama, mësje Macruan, që mbas trajtimit special në vizitën e tij që qëllimisht u veçua nga ajo e liderave të tjerë, trajtim me përvojën e trajtimit të Mc Gonigalit të FBI, ju trubullua mëndja gjatë natës dhe u gdhi duke kujtuar që ai ishte sundimtar absolut i BE dhe dha urdhër, në konferencën para gazetarëve, që të anullohet vendimi për lëvizjen e lirë në BE të shqipëtarëve të Kosovës në vitin e ardhëm, urdhër

    i duartrokitur menjëherë nga mikpritsi profesionist i zotit Makruan, Edi Rama që brohoriti plot kënaqsi “Kosova ( dmth Albi Kurti) ra brënda në kurthin që pregatiti (për cilin Kurti pregatiti ndonjë kurth????!!!!) moreeee…….”, i lumturuar me urdhrin e mësje Makruanit që hodhi posht deklaratën e sapo artikuluar hipokrite të tij që ai “po punon fort për intregimin e shqipëtarëve” në BE, ndoshta ka harrur nga mëndja e trubulluar nga mikpritja që, edhe kosovarët që ai i po u anullon lëvizjen e lirë, janë po shqipëtarë dhe po u privon lëvizjen integruse të lirë në BE.

    Njerëz, në qoftë se nuk do të ndalen Mc Gonigalët e diplomacis perëndimore dhe Çamberlenët e rinjë në arenën politike europiane që shijojnë mikpritjen speciale të horrave që sundojnë popujt e Ballkanit, dhe, shpresojnë, si Mc Gonigali i FBI, të hapin biznese fitimprurëse me pasuritë e Kosovës veriore dhe kudo në Ballkan, bashkë me Ramët dhe Vuçiçët si partnerë, republika e tretë serbe e pamvarur do të krijohet dhe retë e zeza të nacionalizmit agresiv serb që po armatoset deri në dhëmb do nxijnë në mënyrë të frikshme qiellin e Ballkanit si në kohën e Milosheviçit me tymin e fuçis së barutit serb që s’do të vonoj e do të shpërthej dhe mjer popujt e Ballkanit në qoftë se nuk do të hetohen aferat edhe veprimtaria e Mc Gonigalëve të diplomacis dhe Çamberlenëve qeveritarë që janë më të rrezikshëm se Mc Gonigali i FBI për sigurin dhe paqen në Ballkan por edhe për sigurine SHBA dhe BE kur haptazi mbështesin Millosheviçin junior , presidentin Vuçiç që braktis samitin e procesit të Berlinit për të vrapuar të takoj neohitlerët Putin dhe Xi për……….. armë moderrne, tanke , avjonë, dronë …….për të mbrojtur serbët e Kosovës……..o zot ruaju mëndjen jo vetëm Vuçiçit të marrosur por edhe Mc Gonigalëve të diplomacis perëndimore…….. nga plumbat vrasëse të targave reciproke të Albin Kurtit.

    Si do ti përputhin në një marrveshje Mc Gonigalët Borel , Lajçak , Eskobar , Stano……. idetë e Vuçiçit që posa ka ardhur nga takimi me tunxe Xi dhe gospodin Putinin në Pekin me idetë e Albin Kurtit që sapo ka ardhur nga samiti i Tiranës për procesin e Berlinit dhe sapo ka drejtuar shpartallimin me turp në Banjskë të pararojs së armatës serbe rreshtuar në vijën e nisjes në kufi të Kosovës gati për të sulmuar me urdhër të komandantit të përgjithshëm Vuçiç?

    Reply
  • Andis says:
    October 25, 2023 at 1:35 am

    Le te shohim propozimin modern dhe ta gjykojme pastaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?