Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti e akuzoi, DASH merr në mbrojtje Lajçakun: Është i palodhur, presim Asociacionin, koha po mbaron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti e akuzoi, DASH merr në mbrojtje Lajçakun: Është i palodhur, presim Asociacionin, koha po mbaron
KosovëKryesore

Kurti e akuzoi, DASH merr në mbrojtje Lajçakun: Është i palodhur, presim Asociacionin, koha po mbaron

Published: September 18, 2023
Shpërndaje

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi.

Komentet erdhën si përgjigje ndaj një kërkesë të Zërit të Amerikës për një reagim rreth pohimeve të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili akuzoi sot zotin Lajçak për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës, në takimin e javës së kaluar mes palëve.

Kryeministri Kurti tha se u kishte dërguar letra mbi këtë çështje vendeve kryesore perëndimore ndërsa akuzoi zotin Lajçak ndër të tjera për “deformim të procesit”.

- Publicitet -

Në përgjigjen drejtuar Zërit të Amerikës zëdhënësi i DASH-it nuk konfirmoi apo mohoi nëse letra kishte mbërritur në Uashington, por tha se:

“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”.

Po kështu zëdhënësi i DASH-it shprehte zhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.

“Ne presim që të dy vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në detyrimet ekzistuese dhe të mëparshme bazuar tek dialogu (i lehtësuar nga BE-ja) dhe marrëveshja e Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Zëdhënësi i DASH-it e përfundoi reagimin e tij duke shtuar se Uashingtoni është plotësisht i bashkuar me vendet e partnere të Kuintit në mbështetjen që i jep procesit të dialogut. Ai tha se SHBA-të do të konsultohet si brenda ashtu edhe me partnerët e tyre evropianë mbi hapat e ardhshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • K R says:
    September 18, 2023 at 9:36 pm

    Gje me te ulet se kjo qe po bejne amerikanet me Kosovem nuk ka.
    I jane vene te gjirhe me te dobtit dhe e ben copa duke i kerku te haj koken e vet.
    Pfff, cfare politike e ndyre e forces dhe e diktatit

    Reply
  • demo says:
    September 18, 2023 at 10:05 pm

    Associacione nuk ka.
    S`po ju ecen lufta ne Ukrahine,dhe Hajde bjeri Kosoves,Ta bejme copa copa,se po na e permend Putini,.Po na e kerkon Vucici.
    E bete si Sulltanet e Turqise,qe hanin dru nga ruset dhe Linin peng Kosoven.
    O Amerikanooo!Shkrumb te behet Kosova,,nuk te shkulet Rusi,pa shkuar Atje ku ishte ne 1989..
    Mbaje mend kete..Edhe ata rumunet qe shkruajne neper stadiume: Moldavia eshte Rumani-Kosova Serbi,,MU NE KOKET KA PER TU RENE,SE RRADHEN PAS UKRAINES,E KA MOLDAVIA.,
    Kush i hap gropen Kosoves,bie vete brenda.

    Reply
  • Arben says:
    September 19, 2023 at 6:47 am

    Asosacioni nuk kalon

    Reply
  • aktualiteti says:
    September 19, 2023 at 6:52 am

    Administrata Biden-Blinken eshte ajo me pro-Serbe e te gjithe administratave amerikane ne kete shekull, (kjo pasoje e dominances se Sorrosit te DASH) dhe ja prova – Asociacioni eshte emertimi i ri i nje “Republika Srpska” ne Kosove.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 19, 2023 at 7:44 am

    VO:
    1.Mesazhi Amerikan lë të kuptohet se negociatat Kosovë-Sërbi do Ti udhëheq përsëri BE.
    2.SHBA+BE nuk heqin dorë nga ASOSACIONI i Komunave Veriore.Kush nuk e kupton këtë është dashakeq i KOSOVËS,E cila mund të SAKSIONOHET më rëndë.
    3.Nëse Albin Kurti nuk e zbaton këtë alternativë,Duhet të dorhiqet,por duke deklaruarë:
    •ASOSACIONI TË BËHET KRAHASIMISHT ME NJOHJEN E KOSOVËS NGA SËRBIA DHE 5 VËNDET E BE..edhe të Shteteve të LAJÇAK+BORREL(Spanjë+Slloveni)..!
    •Këtë qëndrim duhet të mbaj edhe OPOZITA ON BLLOK.
    •Nëse SHBA+BE nuk bien dakort përsëri.. le ta bëjnë e zbatojnë planin si të duan vet.
    4.A.Kurti duhet të tërhiqte KryeKomunarët e zgjedhur dhe policinë 100 % e jo 25 %..nga veriu menjëherë,Pasi në veti është KFOR.
    4.A.kurti duhet të kuptoi se nuk i bihet MURIT ME KOKË.
    5.Tashmë A.Kurtit i ka mbetur MIKU (Ujku i vjetër)SALI BERISHA dhe berishistët në Tiranë dhe disa militant qorra që nuk e duan SHBA,ndonse e ÇLIROI,e bëri KOSOVËN SHTET dhe po e mbron që nga 1999,Ndryshe SËRBI ÇOPULLIN KOSOVAR DO E KUSHTE FSHIR BGA FAQA E DHEUT..!
    6.Mblidhni mëndjen o drejtues Shqiptar pa TRU..!
    -FLM DITA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 19, 2023 at 7:46 am

    VO:
    1.Mesazhi Amerikan lë të kuptohet se negociatat Kosovë-Sërbi do Ti udhëheq përsëri BE.
    2.SHBA+BE nuk heqin dorë nga ASOSACIONI i Komunave Veriore.Kush nuk e kupton këtë është dashakeq i KOSOVËS,E cila mund të SAKSIONOHET më rëndë.
    3.Nëse Albin Kurti nuk e zbaton këtë alternativë,Duhet të dorhiqet,por duke deklaruarë:
    •ASOSACIONI TË BËHET KRAHASIMISHT ME NJOHJEN E KOSOVËS NGA SËRBIA DHE 5 VËNDET E BE..edhe të Shteteve të LAJÇAK+BORREL(Spanjë+Slloveni)..!
    •Këtë qëndrim duhet të mbaj edhe OPOZITA ON BLLOK.
    •Nëse SHBA+BE nuk bien dakort përsëri.. le ta bëjnë e zbatojnë planin si të duan vet.
    4.A.Kurti duhet të tërhiqte KryeKomunarët e zgjedhur dhe policinë 100 % e jo 25 %..nga veriu menjëherë,Pasi në veri është KFOR.
    4.A.kurti duhet të kuptoi se nuk i bihet MURIT ME KOKË.
    5.Tashmë A.Kurtit i ka mbetur MIKU (Ujku i vjetër)SALI BERISHA dhe berishistët në Tiranë dhe disa militant qorra që nuk e duan SHBA,ndonse e ÇLIROI,e bëri KOSOVËN SHTET dhe po e mbron që nga 1999,Ndryshe SËRBI POPULLIN KOSOVAR DO E KUSHTE FSHIR BGA FAQA E DHEUT..!
    6.Mblidhni mëndjen o drejtues Shqiptar pa TRU..!
    -FLM DITA.

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2023 at 8:11 am

    C`pune ke ti Ethem me Kosoven?Ju Corrush e tatepjete,,e keni dorezuar njehere Kosoven ne dore te serbit qe ne 1944,
    Ke ndonje orientim Partie ti qe te besh Oren politike me efektivat rekrute kunder kosoves rreaksionare,qe nuk po dorzohet ne dore te serbit?
    Apo tu dogj bytha per Imperializmin Amerikan dhe Kapitalizmin Evropian?

    Reply
  • intelektuali says:
    September 19, 2023 at 8:29 am

    Ethem Beu:

    Po kopjon Batonin e Edvinit o mavri qe qan nate e dite per te drejtat e serbeve ne Kosove dhe eshte gadi t’i fali Vucicit Veriun e Begate te Kosoves, por nuk i shkon mendja fare per shqyptaret e Presheves qe duan edhe ata Asociacion, prandaj mos bej si Enveri me letrat e hapura te tij kur jepte urdhera per te prishur kisha dhe xhamia, se DASH me brire i Bidenit nuk i ka vene kushte Vucicit fare per njohjen reciproke te Kosoves nga frika se Serbia i fut marshin indietro dhe shkon te Putini, dhe ka shume shtete ballkanike qe jane gadi per kete, ja Bullgaria e Presidentit fillo rus Radev dhe e Kryesocialistit te BE, Stanishev qe eshte miku per koke i Edi Rames pret vetem kushtrimin per t’i bere MUTIN kauzes euroantllantike per t’u rikthyer ne origjine, por pak me tej ke Orbanin e Hungarise qe Putini i ka premtuar Vojvodinen jugosllave deri ne Novi Sad, ka dhe shume te tjere qe presin vetem kushtrimin e Internacionales Komuniste per te ndjekur Serbine dhe prandaj DASH me brire i Bidenit lavderon komunistin fanatik Lajcak, ish sekretar i pare i Partise Komuniste te Prages qe ja ka vene dy kembet ne kepuce Albinit per pranuar zajednicat serbe si kolona e peste e Putinit ne Kosove dhe nuk e cajne fare trapin nese Vucici do ta njohe apo jo Kosoven me pas, kujt i plas kur kryeministri shqyptar eshte totalisht ne anen e Vucicit dhe kercenon Evropen me zjarr si Putini do kohe me pare dhe kur kryeministri shqyptar e ka treguar se mund te korruptoje cdo institucion, madje edhe FBI dhe DASH me brire te Bidenit.

    Reply
  • Von Burg says:
    September 19, 2023 at 8:50 am

    Ku dhe kur e morri DASH qenien Lajcak ne mbrojtje? Ky gjasme pohim i duket tamam si na leni rehat se ky muhabet per ne eshte i mbyllur: Kosova Free dhe Servia merre me long …..

    Reply
  • Spak says:
    September 19, 2023 at 9:43 am

    Shterpisia apo nje shtet bananesh si Kosova dhe nje K/minister si Saliu qe eshte Albini! Kosova nuk ka shtet as pavaresi,eshte Amerika ose me sakte Clinton qe e krijoi! Kosovaret nuk duan paqe ,jane primitive! Ju kane sherbyer serbeve ,i kane ndihmuar te mbajne nen kontroll Kosoven dhe hoqen si patriote! Saliu si spiun i Serbeve shkaterroi Shqiperine dhe sidomos arsimin,nje nga arritjet e Shqiperise pas clirimit! Kurti i sherben dikujt,patjeter, me patriotizmin e tij per te qene K/minister! Si mund te flase Kurti dhe Saliu kunder serbeve,perves se me urdher te tyre! Serbija kurre nuk do ta njohe Kosovensepse e sheh si nje popull osmn dhe jo si Shqiptare! Tjetra eshte se Kombi Shqiptar nuk eshte nje popull Europian!

    Reply
  • Flamur barameta 39 3801232730 says:
    September 19, 2023 at 9:52 am

    Jam Shqiptar.
    Adem Jashari nuk do të lejonte edhe një centimetër të tokës Kosovës për tja falur shkaut. Mos prisni ne nga Europa dhe nga amerika. Por duhet të jemi gati për përplasje kundër shkaut. Ne duhet të jemi të bashkuar çdo Shqiptar nga të gjithë viset kudo që gjinden Shqiptar duhet me mbrojtur kufijte e Kosovës. Rroftë populli shqiptar Rroftë Kosova e lirë lavdi herojve dhe vdekja tradhetareve

    Reply
  • MeteH says:
    September 19, 2023 at 10:11 am

    Do ti jape urdhera Albin Kurtit edhe kjo Gomarica madhore Kapterr HafijeLalaj nga Corrushi qe hiqet si pro amerikan ndersa ka vjell vrer kunder imperializmit amerikan sa ka plasur kur ka qene Kapterr e spiunonte kedo sa ja ngjiten damken Hafija..

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2023 at 10:14 am

    Albin vellai,.O Gjergj Kastrioti i Krujes.Jo nje,por tre sulltane ke shpartalluar ne portat e Kosoves!
    Mos kujto se ky Ballaban Batra me qendrim te perkohshem ne vendstrehimin e fortifikuar te Surrelit,fle gjume? JOOOOO
    E cau celularuin..Central PTT e ka bere,.Sa Lajcakun,sa Vucicin,sa Borrelin sa Michelin,i fryn perdite ne vesh,qe te mos harrojne Zajednizat e bolles zeze,qe i thone edhe bullar.
    Po nuk po del nga vrima bolla zeze,se po e gjujne me gure gjithe opinioni shqiptar.
    Ka gjet nje kafshar andej Pilluri,nje fredi belleri dhe po ben heroizma patriotike me te,per te treguar,QE NUK ESHTE,AY QE ESHTE.
    Ketij mbaja Arkebusin ne koket si Gjergj Aleksi,,qe ti kercase koka mire si kungull Vrrake.
    Do ta bejme Kuvendin e Lezhes me gjithe Shqyptarine,qe te japin per Armatimin e Kosoves Gjithe shqiptaret ku jane e ku s`jane.
    Bollen e Zeze do ta lejme te haje koken me Fredi Bellerin.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 19, 2023 at 10:22 am

    demo me le gojehapur me kulturen dhe dijet e tij te pakrahasueshme ! Si ka mundesi qe ne shqiptaret nuk jemi ne gjendje qe njerez te rralle si demo, te na shpetojne e te mos kemi fatin t’i kemi burra shteti ???

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 19, 2023 at 10:29 am

    demo, dhe vetem demo.

    hera-heres behem ziliqar ndaj kultures, dhe nivelit te larte te dijeve dhe njohurive qe demo zoteron, dhe si shqiptar qe jam, jam gati te bej marreveshje edhe me djallin per ta pare demon te rrezuar pertoke.
    Por prap i them vetes, jo, duaje edhe demon, me gjithe cilesite e larta dhe difektet e vogla qe ka, se nje dite mund te jini krushq e gjysher te sternipave dhe sternipave tuaj.
    Ndonjehere me rren mendja sikur demo eshte Noli, dhe une Konica me shume spica, ose anasjelltas, por prap me duket sikur demo eshte Noli&Konica ne nje, te misheruar tek vete demo, kurse une nje piedestal per monumentin e demos.

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2023 at 10:40 am

    Mire o fende mire,,demo edhe rrezohet,,po ata qe te hyne ty nga dera dhe tu hodhen nga dritarja,nuk u rrezuan hic.,rane ne kembe,si me parashute.
    Ata parashutistat do te bejne edhe krushk,edhe gjysh.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 19, 2023 at 10:50 am

    ja, i vetmi gabim i demos eshte se kur pi raki, e humbet kontrollin dhe klljelltesine per t’u dukur si i persosur. Mos o demo se nxjerr vulg kur pi raki ! Sa here te kam porositur, hiqe ate dreq rakie se eshte barut jo raki !

    ben c’eshte e mundur te me prekesh ne nderin dhe ndjenjat e shenjta te shqiptarizmes kur thua se me hyne nga dera imoralet dhe m’u hodhen nga dritarja, pa menduar qe subkoshienca shpreh ate qe mund te te kete ndodhur ty, dhe ia vesh tjetrit.

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2023 at 11:59 am

    Moj rakiii,moj rakiii
    Moj raki,moj balle kazani.
    Te kam thene o fende qelbur,
    Mos u merr me demo xhanin!

    Reply
  • Laci says:
    September 19, 2023 at 12:01 pm

    3SHTE AMERIKA
    QE NA CON VERDALL
    SERB9N GJAKATAR
    PO E NGRE NE PALLE

    VERTET MENDONI
    SE NA DO DAJ SAMI
    QELLIMI I SAJ
    TE SHUHET VATANI

    NDIHMONI ALBININ
    TE MOS LESHOJ PE
    NDRYSHE ME KOSOVEN
    HUMBEM EDHE NE

    Reply
  • Sylejman Pireva says:
    September 19, 2023 at 12:12 pm

    SPIRA
    Kosova jone ka vetem nje alternative: ose te ngadhnjeje pavaresia e plote nga Serbia, ose te flijohet edhe njeriu i fundit per kete fjale te shenjte, qe te kthehet edhe njehere si ne te kaluaren, eshte me shume se vetevrsje per popullin shqiptar te Kosoves!
    Non passaran!

    Reply
  • 3D says:
    September 19, 2023 at 12:15 pm

    Janë shqiptarët të fortë në këto rrethana të fitojnë atë që u takon pa mbështetjen e një shteti të fuqishëm mjafton të krahasohen shqiptarët në Maqedoni me serbët në Bosne dhe të na mbushë mendjen retorika e demagogëve të rrejshëm të cilit ishin edhe gjatë kohës së shpartallimit të RSF Jugosllave

    Reply
  • mali says:
    September 19, 2023 at 12:48 pm

    Albini ka Erdoganin mbrojtes pas shpine.Erdogani eshte borxhli ndaj kosovareve sepse I kane dhene votat e tyre ne te dy zgjedhjet.Erdogani I a mbledh rusit ,serbin ai as e ve ne refene.Politika eshte pune muti,prandaj shqiptaret te shfrytezojne kete moment historik te bashkohen per mbrojtur trojet dhe te mos presin Laj-thaj-icet dhe Bordellet te zgjidhin problemet shqiptare.Populli yne I mencur thote :I zoti e nxjerr gomarin nga balta.Perendia thote:puno vete,pa edhe une do te ndihmoj.

    Reply
  • + - says:
    September 19, 2023 at 1:31 pm

    A do të jetë i suksesëshëm Kurti në dialog kjo është me rëndësi ai e ka ditur gjithë vajtjën e bisedimeve mos pranimi kundërshtimi mud të bëhet nga çdo njëri që përfaqëson dialog qoftë edhe soji i Gani Gecës

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    September 19, 2023 at 2:17 pm

    Amerika nuk negocion me Albin Kurtin, e ka nxjerre nga njerezit e besueshem.
    Ata po kerkojne ta diskreditojne.
    Kosova nuk ka asnje perspektive me Albin Kurtin,

    Reply
  • mali says:
    September 19, 2023 at 2:51 pm

    Prec Ulaj.E di kuptimin e fjales negociate?Kosova nuk negocion me Ameriken por me serbin.Per momentin Kosova tek politika e Kurtit e ka te ardhmen sepse ka mbeshtetjen e amerikes.Mos kerkon ti qe me heqjen e Kurtit te fillojne gjerat nga e para?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?