Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ka gjithë ndërkombëtarët kundër, Kurti i vendosur: Angazhim për t’u shërbyer qytetarëve në veri të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ka gjithë ndërkombëtarët kundër, Kurti i vendosur: Angazhim për t’u shërbyer qytetarëve në veri të Kosovës
KryesoreRajoni

Ka gjithë ndërkombëtarët kundër, Kurti i vendosur: Angazhim për t’u shërbyer qytetarëve në veri të Kosovës

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend, thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeminisrit të Kosovës.

Ky takim pasoi zhvillimet në veri të Kosovës, gjatë të premtes, më 26 maj, kur policia e Kosovës asistoi hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

- Publicitet -

“Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhen në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.

Gjithashtu thuhet se kryeministri Kurti, në takim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia, theksoi se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

Ndaj zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kanë reaguar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së , të cilët kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës.

a.q. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Shteti ligjor! says:
    May 27, 2023 at 4:48 am

    Në fakt, zgjedhjet u kryen për zbatim ligjesh. Serbët i bojkotuan! Në një vënd demokratik, po i bojkotove zgjedhjet, nuk ke të drejtë të kundërshtosh atë që është zgjedhur. Kështu ndodhi edhe me PD-istat e Berishës. Në fakt, Beogradi kërkon që të dëmtojë shtetin ligjor të Kosovës, duke thyer ligjet e saj, sepse e kishte më të sigurtë që serbët duke patur shumicën, të fitonin këto poste. Perëndimi duhet të heqë dilemat, që të bëhet Kosova shtet ligjor, duhet të flasë qartë që Serbia nuk ka punë në Kosovë, përndryshe gjithmonë do të jetë një konflikt i ngrirë që do t’i shërbejë edhe Rusisë.

    Reply
  • lato says:
    May 27, 2023 at 7:05 am

    Edvin Rama perdor dy standarte per Situata te ngjashme.
    Perkrah Serbet e Mitrovices ne Kundershtimin me force te Personave te zgjedhur.
    Vete harron se ne nje situate te ngjashme,pas Anullimit Antikushtetues te Zgjedhjeve Vendore nga Ilir Meta,,4 vjet me pare,,Jo vetem i zhvilloi Zgjedhjet ne daten e Caktuar dhe nuk ju bind Bojkotit te Opozites,por edhe Mori te gjithe Pushtetin Lokal,,pa pjerdhur fare per protestat e PD +LSI.

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI says:
    May 27, 2023 at 6:42 pm

    O Lato , mos fole si e ema e Zeqos . . ! Kur opozita regresive shqiptare refuzonte te merrte pjese ne zgjedhjet lokale , Edi Rama u konsultua me autoritetet amerikane dhe ato te BE-se , te cilet bene perpjekje per ta kthyer ne shina perversin Sali Berisha dhe Like Floririn por pa asnje rezultat dhe ne keto kushte ata , bashke me ODHIRIN i dhane driten jeshile KQZ -se qe te vazhdonte normalisht punen me ato forca politike qe deshironin te merrnin pjese ne ato zgjedhje . Saliu , si idjot qe eshte , bashke me hordhite qe i shkojne nga pas , sic je edhe zotrote , ngarkojne me faj Edi Ramen ! Te pyes : Ne Veriun e Kosoves , atje ku serbet perbejne shumicen , i braktisen instuitucionet komunale sepse nuk u lejuan te perdorin targa serbe . Kjo gjende vazhdoi per disa muaj . A duhej lene pa administrim ato komuna ? Ndaj nderkombetaret i dhane driten jeshile qeverise se Kosoves te beje zgjedhje te reja ne ato komuna dhe teni serbet bejne lojen e Saliut . Ne fakt Saliu ishte i udhezuar nga Beogradi qe u soll ne ate menyre kur dogji mandatet e deputeteve te tij dhe bojkotoi zgj.lokale . Tani ti cfar kerkon te na thuash me keto budallalleqet tende , vetem sepse kerkoni me dhune pushtet pa vote dhe , ceshte me e kqja , e quani veten parti demokratike dhe jo demofashiste !

    Reply
  • UKSHIN HOTI says:
    May 27, 2023 at 7:23 pm

    CUNI KAR AXHICIT
    TE RENTE KOLERA
    CMUTERA SI TI
    NA MBINE TEK DERA

    MARREVESHJET E MEDHA
    NUK JANE TE DETYRUESHME
    KUR VIJNE NE KONFLIKT
    ME LUFTEN PER EGZISTENCE

    CESHTJET VITALE
    NUK ZGJIDHEN ME TE FOLUR
    AS ME VOTAT E SHUMICES
    POR ME GJAK E ME HEKUR
    PAR EXELENC

    Reply
  • lato says:
    May 27, 2023 at 10:26 pm

    O ti cuni atij dobicit nga vicidoli! Ne nuk jemi as parti fashiste si thua ti,se do ishim mire,se fashistet kishin disipline,.Ne jemi me keq.Ne jemi yxhym mamluk,,Ne mengjes do ti fitonim te gjitha bashkite,Ramen do ta hekurosim,,ne dreke jemi ne mejhane,,ne darke harrojme te votojme dhe kur na del gjumi degjojme Berishen,qe thote na kane vjedhur prape.

    Reply
  • demo says:
    May 28, 2023 at 5:54 am

    Nderkombetaret jane tmerruar nga Qeverrisja e Kosoves.
    E duan Kosoven Distrofik,ne karroce.Pa Qeverrisje ne gjithe Territorin.
    NUK DUAN TE PRANOJNE STANDARTET E VETA,.ZGJEDHJET E LIRA DHE TE NDERSHME..
    Aq sa votuan,,Votuan..Kush i mesoi te bojkotojne,,i paste ne qafe.
    Ja,edhe Partia e Debilave ne Shqiperi,PD,,bojkotoi zgjedhjet ne Shqiperi dhe sot po vuan Pasojat.Nuk e voton me as 7% e popullsise.

    Reply
  • durrsaku says:
    May 28, 2023 at 6:17 am

    Cuni i Vuk Karaxhiçit,ti thua qe Saliun e mesuan serbet qe te bojkotonte por nuk po e kuptoj se keta serbet jane miqte e Rames ( qe eshte gjithmone krah Vuçiçit dhe kunder Albinit,Kosoves) apo te Saliut ?!

    Reply
  • edi says:
    May 28, 2023 at 7:00 am

    Lexova nje shkrim te “historianit” te partise Paskal Milo qe ne nje kollone zanore me Ramen sulmojne Kurtin dhe mbi te gjitha Milo thote se (çfaredo metode asociazioni te zgjedhe Kurti nuk eshte ne vijen e BE dhe Amerikes). Un bej nje pyetje , a mund te quhet liri kjo kur per fatet tuaja vendosin te tjeret ? A mund te jete demokraci kjo qe per interesa politike te shesesh lirine e nje populli tjeter ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?