Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti iu shpall “luftë” prokurorëve dhe gjykatësve pas arrestimit të dy zyrtarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurti iu shpall “luftë” prokurorëve dhe gjykatësve pas arrestimit të dy zyrtarëve
AktualitetKosovë

Kurti iu shpall “luftë” prokurorëve dhe gjykatësve pas arrestimit të dy zyrtarëve

Published: August 21, 2023
Shpërndaje

Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Tregtisë në Kosovë për keqpërdorim të rezervave shtetërore, ka çuar në një përplasje të ashpër ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili i akuzoi gjykatësit e prokurorët e shtetit si kastë e vjetër në  mbështetje tё krimit. Kryeministri Kurti përmes një videoadresimi, akuzoi “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit, për ta kthyer ish-sistemin e kalbur e tё korruptuar. Reagimi i Albin Kurtit erdhi pas arrestimit të  dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë dhe Tregtisë dhe Industrisë së qeverisë Kurti dhe një afaristi, nën dyshimin për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Këshilli Prokurorial i kundër përgjigjet kryeministrit të Kosovës

- Publicitet -

Këshilli Prokurorial i Kosovës i cilësoi tendencioze, të pavërteta e linçuese ndaj institucionit të Prokurorisë dhe prokurorëve deklaratat e kryeministrit Kurti. Në reagim theksohet, “sulmi dhe linçimi i kryeprokurorit dhe prokurorëve me emra dhe mbiemra, është shkelje e patolerueshme dhe tentativë e dështuar për të ndërhyrë në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit. “I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial.

Sipas Këshillit Prokurorial “këto deklarata janë krejt të kota ndaj Prokurorit të Shtetit, i cili nuk ndikohet nga qarqet politike dhe grupet e interesit, por si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti me dyshim për keqpërdorim të parasë publike dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës, pavarësisht kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë”.

Afera e vajit dhe grurit të kontraktuar në Poloni

Të arrestuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore, të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë janë Hafiz Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian. I arrestuari i tretë  është një afarist Ridvan Muharremi. Gjykata Themelore e Prishtinës u caktoi atyre masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Operacioni i arrestimit të tyre pasoi publikimin e disa audio-incizimeve nga portali “Nacionale”, në të cilat dëgjohen zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, duke thënë se një vaji dhe gruri i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore nuk mbërriti kurrë.  Sipas dosjes së prokurorisë, porosia prej 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer me çmim prej 276 mijë euro nuk kanë ardhur fare pavarësisht se pagesat ishin bërë avans.

“Pavarësisht se pagesa në formë të avansit është realizuar në tërësi, në Kosovë, si vend i destinimit, janë sjell vetëm 9.947.5 tonë grurë ose 52.5 tonë më pak se sasia e kontraktuar. Ndërsa, lloji vaji dhe sheqeri nuk janë sjell fare. Si rezultat i këtyre veprimeve është dëmtuar interesi publik në lartësi prej 601 mijë e 940 euro”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Reagime nga opozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mohoi këto akuza dhe duke mbrojtur kontratën e ministrisë së tij për rezervat shtetërore, tha se “97 për qind e vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërritur në Kosovë, përfshirë këtu 99,5 për qind të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë”. Për pjesën e mbetur, “kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore”, tha kryeministri Kurti duke potencuar se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Arrestimet e zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së qeverisë Kurti, nxitën reagimin e partive opozitare të cilat kërkuan përgjegjësi nga qeveria e Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Arben Gashi, thotë se “përveç hetimeve penale të Prokurorisë, është e domosdoshme që të ketë edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore”.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?