Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti: Nuk mund të ketë zgjedhje para se të shtensionohet situata në veri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti: Nuk mund të ketë zgjedhje para se të shtensionohet situata në veri
KosovëKryesore

Kurti: Nuk mund të ketë zgjedhje para se të shtensionohet situata në veri

Published: July 26, 2023
Shpërndaje

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u shtensionuar situata në atë zonë. Por, ai shtoi se Kosova është duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna.

- Publicitet -

“Nuk besoj që dikush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje. Ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë.

Në këto komuna të banuara me shumicë serbe, kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – janë shqiptarë. Serbë lokalë kanë protestuar që nga 29 maji kundër hyrjes së tyre në objektet komunale.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është “e interesuar që zgjedhjet të mbahen sa më parë”, por shtoi se “kjo që do të ndodhë është jashtë përvojës tonë institucionale”.

“Në do të sigurohemi që kjo përvojë e re që do ta kemi me ndërprerjen e mandatit të këtyre kryetarëve në veri të ketë mbështetjen dhe garancitë ligjore dhe procedurale. Pra, duhet të sigurohemi që procesi i tillë të jetë aq e sigurt saqë të jetë e pasfidueshëm në kuptimin legal dhe juridik”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu tha se pret që masat ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të tërhiqen sa më shpejt.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, arritën një dakordim për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, gjatë një takimi më 10 korrik në Bratisllavë. \Rel\

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Raporti i KE-së: Qeveria dhe Parlamenti sulmuan SPAK-un për imunitetin e Ballukut
  • Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?