Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë së fundmi në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, ku ka folur për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe Beograd, lidhur me dialogun, asosacionin e komunave serbe apo edhe marrëdhëniet me aleatët Perëndimorë.
Duke folur për këto të fundit, kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se nuk po trajtohet njësoj sikurse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. “Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj. Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet së shpejti përsëri në Perëndim”, tha Kurti.
Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor “po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiç-it, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”. Duke folur për dialogun në bazë të propozimit franko-gjerman, Kurti tha se Serbia nuk është aspak e interesuar për një marrëveshje kornizë me Kosovën.
“Së pari duhet të negociohet një marrëveshje kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendova se ishte e mrekullueshme. Por Vuçiç ka thënë vazhdimisht se nuk është i interesuar për një marrëveshje të tillë kornizë. Ai është i interesuar për menaxhimin e krizave, për fenomenin e zjarrfikësit. Ju ndezni zjarre, pastaj vishni shpejt një xhaketë tjetër dhe thoni, unë mund ta shuaj zjarrin”, tha Kurti.
Ai foli gjithashtu dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që po kërkohet gjithnjë e më shumë nga zyrtarët e BE dhe SHBA-ve.
“Kushtetuta jonë nuk lejon shoqata të bazuara në kritere etnike, sepse paragrafi i parë i planit të Ahtisaarit thotë: Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. Pra mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar.
Pyes veten edhe pse marrëveshja e Ahtisaarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme – ajo përmban shumë mbrojtje të pakicave për serbët. Kur bëhet fjalë për Asociacionin Serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992.”, tha Kurti.
“I kam thënë Vuçiç-it që e kam përshtypjen se ai nuk dëshiron asociacion të komunave, sepse nuk mund të kërkosh asociacion dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Nuk mund të servosh një makiato pa një filxhan kafeje”, shtoi më tej kryeministri i Kosovës lidhur me asociacionin.
I pyetur se a duhet të kthehen serbët që u larguan nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit, Kurti theksoi se “nuk i përjashtoj” por as “nuk i bëj thirrje të kthehen”.
“Ne i kemi rishpallur të gjitha pozitat që kanë mbetur vakante në polici, nuk kam ndërmend të zëvendësoj serbët me shqiptarë. Një komision do të vendosë se kush do të pranohet. Nuk dua të përjashtoj personat që kanë dhënë dorëheqjen vetë, por nuk i bëj thirrje të kthehen sepse dua të aplikojnë edhe të tjerët. Ata serbë që nuk janë anëtarë të një partie gjithashtu duhet të kenë një shans”, tha Kurti.
j.l./ dita

se jeni araboturk, sio shkon xhamia e madhe?
jemi “pro-perendimore” hahaha
Perendimi s’eshte si ata trushpelaret qe te votojne ty more demagog leshi….po ju kthyen krahet ata, moret fund o taleban i vogel.
Pavaresisht se Kurti me duket pak radikal, mendoj se trashegon edhe probleme / marreveshje te nenshkruara nga paraardhesit. Dhe mendoj se Kosoves i duhet nje ze i forte si i tij. Eshte pak fatkeq, sepse momenti global nuk eshte i pershtatshem per trazira te tjera, por mendoj se shkaktohen nga Serbia.
Per presidenten e Kosoves (edhe pse nuk eshte permendur ne artikull) mendoj se ishte nje zgjedhje tejet e gabuar.
Per ne, shqiptaret kendej e andej kufirit, them se duhet ta kuptojme qe si serbet edhe greket duan vetem te na percajne. Kete duhet ta futim mire ne koke dhe te vellazerohemi me njeri-tjetrin. Politikat pseudopajtuese dhe perparimtare te kryeministrit tone kane kuptim nese per te kaluaren kerkohet te pakten falje. Serbia kete nuk e ka bere, porse vazhdon agresive si me pare. Nuk meriton shanse ekonomike / bashkepunimi. Duhet te bashkohemi, faktori shqiptar ne gjithe Ballkanin. Pastaj keni per ta pare.
« Martin Iden », ke përmëndur « çelsin e artë » të suksesit : bashkimin e shqiptarëve. Shqiptarët i humbën tokat e tyre pikërisht nga lufta me njëri tjetrin. Shikoni si bashkohen serbët dhe grekët, ndërsa shqiptarët edhe kur komentojnë, sikur bëjnë politikën e serbit, pa i paguar njeri, thjesht për të kundërshtuar! Të gjitha partitë politike duhet të bashkohen kur bëhet fjalë për interesat kombëtare, po kështu edhe media. Më bën pershtypje Ymer Baze, me sulmet që i bën Kurtit, sikur e ka alergji! Në rast se ai bën gabime, vërja në dukje gabimet, por mos e sulmo edhe kur ai përpiqet të mbrojë Kosovën. Serbët e Kosovës nuk janë të « rrezikuar », sikurse thotë Vuçiçi, por Asocinet i kërkon për destabilizinin e Shtetit të Kosovës dhe për këtë duhet të gjithë shqiptarët të bashkohen, bashkë me Ymer Bazen!
”Bashkimi i shqiptarëve”, nuk duhet ta mbyllim historine me shprehje pesimiste si ”me je bere si shqiptar Shqiperie” ose ”kosovaret e pabese” apo ”politikanet tane keta jane”. Nuk ka pyll pa derra ne asnje komb. Ne nuk jemi me te keqinj se te tjeret. Jemi pak me te varfer dhe kjo ndikoi shume, per te mos folur sa e padrejte eshte treguar historia me ne. Shih kurdet, me teper se 30 milione dhe nuk kane nje shtet, te gjoret.
Mendoj se secili mund te beje personalisht pjesen e tij ne lidhje me vellezerit kosovare, flas per popullin. Nese ne fillojme nga respektimi i tyre dhe ata i yni dhe afrohemi me teper, politikanet e cilitdo drejtimi nuk kane me asnje lloj fuqie, qe te shesin interesat tona kombetare per parate e tyre te qelbura.
Le t’i duam vellezerit tane, ne Shqiperi dhe jashte kufijve.