Nga Blendi Kajsiu
Në shkrimin e tij të fundit kolegu Andi Bushati argumenton se arrestimi i dy liderëve të opozitës nga SPAK garanton fitoren e 84 vendeve në parlament nga Partia Socialiste, çka do e kthejë Ramën në diktator. Ndaj ata që sot mbështesin SPAK-un dhe arrestimin e Metës dhe Berishës nesër duhet të kërkojnë falje (nuk dihet se kujt) kur Rama të fitojë pushtetin absolut.
Ky është argumenti i Bushatit që, për mendimin tim, bazohet në dy premisa të gabuara.
Së pari, supozohet që dobësia e opozitës dhe forca e pushtetit aktual është kryesisht produkt i SPAK-ut.
Së dyti, Bushati në mënyrë pesimiste supozon që e vetmja opozitë që ekziston dhe mund të ekzistojë në Shqipëri është berishizmi. Le ti shqyrtojmë me radhë këto premisa.
Së pari idea që dobësia e opozitës dhe forca elektorale e Ramës buron nga SPAK është thjesht justifikim i dyshes Berisha –Meta, përgjegjësit real për gjendjen e mjeruar të opozitës sot. Nuk është as faji dhe as përgjegjësia e SPAK-ut që opozita udhëhiqet nga dy prej politikanëve më të refuzuar nga elektorati shqiptar. Në këto kushte t´ia faturosh SPAK-ut dobësinë e opozitës është thjesht një justifikim berishist.
Edhe forca e pushtetit “socialist” të Edi Ramës është shumë më tepër produkt i opozitës Berisha-Meta se sa i SPAK-ut që e ka goditur qeverisjen Rama më fort se berishizmi.
Për ta kuptuar këtë mjafton një eksperiment mendor i thjeshtë. Le të imagjinojmë se si do ishte gara elektorale e vitit 2025 në mungesë të SPAK.
Berisha dhe Meta do ishin të lirë për të bërë fushatë elektorale, ama të gjitha sondazhet tregojnë qartë se mbi 70% e shqiptarëve e refuzojnë Berishën dhe rreth 90% Metën. E thënë ndryshe, edhe në mungesë të SPAK dyshja Berisha-Meta do mobilizonin vetëm një fraksion gjithnjë e më të vogël të elektoratit të përcarë opozitar në vitin 2025.
Ndërkohë në mungesë të SPAK-ut mbështetja elektorale për Edi Ramën jo vetëm nuk do të binte por do të shtohej. Së pari sepse prezenca e dyshes Berisha-Meta demotivon elektoration gri dhe opozitar teksa mobilizon elektoratin socialist, duke përfshirë edhe të pakënaqurit. Së dyti, sepse qeverisja Rama është shumë më e fortë përballë Berishës dhe Metës sesa përballë SPAK.
Ky insitucion ka çertifikuar korrupsionin e nivelit të lartë që njollos direkt Edi Ramën, siç janë inceneratorët. Në mungesë të SPAK inceneratorët do ishin thjesht një zhurmnajë më shumë nga dyshja Berisha-Meta, denoncimet e të cilëve bien në vesh të shurdhër.
SPAK ka hedhur në erë edhe modelin më të sukseshëm qeverisës të Ramës, Tiranën e Erjon Veliajt. Në mungesë të SPAK çështja e drejtorëve të bashkisë që pasuroheshin më paranë publike do mbetej thjesht një denocim i Belind Këlliçit, që askush nuk e merr seriozisht.
Në mungesë të SPAK Edi Rama do kishte aleatë të rëndësishëm elektoral si Lefter Koka.
Arrestimi i Kokës i ka kushtuar shumë elektoralisht Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Durrës.
Në këto zgjedhje Rama u angazhua personalisht dhe vuri në lëvizje edhe nënbotën e krimit për të fituar përballë kandidatit të rithemelimit Igli Cara, një politikan i ndershëm, me reputacion pozitiv dhe i dashur për qytetarët e Durrësit (ndonëse duhet ti të jem transparent me lexuesin, jam subjektiv në rastin e Igli Carës sepse e kam kushëri).
E megjithatë fitorja e Partisë Socialiste ndaj Igli Carës ishte shumë e ngushtë sepse ajo kish humbur tashmë një aleancë elektorale me peshë në Durrës, Lefter Kokën. Në mungesë të faktorit Koka opozita mund ta kish fituar bashkinë e Durrësit nëse do ishte e bashkuar rreth një lideri që nuk refuzohet nga shumica e elektoratit, pavarësisht përdorimit të administratës dhe të krimit nga ana e PS-së
Në mungesë të SPAK lidhja e Partisë Socialiste me krimin dhe përdorimi i krimit të organizuar në fushata elektorale do ishte edhe më i thellë. Të mos harrojmë që SPAK ka goditur jo vetëm krimin e organizuar por edhe deputet socialistë si Jurgis Çyrbja që akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Pra në mungesë të SPAK, në zgjedhjet elektorale të vitit 2025 do kishim një Parti Socialiste të udhëhequr nga Rama me aleatët Koka, Çyrbja e kompani, me modelin “Tirana moderne” të panjollosur, me qeverinë Rama të panjollosur nga skandali i inceneratorëve.
Do kishim një Parti Socialiste me ekpin e plotë politik, ku Erjon Veliaj, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Ilir Beqja, Alqi Bllako, etj., do jepnin kontributin e tyre maksimal pasi nuk janë demotivuar nga goditjet e SPAK-ut.
Një ekip politik që ndihet i mbrojtur nga pushteti politik përballë drejtësisë është më i motivuar për të prodhuar rezultate elektorale. Pra do kishim një Parti Socialiste edhe më të mobilizuar se sot, edhe më të motivuar se sot, edhe më të lidhur me krimin se sot.
Përballë kësaj makine elektorale dhe propagandistike të sofistikuar, të motivuar dhe të papërlyer nga SPAK do kishim dyshen Berisha-Meta që më shumë se mobilizim të elektoratit të përcarë opozitar do prodhonin mobilizimin e elektoratit të pakënaqur socialist.
Përse në këto kushte Rama nuk do fitonte një shumicë absolute përballë “opozitës” Berishës dhe Metës?
Dhe këtu vijmë tek supozimi i dytë i Bushatit se Berisha dhe Meta janë e vetmja opozitë e mundëshme në Shqipëri. Është një supozim i gabuar sepse për dyshen Berisha-Meta opozita është albi dhe jo vokacion dhe aq më pak mision.
Ata e përdorin opozitën si alibi përballë drejtësisë dhe jo si hapësirë për të denoncuar fenomenet e korrupsionit, keq-qeverisjes dhe autoritarizmit (opozita si vokacion), sepse janë përfaqësues tipik të këtyre fenomeneve, dhe aq më pak si një mundësi për të ofruar një alternativë qeverisëse ndaj modelit Rama (opozita si mision).
Nuk është aspak rastësi që opozita Berisha-Meta rrjeshtohet vazhdimisht kundër shumicës dërrmuese të opinionit shqiptar në të gjitha çështjet madhore që debatohen sot në sferën tonë publike.
Shumica dërrmuese e qytetarëve shqipëtar, mbi 90%, mbështesin dhe duan marrdhënie të mira me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Opozita berishiste ofron si lider një udhëheqës politik që është shpallur non-grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.
Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptar, rreth 70%, e mbështesin SPAK-un, opozita berishiste e ka shpallur SPAK-un armikun e saj kryesor.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbi 80%, e mbështesin arrestimin e Metës të cilin e përceptojnë si të korruptuar. Opozita berishiste e denoncon këtë arrestim dhe e shpall Metën martir të demokracisë.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin kundër ndërhyrjes flagrante të Greqisë në zgjedhjet vendore shqiptare në rastin e Fredi Belerit.
Opozita berishiste u rrjeshtua me Belerin, me qeverinë greke dhe me nacionalistët grek.
Shumica e shqiptarëve, majtas dhe djathtas, dëshironin lista të hapura ku deputeti zgjidhej direkt nga votuesi dhe jo të mbyllura ku deputetin e përcakton shefi. Opozita berishiste ofroi lista të mbylluara (kuptohet në bashkëpunim me pushtetin).
Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë kundër autoritarizmit dhe korrupsionit të qeverisjes Rama. Opozita berishiste ofron si alternativë Berishën, simbol i autoritarizmit, dhe Metën, simbol të korrupsionit.
Arësyeja e këtyre rrjeshtimeve pa sens është se funksioni i “opozitës” berishiste sot nuk është të përfaqësojë shqetësimet e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptar, që nga pensionet e ulëta, çmimet e larta, degradimi në arësim dhe shëndetësi, apo transporti publik skandaloz. Këto çështje pothuajse nuk artikulohen nga berishizmi.
Orientimi politik i “opozitës” berishiste përcaktohet thjesht nga halli i familjeve Berisha dhe Meta me drejtësinë. Ndaj beteja kryesore e tyre është me SPAK-un dhe jo për ngritjen e pensioneve, përmirësimin e shëndetësisë dhe arësimit apo të transportit publik.
Në këto kushte është pak e habitëshme që kolegu Bushati arrin në konkluzonin se fajin për gjendjen aktuale të opozitës e kanë ata që denoncojnë përdorimin e saj për halle të ngushta personale dhe jo autorët e këtij përdorimi. Si mund të arrihet në këtë konkluzion kaq dëshpërues?
Natyrisht nëpërmjet një dëshpërimi të thellë që të çon në nihilizëm. Supozimi i Bushatit se opozita berishiste është e vetmja mundësi politike në Shqipëri është produkt i një nihilizmi total që eleminon edhe mundësinë teorike të shpresës dhe hedh në erë çdo parim politik.
Është një profeci vetë-përmbushëse që prodhon pikërisht rezultatin që e paracakton si të paevitueshëm. Shfaqja e një opozite alternative në Shqipëri është në proporcion të drejtë me përqindjen e atyre që besojnë se diçka e tillë mund të ndodhë.
Kjo nuk do të thotë se shpresa dhe optimizmi garantojnë automatikisht lindjen e një opozite të re. Aspak. Ka shumë mundësi që në zgjedhjet e ardhëshme Rama mund të fitojë një shumicë absolute dhe të vendosë diktaturën në vend. Mund të ndodhë që partitë e reja nuk rriten teksa opozita berishiste tkurret edhe më tej.
Ama është absurde që fajin për disfatën elektorale të berishizmit në zgjedhjet e vitit 2025 mos t’ia faturosh Berishës dhe Metës por atyre që e kanë parashikuar këtë disfatë që në vitin 2021, kur paralajmëruan se futja e PD-së në zgjedhjet e vitti 2025 me Berishën dhe Metën në krye do ishte katastrofë.
A nuk ka përgjegjësi Sali Berisha për situatën mjerane ku ndodhet sot PD-ja e kontrolluar dhe e drejtuar prej tij? A nuk ka përgjegjësi Ilir Meta për korrupsionin spektakular që ka bërë me pushtetin prej dekadash sa majtas edhe djathtas? Sipas Bushatit duket se jo.
Fajtorë janë ata që mendojnë dhe shpresojnë se meritojmë më mirë se kaq. Janë ata që nuk janë dëshpëruar mjaftueshëm për tu rreshtuar përkrah opozitës berishiste. Sepse vetëm ideja thellësisht nihiliste se terreni politik shqiptar nuk mund të pjellë asgjë më të mirë se Berisha dhe Meta justifikon rrjeshtimin krah tyre.
Ironia qëndron në faktin se ky lloj nihilizmi përjetëson regjimin Rama dhe sistemin politik aktual në përgjithësi. E gjithë fabula socialiste sot bazohet tek idea nihiliste se në Shqipëri një qeverisje më e mirë se kjo e Ramës është e pamundur. E gjithë fabula berishiste bazohet tek i njëjti nihilizëm; një opozitë me e mirë se Berishizmi është e pamundur.
Për këtë lloj nihilizmi është mëkat i madh të ëndërrosh përtej corbës politike aktuale. Një sistem i tërë politik dhe mediatik funksionon non-stop për të vrarë cdo shpresë, ideal apo ëndërr se mund të ndryshojë dicka për mirë në politikën shqiptare.
E megjithatë kolegu Bushati nuk kërkon shfajësim nga ata që prej dekadash i kanë vrarë ëndrrat qytetarëve shqiptar, ku padyshim berishizmi dhe Meta kanë një vend nderi. Përkundrazi, falje duhet të kërkojnë ata që vazhdojnë të besojnë, shpresojnë dhe ëndërrojnë për diçka më të mirë.
SAKU ESHTE INSTITUCIONI KRYESOR I MBESHTETUR NGA KLSH,DY INSTITUCIONET E VETME QE PO TREGOJNE PAVARSI INSTITUCIONALE PER CLIRIMIN E SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR NGA ORGANIZATAT E ORGANIZUARA KRIMINALE TE CILAT MBULOHESHIM ME EMRIN E PARTIVE.
KJO KLASE POLITIKE I KA SJELLUR DRAMA JETESORE POPULLIT TONE.
PARTITE E REAJ TE KRIJUARA KOHET E FUNDIT,JASHTE INFLUENCAVE TE PARTIVE AKTUALE DUHET TE ORGANIZOHEN DHE ME PROGRAME SHPETIMTARE TI DREJTOHEN POPULLIT.
Ka te drejte Flamuri. Ku e keni programin,ku i keni protestat, ju Qorra,LlapaShabana?
Nuk ka nevoje per 300 mije.Protestat behen edhe Vetem.A je themelues Partie? Po s`pate motiv per te dale ne Rruge me nje shirit ne qafe,po te them Une nje.Jane dy vaporra ne portin e Durresit qe presin te zbarkojne 850 kontenjere me helme industriale.Perse na lini ne dore te dy bandave kriminale,qe na jane bere si Cosa Nostra me Ndrageten?
Kajsiu !
Qënke djalë i zgjuar . Të lexova me kënaqësi , të falënderoj !
Dje kemi jetuar diktaturën më të egër , gjoja socialiste , në Evropë , sot po jetojmë demokracinë më të degjeneruar në Evropë .
Dje kishe ku të ankoheshe , deri në KQ dhe qoftë edhe me një fletë rrufe, të gjithë i trëmbeshin , që nga Mehmet Shehu e me radhë ; vetëm njeri ishte tabu , Enver Hoxha .
Në prostitutën demokraci të sotme , shajë kë të duash e si të duash , dhe asnjë s’çan mender b….. , vetëm do tallen me tyj !
Vaso Pasha thoshte :
O Shqipni , e mjera Shqipni
Kush t’ka qit me kryt në hi ,
Ti ke pas kenë një zonjë e ranë ,
Burrat e dheuttë qujshin nanë …..
Unë nuk e di kur ka qënë kjo Shqipëri !
Keto janë pallavra poetësh , si ato kenget e rapsodëve injorantë , jugorë e veriorë , që i thurnin hymne Enverit .
Gazeta DITA , për mua dhe shumë si unë , ka qenë gazeta më e mirë . Ajo sot ka degjeneruar , lë një hapsirë të ngushtë për ne popullin , për llomotitjet tona, kur i teket dhe shpejt i fshin , se mos zëmerohet qeveria , artikujt “ pa zarar “ i mban me muaj ( gazetat unë i lexoj në internet ) .
Kemi mbi 110 vjet më vete dhe s’u bëmë dot shtet . Dhe as kemi për t’u berë . Jemi të paaftë , vetem një federatë do qe mirë për ne . Dy shqipetarë të shquar , aq sa di unë , kanë folë per federatë — Ismail Qemali dhe Fan Noli . Keta prijesat tanë , duan të jenë të parët në fshat dhe jo të dytet në qytet .
SHBA , po të mos qe federatë , nuk do qe Amerika që njohim !
Pas 90-tës , PD ra në dorë të njerëzve më të degjeneruar të shoqerisë , kurse në PS ngelën ish komunistet me idiote e më maskarenj të PPSH, kopeja që me injorancen e saj , me në krye antikomunistin Enver Hoxha , varrosën idealet e Luftës dhe shkelën mbi gjakun dhe sakrificat e shqipetarëve.
Të dyja duhen nxjerrë jashtë ligjit !
Andi Bushati thote se SPAK eshte Instrumenti qe perdoret nga Pushteti Rama per ti hapur atij rrugen qe te mbreteroje ne Shqiperi.
Blend Kajsiu e tjere si ky besojne se SPAK do pastroje Shqiperine nga hajduteria duke fillu me opoziten sot e vazhdu neser me keta qe qeverisin e jane ne vjedhje aktualisht.
Ka qe mendojne si Bushati, ka qe mendojne si Kajsiu – Koha do tregoje se kush nga ata kane te drejte.
Do te donim qe Kajsiu te kete te drejte, por ama deri sot ne 4 nentor qe komentojme duhet pranuar se Bushati ka katerciperisht te drejte. Qe koha ti jape te drejte Kajsiut duket qe SPAK te ktheje ne Buxhet te Shtetit ato qindra milion EURO te zhdukura te Inceneratoret e ato qindra milion EURO te tjere te zhdukura neper Koncesione Shendetesie e gjetke.
A do beje SPAK lojen e Pushtetit apo do mbroje interesat e Shtetit kjo do shihet, por der tani ka bere vetem te paren.
SPAK duhet te ktheje pasurine mbrapsh tek populli…mos harroni qe kane filluar hetimet qe para 30 vitesh!Hetimet per koncenisonet,inceneratoret etj do te fillojne pas 5-7 vitesh ose mund te kene filluar ppr thjesht eshte nen hetim e po mblidhen prova…mos prisni te kete te reja nga kjo histori.Njhere nje pale e me pas pala tjeter…Rames do ti vihen prangat kur mos te jete me ne pushtet…Likja me Salushin ishin deri vone,prandaj i takon atyre ne fillim.
Nuk fillojne te huajt nga kreubi shtetit sepse krijohen incidente diplomatike edhe kjo kuk eshte ne interes te askujt.
Nuk ka rendesi kush fillon i pari,e rendesishme eshte te filloje…e mbi te gjitha te preken te gjitha mostrat politike nga e kaluara e deri me sot!
Po qe se SPAK pret qe ti arrestoje hajdutet qeveritare mbasi te dalin ne opozit atehere kete vend e ka marre lumi. ne do mesojme si beri Berisha me Nexhmijen e me Nanon qe i denoi per kafe, ne do mesojme si Berisha qe Rama kerkon ta denoje per nje favor te “vogel” qe i paska bere dhendritpor nuk do sekuestrohen asnjehere milionat qe i jane vjedhur popullit. Perderisa K/ministri nuk thirret asnjeher nga SPAK per vjedhjet qe kane bere ministrat e tij, perderisa Rama nuk thirret asnjehere per vjedhjet dhe krimet qe kane bere kryebashkiaket e tij, perderisa Rama nuk eshte thirrur asnjehere nga SPAK per Ilir Meten qe e cilesoi presidentin me te mire ( megjithese per kete thirri nje proteste ku mbeten te vrare kater injorante qe presin drejtesi ) , Perderisa Rama nuk pyet se ne jemi nje republike parlamentare por vendos vete te krijoje nje shtet mbrenda shtetit, perderisa Rama i shkel me te dyja kembet vendimet e gjykates Kushtetuese dhe se fundi perderisa Rama ben mitingje me diasporen si K/M i Shqiperise dhe kerkon votat si kryetar partie kete vend,kete drejtesi e ka marre lumi. Me vjen pak keq qe Komentuesi Intelektuali e quante gazeten Dita dhe Stafin e saj monist te nderuar.
VO:
-Andi,nipi H.Kapos me bëmat e tij kërkon të gjëndet në punë,Të dali kundër rrymës si Saliu kundër Botës.. dhe nuk e ka hallin se fiton E.Rama DIKTATORI,sipas tij ose NON GRATA i përjetshëm në penxhere.Se ku e shef DOKTATORIN TE RAMA E DI SALIU & HORRAT E TIJ PËRFSHI & KËTË BEBELINO- DHJERË.. që ja vinte e hiqte Saliu në Shqipëri,Francë e kudo si mjek i biroistëve në 25 vite Sekretar i PPSH..!
-Më vjen shumë keq që merren me të Analist,Botues,Medje të kapura nga Sb 99 % në 2005,Sikurse drejtësinë 1992= 100 % dje & SOT.
-Saliu e Like nuk kthehen më në pushtet sa të jetë Amerika 360 mil.gjallë që MONITORON SPAK.
-Shpifsit se gjoja E.Rama drejton SPAK,GJKKO vetëm sa i shtojnë pikët E.Ramës për fitoren e mandatit të 4,5..& më tej përderisa PD TË HAI SË GJALLI MILITANTIN E FUNDIT..!
-E.Rama do të jetë KM I vëndit nëse PD do të jetë e bërë LËMSH,duke e përçar më tej edhe Opozitën e vjetër,ku disa u ka ngelur vula në xhep, duke ju marr FRYMËN,duke i mbajtur me shptesë në listat e mbyllura..!
-SPAK do pastroi politikanët vjetër në 34 vite:Sb,Im,Lb,Mk,Fm & të korruptusrit pas tyre,pasi Ata nuk largohen VETË edhe kur humbin zgjedhjet mbi 10 herë rrjesht,duke bllokuar demokracinë në Shqipëri që nga 1990,me diktatin e destabilizimin,mosbindjes civile,etj në emër të FJALËS SË LIRË.
-Me largimin e kastës së vjetër të korruptuar familjarisht,Reformimin e PD,Opozitës,duhet të dali një PARTI E RE E TRETË E BASHKUAR(JO PL)që të rivalizoi 2 partit e mëdha PS,PD.
-Nëse nuk do mbështetej SPAK+GJKKO(janë Ata që ishin..) NGA AMERIKA,BE..2 të korruptuarit e mëdhej Sb,Im..do ti kishim më QOSHE,NË BALLË TË DESTABILIZIMIT TË VËNDIT NË FAVOR TË AGJENTURAVE TË HUAJA TË CILAVE U SHËRBEJNË QË NGA 1990.
-PS,E.Rama do ta ket radhën e spastrimit total pasi të FUTET SHQIPËRIA NË BE-2030,TË KRIJOHET OPZITA ALTERNATIVE për drejtimin e Vëndit në NATO+BE..! PIKË.
Me fal ti Ethem Lalaj, qe kur ti paske dale kundere byristeve te enverit, qe ku tipaske qene kunder vijes se Enverit, apo si i thone ; Antienverist dhe qenke bere nje proamerikan i flakte ?
Te jape llogari berusha per vtin 1997 pastaj te heqim menjehere ramen, te tjerat jane dengla
Berishizmi e vetmja opozitë aktuale e mundshme? Kush ishte ai goxha trap që e hodhi për diskutim këtë shashkë Nipçja? Pfff…
Ky palo debat është i mbaruar pa filluar ende, se po ta kapësh hollë hollë, është po vetë berishizmi ai që në këndvështrimin e një milion shuplakave është shkaku kryesor i dobësimit të opozitës, dhe anasjelltas i forcimit të pushtetit aktual. Kush e mohon këtë, ose është llum si vetë berishizmi, osecështë i pjerdhur nga fiqiri.
Tjetër gjë, diçka më shqetsuese, që lidhet me rolin dhe dobishmërinë e spakut në jetën shoqërore..
Thuhet se spak ka sekuestruar miliona, në mos miliarda nga bota e krimit, por askush nuk është në gjendje të intepretojë drejt, bazuar në fakte, se sa është konkretisht shuma e akumuluar, cili është destinacioni, ku janë investuar, kush është përfituesi kryesor, etj.
Transparenca zero lë shkas për dyshime se këto para notojnë në kanalet e ujrave të zeza, dhe para se të mbërijnë në destinacionin shplahen e rishplahen në lavatriçe.
BURGOSJA E ATYRE QE KANE BO HAK ESHTE VETEM FILLIMI I NDESHKIMIT,NQSE ATYRE NUK JU MERRET GJITHSHKA KANE VJEDH EDHE BURGOSJA ESHTE “NJE OZOLIM NGA COVIDI”.DREJTESIA DUHET TE BEJE DREJTESI,T’JU LEJE VETEM ATO QE KANE PASE PARA SE TE MERRNIN PUSHTETIN.PJESA POLITIKE PO SHFRYTEZOHET DHE DO TE SHFRYTEZOHET PER TE JUSTIFIKUAR HUMBJEN.ATA PRANOJNE VETEM FITORE3 DHE URRRAAAAAAAAA.
Po Lulka pse mungon ne kete foro!Edhe ay i ka dosjet kapu ne peokuriri.
Nese SPAK pret te prangose hajdutet pasi te bien nga pushteti atehere nuk ka kryer ate detyre pe te cilen eshte krijuar – prerjen e duarve qe e vjedhin sot Shqiperine dhe ky vend do vidhet ne menyre te panderprere.
Per te besuar ate “Fundi i pandeshkueshmerise” nuk mjafton burgosja e hajduterise djeshme, por paralelisht prangosja e hajduterise sotme qe ka kapur rekorde e qe vazhdon akoma te thyeje rekordet qe vete ka arritur.
E kjo nuk mund te merret e mireqene me ndonje Cyrbe te vogel qe vete Pushteti ja hedh SPAK ne preher qe ta praqese simbolin e vjedhjeve te sotme.
Te meresh me Bushatin eshte njjelloj jsi ajo shprehja “Hedh budallai nje gur ne lume, 20 shkojne ta nxjerrin”
Bushati eshte antiamerikan, eshte antishqiptar dhe (natyrisht) anti SPAK o Kajsi. Mos u merr me te por lere te lehe deri sa te shkumboje. Vetem rriji larg nga ciflat e peshtymes se te fut terbimin.
Autori i këtij artikulli e ka përshkruar qartë realitetin.
Berisha dhe Meta janë viktimë e
e ideve të tyre të sëmura, në rastin
më të mirë. Ato janë pjesërisht të sëmurë psiqike, por për pjesën tjeter:
I konsideroj armiq të shqiptarëve.
E kanë tradhëtuar kombin tonë.
Nuk tentuan asnjëherë të reformojë partitë e tyre dhe të godasin besnikët
e korruptuar, sepse kishin frikë se do i ktheheshin kundra. Kjo tregon se ATO i
kishin korruptuar vetë këta individë që t’i kishin nën kontroll të plotë.
Mos u fusni ne lojen e llumit hysni kapos , ky esht thjesht bastard i peshtir gjoia hiqet inteligjent se del kontrapedali shqiptarve , ky nuk esht gje tjeter veç nje Mut i Madh nje pler qe dhjamoset duke shqetesuar te tjeret , thjesht llum pler , spaku kurvat tja kaleroj kti zorraxhiut hysniut saliut dhe bastardeve te tjer , kta jan jashtqitja komunizmit .