Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush e ndihmoi të riun të fshihte trupin e Ilarias? Babai: Vrasësi më përqafoi në komisariat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush e ndihmoi të riun të fshihte trupin e Ilarias? Babai: Vrasësi më përqafoi në komisariat
KronikeLajmi i fundit

Kush e ndihmoi të riun të fshihte trupin e Ilarias? Babai: Vrasësi më përqafoi në komisariat

Published: April 3, 2025
Shpërndaje

Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula në Romë rrethohet nga shumë dhunë dhe shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje.

Në një intervistë për “Chi l’ha visto” (Rai 3) Flamur Sula, punëtor në ndërtim që punonte për të edukuar fëmijët e tij, rrëfen paturpësinë e përqafimit të Markut, 23-vjeçarit që goditi me thikë vajzën e tij, në sallën ku ai depozitoi denoncimin e zhdukjes disa ditë më parë.

“Në komisariat Marku më përqafoi”, thotë Flamur Sula. Një gjest qetësie që tregon shumë për përllogaritjen delikate të një personaliteti kompleks. Ndërsa në anën tjetër të qytetit, në lagjen afrikane, Zeny Samson, babai i të riut që rrëfeu krimin, ka ende shumë për të shpjeguar. Në fakt, mbeten disa pyetje: kush e ndihmoi Markun të fshehë trupin? Kush ia dha valixhen? A është e mundur që ai vetë ta ketë ngarkuar atë peshë në makinë?

- Publicitet -

Ndërkohë, Flamuri tregon se “Hera e fundit që jemi dëgjuar me Ilarian ishte të martën, kur ajo na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën. Ishte me miqtë në Romë, aty ku vazhdon universitetin. Kjo ishte telefonata e fundit. Pas asaj të shtune morëm disa mesazhe nga celulari i saj….”.

Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur në banesën e të riut në Via Homes 16, në lagjen Africano të Romës, teksa prindërit e tij ndodheshin në shtëpi, por ende nuk dihet roli i tyre në krim.

Sipas Il Messaggero 22-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e Samsonit, të cilin e takoi mbi një vit më parë, kur të dy, si studentë universiteti, punonin me kohë të pjesshme në McDonald’s përballë Piazza del Popolo.

Ata ishin në një lidhje prej disa muajsh, por marrëdhënia e tyre kaloi në krizë. Sipas rikonstruksionit nga policia, atë natë i dyshuari ka zbuluar disa mesazhe që vajza kishte shkëmbyer me një të ri tjetër, të cilin e kishte njohur së fundmi në Tinder.

Raportohet se kishin shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin, por nuk ishin takuar. Ndërkohë Samsoni është ngritur në agimin e 26 marsit, ka marrë një thikë kuzhine dhe ka filluar ta godasë. Samson ka futur në makinën e tij trupin e të dashurës së tij të mbyllur në një valixhe dhe udhëtoi rreth 50 kilometra derisa arriti në periferi të Polit, një qytet i vogël në brendësi të Romës. I riu e njihte prej kohësh këtë vend, pasi kishte shkuar disa herë me biçikletë.

Më pas ka nxjerrë valixhen me trupin e saj nga shkëmbi dhe është kthyer në banesë, ndërsa celularin e ka mbajtur për disa ditë.

Nën hetim është prania në shtëpi e prindërve të 23-vjeçarit, të cilët aktualisht nuk janë nën hetim, por që mund të akuzohen për bashkëpunim në vrasje.

Policia Shkencore ka gjetur dje disa njolla të vogla në banesë që po analizohen dhe dyshohet se është gjaku i Ilarisë.

Mark Antony Samson, 23-vjeçari filipinas, ka pranuar se ka vrarë me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula pas një debati në banesën e tij në Romë.

“Kërkoj falje. Më vjen keq për atë që bëra”, ka deklaruar ai gjatë marrjes në pyetje.

Pasi e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta, përfshirë një në qafë, Samson e ka futur trupin e viktimës në një valixhe dhe e ka transportuar rreth 50 km larg shtëpisë, ku e ka hedhur nga një shkëmb në zonën pyjore të Polit.

Hetuesit po kërkojnë celularin e Ilarias, të cilin dyshohet se vrasësi e hodhi në një pusetë në Romë, si dhe armën e krimit, që mund të jetë hedhur në një kazan mbeturinash në lagjen Montesacro. Prokuroria ka konfirmuar se trupi nuk ishte copëtuar dhe se Samson ndihmoi autoritetet për të gjetur valixhen.

Hetimet zbuluan se pas vrasjes, 23-vjeçari përdori telefonin e Ilarias për të postuar në rrjetet e saj sociale, një veprim që ndihmoi në zbardhjen e krimit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Aldrinp says:
    April 3, 2025 at 2:52 pm

    Boll meketo historira qe i tregoni ne menyren me idiote te mundshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?