Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është Alice Albright, vajza e Madeleine në krye të marrëveshjes MCC?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush është Alice Albright, vajza e Madeleine në krye të marrëveshjes MCC?
AktualitetBote

Kush është Alice Albright, vajza e Madeleine në krye të marrëveshjes MCC?

Published: July 28, 2022
Shpërndaje

Alice Albright, bija e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright që ndërroi jetë tre muaj më parë ishte në qendër të nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë së mërkurës.

Si shefe e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright bashkë me ministren e Ekonomisë së Kosovës hodhën firmat në ujdinë mbi 200 milionë dollarëshe për energjinë elektrike në Kosovë.

Në ceremoninë që u mbajt në Kongresin amerikan ku ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kongresmeni dhe kryetari i nënkomitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme për Evropën dhe Azinë në Shtëpinë e Bardhë, Bill Keating, Albright edhe një herë e dëshmoi përkushtimin dhe angazhimin e nënës së saj, Madeleine për Kosovën.

- Publicitet -

Ajo tha se komponenti kryesor i investimit është ruajtja e baterive në shkallë të gjerë.

“Ai do të rrisë fleksibilitetin në rrjetin e vendit, do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë elektrike adekuate dhe duke e bërë këtë, do të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë energjetike të Kosovës”, është shprehur Albright, shkruan Klankosova.tv.

Në fund, ajo tha se mezi pret të punojë me të gjithë, për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme dhe më të qëndrueshme për popullin e Kosovës.

Por kush është Alice Albright?

Alice Albright është shefe ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC). Ajo ofron udhëheqje strategjike dhe vizion për agjencinë duke ndihmuar në arritjen e prioriteteve programore.

Albright ka më shumë se 30 vjet përvojë ndërkombëtare në sektorin privat, jofitimprurës dhe publik.

Ajo ka qenë shefe ekzekutive e Sekretariatit të Partneritetit Global për Arsimin dhe shërbeu në administratën e Obamës nga 2009 – 2013 si zv. presidente ekzekutive dhe shefe operative e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM).

Përpara EXIM, Albright mbante role drejtuese në Aleancën Globale për Vaksinat dhe Imunizimet (GAVI) dhe punoi si bankiere me fokus në tregjet në zhvillim.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    July 29, 2022 at 8:22 am

    Respekte per teze Albrightin..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?