Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është Ilir Proda, i propozuar për drejtor të Policisë së Shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush është Ilir Proda, i propozuar për drejtor të Policisë së Shtetit
KronikeLajmi i fundit

Kush është Ilir Proda, i propozuar për drejtor të Policisë së Shtetit

Published: September 30, 2024
Shpërndaje

Gara për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do pasojë të dorëhequrin Muhamet Rrumbullaku, zyrtarisht ka përfunduar dhe janë mësuar 5 emrat e listuar dhe vlerësuar me pikë nga Komisioni, Ad-Hoc.

Ditën e sotme (30 Shtator), Ministria e Brendshme konfirmoi përfundimin e procesit dhe ministri Ervin Hoxha njoftoi se i ka propozuar kryeministrit Edi Rama si kandidat fitues të garës pikërisht drejtorin e Policisë së Qarkut Elbasan, Ilir Proda.

Ky i fundit u verifikua nga SPAK-u pas dyshimeve për operacionin e dekonspiruar të dosjes “Çopja” në Elbasan, ku shumë nga t dyshuarit nuk u arrestuan dot dhe iu sekuestrua telefoni.

- Publicitet -

Pas verifikimeve ka vijuar garën dhe tashmë është propozuar për kryepolic.

Por kush është Ilir Proda:

Karriera e tij nga oficer i thjeshtë, deri në detyrat e larta si Shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë përgjatë vitit 2014, ku u denoncua edhe për një incident i denoncuar nga një vajzë 19-vjeçare për dhunë, por që SHÇBA nga hetimet e nxori të pafajshëm, deri tek posti i kryepolicit të Elbasanit dhe tani i propozuar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Pas mbarimit të Akademisë së Sigurisë në vitin 2005, punoi si oficer në Komisariatet nr. 3 dhe 4 deri më 2012, për të kaluar më pas në Policinë e Shtetit për një vit dhe më tej si shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.

Pas incidentit të vitit 2014, zhvendoset në Bulqizë për dy vite shef Komisariati dhe më pas në Drejtorinë e Përgjithshme, te sektorët e Antidrogës dhe Antikrimit për tre vite.

Më 2019 emërohet zv/drejtor në Korçë dhe më 2021 me të njëjtën detyrë në Elbasan, ku më pas emërohet edhe drejtor më 2023, post që e mban aktualisht.

Karriera e Ilir Prodës:

–2002-2005- Akademia e Policisë

-Gusht 2005- Nëntor 2011, Komisariati Nr.3 Tiranë

-Nëntor 2011-Mars 2012, Komisariati Nr.4 Tiranë

-Mars 2012- Qershor 2013, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit

-Qershor 2013- Tetor 2013, në Policinë e Lezhës

-Tetor 2013- Dhjetor 2014, Shef Komisariati Nr.2 Tiranë

-Dhjetor 2014 – Shkurt 2016, Shef Komisariati Bulqizë

-Shkurt 2016 – Maj 2017, Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

-Maj 2017 – Korrik 2019, Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë

-Korrik 2019-Tetor 2021, Zv/Drejtor për hetimin e krimit në Korçë

-Tetor 2021-Mars 2023, Zv/Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan

-Mars 2023 dhe në vijim, Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Shqiptar says:
    September 30, 2024 at 6:44 pm

    Jam kurioz te di rezultatet e tij ne Elbasan.
    Ne baze te tyre do gjykoja per postin e ri.

    Reply
  • Xha jaho says:
    September 30, 2024 at 10:56 pm

    U “përzgjodh” ai që e dinin të gjithë, drejtori i Elbasanit Ilir Proda, i cili zhvendosi disa kohë më parë Ardian Çipën, pikërisht kur ky i fundit arrestoi Nuredin Dumanin.

    Marre nga gazeta Pamfleti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!
  • Arrin në 310 numri i të lënduarve që prej 13 tetorit
  • Si është populli, është qeveria  

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. Tifoz mjeran on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. Emigranti on Rama kundër Antifa, PS kundër historisë së vet: Çfarë janë aktivistët antifashistë që Trump kërkon t’i shpallë “grupe terroriste”
  4. Shallvarja on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  5. Turpi i mbuloftë on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?