Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është Thomas Fugate, 22-vjeçari kopshtar të cilit Trump ia ka besuar luftën kundër terrorizmit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kush është Thomas Fugate, 22-vjeçari kopshtar të cilit Trump ia ka besuar luftën kundër terrorizmit?
BoteLajmi i fundit

Kush është Thomas Fugate, 22-vjeçari kopshtar të cilit Trump ia ka besuar luftën kundër terrorizmit?

Published: June 25, 2025
Shpërndaje

Gjatë bombardimit të Iranit duke rrezikuar kundërpërgjigjen e Teheranit kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme dhe sulmeve terroristë në SHBA, administrata Trump caktoi 22-vjeçarin Thomas Fugate si drejtues të CP3, sektorit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në krye të veprimtarive të parandalimit të terrorizmit.

Fugate zëvendësoi Bill Braniff, një veteran të ushtrisë prej 20 vitesh i cili ka qenë aktiv ndaj kundërterrorizmit, ndërsa ai vetë s’ka asnjë përvojë në këtë fushë. Eksperiencat e tij të punës janë të kufizuara. Kjo është e kuptueshme për shkak të moshës së re që ka; ai ka punuar si kopshtar dhe shpërndarës në një supermarket, shkruan ”Il Corriere della Sera”.

Vitin e shkuar, gjërat ndryshuan: Fugate bëri një stazh në Fondacionin e Trashëgimisë dhe iu bashkua fushatës së Trump. Ai hyri në ushtrinë e ‘besnikëve’ që u katapultuan në administratën e re republikane.

- Publicitet -

Ai u caktua në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, por në seksionin e luftës kundër emigracionit të paligjshëm. Tani merr pozicionin e Braniff, i cili dha dorëheqjen për shkak të vendimit të qeverisë për të shkurtuar tre të katërtat e buxhetit të agjencisë.

Fugate nuk është në vijën e parë të luftës ndaj kërcënimeve të brendshme, por rasti i tij tregon qasjen e re ideologjike dhe disi sipërfaqësore të administratës ndaj rreziqeve në rritje në një kohë kur siguria e brendshme e Shteteve të Bashkuara kërcënohet nga terrorizmi fizik dhe sulmet kibernetike.

Ajo që bie në sy këtu është vendimi i Trump për të shkurtuar me 20% fondet, tashmë shumë të kufizuara, për CISA, agjencinë përgjegjëse për mbrojtjen e infrastrukturës strategjike të Amerikës nga sulmet e jashtme. Po aq domethënës është edhe refuzimi i Kongresit për të zgjeruar autoritetin ekzekutiv për të kapur dhe shkatërruar dronë në zona delikate të vendit. Propozimi u rrëzua nga senatori Rand Paul, kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare, një republikan libertarian, me arsyetimin se nuk ka kërcënime të menjëhershme.

Para një viti, drejtoresha e CISA, Jen Easterly, raportoi para Kongresit mbi aftësinë që Kina ka fituar përmes një strukture infiltruese të quajtur Salt Typhoon, për të shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në rrjetet amerikane në rast konflikti (për shembull mbi Tajvanin): bllokimi i gazjellësve, ndotja e ujësjellësve, paralizimi i furnizimit me energji elektrike, i sistemeve të telekomunikacionit dhe i rrjeteve të transportit).

Këto rreziqe janë veçanërisht serioze në një vend ku shumë prej këtyre rrjeteve janë në pronësi private, me pronarë që hezitojnë të sakrifikojnë fitimet për të investuar në sigurinë kombëtare. Megjithatë, këto rreziqe janë nënvlerësuar nga administrata e re, e cila, përveçse largoi nga detyra Jen Easterly, po çmonton pjesërisht një agjenci të krijuar nga vetë Trump në vitin 2018, por që përfundoi në shënjestrën e tij në vitin 2020 kur drejtori i emëruar prej tij, Kris Krebs, refuzoi të vinte në dyshim integritetin e zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Biden.

I tërbuar dhe i etur të shfaqet i pamëshirshëm, Trump vazhdon t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë ndjekjen penale të Krebs për këtë refuzim, ndërkohë që CISA po përballet me akuza se ka zbatuar politika stafi që ndjekin kriteret tashmë të ndaluara të “diversitetit, barazisë dhe përfshirjes”.

Në realitet, sipas urdhrit të Trump, programet e sigurisë kibernetike për monitorimin e ndikimeve të huaja përmes internetit, dezinformimit zgjedhor nga jashtë dhe përpjekjeve për të cenuar infrastrukturat thelbësore po shpërbëhen. Që nga 20 janari, dita e inaugurimit të Trump-it, i gjithë përqendrimi në luftën kundër terrorizmit të huaj është zhvendosur te beteja kundër emigracionit të paligjshëm, e cila kulmoi me thirrjen për të zbatuar Alien Enemies Act (një ligj i vitit 1798 që lejon dëbimin e armiqve potencialë në kohë lufte), për të dëbuar qindra venezuelianë drejt El Salvadorit, të dyshuar si pjesëtarë të bandës kriminale Tren de Aragua që është shpallur nga Trump si organizatë e huaj terroriste

Megjithatë, nëse ekzistojnë qeliza terroriste iraniane të fshehura brenda SHBA-së, është e pamundur që ato të çmontohen përmes operacioneve të ICE-it, policisë kundër emigracionit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • pilo Lala says:
    June 25, 2025 at 11:59 am

    Ne keto pozicione kerkohet koke turku, thote populli.
    Keto pozicione ne administrate jane ato qe e thyejne ligjin me dashje apo pa dashje, ne rastin e Trump, do zbatosh urdherin e tij, dhe ne fund kur te vesh perpara ligjit, Trumpi te thote: une nuk te thashe te shkelje ligjin.
    Nje pjese e madhe e kesaj administrate do perfundojne duke u rropatur gjyqeve.

    Reply
  • demo says:
    June 25, 2025 at 12:57 pm

    Do jete si Qemal Stafa.Brenda 20 vjeteve i ra violines,shkroi Hartime,U be Komunist,Hyri ne burg,u internua,beri Universitetin, Themeloi Partine,U fejua,dolli Ilegal,Dha jeten per shokun Enver dhe per Partine.
    Edhe ky kopshtari per lesh ka,.li do shkoje.

    Reply
  • Tirona says:
    June 25, 2025 at 5:52 pm

    O nene Trapi kerkon te dobesoje USA , vendose shperdarsin e supermaketit qe te beje cfare doje trapi,mendo ata vartesit e tije qe kane studjuar,eksperience,kane dhene shpirtin te vije shef nje cunake bahcevane ,ju qaje hallin u heq deshiren per tu perkushtuar ne pune heq meriten aftesine ,po e bene si kullen Trump jo si president shteti publik,private ameriken eshte e imja beje si te dua une.

    Reply
  • 008 says:
    June 26, 2025 at 1:50 am

    Stili komunist, me Lej Fene ! Sorros style ! Estrade ne real time. Njerzimi eshte i velur nga e mira dhe e keqja, asgje nuk eshte me interesante apo ja vlen, sepse te gjitha dhe çdo gje mbrojne ne nje pike, heret a vone.
    So So Sad !

    Reply
  • Brenga says:
    June 26, 2025 at 2:00 am

    More, sa budalla qw eshte ai Trampi.
    Pse s’merr edhe nga ne komentuesit e internetit?
    Ore, po mos e merrni seriozisht gjithshka. Jemi ne kulmin e epokes se dizinformacionit!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
  • Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. TITI on VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  3. Vurko on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  4. Protestuesi on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. demo on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?