Nga Klodian Tomorri
Dy ditë më parë Kapitali publikoi lajmin se Gjykata e Arbitrazhit në Londër bllokoi qeverinë shqiptare për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës. Një ditë më parë, qeveria reagoi përmes një deklarate zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës ku pretendonte se fituesja e arbitrazhit paraprak ishte ajo dhe jo koncesionari. Por si qëndron e vërteta?
Në 5 gusht, ministria e Infrastrukturës njoftoi zgjidhjen e kontratës së konçesionit për Aeroportin e Vlorës. Sipas klauzolave të parashikuara në kontratë, 30 ditë pune pas njoftimit të zgjidhjes, hynte në fuqi ndërprerja e kontratës. Në rastin konkret, kjo i takonte datës 17 shtator.
Por çfarë do të ndodhte në këtë datë? Hynte në fuqi automatikisht neni 15.8 i kontratës së konçesionit. Ky nen sanksion sa më poshtë:
1-Kontrata e konçesionit pushon së qënuri
2-Konçesionari i dorëzon qeverisë pa asnjë kosto ose shpenzim posedimin e VIA-s, të gjitha pronat dhe asetet e saj përfshirë aeroportin si dhe të gjitha skicat apo dokumentat e projektit.
Nga ana tjetër qeverisë i lindin të drejtat e mëposhtëme:
1-të hyjë dhe marrë kontrollin e mënjehershëm operacional të VIA-s, Aeroportit dhe çdo prone të luajtshme
2-të kërkojë që e gjitha vendodhja dhe prona e paluajtshme, asetet t’i dorëzohen mënjëherë asaj
3-të zgjedhë dhe zëvendësojë konçesionarin me një operator pasardhës
4-të marrë posedimin e të gjithë pasurisë së paluajtshme dhe të luajshtme në pronësi ose dhënë me qira nga konçesionari
5-të transferojë pronësinë e Aeroportit dhe gjithë pasurive të paluajshme nga konçesionari tek autoriteti kontraktues
Meqë Enea Karakaçi pretendoi një ditë më parë se e ka fituar arbitrazhin, pse nuk shkon të marrë aeroportin, pronat e tij dhe shoqërinë konçesionare siç thotë kontrata konçesionare?
Arsyeja është e thjeshtë. Arbitrazhi e bllokoi qeverinë të aplikojë nenin 15.8 të kontratës duke i hequr praktikisht mundësinë për ta shtetëzuar aeroportin deri sa të konstituohet gjykata e arbitrazhit dhe ta shqyrtojë çështjen në themel. Pra mbi kontratën, arbitrazhi ka vënë masë sigurie duke e ndaluar qeverinë që ta shpronësojë aeroportin.
Por pse qeveria bërtet për fitore duke theksuar se ka Gjykata rrëzoi dy nga tre kërkesat e VIA-s dhe la në fuqi vetëm një masë lehtësimi të përkohëshme? Këtu qeveria luan me fjalët dhe gjysmë të vërteta.
Kërkesa e parë e VIA-s, ishte që Arbitrazhi të detyronte qeverinë të ulej për ndërmjetësim me VIA-n. Kjo kërkesë u rrëzua nga arbitrazhi për një motiv shumë të thjeshtë. Arbitri paraprak tha se ai nuk mund ta detyronte dot qeverinë që të ulej në ndërmjetësim, nëse ajo nuk dëshiron. Sipas vendimit, qeveria kishte 30 ditë kohë për t’u ulur në ndërmjetësim dhe ajo nuk e bëri këtë.
“Unë konstatoj se qeveria ka shprehur në mënyrë të prerë pozicionin e saj se nuk synon të angazhohet më tej në ndërmjetësim, dhe nuk është në kompetencat e mia që ta detyroj MIE-n ta bëjë këtë,” arsyeton arbitri.
Pra, rrëzimi i kësaj kërkese të konçesionarit, të cilën qeveria e quan fitore për të, është në fakt një kobure në kokën e shtetit. Nesër kur çështja të gjykohet në themel, gjyqtarët do të kenë mes të tjerave edhe argumentin që qeveria refuzoi ndërmjetësimin.
Kërkesa e tretë e konçesionarit u rrëzua për të njëjtën arsye. Kjo kërkesë synonte të zgjaste me 60 ditë afatin, që VIA të dorëzonte padinë e themelit të arbitrazhit për t’i lënë kohë ndërmjetësimit për gjetjen e një zgjidhje.
Arbitrja e urgjencës Cecilia Carrara e rrëzoi shtyrjen prej 60 ditësh që kërkonte VIA sepse konstatoi se afati i fundit për të dorëzuar padinë kishte mbërritur tashmë më 16 Shtator 2026 dhe VIA ishte e lirë të niste menjëherë arbitrazhin kryesor pa pasur nevojë për urdhra të tjerë ndërmjetësues.
Tani të kthehemi tek ajo që ministria një ditë më parë e quajti si fitoren më të madhe të shtetit. Atë se gjykatësja nuk pranoi kërkesën kryesore të VIA-s, përkatësisht pezullimin e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit.
Por çfarë do të thotë kjo?
Përgjigja është shumë e thjeshtë. Gjykata nuk mund ta ndalojë dot qeverinë që ta marrë aeroportin me mjete të tjera përtej nenin 15.8.
Pra Gjykata nuk mund ta ndalojë dot qeverinë që nesër të bëjë pazar me konçesionarin dhe ta marrë aeroportin kundrejt një shpërblimi. Ose të çojë ushtrinë dhe ta marrë atë me dhunë, pavarësisht se kjo do të kishte reperkursione të rënda për interesin e shtetit në gjykimin e themelit.
Abritri arsyetoi se nuk mund të pezullonte zgjidhjen e kontratës për arsye sepse së pari, kjo nuk ishte e parashikuar në kontratë dhe së dyti ku urdhër do të kishte pasoja, të cilat nuk ishin të përcaktuara në kontratën e konçesionit.
Pra qeveria mund ta marrë aeroportin ose me pazar ose me dhunë. Por arbitri e ka ndaluar qeverinë ta marrë aeroportin sipas parashikimeve në kontratën konçesionare, të cilat janë në nenin 15.8, sepse ky nen është në masë të plotë sigurie. Me pak fjalë, arbitri e ka ndaluar qeverinë ta marrë aeroportin në mënyrë të ligjshme.
Pra e thënë shkurt, qeveria mund të vazhdojë me zgjidhjen e kontratës. Mund të vazhdojë të hapë edhe një tender për të gjetur një konçesionar të ri. Por çdo marrje e aeroportit do të hidhte në erë interesat e shtetit në gjykimin e themelit. Kjo është arsyeja se pse qeveria nuk e merr dot aeroportin sot.
Madje, aq i rreptë është ndalimi që i ka bërë arbitri qeverisë, saqë edhe deklaratën që ministria publikoi një ditë më parë e ka cilësuar si frustrim dhe pengim të vendimit paraprak.
Kapitali ka mësuar se menjëherë pasi ministria nxorri deklaratën ku bërtiste për fitore, Mabco e Pacollit iu drejtua zyrtarisht arbitrit duke e vënë në dijeni. Pas kësaj kërkese, gjyqtarja ka reaguar menjëherë duke i tërhequr vëmendjen qeverisë që të mos dëmtojë masën e sigurisë duke e njoftuar zyrtarisht me email.
Pra, në situatën e sotme që ka vendosur Arbitrazhi, kontrata nuk ka pushuar së qëni dhe qeveria nuk ka të drejtë ta marrë aeroportin në mënyrë të ligjshme. Kjo situatë do të jetë në fuqi, derisa të konstituohet trupi gjykues i arbitrazhit dhe të rishqyrtojë masën.

Po c’Karaskaqi thoni more, atij i duhen 2 leje te dale e te thote dicka : nje te dale nga breket e Beles e tjetra te dale nga furriku Rames!
Po mirë ti Klodian je me Shqipërinë, apo me arbitrazhin, se toni dhe fryma që përcjell në shkrimin tënd është pothua antishqiptare .
Antishqiptare eshte te vjedhesh parat e popullit shqiptar e ti besh vila ne bregdet lwshtjella ne Franc e avion privat.
Jo te denoncosh hajdutet
Cfare rendesie ka Klodiani? Burre i mire apo i keq ai, kjo nuk ndryshon temen e muhabetit…
Shume e drejte 👍
Nuk eshte shqiperia o trap eshte Edi Rama ne arbitrate dhe normal do jete kunder Edi kurves
Kryeministri i ka humbur 100% gjyqet dhe arbitrazhet nderkombetare.Po cfare ka fituar kryeministri?Ka fituar Grabitjen Kombetare.Ka fituar Token kombetare shteterore,qe me VKM,koncesione,tendera ja ka dhuruar,shitur,darovitur klienteles se tij.Ka fituar betejen me pronaret den baba den,duke i rrembyer token me dokumenta fallco ne Kadaster.Ke fituar betejen me SPAK ne Parlament duke penguar me shumice votash arrestimin e Ballukut per vjedhje ne permasa astronomike te Buxhetit bte Shtetit.Ka fituar kunder BKH,duke c`armatosur dhe mbajtur peng agjentet e BKH,qe u drejtuan zyrave te kryeministrise per te mbledhur provat per vjedhje dhe korrupsion.Edhe shume fitore te kesaj natyre.
Shume e drejte 👍
Por ne Arbitrazhe Nderkombetare,Ne gjyqe Nderkombetarer,Atje ku luhet A PARI,mafioz me mafioz,hajdut me hajdut,Bande me Bande,,Atje e bejne synet me thu.
Perp[iqu te fitosh zgjedhjet me cdo mjet,,.Mos u terhiq nga Pushteti,se MAFIA,qe ushqeve vete,do te shqyeje,do te beje copa copa,ashtu si bere ti Shqiperine.
👍👍👍👍
Une e vleresoj shkrimin e Klodianit.
Ceshtjet qe i detyrojne palet te shkojne ne arbitrazh jane te percaktuar qarte ne cdo marrveshje koncesionare.
Kujdesi me i madh duhet treguar nga ana e ministrise, mbasi edhe nje interviste e pakujdesshme mund te jap argumente pales tjeter.
Emocionet nuk bejne pune ne ceshtje te tilla.
Tifozlleku eshte teper grotesk, mbasi kostot qe mund te pesojme jane te frikshme.
Kastriot
Fantastisch Demo!
Qfarë të bëjë shteti ti lejonte një matrapazi që ilegalisht ta hiqte aeroporton nga pronësia e shtetit si aset strategjik vetëm ai me një të rëne të tre fishonte fitimin
Ti merret shtetësia çdo jo shtetasi shqiptarë që përfshihet në afera që dëmtojnë ose interesat e shtetit të shqiptarëve
Ore Tomor nga Skeapari ! Po pse kaq entuzjast kunder vendit mor buke shkale !??! Mor morr qe nxjerr vetem jarge ! Ptuuuuu rrace bishto !
Me vjen keq per Edin
Mafia qe ushqeu vetë do ta shqyejë
Ku je katandis o gazeta Dita ,boton artikujt e K.Tomorrit,ne vend qe te inkurajoni shtetin se gjoben do e paguaj populli ju vendosni shkopijt nen rrota te K.Tomorrit qe dihet qe eshte nje salist i terbuar
As Gazeta e as Klodiani nuk kane ne dore te ndryshojne fatet e vendit dhe vendimet qe merr qeveria. Eshte absurde qe i kerkoni gazetes dhe gazetarit te mos shprehet mbi zhvillimet qe vete qeveria i shkakton.
Mire do ishte ti kerkonit llogari qeverise se pse vjedh ne menyre te vazhdueshme, ne cdo tender e projekt qe ben. Por si duket e keni te veshtire kete.
Nuk ka rendesi kush eshte Klodiani, rendesi ka a thote te verteten dhe cfare duhet bere per ta mbrojtur ate. Po komentueseve qe kane hallin te mbrojne Ramen, edhe kur thuhet e verteta mundohen te hiqen si patriote te rreme.
VO:
JA GAZETARI SHPIFS,ANTISHQIPËTAR QË DEL KUNDËR QEVERISË DHE VËNDIT TË TIJ.
QEVERIA 2 FIRMAVE U KËRKOJË TË NDËRTONIN AEROPORTIN NË AFAT DHE ATO AFATIN NUK E ZBATUAN DUKE U FUTUR NË SHERR MES VEDI E JO ME QEVRRINË.
GJYKATAT E SALIUT TË PAGUARA NUK E ZGJIDHËN PROBLEMIN POR E NDËRLIKUAN SIÇ KAN BËR ME PRONAT E SHTETI NGA 1992..BADËRDI..
QEVERIA I PARALAJMËROI DISA HERË DHE ATO NUK NDËGJUAN PASI JAN MËSUAR ME DALLAVERE,FITORE GJYQESH NË ARBITRAZHE TË PAGUARA,100 % NË DËM TË SHTETIT & FITORE TË PRIVATIT KAPITALIST KRIMINEL.
ARBITRAZHI KA PEZULLUAR ZGJIDHJEN PASI NUK ËSHTË NË GJËNDJE VETË PASI JANË ME BARRË GJYQTARET DHE JO SE KA FAJE QEVERIA QË KËRKON OBJEKTIN E PËRFUNDUAR.
DHE GAZETARI BERISHIST KËNAQET QË DËMTOHET QEVERIA,SHTETI.PASI NUK ARGUMENTON PSE NUK U NDËRTUA AEROPORTI,POR NËSE QEVERIA MERR ME FORCË OBJEKTIN PËR NDËRTIM.
KJO ËSHTË MEDJA SHQIPËTARE E SHITUR E SHKËRDHYER NË DEMOKRACINË LIBERALE KUR SHPIFJA NUK NDËSHKOHET ME OK TË BE -KURVË.
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
Me bllofet qe loz Kryemaskarai ne pokerin ku ka vene bast Shqiperine, na duhej shpjegimi i situates ligjore.
Artikull me vend faleminderit.