Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, ‘Çuçkën’ e Ersekës, Erion Isain
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, ‘Çuçkën’ e Ersekës, Erion Isain
KronikeLajmi i fundit

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, ‘Çuçkën’ e Ersekës, Erion Isain

Published: September 27, 2025
Shpërndaje

Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat publikës të institucionit, mjaftuan vetëm dy kallëzime penale kundër tij që ai të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK.

Çështja kundër Erion Isai dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, është hapur 5 vite më parë në muajin Nëntor 2020, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Dy njerëzit që morën guximin të bëjnë një shërbim qytetar për zonën e tyre, janë Romeo Nazarko dhe Esmerald Xhafa, të cilën ju drejtuan SPAK me kallëzime penale, duke kërkuar nisjen e hetimeve për zyrtarët e bashkisë Ersekë.

- Publicitet -

Në fakt i pari që mori nismën për të bërë kallëzim ishte Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.

Përmes kallëzimit disa faqe, në muajin Nëntor 2020 Nazarko orientonte SPAK, të hetonte kryebashkiakun e Ersekës për abuzime të rënda financiare dhe paracaktim të tenderave publikë përmes miqësive të veçanta që Erion Isai, kishte krijuar me administratorë dhe pronarë të kompanive private të ndërtimit.

Mbi bazën e këtij kallëzimi, SPAK regjistroi procedimin penale Nr.280 për dy akuza atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.

Kujtojmë se Romeo Nazarko, është personi i cili ka denoncuar në SPAK dhe në prokurorinë e Tiranës, skemën e korrupsionit të bërë nga zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian përmes projekteve të OLAF-it për bujqësinë.

Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë, ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës.

Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR, pasi siç ka pretenduar ai në kallëzimin dorëzuar SPAK, inxhinieri gjeodet, refuzoi të bëhej pjesë e skemave të korrupsionit që ndërvepronin në këtë institucion.

Aktualisht kjo dosje e dorëzuar nga Nazarko po ndiqet penalisht nga SPAK dhe hetues të Komisionit Evropian.

Ndërsa personi i dytë është avokati i njohur Esmerald Xhafa, i cili në cilësinë e qytetarit të Korçës dhe teksa u vu në dijeni përmes raportimeve mediatike për shembjen e rrugës nacionale Ersekë-Korçë, vendosi në 29 shkurt 2024, t’i drejtohet me një kallëzim SPAK, duke kërkuar ndjekjen penale të kryebashkiakut, Erion Isai, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK, regjistroi në 2024, procedimin Nr.39. Por duke qenë se dy kallëzimet të bërë nga Nazarko dhe Xhafa, kishin të njëjtin karakter dhe objekt denoncimi, në datën 22 korrik 2020, prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve në një dosje të vetme me Nr.280.

Pas kallëzimit të dytë, situata ndaj gaztorit të Ersekës, Erion Isai, dhe zyrtarëve të tjerë ndryshoi, pasi SPAK sekuestroi disa prej telefonave të zyrtarëve të bashkisë dhe administratores së kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano.

Ku dukshëm kryebashkiaku Isai ka hyrë në komunikim privat me paracaktimin e çmimeve të ndërtimit, buxhetit financiar dhe paracaktimin e firmës fituese ku administratore është Entela Çano.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Trapajane hesapi says:
    September 27, 2025 at 10:37 am

    I lexova ato qe u botuan dje. Asgje te rendesishme qe vertetojne akuzen. Kerkesa per te paraqitur ne kohen e duhur projekt et. Si eshte projekt teknikisht nuk e vleresoni kryetari I bashkise, por komisione teknike. Se dyti, Nazarko del ne konfllikt te paster interessi. Nuk ka perfituar nga fondest dhe I ka deshtuar projekt I. Nga inati po bej denoncim per rrugen qe u shemb.Pika qe nuk iu bije. Per dijeni, kryetari e bashkise as nuk e njoh fare.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 27, 2025 at 11:21 am

    Edhe romaket qe ndertonin rruge germonin nje dy metro per te studiuar Tabanin e rruges,prandaj cfare ka prishur e ckulur shqiptari,cfare ka shkulur e prishur dreqi,por rruget romake rezistuan 2000 vjeti.Kurse Erioni ndertoi rruge e Ura mbi gufocka,mbi zhavorrishte pa taban,mbi ligatina per te nxjerre dhjame nga pleshti.Ja dha fondet sekretares qe kishte nje grope gelqere per llac tulla suva,,se aq kollaj ndertohen rruget..!O burra se u bera kryetar bashkie te behem i pasur me nje rruge!
    Po ky populli Ersekes si pranoi nje gaztor estrade per Kryebashkiak?

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    September 27, 2025 at 2:41 pm

    Keta ERIONET gjithandej po na dalin gjysma Cucka e gjysma Kucka

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?