Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush jep apartament me qira, duhet të… Cilat janë detyrimet nga ligji i ri për turizmin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kush jep apartament me qira, duhet të… Cilat janë detyrimet nga ligji i ri për turizmin
EkonomiLajmi i fundit

Kush jep apartament me qira, duhet të… Cilat janë detyrimet nga ligji i ri për turizmin

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Projektligji i ri për turizmin i miratuar në qeveri , sjell ndryshime të rëndësishme për sektorin,  të cilat synojnë ti japin zgjidhje informalitetit të lartë, ku ka një mospërputhje të theksuar midis numrit të turistëve dhe deklarimeve që bëhen nga strukturat akomoduese.

Sipas draftit, do të krijohet një regjistër të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do përdoren në funksion të turizmit.

Projektligji parashikon që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që të regjistrohet në QKB dhe më pas të kërkojë certifikatë kategorizimi në ministrinë e turizmit. Çdo strukturë më pas, ka detyrimin të kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

- Publicitet -

Projektligji parashikon rëndim të gjobave për të gjithë subjektet abuzuese. Konkretisht, kur subjektet hoteliere ushtrojnë aktivitetin pa certifikatë kategorizimi, dënimi financiar me gjobë shkon nga 20 000 deri në 400 000 lekë.

Po ashtu gjoba të larta ka edhe për përdorimin e paautorizuar të shenjave dalluese në strukturën akomoduese, hapjen e pikave të agroturizmit pa licensë ose certifikatë përkatëse, mosafishimin në mënyrë të dukshme të kërkesave të sigurisë në plazhe, moszbatimin e kërkesave për kushtet e higjenës, mungesën e rojeve në plazhe dhe mosdeklarimin e saktë të të dhënave. Në të gjithë këto raste gjobat janë deri në 200 mijë lekë.

Nga ana tjetër, drafti rrit mundësitë për të financuar projekte me mbështetje buxhetore, të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, projekte në fushën e turizmit me rëndësi të veçantë dhe projekte të ideuara nga vetë ministria. Për realizmin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit, financimi shkon deri në 100% të mbulimit të kostove.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Denoncoi “Albanian Files”, policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  • Izraeli, i përçarë: Eisenkot ka mandatin, ekuacion i ndërlikuar me partitë arabe
  • 6 të vdekur, 15 të plagosur, gjenden të vrarë edhe familjarët e autorit të masakrës në Krakov
  • Gjermania ndërpret furnizimet me raketa Patriot për Ukrainën
  • Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Fraksion i dosjes ‘Veliaj’? Moderatori i njohur TV paraqitet në SPAK
  2. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  5. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?