Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush po bën pazar me Bankers?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kush po bën pazar me Bankers?
EkonomiKryesoreLajmi i fundit

Kush po bën pazar me Bankers?

Published: September 21, 2026
Shpërndaje

Nga Klodian Tomorri

Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të formës së prerë një konflikt të gjatë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze Bankers Petroleum.

Gjykata me seli në Paris vendosi që Bankers kishte fryrë shpenzimet me 236 milionë dollarë kosto të pajustifikuara për vitin 2012.

- Publicitet -

“Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit,” deklaroi ministria e Energjisë përmes një deklarate zyrtare, menjëherë pas vendimit të arbitrazhit.

Ky ishte një vendim, i cili ndryshonte llogaritë financiare mes Bankers dhe shtetit shqiptar me qindra milionë dollarë.

Përjashtimi i 240 milionë dollarëve nga kostot që Bankers kishte deklaruar në bilancin e vitit 2012, nuk ndryshonte vetëm treguesit e bilancit të 2012-ës, por edhe ato të të gjitha viteve më pas.

Tatim fitimi

I gjithë thelbi qëndron tek formula se si llogaritet tatim fitimi që Bankers duhet të paguajë në shtet. Sipas kontratës koncesionare të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, Bankers Petroleum lejohet të shfrytëzojë vendburimin pa paguar tatim-fitimi (prej 50%) deri në momentin që kompania të rekuperojë plotësisht të gjitha kostot dhe investimet e kryera në vendburimin e Patos Marinzës.

Pika kur të ardhurat rekuperojnë këto shpenzime materializohet përmes një koefiçenti të shprehur me formulë në marrëveshjen konçesionare, që quhet faktori R. Për sa kohë faktori R qëndron nën 1, pra të ardhurat nga shitja e naftës qëndrojnë më të vogla se shpenzimet totale, Bankers nuk paguan asnjë lek tatim fitimi, por paguan vetëm rentën minerare.

Kjo është që ajo që ka ndodhur deri më sot. Pas plot 22 vitesh shfrytëzim të fushës së Patos-Marinzës, Bankers nuk ka paguar asnjë lek tatim fitimi, për shkak se faktori R ka qenë gjithmonë më i vogël se 1. Pra, të ardhurat nga shitja e naftës nuk kanë barazuar akoma shpenzimet totale të deklaruara.

Por vendimi i arbitrazhit e ndryshon krejtësisht situatën. Shteti shqiptar duhet të rillogarisë bilancin e vitit 2012 të kompanisë përmes heqjes nga kostot e njohura të 236 milionë dollarëve dhe më pas duhet të rillogarisë faktorin R, jo vetëm për vitin 2012, por për të gjithë vitet më pas.

Me pak fjalë me llogaritë e reja, Bankers duhet të paguajë tatim fitimi, i cili në vlerë progresive për 14 vitet pas 2012-ës mund të shkojë që qindra milionë dollarë. Por kjo nuk ndodh. Qeveria shqiptare ka harruar të bëjë llogaritë dhe të fillojë mbledhjen e tatim fitimit, i cili është me vendim të formës së prerë të arbitrazhit dhe nuk kontestohet dot askund nga kompania.

“Harresë” miliardash

Kjo është një harresë miliarda lekë ose qindra milionë dollarë, para të cilat duhet të ishin tashmë në buxhet. Siç e pati thënë dhe kryeministri me triumfializëm, kjo ishte një fitore e madhe.

“Ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën,” tha Rama një vit më parë.

Vendimi i arbitrazhit ka marrë formën e prerë që në qershor të vitit 2024. Përgjatë kësaj kohe, qeveria dhe shteti shqiptar ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të llogaritur treguesit e rinj financiar në bilancet e Bankers si dhe për të mbledhur tatim fitimin që del nga vendimi i arbitrazhit.

Por ministria e Energjisë dhe as ajo e Financave nuk kanë filluar as sot të bëjnë llogaritë. Këtu po konsumohet një falje e heshtur, e cila mund të shkojë deri në 300 milionë euro.

Në rast se kompania vendos që një ditë të largohet, dhe kjo nuk është shumë çudi, ato para do të avullojnë dhe nuk do të mblidhen asnjëherë.

E gjitha kjo nuk është një harresë qypash, edhe pse qypa Rilindja ka me bollëk nga Energjetika tek Financat. Dikush po bën pazar me Bankersin në kurriz të shqiptarëve. Pazar kriminal.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Specialisti says:
    September 21, 2026 at 5:51 am

    Zoteri, mire ke bere qe i ke rene “ziles” të degjoj k/ministri dhe ministri linjes, por te llogaritesh gjithe tatimin mbi fitimin qe duhet ti kthej Bankers Petroleum (kinez) shtetit shqiptare nga 2012, bile edhe nga 2016 kur iken kanadezet dhe e muaren kinezet, nuk jane disa qindra milion dollar, por disa miliarde dollar tatim mbi fitimin. Por shteti shqiptar duhet te llogarisi dhe kerkoj jo vetem fitimin qe duhet te kthejn kinezet, qe e muaren vendburimin ne vitin 2016, por edhe ate qe duhet te kthejn kanadezet nga 2004-2016. Kjo duhej te ishte sqaruar ne gjykate para se te jepte vendimin. Mgj.ate, kinezet kane 10 vjete qe e shfrytezojn Patos-Marinzen dhe sipas vendimit gjykatës duhet te paguajn disa miliarda dollar dhe jo disa qindra milion, sic deklaroni ju. Kompania B.P, ka plote 22 vite qe shfrytezon barbarisht ate vendburim, po i nxjerre edhe reren ne siperfaqe dhe ka prodhuar gjithesej rreth 40 milion ton nafte nga ai vendburim, qe ne vlere monetare, me cmimin e tregut boteror, vleresohet mbi 20 miliarde dollar (bruto) dhe shteti shqiptar s’ka marre asnje lek fitim. Por, qeveria dhe ministria perkatese se kane vene ujin akoma ne zjarre dhe nuk e marrin ate borxh, PSE??? E dua pergjigjen nga ju se une vete r di sa duhet te marre shteti dhe pse se merre ate borxh??????, por edhe pse nuk ja sekuestron ate vendburim sepse kompania tashme eshte e vertetuar qe ka vjedhur, por e lejon akoma te vjedhi dhe ca milion deri ne 2029 kur i mbaron kontrata?? Ajo kontrate duhej pezulluar qe ne 2-3 vitet e para kur e mori BP vendburimin me koncesion, sepse deshtoi.

    Reply
    • Detari says:
      September 21, 2026 at 8:18 am

      Nuk ka drejtesi ne ate vend, vetem nese populli i ve dinamitin vagonit qe transporton naften ndalohet vjedhja

      Reply
    • Emigranti says:
      September 21, 2026 at 3:34 pm

      Nje pyetje te thjeshte: Si mendoni qe naften ne kete vend e vjedhin dhe e shfrytezojne kinezet nga Kina apo Kinezet nga Albanistani? ke degjuar ndonjehre PS dhe PD te ankohen per naften e vjedhur ne kete vend?

      Reply
  • info analitike says:
    September 21, 2026 at 9:50 am

    Cfare kutie pandore do te hapet nese i shkohet deri ne fund! Do te kuptojme dhe se cili nga politikanet shqiptare apo dhe disa syresh drejtues jane majmur ne kurriz te nje te mire publike qe duhej te shkonte per zhvillimin e vendit. Jam pak pesimist nese do te arrihet ti shkohet deri ne fund, por le te shohim….

    Reply
  • Zyllo prej AKBN says:
    September 21, 2026 at 10:57 am

    Tallje bythe me pasurine.kombetare dhe korrupsion I.larte Berisha Rama me sejmenet e tyre kohe plenca

    Reply
  • demo says:
    September 21, 2026 at 12:45 pm

    Mire ne Kryeministri nuk hyjne dot,se nuk i len policia me uje,e gaz lotsjelles,Po ne puset e naftes cfare i pengon populin ti sulmoje dhe ti sekuestroje forcerisht?Nuk di populli ta shese vete naften e vet?

    Reply
  • 1thundrak says:
    September 21, 2026 at 2:12 pm

    Nqs vazhdon keshtu shpresoj qe cufot ta marrin kete vend dhe te rrijme te qete se te pakten nuk te vjedh beqe debil me tao pallkarin, se eshte turp i madh. Vlonjatet tani po i kuptoj.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    September 22, 2026 at 11:26 am

    Ne vendin tone eshte bere nje vjedhje kolosale e pasurise publike me metoda kriminale. Nje nga keto metoda eshte e ashtuquajtura PRIVATIM PA PARA. Si ka vepruar ne Shqiperi. Nje grup A merr kredi ne banke dhe privatizon Ndermarrjen shteterore B. Pastaj bashkon A me B dhe formon nderrmarrjen C, qe eshte nderrmarrja shteterore ku bashkohen tere borxhet e A-se. Nderrmarrja C nuk paguan asnje takse per shume vite sepse ESHTE ME BORXHE. Keni mjaft privatizime te pasurise publike qe jane bere ne kete menyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?