Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ky ushqim nuk e ka rastësisht formën e trurit! Kur kalon të 40-at është i domosdoshëm, por kujdes…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ky ushqim nuk e ka rastësisht formën e trurit! Kur kalon të 40-at është i domosdoshëm, por kujdes…
Lajmi i funditLifestyle

Ky ushqim nuk e ka rastësisht formën e trurit! Kur kalon të 40-at është i domosdoshëm, por kujdes…

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Ndërkohë që pemët e arrave kultivohen për mijëra vite, llojet e tyre të ndryshme kanë dhe origjinë të ndryshme. Arra angleze ka origjinën nga India dhe nga zonat përreth detit Kaspik, ku njihet edhe si arra persiane. Në shekullin e IV të erës sonë, romakët e lashtë e prezantuan arrën në shumë vende të Europës, ku dhe filloi të kultivohet.

Gjatë historisë së saj, pema e arrës është vlerësuar në mënyrë të veçantë; jo vetëm për jetëgjatësinë e saj, që shkon disa herë më shumë se ajo e njeriut, por edhe për përdorimin e saj të gjerë si: në ushqim, në mjeksi, në ndërtim, në ngjyrosje, si dhe si vaj llampe për ndriçim, – shkruan dietologia e gazetës DITA në rubrikën e saj të përjavshme.

Arra e zezë dhe e bardhë e kanë origjinën në Amerikë, ku dhe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në dietën e indianëve të Amerikës.

- Publicitet -

Sot, prodhuesit kryesore të arrës janë: Amerika, Turqia, Kina, Irani, Franca dhe Rumania.

Arrat bëjnë mirë për shëndetin…

Ky frut i mrekullueshëm është një burim i shkëlqyer i acideve lyrore, omega -3, një lloj lipidi me efekte mbrojtëse për organizmin, që trupi ynë nuk e prodhon dot. Përqëndrimi i acideve lyrore, omega -3, të arrat ofron një sërë të mirash për shëndetin, duke filluar nga mbrojtja e sistemit kardiovaskular, nga efektet anti –inflamatore në ratet e astmës, në artritin reumatik, si dhe në infeksionet e lëkurës si, ekzema dhe psoriasis.

Gjithashtu, arrat përmbajnë një substancë antioksidante të quajtur ‘ellagic acid’, e cila forcon imunitetin dhe shfaq veti antikanceroze.

Arrat bëjnë mirë për sistemin e qarkullimit të gjakut

Duke shtuar arrat ne dietën tuaj, ndërmerrni një masë mbrojtëse për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Arrat janë të pasura në acide lyrore të pangopura dhe si të tilla ulin kolesterolin në gjak dhe parandalojnë komplikacionet që pasojnë nivelet e larta të kolesterolit. Përveç kësaj, arrat ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut brenda arterieve, duke parandaluar kështu edhe ataket që shkaktohen nga koagulat e gjakut.

Efekti antioksidant i arrave mbron zemrën

Në një studim “Women’s Health Study”, në Iowa të Amerikës, është parë se përqindja e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, pati një ulje prej 11 -19%, si pasojë e konsumit të arrave 1-4 herë në javë, përkatësisht.

Akoma me ipresionante janë rezultat që u botuan në revistën britanike të ushqimit, ku disa studime, treguan një ulje rreth 37% të rrezikut të sëmundjeve koronare nga konsumi 4 herë në javë i arrave. Ky efekt shihet edhe nga konsumi i frutave të tjerë të thatë, siç janë bajamet, stikat apo gjalpi i tyre.

Benefitet e tjera nga konsumi i arrave:

  • ndihmojnë në parandalimin dhe uljen e hipertensionit
  • përmirësojnë profilin e kolesterolit te personat me diabet
  • ulin nivelin e disa qelizave që akuzohen për shfaqjen e arterosklerozës
  • mbrojne arteriet pas konsumit të një vakti të pasur në yndyrë
  • parandalojnë formimin e gurëve në tëmth
  • ndihmojnë në shëndetin e kockave
  • ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës

Arrat – ushqim i trurit…!

Arrat janë menduar shpesh si “ushqim truri”, jo vetëm për arsye të ngjashmërisë së tyre me formën e trurit, por për përmbajtjen e tyre të lartë në omega . Përbërja e trurit në omega është më shumë se 60%. Këto qeliza të trurit ushqehen kryesisht me acidet lyrore të arrave, dhe të peshkut. Këto acide lyrore janë përbërësit kryesorë të membranës së këtyre qelizave. Studime epidemiologjike kanë treguar një lidhje midis depresionit dhe konsumit të acideve lyrore omega . Fëmijët që konsumojne sasi të pamjaftueshme omega janë më të prirur për probleme në të mësuar, në sjellje, pagjumësi, dhe mungesë përqëndrimi. Më shumë se 2000 studime tregojnë lidhje midis konsumit të ulët të acideve lyrore omega dhe problemeve të ndryshme shëndetësore.

Doni të bëni gjumë nate të ëmbël….?!

Melatonina është një hormone, e cila përfshihet në rregullimin e gjumit, si dhe është një antioksidant shumë i fuqishëm. Melatonina gjendet në formë të disponueshme të arrat, duke i bërë ato ushqimin perfekt për një gjumë natë të mirë.

Pas të 40-ave trupi nuk prodhon mjaftueshëm melatonine dhe marrja e saj nga ushqimi është shumë e rëndësishme për të ruajtur fuqinë e saj antioksidante që na mbron nga radikalet e lira. Studiuesit mendojnë se konsumi i arrave, duke ndihmuar trupin t’i rezistojë stresit oksidues, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të shfaqjes së tumoreve dhe të shtyjë, ose të ulë seriozitetin e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve neurodegjeneruese, si parkinsoni dhe alzhaimer.

Por kujdes, të këqijat…

Arrat, si dhe të gjithë frutat e thatë, janë të pasura në purina dhe pirimidina, substanca të cilat, përfshihen në reaksionet që shkaktojne artrit. Andaj, në rastet kur personi vuan nga artriti, evitohet krejtesisht konsumi i frutave të thatë, ku përfshihen dhe arrat.

Sa dhe sa shpesh t’i konsumojmë arrat…?

4 arra në ditë, ose 7 arra 4 herë në javë, janë mjaftueshëm për të përfituar benefited që përmendem më lart

Sugjerime për përdorimin e arrave në menu:

Hidhini një tasi me kos një grusht arra të thërmuara dhe pak mjaltë

Shtoni arra në zarzavate të kaferdisura

Blini bukë me arra

Bëni një salcë me arra-thjerrëza – erëzat tuaja të preferuara – vaj ulliri duke i përzier në mikser.

Recetë:

Sallatë me spinaq të freskët –arra – djathë parmixhano – stafidhe – pak pancetë dhe uthull balsamike. Përzieni të gjithë ingredientët në një pjatancë dhe sallata juaj është nga më të ushqyeshmet!

——

©Copyright Gazeta DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?