Gjatë fundjavës, Haga u përball me një tragjedi të rëndë ku 6 persona humbën jetën pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në Tarwekamp.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi herët në mëngjesin e së shtunës rreth orës 6:15 të mëngjesit, duke shkaktuar tronditje në komunitetin lokal. Një nga gjashtë personat e gjetur të vdekur pas shpërthimit që shkaktoi shembjen e pjesshme të pallatit në Hagë, është identifikuar nga familjarët si Vikel Kamberai, një inxhinier ndërtimi me kombësi shqiptare dhe dokumente greke, i cili kishte kishte shkuar në Holandë në 2022 për të punuar fort dhe marrë edhe familjen me vete.
44 -vjeçari ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, një djalë 7 muajsh , një vajzë 6 vjeç dhe një djalë 10 vjeç. Vdekja e 44-vjeçarit, i cili ishte aq i emocionuar për ndërtimin e një jete më të mirë dhe të sigurtë në Holandë, ishte shkatërruese për miqtë dhe familjen. Gruaja e tij, Maria e cila jeton në Athinë bashkë me fëmijët priste që bashkëshorti të punonte fort dhe brenda pak kohësh të bashkoheshin për të jetuar bashkë.
“Si mund të ndodhë kjo? Ishte si të shikoje një film. Thjesht nuk ishte e vërtetë. Gjatë gjithë kohës, fëmijët vazhdonin të pyesnin “nëse babai është gjallë” dhe pse nuk mund ta telefononin”.
Për dy ditë e gjysmë, familja Kamberai jetoi në ankth deri sa të hënën në mbrëmje erdhi konfirmimi përfundimtar: Vikel ishte një nga viktimat e tragjedisë. Tani Maria, e mbetur vetëm me tre fëmijë po përpiqet të gjejë forcën për të vazhduar jetën e saj.
“Unë nuk urrej askënd. Unë vetëm dua të di të vërtetën. Fëmijët e mi meritojnë të dinë se çfarë ka ndodhur me babain e tyre”.
Shkaqet e shpërthimeve dhe zjarrit mbeten nën hetim. Shpërthimet u raportuan fillimisht rreth orës 6:15 të mëngjesit të së shtunës dhe zjarrfikësit punuan për orë të tëra duke u përpjekur për të shuar flakët ndërsa muret e ndërtesës u shembën. Katër persona u shpëtuan në fillim, por kur ndërtesa filloi të shembej edhe më tepër situata u përkeqësua. Nga pasditja e vonë e së shtunës deri në mëngjesin e hershëm të së hënës, u gjetën trupat e gjashtë personave, përfshirë dy prindër dhe vajzën e tyre 17-vjeçare, ndërsa djali i tyre 8-vjeçar është i vetmi që ka shpëtuar.
Natën e 9 dhjetorit, policia kapi tre persona të dyshuar si të përfshirë në shpërthimin fatal.
Aty e kishte shkruar.
Prandaj thuhet: ti ben plane,perendija qesh.
Ngushellime familjes.
Familjes I mjafton halli qe i ka zene… Ju gazetare perseverance beni lajme me vdekjen e tjetrit. Tirp dhe antinjerezote…
Gruaja dhe femijet duhet te largohen menjehere nga Greqia, te shkojne ne Hollande, te marrin nje avokat Hollandez te hapin gjyq.
Prindi i tyre i la jetim, por te pakten te marrin ca para te jetojne pa probleme.
Besoj se me nje avokat te mire, familja mund te marri nje kompensim disa Miljone Euro.
O pensionist
I bere petullat me uje
Pensionist i Michiganit,te lutem mos degjo komentatore te leshte,mendoj se ke te drejte per rrugen qe mendon.
Duke ngushelluar sinqerisht familjen dhe te afermit:Ngre zerin qe Qeveritaret mos qendrojne indifferente!
Pensionisti i Michigan,,,ne fakt gruaje e te ndierit,po’ te priste tja thoshe ti se cfar te bej,,,hajde babà te te tregoj arat ,,,zbulove ujin e ngrohte,,,tjetrit lindur e rritur ne greqi,me nje gomar shkolle per inxhinier,dhe nuk din se cfar do bejne me jeten e tyre
Pensionisti Vegas,ai gomar shkolle qe kishte i ndjeri nuk i hyn me ne pune tashme qe ka nderruar jete…dhe adashi jot pensionisti Michigan thjesht dha nje ide qe eshte ne interes te familjes…kurse ju bezdiseni mga nje ide qe absolutisht qendron,ne cdo vend te botes do te ishte bere e njeja gje….
gjithesesi nugushellime te perzemerta familjes dhe Zoti i dhente force