Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO
KronikeLajmi i fundit

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO

Published: November 13, 2024
Shpërndaje

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiun.

Haxhiu ishte shpallur fajtor për atë që njihet si “masakra e Lushnjës”, e cila përfundoi me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

Në seancën e zhvilluar, avokati mbrojtës i Haxhiut, Detar Hysi, kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe rigjykimin e çështjes me një trup gjykues të ri, duke insistuar se klienti i tij ishte i pafajshëm.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, prokurori Altin Dumani mbështeti vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi lënien në fuqi të dënimit me burg përjetshëm, duke theksuar se provat ishin të mjaftueshme për të dënuar Haxhiun. Ai po ashtu bëri të qartë se ekzistenca e një grupi kriminal të strukturuar ishte provuar, dhe se vrasjet ishin kryer si pasojë e një konflikti mes Haxhiut dhe kundërshtarit të tij, Xhuljo Shkurti.

Sipas SPAK shënjestër e “masakrës së Lushnjës” ishte nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti që i shpëtoi plumbave. Më herët për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg për jetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Haxhiut.

Laert Haxhiu rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjës për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Në fund, GJKKO vendosi të lërë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiin, duke konfirmuar se provat ishin të mjaftueshme për të vërtetuar fajesinë e tij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • prec ulaj says:
    November 13, 2024 at 12:32 pm

    Hajde ushqeje me buke gjithe jeten kete kok-lopen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  • Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  • Emër i ri për një premtim të vjetër
  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?

Komentet e Fundit

  1. Anna Anna on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  2. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  3. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  4. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  5. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?