Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lajçak në Prishtinë! Takime me ambasadorët dhe opozitën kosovare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lajçak në Prishtinë! Takime me ambasadorët dhe opozitën kosovare
AktualitetKosovë

Lajçak në Prishtinë! Takime me ambasadorët dhe opozitën kosovare

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Mëngjesin e së martës, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka vazhduar me takimet në Prishtinë. Në zyrën e BE-së ai takoi komandantin e KFOR-it në Kosovë, ambasadorët e akredituar në vend dhe përfaqësuesit e partive opozitare.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, tha Lajçak pas takimeve.

Ndërkohë, liderët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas takimit thanë se Lajçak i siguroi ata se drafti i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që nuk e kanë parë e duke kritikuar qeverinë për mostransparencë.

- Publicitet -

“Drafti i Asociacionit që është i propozuar është draft në përputhje me Kushtetutën dhe vijat e kuqe të Kosovës, por fatkeqësisht nuk patëm mundësi ta konsultojmë”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

“Angazhimi i tij dhe ndarja e kohës për partitë opozitare është për tu vlerësuar, përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit”- u shpreh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Megjithatë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ka parë draftin se në gjykimin e tij është në përputhje me kushtetutën.

“E kemi lexuar draftin në tërësi pra, drafti shpjegon të gjitha mundësitë që asociacioni iu jep komunave me shumicë serbe kuptohet çdo herë i referohet kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërmjetësi i dialogut gjatë takimit të së hënës ka ftuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për takim në Bruksel për të vazhduar diskutimet për draftin e Asociacionit. Të martën ai takoi edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?