Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lajçak: Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës në veri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lajçak: Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës në veri
AktualitetBote

Lajçak: Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës në veri

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “për të gjetur zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës”.

“Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Lajçak deklaroi kështu pas një takimi që ka zhvilluar në Beograd me presidentin Vuçiç dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

- Publicitet -

Edhe presidenti serb shkroi në Instagram se biseda ka qenë “e sinqertë dhe korrekte”.

Një ditë më herët, dy diplomatët perëndimorë takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak, tha në Prishtinë se nuk preferon që barrikadat në veri të hiqen me buldozerë, por përmes rrugëve diplomatike, raporton Radio Evropa e Lirë.

Takimi vjen në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Gjashtë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor, që bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë aty.

Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të tyre.

Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 15, 2022 at 2:30 am

    Pse e perkedhelni Vucic o Europiane? Te zbatojne marreveshjen dhe pike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut
  • Shezlongët e vjedhur në Itali, shfaqen në Kepin e Rodonit
  • Çështja Homerike
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Komentet e Fundit

  1. Sa turp!! on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. K R on Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
  3. K R on VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit
  4. K R on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  5. Vlora 97 on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?