Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lamtumira e njeriut të mirë Mehmet Karakushi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Lamtumira e njeriut të mirë Mehmet Karakushi
Kulture

Lamtumira e njeriut të mirë Mehmet Karakushi

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Ibrahim Hajdarmataj

Këto ditë u nda nga jeta Mehmet Karakushi, një personalitet i njohur publik në vitet ’70-80 të shekullit të kaluar. Ai u varros me nderime nga shumë miq, shokë e të afërm të tij në Durrës. Mehmeti lindi para 78 vjetësh në fshatin Vlahen të nënprefekturës të Hasit të qarkut të Kukësit.

Jeta e tij është një luftë dhe përpjekje e pareshtur për të bërë gjëra të mira në jetë për vendin dhe për njerëzit e thjeshtë. Në këtë rrugëtim ai la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Has e Kukës, por edhe në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë duke shërbyer me ndërgjegje dhe përkushtim të rrallë, pavarësisht kufizimeve politike të kohës dhe vështirësive të njohura. Mehmet Karakushi ishte anëtar i Komitetit Qendror të PPSH dhe ishte nga punonjësit më të rëndësishëm në Komitetin Qendror. Nuk ishte e lehtë që në vitet ’80 të shekullit të kaluar të bëje emër të mirë dhe të ruaje të pastër figurën morale dhe politike, në një kohë që sistemi socialist kishte marrë tatëpjetën e pakthyeshme. Por Mehmeti nuk mund të bënte ndryshe. Ai nuk u bë asnjëherë mendjemadh dhe prepotent, ai e ruajti dinjitetin jo vetëm të tij, por edhe familjes emërmadhe të Karakushëve. Me dashamirësinë dhe me thjeshtësinë që e karakterizonte, buzagaz dhe i vëmendshëm ndaj halleve të njerëzve, ai la mbresat më të mira tek të gjithë ata me të cilët punoi për shumë e shumë vite.

- Publicitet -

Me vendosjen e pluralizmit politik ai shkëlqeu sërish me shembullin e tij, duke mos i tradhtuar bindjet e tij. Ai u tërhoq nga politika aktive dhe nuk u hodh degë më degë për përfituar privilegje, sikurse bënë në jo pak raste ish-shokë dhe kolegë të tij, të cilët në të vërtetë u diskredituan moralisht dhe politikisht dhe sot përmenden si dordolecë të tranzicionit. Mehmet Karakushi nuk i tradhtoi bindjet e tij politike të majta dhe punoi deri në fund për të majtën progresiste. Kështu ai ruajti me dinjitet dhe respektoi traditën familjare, gjakun e dëshmorëve dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe mërzitej shumë kur pinjollët e kolaboracionistëve të djeshëm përpiqeshin të njollosnin vlerat tona më të mira historike e kulturore. Ai nervozohej me agresivitetin e revanshistëve dhe karrieristëve të pafytyrë që i kanë sjellë dhe vazhdojnë t’i sjellin fatkeqësi këtij kombi…

Mehmet Karakushi nuk e tradhtoi kurrë karakterin dhe personalitetin e tij, duke mos u pajtuar me të keqen që është shpërfaqur gjerësisht gjatë këtyre viteve. Ndaj gëzonte simpatinë e të gjithë atyre që punuan me të, duke mbetur shëmbëlltyrë frymëzuese për malësorët tanë fisnikë dhe sidomos për pasardhësit e Karakushëve të Hasit.

***

Pas mbarimit të arsimit të detyrueshëm në vendlindje dhe atij parauniversitar, më vonë u diplomua në degën e Gjuhë – Letërsisë, në universitetin shtetëror të Tiranës si edhe studime pas universiteti për Letërsi dhe disa specializime në këtë fushë.

Vitet e para punoi si mësues në fshatrat e Hasit. Më vonë duke parë aktivitetin e tij shumë të mirë me rininë, konferenca e përgjithshme e rinisë në Kukës e zgjedh drejtues në Komitetin e Rinisë, ku punoi disa vite në atë pozicion. Mehmeti duke qenë i përkushtuar shumë me punën, duke qenë i dashur dhe i respektuar me popullin u bë e mundur që konferenca e partisë së Kukësit e zgjodhi në Plenum dhe Byro dhe më vonë sekretar i komitetit të partisë së Kukësit. Mehmeti duke qenë burrë patriot, fisnik e i ndershëm, i cili gëzonte respekt dhe kishte reputacion të padiskutueshëm, në disa Kongrese të Partisë të Punës të Shqipërisë zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror i Partisë të Punës së Shqipërisë. Shumë vite punoi si ndihmës dhe si këshilltar pranë Sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë të Punës së Shqipërisë Ramiz Alia, duke mbuluar sektorin e arsimit, kulturës, artit, sportit, shkencës, propagandës, shtypit dhe të sektorit të Kosovës. Gjithashtu në Aparatin e Komitetit Qendror të Partisë Punës të Shqipërisë zgjidhet sekretar i Byrosë Partisë të këtij Aparati. Kështu ai drejtonte Mbledhjet e Përgjithshme të Organizatave Bazë të Partisë të Komitetit Qendror të Partisë të Punës së Shqipërisë.

Më vonë dërgohet ne Durrës ku punon sekretar i komitetit të partisë të Durrësit, dhe së fundmi po në Durrës punon drejtor i kampit të punëtorëve ne Durrës, nga ku del dhe në pension. Gjithashtu partia socialiste e Durrësit disa vite, e zgjedh në udhëheqje. Vitet e fundit qe një punonjës i palodhur, si pasardhës i veteranëve, duke propaganduar vlerat e larta e të lavdishme, të heroizmit të popullit tonë në breza. Mehmeti rrjedh nga një familje e shquar patriotike. Pushtuesit nazistë gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre në familjen e tij Karakushit vranë pesë vetë, teë cilët sot janë dëshmorë të atdheut dhe disa i plagosi gjatë luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Babai i Mehmetit, Hasani ishte një luftëtar i zoti. Gjermanët e arrestuan dhe e dërguan në kampin e shfarosjes në Gjermani. Hasani atje u torturua barbarisht në mënyrë çnjerëzore. Hasani në kujtimet e tij thoshte: “Pas shumë torturave me qëllojnë me revole në shpatull. Plaga filloi të rrjedhë gjak. Në birucë kur më dërguan, u shtrina menjëherë ne dyshemenë e çimentos duke vendosur shpatullën në pllakat e çimentos që të më ndalohej gjaku. Ashtu u gdhiva. Kur erdhën ESS-ët gjermanë me goditën me shqelma. U mundova të ngrihesha, por s’e bëja dot se shpatulla ime ishte ngjitur me pllakat e çimentos”. Më vonë Hasani me disa patriotë nga Vlora thyejnë burgun e arratisen. Ai kthehet në vendlindje dhe vdes pranë familjarëve të vet, në fshatin Vlahen të Hasit. Edhe Shkurta, nëna e Mehmetit, duke qenë shtëpi e tyre bazë e Luftës Nacional Çlirimtare i furnizonte partizanët me bukë dhe veshmbathje.

Mehmeti la në pikëllim bashkëshorten, Dritën, fisnike, bujare e cila tërë jetën punoi me përkushtim si mësuese dhe drejtore gjimnazi, la djalin Shpëtimin jurist pranë prokurorisë të Tiranës dhe vajzën Valbona pranë Kadastrës në Durrës, të cilët janë shembull në punë e jetë. Familja e bashkëshortes të Mehmetit, të gruas së tij Dritës, vjen nga një derë e shkëlqyeshme e krahinës së Hasit. Ajo është vajza e Zmail Pogës, i cili qe komandant i Batalionit të Hasit i integruar ne brigadën e 25 sulmuese të partizanëve të luftës Nacional Çlirimtare të Tropojës. Zmail Poga tërë jetën qe një luftëtar dhe organizator dhe punëtor i palodhur.

Kryetari i veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në bashkinë e Durrësit, Besim Shahini mbajti fjalën e lamtumirës për varrimin e Mehmet Karakushit ne Durrës. Ai ndër të tjera tha: “Unë e kam njohur Mehmetin dhe në Kukës dhe në Has. Sepse në ato vite të vështira kam punuar 11 vjet në detyra të rëndësishme në Kukës, duke pasur Mehmetin edhe si shok pune dhe jete. Ikja e tij ne Amshim është një ikje që u ndje shumë në mesin e komunitetit të Hasit, Tiranës, Durrësit dhe një grupi delegacioni të veteranëve të Kosovës, të cilët po marrin pjesë duke i dhëne lamtumirën e fundit. Mehmeti ishte një burrë patriotik, fisnik dhe i ndershëm. Ai ka qenë një nga të përkushtuarit e mëdhenj në detyra të larta shtetërore dhe shoqërore ai gëzonte respekt dhe kishte reputacion të pa diskutueshëm në të gjithë vendin. Ishte një familjar i matur dhe një bashkëshort i mrekullueshëm. Ikja e Mehmetit si një intelektual dhe një patriot është një dhimbje e madhe kombëtare. Duke i dhëne lamtumirën e fundit, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë pjesëmarrësve në emër te komitetit të veteranëve të Durrësit”.

Me lot në sy artistë, deputetë, ambasadorë dhe punonjës zyrtarë si dhe nga komunitetet Has, Kukës, Tropojë, Tiranë, Durrës dhe Kosovë i dhanë lamtumirën e fundit Mehmet Karakushit. Pjesëmarrësit i falënderoi intelektuali Veli Karakushi. Të shumta janë mesazhet e ngushëllimit si dhe vizitat pranë familjes së Mehmet Karakushit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Tefta Cami says:
    November 19, 2022 at 2:02 pm

    Ngushellime, Drita dhe femijve!
    Duke kerkuar disa shkrime te sferes se kultures, u njoha me dhimbje me lajmin e hidhur, qe qenka ndare nga jeta bashkeshorti e kryefamiljari juaj, shoku e miku im, qe kemi punuar e bashkepunuar disa vite me shume sukses per problemet e arsimit e kultures, te sporteve dhe shkences ne Shqiperi e viset e tjera shqiptare jashte kufirit shteterore, në Kosove, Maqedoni e Mal te Zi dhe Çameri.
    Ngushellime familjes, miqve e shokëve dhe jemi krenar, qe e kemi patur midis nesh, sepse i ndieri Mehmet Karakushi karakterizohej nga virtyte te larta si: dashuria e kujdesi per familjes e miqtë e shoket, per krahinen dhe atdheun, nga perkushtimi i madh per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare!
    Perkulem me nderim e respekt para jetes e kontributit te tij!
    U prehte ne paqe!
    Tefta Cami-Cani, ish-ministre e Arsimit dhe Kultures
    Tirane, me 19 nentor, 2022

    Reply
  • ¿? says:
    November 19, 2022 at 2:21 pm

    Ah moj shoqja Tefta, po per shokun Enver e ke mare vesh qe ka vdekur ne vitin 1985? Shiko mos gjesh ndonje shkrim gjekundi dhe shkruan ndonje ngushellim edhe per te se ty te ka pas dashur shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë
  • Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)
  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?