Nuri Plaku
Fshati im është bërë i njohur në historinë e naftës shqiptare si vendburim me rezerva shumë të pasura nëntokësore. Madje në respekt të tij, disa nënshtresa me naftë cilësore, janë emërtuar me emrin, “Marinza.” Kjo është pjesë e lavdisë dhe lavdia e një fshati i bën banorët e tij të krenohen. Por unë jam në mëdyshje. Të krenohem apo të trishtohem? Sepse nga Marinza burojnë dy elementë të kundërt: lavdia dhe mallkimi, të dyja të lidhura me fatin gjeografik të këtij fshati. Dhe të dyja flasin sot nga dy kodrina të vogla. Njëra quhet kodra “Malehov” ndërsa tjetra, kodra e “paqes së përjetshme.”
Nga kodra “Malehov” buron lavdia e tij. Me këtë emër që lidhet me një nga betejat më të ashpra të Luftës së Dytë Botërore, e kanë pagëzuar sovjetikët në qershorin e vitit 1957, kur shpërtheu fontana e pusit 542. Në fillim nafta vërshoi si lubi nga nëntoka, pushtoi gjithë Marinzën, pastaj me ndihmën e erës u përhap në fshatrat rretheqark duke mbuluar gjithçka me cergën e saj të zezë. Pastaj e përpinë flakët që dogjën gjithë pajisjet e shpimit e i kthyen të gjitha në shkrumb e hi. Të mbjellat, kopshtiet dhe gjëja e gjallë u dëmtuan rëndë, fshatarët braktisën shtëpitë, ndërsa kisha qendroi e mbyllur për 6 muaj deri sa u normalizua gjendja e trandur e enories. Kjo e tronditi shumë fshatin, por, që nga ajo kohë, emri i tij u bë i njohur dhe e mbante në gojë i madh e i vogël, në gjithë Shqipërinë. Ndërsa Banka Shqiptare e radhiti emrin e tij në ballin e ekonomisë së vendit. Madje shokët e partisë kërkuan edhe një këngë dhe bilbili i athershëm i fshatit thuri vargjet e njohura;
“Në Marinëz të Fierit o shokë, doli një pus i ri
Lumja ti moj Shqipëri!”
Më pas, në kantier, u shemb një kullë shpimi gjatë punës. E përpiu dheu ashtu si e përpinë ujërat e detit një anije që mbytet dhe fshatarët e trembën sërish. Midis grave plasën thashethemet dhe nënë Kadëna, një nga plakat më të moçme të asaj kohe, e quajti shenjë mallkimi. Ishte mallkim dheu, i panjohur më parë në anët tona, por ata që kishin dëgjuar, thoshnin se Zoti nuk do ta hiqte më kurrë nga këto troje. Madje shtonin se prej tij, kishte dalë edhe fjala e urtë popullore: “Nga dheu i lik ik, nga njeriu i lik mos ik!” Dhe vërtet, në qershor të atij viti nëpër flakët dhe tymrat e asaj kuçedre të harbuar, fshatarët e mi filluan “arratisjen” e parë e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite, brez pas brezi, si një diarre kanceroze, pa sherim. Ne që mbetëm pas tyre e ndjejmë edhe sot e kësaj dite, peshën e rëndë të atij mallëkimi. Zoti e di sa herë zgjoheshim të trembur nga zhurmat e çjerra të parangos që traktoristët e ulnin gjatë manovrave dhe ngrinin me shpejtësi nëpër turnet e treta. Pas helmeve që thithnim dhe gjumit të prishur të netëve, fëmijëria ime pati edhe një ngarkesë tjetër emocionale. Kur çonim bagëtitë në kullotat e kantierit, mblidhja harabelat e vdekur nëpër pellgjet e naftës dhe i groposja…
Kodrina e dytë është karshi të parës dhe mbart mbi supe peshën e mallkimit… Tashmë edhe nënë Kadëna është këtu, çohet netëve e shkon tek të gjallët. Ju shfaqet në ëndërr e u përsërit në mënyrë rituale të njëjtat fjalë; “mallkim, mallkim!” Ndërsa mua, sa herë që vij këtu, më del përpara ai djali i vogël i dikurshëm që kulloste delet nëpër puset e kantierit e më dhuron harabela të vdekur. Kuptohet, kjo është thjesht një metaforë, po unë psherëtij vërtet dhe mendja më shkon tek fati gjeografik i këtij fshati. Te kjo kodër ka shumë të ikur në moshë të re dhe me aq sa di, kanë vuajtur nga sëmundje të pasherueshme. Sëmundje që mjerisht iluzioni e lidh me ndotjet toksike të ambientit që ata i kanë thithur si një tmerr të ngadaltë e të heshtur të jetës. Këtë tmerr unë e kam ndier prej vitesh nga fenolet që më qarkullonin në gjak. Në gjakun tim dhe këtu, në kodrinën e “paqes së përjetshme” ku prehen edhe prindërit e mi. Njëri nga ata fatkeq është edhe im atë. Pastaj dy gra të reja, nuse të fisit dhe së fundi njëri nga kushërinjtë e mi. Po të kryesh një sondazh të përciptë ndeshesh me konkluzionin tragjik të burrave dhe grave të reja që të flasin në heshtje nga gurët e shkruar të mermerit. Mjafton të përmendim faktin e përfolur së fundi se nga Covid 19 nga ky fshat i dhanë lamtumirën kësaj jete 37 burra e gra. Shifër marramendëse për një fshat të vetëm, që të kujton sërish ritualin fatal të nënë Kadënës.
***
Ndërkohë jeta vazhdon plot vrull dhe nëpër rrugët e kantierit qarkullojnë automjetet e fuqishme të kompanise se huaj, “Bankers Petroleum”, që nxitojnë ta shfrytëzojnë përfund arin e zi të nëntokës. Duket sikur banorët janë ambientuar me këtë gjendje, ndërsa lufta për stabilitetin e mjedisit është një shtesë e rëndomtë që streson kapitalistët e sotëm e që shfaqet vetëm kur ndodhin tragjeditë e fuqishme si ato të grifoneve të para pak viteve. Sot, gropat e asaj tragjedie janë ende një shenjë katastrofike por, të mbuluara nga bimësitë e harlisura të stinës, ato nuk ta lëndojnë syrin nga larg. Por dihet se ndonjëra prej tyre mund të jenë edhe një “Vezuv i fjetur.” Gjumi përbën realitetin më të hidhur të këtij fshati. “Flenë”grifonet, “flenë” kapitalistët e vërtetë para problemeve të tyre, “fle” politika e rrëmujshme e ditës, “fle” edhe guximi kolektiv i këtij komuniteti.
Gjithsesi unë ende nuk di si të ndihem. Jehona e lavdisë që vjen nga “Malehovi” përzihet me rënkimet e kodrës së “paqes…” e më shfaqen në formën e imazhit të nënë Kadënës që nuk gjen prehje. Me një tabut të bardhë hedhur sipër vetes, si një mantel hëne të venitur, njollosur me piklat e zeza të naftës, plaka e gjorë çohet netëve me gjumë të prishur nga zhurma e automjeteve dhe rend nëpër shtëpitë e fshatit, shtëpi më shtëpi, e derë më derë, duke tundur para tyre kindat e ndera të tabutit e duke thirrur; “mallkim…, mallkim!…”
***
Sakaq më bie telefoni. Është bashkfshatari im, shoku im i vjetër Vladimir Prifti, inxhinier nafte. Tashmë ai banon në Kuçovë. Flet dhe kollitet. Është sëmurë nga astma dhe kur del nga shtëpia, çapitet ngadalë, me mundim, e mezi shkon deri te kafja më e afërt e lagjes për të kaluar një farë kohe. Më dhimbset shoku im i rinisë dhe më ther në shpirt kolla e tij e thellë. Por mjerisht edhe mua më ka filluar astma dhe unë flas e kollem pas tij. Gjatë vizitës në spitalin e Tiranës, mjekja më pyeti se ku kisha punuar dhe kur përmenda Marinzën më pa me dëshpërim. “Janë pasojat e naftës,” më tha. Ladi është i dëshpëruar edhe për Margaritin, vëllain e tij inxhinier gjeolog që banonte në Fier, por sapo është ndarë nga jeta nga sëmundja e mushkërive. Duket sikur ai tabuti i bardhë i nënë Kadënës që valvitet në ajër si flamur katastrofe, na përndjek nga pas edhe ne, ish banorët e dikurshëm të Marinzës që tashmë jetojmë në qytete të ndryshme të vendit. Mjafton të kesh kaluar këtu fëmijërinë.
Dhe më vete mëndja tek fëmijët e sotëm të Marinzës. Sa fëmijë janë me fenole në gjak në këtë hapësirë të inonduar nga helmet e naftës? Ndoshta askush nuk flet se kërkohen statistika. Ndaj dhe kjo përbën anën e padukshme të fshatit tim, anën e tij të mistershme.
Por është pikërisht ky mister që e bën këtë fshat të jetë “thembra e Akilit” dhe këtu duhet të reflektoj kapitali. Marinzës i mungon trajtimi i specializuar mjekësor për të sëmurët. Marinzës i mungon një projekt i rëndësishëm punësimi në kantier. Burrat dhe gratë e Marinzës robëtohen pafund nëpër punët e bujqësisë, dimër e verë, për të mbijetuar me ekonominë e tyre të mbyllur dhe mezi munden t’ia dalin, mezi munden t’ia dalin, kur këmba e tyre shkel përditë e përditë mbi flori. Ky paradoks është një tmerr i vërtetë që i ka shoqëruar brez pas brezi banorët e tij, nga njëra qeveri në tjetrën duke shkaktuar atë diarrenë e pandërprerë të ikjeve.
Por zgjidhja nuk mund të jetë asesi individuale, por e plotë, kolektive. Cilin klan pasuron nafta e Marinzës? Cilët kapitalistë të huaj i gëzojnë sot të ardhurat marramendëse të këtij kantieri? Marinzës i mungojnë dëmshpërblimet e kapitalit për shkak të shkurtimit të jetës. Burrat dhe gratë e Marinzës duhet të marin të gjithë nga një kuotë të caktuar të hollash si benefice të kësaj pasurie të dhuruar nga zoti e që fatkeqësisht qeveritë e kanë kthyer na mallkim për banorët. Marinza duhet të ketë status të veçantë trajtimi, si vendbanim kanterial. Qeveria duhet ta shpallë këtë status ashtu si ka shpallur edhe statusin e fshatrave turistikë. Atëhere ndoshta edhe imazhi tragjik i asaj plakës së moçme nuk do të shfaqet më netëve nëpër dyert e shtëpive dhe eshtrat e saj do të prehen të qeta në paqen e tyre të përjetshme.
Atëherë do të zgjidhet ndoshta edhe dilema ime, të krenohem apo të trishtohem me fatin gjeografik të fshatit tim?

Pushtimi më barbar në historin e kombit ton, ai i ushtrisë së sekretarëve të partisë dhe kuadrove të shtetit socialist që nga minjë që pa u ndjer kishin kohë që kur ishte gjall pseudokomunisti Enver Hoxha,që brenin ngadalë non stop themelet e ndërtesës socialiste, me urdhër të antikomunistit dhe antishqiptarit të përbetuar Ramiz Alia, në 1990 u kthyen në ushtrin horror të derrave të egër kapitalist të rreshtuar në repartet politikë të kësaj ushtrie barbare, PD me kryederr Sali Berishën dhe PS me kryederr Fatos Nanon dhe në repartin e derrave të pangopur, kusarët biznesmenë që shkatrruan godinën e socializmit duke vjedhur çdo gjë me vlerë të kësaj godine që do të ishte pron private e ekonomisë së tyre kapitaliste, shkatrruan me mijra e mijra ndërtime, fabrika , uzina , rafineri, depo, ……objekte ekonomike duke i kthyer në fantazma të frikshme gërmadhash, më keq se shkatrrimet hitleriane në Stalingrad, objekte që nuk u shërbenin direkt pasurimit të tyre si kapitalistë me profil tregëtar që s’ prodhonin të mira materiale, dhe
arritën që çdo begati që na fal natyra, çdo e mirë që ndërton dora e njeriut punëtor dhe të ndershëm në kët vënd të jetë mallkim apokaliptik për njerzit e ndershëm punëtor dhe miljarda të flliqura të kusarisë në xhepin e kryekusarëve të ushtrisë pushtuese të Ramiz Alisë, barbarëve antishqipëtar e anti popull, vampirve kombngrënës, përbindshat e Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe luvgetrit militantë që u venë pas dhe kastës së kusarëve biznesmenë të mëdhenjë e të vegjël.
Është mallkim nafta e Marinëzës dhe gjithë Shqipërisë që duhet të ishte mirqënie e begati për popullin e Marinëzës së Nuriut dhe gjithë vëndit aq më tepër kur në botë ka krizë dhe rritet çmimi i saj në tregun ndërkombëtar dhe vëndet prodhuese të naftës fitojnë më shumë dhe nuk humbasin, jooooo…….në vëndin e qeverisur nga kusari horror Edi Rama nafta është një lak në duart e kusarit që e shtërngon me të gjithë forcën në fytin e popullit që ta mbys atë ekonomikisht dhe të fus miljardat në shpellën e pasurive prrallore të tij.
Është mallkim edhe uji që na fal gratis qielli sepse gypat e turbinave të HEC dhe gypat e ujsjellsave bëhen kthetrat e zinjë të mega përbindshit Edi Rama për të shqyer pa mëshirë xhepat e shqipëtarëve.
Ndërsa gazi i TAP kthehet në mirqënie por popullin grek dhe për popullin që është mëtej, në Itali, për shqiptarët gazi është bër mallkim me çmimet e frikshme që imponon horri sharlatan, mallkimin i popullit të Marinzës dhe gjithë Shqipëris, Edi Rama, me mekanizmin e tij kriminal djallëzor të bordit të anti transparencës.
Produktet bujqësore të fushave , serave, pemtoreve, plantacioneve, qumshti i bagëtive të Marinzës, Myzeqesë, Korçës e anemban Shqipëroisë nuk kthehen në mirqënie por mallkim për fshatarin sepse vidhet haptazi nga biznesmeni spiun patronazhist i Edi Ramës me çmime të ulta skandaloze që fshatari nuk mbulon as harxhimet e tij për produktin dhe pashpirtësia e tregëtarve barbarë spiun patronazhistë të kryepushtuesit aktual të Shqipërisë, Edi Ramës, është e dy fishtë se çdo produkt bujqësor që blejn në Marinëz ata e shesin 4 e më tepër herë më shtrenjtë konsumatorëve në qytete duke vjedhur edhe ata , verifikojeni po të doni, kudo në vënd ndoth e njëjta gjë. Ja pse të meresh me bujqësi është mallkim dhe në fshat po përfundon spastrimi etnik i projektuar nga armiku më i madh i shqipëtarëve Edi Rama të mbaroj në 2030. Po të mos besoni shkoni në çdo fshat dhe do të bindeni, kanë ngelur vetëm pensionistët që s’ do të vonojnë me mallkimin e qeverisjes së sataniat Edi Rama të shkojnë në atë botë së shpejti dhe ai tallet me pordhët shpërthyese bujqësore mediatike të tij kombinuar me pordhët e Krifcës që do të shpëtojn bujqësinë e blegtorinë mbasi ha qyl si derr groshët tradicaniole në ndonjë bujtin të humbur fshati.
Të mos zgjatem o Nuriu i Marinzës ne nuk shpëtojmë nga mallkimi i pushtimit barbar të kapitalizmit të komunistit Ramiz Alia me shkrime si i yti dhe këto që po shkruaj unë, mallkimi i tyre është konsoliduar dhe parapopulli pa dinjitet shqipëtar është i dënuar të shpërbëhet si komb dhe jo von por para vitit 2040 nuk don të ket komb shqipëtar në trojet e veta por do të jetë asimiluar plotësisht nga popujt ku ne po emigrojmë për ti shpëtuar këtij mallkimi. Ne nuk jemi të aftë si kombet e qytetruara që lakun që na ka vën Edi Rama për t’na mbytur si komb, me guxim ta heqim dhe t’ja shtërngojmë pa mëshirë atij në qafë.
Nuri mos e gjej mallkimin te plaka që breth në rrugët e fshatit të Marinzës, mallkimi është tek ne që nuk kemi forcë organizuese që ti zhdukimi nga faqia e dheut të mallkuarit e zinjë Sali Berisha, Fatos Nano, Ilr Meta dhe Edi Rama dhe lukunin që heth vallen e kusarisë pas tyre.
Fshati Marinze ka degezime te naftes qe i kane zili vendet fqinje si Greqia dhe Italia. Por nuk te lejne rehat hajdutet e Shqiperise me ne krye Edi Ramen
të tëra faktet historike që ke thën në fillim i ke saktë.