Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e Daçiçit në Moskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e Daçiçit në Moskë
AktualitetBote

Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e Daçiçit në Moskë

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

 

Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën në Rusi të zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë online, më 30 qershor.

Siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, Lavrov tha se vizita po aranzhohej pasi vizita e delegacionit rus në Serbi, në vitin 2022, sipas tij, u parandalua. Ai fajësoi Perëndimin për këtë.

- Publicitet -

“Vërtet, Perëndimi e pengoi këtë udhëtim, thjesht duke i detyruar vendet fqinje të Serbisë që të mos lejojnë kalimin e avionëve tanë”, theksoi Lavrov.

Ai tha se me palën serbe janë duke u dakorduar për data konkrete.

“Ne ramë dakord me Ivica Daçiçin, mikun tim të mirë të vjetër, që në këtë situatë ai të vijë në Federatën Ruse. Tani jemi dakord për disa data specifike”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Stërvitje ushtarake ndërkombëtare “Ujku i Platinit”, baza ushtarake “Jug” afër Bujanocit në jug të Serbisë, 12 qershor 2017

Lavrov nuk përjashtoi mundësinë që fjalët e tij mund të shkaktojnë “një kërkesë tjetër të pacipë nga Perëndimi që Ivica të mos vijë në Federatën Ruse”.

“Por në çdo rast, ne kemi një marrëveshje të tillë me të”, shtoi Lavrov.

Në këtë kontekst, ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se kontaktet mes Rusisë dhe Serbisë mbahen rregullisht.

“Ne i jemi shumë mirënjohës presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kryeministres së Serbisë Ana Bërnabic, si dhe ministrave të Qeverisë së Serbisë që janë gjithmonë të hapur për kontakte me ambasadorin tonë. Ato [kontaktet] janë shumë të dobishme, plus ne kemi gjithmonë mundësi të komunikojmë me telefon. Dhe unë jam në pritje të vizitës së Ivica Daçiçit sa herë që është e përshtatshme për të”, tha Lavrov.

Vizita dyditore e Lavrovit në Beograd ishte planifikuar për në qershor të vitit 2022, por nuk u realizua sepse Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të siguronin një korridor ajror për aeroplanin e ministrit rus.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse e quajti të paprecedentë dhe të paimagjinueshëm vendimin e një sërë vendeve evropiane për të mos lejuar kalimin e avionit të tij.

Vizita u organizua disa muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, si rezultat i së cilës Perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë.

Sergei Lavrov, së bashku me presidentin rus, Vlladimir Putin, janë në listën e sanksioneve të shumë vendeve perëndimore. Të vetmet vende ku mund të udhëtojnë në Evropë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që ende nuk i ka zbatuar këto sanksione.\Rel\

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?