Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Le ta shkruajë vetë z. Rama bilancin e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Le ta shkruajë vetë z. Rama bilancin e tij
opinion

Le ta shkruajë vetë z. Rama bilancin e tij

Published: January 26, 2024
Shpërndaje

Nga Skerdilajd Zaimi

Nëse sheh mënyrën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezanton punën e qeverisjes së vet në pamje të parë do të mendoje për një histori suksesi dhe modernzimi të pakrahasueshëm me ndonjë qeveri tjetër.

“Vetëm Përpara” mandej është një devizë që krijonë përshtypjen se rrotën e progresit nuk e ndal dot më asgjë. Nuk kemi të bëjmë me një filozofi optimizmi, por me pretendimin se e ardhmja është ontologjike tek partia dhe kryeministri i tanishëm.

- Publicitet -

Të gjitha këto lodra marketingu kanë nevojë të ballafaqohen me një bilanc.

Por nuk duhet të tallemi e të themi se vota është bilanci, duke bërë sikur nuk e kuptojmë se vota është fiziologji e mbijetesës dhe spekullimit.

Bilancin kjo qeveri padyshim që e ka të pasur, por si bashkëkohës dhe banorë të këtij vendi mund ta themi që e ka në sensin e rekordeve negative.

Të mos marrim thjesht aspektin e demokracisë sepse demokracia është një arritje e madhe e së shkuarës edhe në Perëndim, në degradim dhe goditje të gjithanshme.

Në Shqipëri demokracia është në parim e subversionuar nga mungesa e një opozite të vërtetë. Kjo patjetër që nuk është përgjegjësi e Edi Ramës por bën pjesë te faktet që rëndojnë bilancin e qeverisjes së tij. Pasi në sistemin tonë politik tashmë nuk mungon vetëm alternativa, por edhe kundërpesha.

Por z. Rama ka patjetër përgjegjësi, për bizantinizimin e Partiaë Socialiste, të cilën e ka shndërruar në një tufë anonime besimtarësh të parasë. Dhe patjetër që ajo strukturë e mbyllur, e personalizuar do të reflektohet në qeverisje.

Shumëkush mund të shohë se stanjacioni aktual ka shumë analogji me stanjacionin e viteve 1985-1990, me një PPSH që kishte humbur kokën dhe shpirtin e iniciativës, por vazhdonte me këmbëngulje të mbijetonte.

Është një gjendje analoge sepse me mpirjen e përgjithshme nxit vetëm mobilizimin për të ikur pasi besimi i vetëm që ka mbetur është akredituar përfundimisht jashtë këtij vendi.

Në bilanc politik, kjo qeveri nuk mund të krahasohet me ato para saj. Sepse aktet kryesore për vendin – NATO, liberalizimi i vizave, MSA, anëtarësimi në KiE, lufta e Kosovës dhe vizita e nivelit më të lartë në Tiranë (Presidenti Bush) – kanë ndodhur më herët.

Zoti Rama ka padyshim aksesin më të lartë që ndonjë qeveritar shqiptar mund të ketë patur ndonjëherë në kancelaritë perëndimore (meritë e tij dhe jo e suksesit të Shqipërisë) por nuk ka një raport të drejtë mes mundësive që ai i krijoi vetes me investimet eventuale që do të duhej të përfitoheshin. Kjo është kaq e vërtetë saqë z. Rama në një mënyrë apo në një tjetër po kërkon karrierë ndërkombëtare.

Në Tiranë janë organizuar edhe samite të nivelit të lartë, por asgjë më shumë sesa deklaratat nuk ka ardhur këtu. Jo më kot qeveria tashmë po duket se e ka me dy mendje edhe ligjin e investimeve strategjike, pasi të tilla që të jenë realisht me peshë, nuk ka.

Në planin ekonomik kjo është një qeveri e pasurimit të një kaste, por jo e krijimit të të mirave publike. Si një arkitekt i vetëshpallur z.Rama manifeston paradoksin e dikujt që rend pas monumentalitetit, por pa arritur deri më tani gjithësesi të shenjojë “kohën e vet” me diçka që mbetet. Vepra kryesore e tij janë kullat e Tiranës – por këto nuk janë e mirë publike – rikonstruksioni i Piramidës, por kjo është një vjedhje e pronësisë intelektuale të diktaturës.

Rrugët janë mbyllje e projekteve të nisura më herët, ndërkohë që edhe një tunel entuziast në Llogora, i shërben zengjinëve të rinj në Palasë, apo “turizmit të luksit” për të cilin ka nisur të flasë së fundmi. Patjetër që kanë rëndësi edhe këto, por nuk shenjojnë gjë, përveçse theksojnë një karakteristikë të kësaj qeverisjeje: Pabarazinë e madhe dhe shpërndërjen klienteliste të pasurisë publike. Hapur madje.

Nga ana sociale qeveria e z. Rama ka përgjegjësi – me të tjerët sigurisht – për një transformim: atë demografik. Shqipëria është më e vogël, më e tkurrur, më e dobët, megjithëse z. Rama pati mbështetje masive. Si asnjë qeveri tjetër, apo shumicë parlamentarë, ajo kontrollon pushtetin qendror dhe atë lokal për vite.

Diçka pra nuk funksionon mirë. Diçka e saboton ose Shqipërinë, ose perceptimin tonë për të parë lulëzimin e saj.

Ajo që është bërë do të mbetet. Puna është se çfarë është bërë për të gjithë ne, ky do të ishte bilanci.

Le ta shkruajë vetë z. Rama bilancin e tij.

 

Me shkurtime, nga ResPublica

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?