Brez i humbur”? Politikanët e kanë trajtuar këtë term me shumë kujdes, deri ditën kur ish-kryeministri italian, Mario Monti e theu komplotin e heshtjes.
“Ju jeni një brez i humbur“, – u tha Monti bashkatdhetarëve të tij në moshë të re. “E vërteta, fatkeqësisht, nuk është e bukur, por merreni këtë si mesazh shprese – në kuptimin e transformimit dhe përmirësimit të sistemit që ndoshta mund t’u jepet të rinjve që do të vijnë pas disa viteve”.
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel apo ish-kryeministri britanik David Cameron mund të kishin përdorur të njëjtat fjalë, por ishte Monti që e hapi rrugën.
Pas kësaj udhëheqësit filluan të flasin për “lajme të këqija-të mira” në mënyrë që të rinjtë e sotëm të Europës të harrojnë jetën e lehtë që kanë gëzuar prindërit e tyre.
“Le t’i themi gjërat hapur: faji për krizën që ka mbërthyer Europën është i elitave aktuale, politike dhe intelektuale. E tyrja është një gjeneratë udhëheqësish të rritur në një “pallat të kristaltë”, – shkruan Jarosław Makowski filozof dhe teolog që drejton një think-tank në Varshavë.
Makowski mendon se përballë pasivitetit të elitës, vetëm të rinjtë të kërcënuar nga pasiguria e jetës, mund të ndryshojnë trendin e rënies europiane. Dhe bën një dallim të qartë mes brezave.
Shkruan Makowski:
“Europa është krijuar dhe ndërtuar nga një brez me një të kaluar tragjike, mishëruar nga vende si Aushvic. Etërit themelues të Bashkimit Europian – Konrad Adenauer, Robert Schumann ose Alcide De Gasperi – e dinin se vetëm duke punuar së bashku mund të bënin diçka të dobishme dhe të qëndrueshme. Në këtë kuptim, solidariteti europian ka qenë një bekim.
Ndërsa udhëheqësit aktualë kanë jetuar në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Kanë pasur paqe, siguri dhe kushte jetese tejet të mira falë një shteti social të arsyeshëm”.
Po si është e mundur që pas një suksesi spektakolar erdhi një fiasko po aq e bujshme?
“Motivi është i thjeshtë: elitat e sotme menduan se e trashëguan BE-në nga paraardhësit e tyre, kur vetëm sa e kanë huazuar dhe së shpejti do të duhet t’ua kalojnë atë fëmijëve të tyre. Mentaliteti i personave që tani drejtojnë Europën mund të përmblidhet në një fjali: “Le të gëzojmë jetën sa më shumë që mundemi, sepse së shpejti Europa do të jetë vetëm një kujtim”.
Karikatura shoqëruese në DITA, nga Agim Sulaj
o.p. / dita
Liria e tepruar, mungesa e autoritetit, degjenerimi i shoqërisë, politikanët rrufjanë dhe globalizmi i pafre e kanë shpërfytyruar Europën. Fundi i saj ështê afër fare. Sidomos tani pas konfliktit Rusi – Ukrainë…
Lereni Europen,por shikoni Shqiperine qe prej 32 vjetesh sundohet nga DIKTATORE KRIMINELE ,qe e urrejne popullin e tyre!
Te gjithe te lindurit pas 90-tes jane nje brez jo vetem i humbur,por jane bere edhe te rrezikshem per zhdukjen e Shqiperise nga harta e Europes!
Sot Edi Rama eshte fatkeqesia e kombit shqiptar,ndaj shporrja e tij nga politika do jete hapi i pare i madh per ndalimin e humneres tragjike!
Fakti qe banditi serbo madh Sali Berisha arrin t’i kundervihet hapur edhe SHBA verteton me se miri se sa ANTISHQIPTAR eshte Edi Rama sot,qe ka kryer aq shume poshtersi ndaj popullit sa ka fituar urrejtjen e madhe nga shumica e shqiptareve!
Edi Rama po sjell ne pushtet perseri Sali Berishen..
Sot Edvin Rama nuk vleresohet si e keqja me e vogel..por si E KEQJA ME E MADHE,,Rrezik per egzistencen e shtetit shqiptar,,Nje virus Epidemik vdekjeprures per shpopullimin e Shqiperise.Berisha nuhat..Eshte me nuhates se nje zagar fluri.Ashtu si nuhati urrejtjen e popullit ndaj skllavopronareve te kuq,,sot nuhati urrejtjen e popullit te grabitur nga Mafia edvin Rama.Nuk do t`i hynte perseri politikes,,Non Grata eshte nje sebep..
Po na vervitet perseri si shpetimtar,..Mjerisht populli nuk po gjen zgjidhje tjeter.,,Edi Rama eshte rrezik asgjesimi,,qofte kombetar,qofte ekonomik.
E duam Shqiperine si gjithe Europa, e duam Shqiperine si gjithe Europa! Nga keto britma 32 vjet me pare, po na buçasin akoma veshet!
Tani qe Shqiperi eshte tek dera e Europes, Europa ra te gropa!
Ne kemi 32 vjet qe e duam Shqiperine si europa po kush do ta beje?? Saliu Meta Rama? Keta kane vetem hallin e tyre!
Shqiperine e kane vjedhur, varferuar dhe shkateruar politikanwt qeverises te tri dekadave te fundit, qe jane armiqte e vertet te ketij populli e te ketij kombi.
Dhe ata po tallen mire e bukur me ne dhe ne rrijme si delet.
Turp.