Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lehtësimi i akuzës për fisin Rraja, prokuroria e Tiranës: Sipas ekspertizës ishte plagosje e lehtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lehtësimi i akuzës për fisin Rraja, prokuroria e Tiranës: Sipas ekspertizës ishte plagosje e lehtë
Kronike

Lehtësimi i akuzës për fisin Rraja, prokuroria e Tiranës: Sipas ekspertizës ishte plagosje e lehtë

Published: September 11, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me rastin e dhunës që anëtarë të fisit Rarja ushtruan ndaj dy kushërinjve Maja për guroren. Në një reagim, prokuroria sqaron se ka mbërritur aktekspertimi dhe sipas përfundimit të mjekëve ligjorë dhuna e 6 korrikut ndaj Jashar dhe Bilibil Majës ka rezultuar plagosje e lehtë me dashje.

Në argumentimin e saj Prokuroria thotë se “sipas ekspertizës mjekoligjore të bërë ndaj Bilibil Majës është konstatua thyerje e kockës të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehtë, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.”

Për këtë arsye sipas Prokurorisë, anëtarët e fisit Maja po hetohen për kauzën “plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. Hetimet për këtë çështje vijojnë ende, nuk ka as komunikim akuze dhe nuk përjashtohet sërish as mundësia që akuza të ndryshojë sërish, pasi në këtë fazë aktekspertimi ka nxjerrë dëmtime të lehta.

- Publicitet -

Reagimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës

Reagim mbi procedimin penal në ngarkim të personave nën hetim për ngjarjen në Krujë

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen e datës 08.07.2023 në Krujë, si dhe publikimet e shumta në media në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:

Në datën 08.07.2023 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr 5335, në ngarkim të personave nën hetim I.Rr., A.Rr., E.K., P.Rr., Xh. Rr, F. Rr, R. Rr, K. Rr. dhe E. M. për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88/1 e 25 të K.Penal. Personat nën hetim në fjalë, në mesditën e datës 06.07.2023, kanë sulmuar me mjete të forta shtetasit J.M. dhe B.M.

Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1620, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit J.M., u konstatua plagë në lëkurën e kokës si dhe shëmbje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

Ndërsa nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1621, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit B.M., u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dheë të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

Mbështetur në kriterin mjeksor, të parashikuar në ligj, dëmtimet shtetasve J.M. dhe B. M., e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal.

Personat nën hetim F.Rr. dhe Xh.Rr., të përfshirë në ngjarje, kanë pasur në duar edhe sende që dukeshin si armë të llojit pistoletë, të cilat i kanë përdorur si mjete për të kanosur viktimat B.M. dhe J.M., duke jua drejtuar atyre, por edhe për të goditur ata në pjesë të ndryshme të trupit. Prej tyre duket se janë konsumuar edhe elemenmtët e veprës penale të “Kanosja”, parashikuar nga neni 84 i K.Penal.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Thirrje urgjente për banorët e Himarës”, Vangjel Tavo: Zjarri po përparon drejt zonave të banuara, largohuni nga shtëpitë
  • Bashkia e Tiranës në aksion për rigjelbërimin e sheshit “Nënë Tereza”
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Nderimet për “Kasapin e Bosnjes”, Marta Kos anulon vizitën në Serbi
  • Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte

Komentet e Fundit

  1. Zeta on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Vl on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. Detari on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. prehistoriku on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. . on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?