Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lejuan 37 ndërtime pa leje, dënohen 12 persona, mes tyre kryeinspektorë dhe inspektorë të IKMT
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lejuan 37 ndërtime pa leje, dënohen 12 persona, mes tyre kryeinspektorë dhe inspektorë të IKMT
KronikeLajmi i fundit

Lejuan 37 ndërtime pa leje, dënohen 12 persona, mes tyre kryeinspektorë dhe inspektorë të IKMT

Published: March 28, 2024
Shpërndaje

Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë dhe të pandehur të tjerë, janë dënuar nga gjykata e Lushnjës, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore (në 2019-2022) në territorin e bashkisë Lushnjë.

Katër zyrtarët e IMT u dënuan me nga 6 muaj burg, ndërsa dy policët u dënuan me nga 2 vite burg.

“Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në periudhën Prill, Gusht 2019 dhe Janar 2021 – Mars 2022, në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë janë kryer 37 ndërtime të paligjshme, për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit prej kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, apo është vepruar prej tyre pas vënies në dijeni për fillimin e hetimeve nga organet e hetimit, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019”, njofton prokuroria.

- Publicitet -

Në 25 raste të ndërtimeve pa leje nuk janë vendosur gjoba dhe nuk janë prishur objektet, ndërsa në 12 raste të ndërtimeve pa leje janë vendosur gjoba pasi kanë nisur hetimet.

“Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T..Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve të hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria lidhur me to”, njofton prokuroria.

Dy policët e dënuar morën ryshfet nga dy persona që ndërtuan pa leje, thotë prokuroria.

“Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.Sh.”, njofton prokuroria.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 217, datë 12.03.2024, vendosi:

1.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj.M., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

1.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Gj.M. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

1.2.            Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Gj.M. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

2.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit K.S., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri K.S. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

2.2.            Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit K.S. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

3.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri I.B. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

3.2.            Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit I.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

4.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Z., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Xh.Z. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

4.2.            Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Xh.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

5.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.

5.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.

5.2.            Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit B.H. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

6.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit H.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 2 (dy) vite burgim.

6.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri H.T. dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.

6.2.            Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit H.T. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 (tre) vite pas vujatjes së dënimit.

7.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

7.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Sh. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

8.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit P.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 prg. 1 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim.

8.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri P.T. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

9.                  Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 4 (muaj) e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim.

9.1.            Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.N. dënohet me 3 (tre) muaj burgim.

9.2.            Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin S.N. për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

10.              Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) burgim.

10.1.        Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri B.H. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

10.2.        Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin B.H. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

11.              Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 6 (muaj) muaj burgim.

11.1.        Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.L. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

11.2.        Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

12.              Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, parashikuar nga neni 199/a prg. 1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 3 (tre) muaj burgim.

12.1.        Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokë shtetërore, parashikuar nga neni 199/a prg. 3 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1 (një) vit burgim.

12.2.        Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve, dënimin e të pandehurit M.M.  me një dënim të vetëm, me 1 (një) vit burgim.

12.3.        Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri M.M. dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

12.4.        Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin M.M. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • muçua I tanes says:
    March 28, 2024 at 11:58 am

    vendim
    tju merren shtepite, pasurite dhe çdo te ardhur qe kane inspektorat, dhe mbasi ti kene lene pa breke ti tredhin
    po pse o ju qifsha motrat vajtet me shume se 30 vjet duke vjedhur….po ne qe i kemi me 100% dokumenta te rregullta kur do na vije radha,

    Reply
  • Eno says:
    March 28, 2024 at 3:33 pm

    Doni më? Në vitin 2021-22 u bë e modës në Bashkinë e Vlorës të jepeshin dhjetra leje për riparime çatie dhe hopa, ngrihej një kat me çati. E kush u morr me këto?! Asnjë. Vetëm kur u duhet për show.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërkuan pavlefshmëri provash, mbahet sot seanca e radhës për Metën dhe Kryemadhin
  • Horoskopi 29 Korrik 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjat
  • E mërkurë me mot të kthjellët dhe të nxehtë, vranësira të lehta në zonat malore
  • Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin

Komentet e Fundit

  1. Bruno on Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
  2. xhaxhi moderatori on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  3. Baulant Talla on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. demo on Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  5. krimi ne simbioze me pushtetin on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?