Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Leksionet me detyrim, tërhiqet Ministria e Arsimit, nxjerr udhëzim të ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Leksionet me detyrim, tërhiqet Ministria e Arsimit, nxjerr udhëzim të ri
AktualitetPolitikeShoqëri

Leksionet me detyrim, tërhiqet Ministria e Arsimit, nxjerr udhëzim të ri

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Një arsye më shumë për të protestuar. Kështu e cilësuan studentët udhëzimin e Ministrisë së Arsimit mbi frekuentimin në auditorë, që datonte në fund të vitit akademik, por që u njohën me të vetëm tani.

Për këtë arsye, MAS ka zgjedhur të bëjë një hap pas duke u tërhequr nga udhëzimi në fjalë (nr. 13, datë 20.06.2022) për të ribërë një të ri, i cili e kthen frekuentimin në shkolla siç ka qenë më herë, fakultativ për leksione dhe të detyrueshëm në pjesën dërrmuese të seminareve.

Ndonëse nuk janë kryer studime për këtë, kujtojmë që një pjesë e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot kostot e jetesës së fëmijëve në universitete. Për këtë arsye, këta të fundit detyrohen të punojnë për të siguruar të ardhurat e duhura për shkollimin, librat apo jetën e shtrenjtë në kryeqytet. Në këto kushte, rikthimi i leksioneve me detyrim pamundëson e shpesh vështirëson kryerjen e të dy veprimtarive, punë-shkollë.

- Publicitet -

Gjatë gjithë fundjavës, rrjetet sociale kanë gëluar nga të rinjtë e zemëruar pas vendimit të Ministrisë. Nga ana e tyre, studentët kanë kërkuar një ndihmë prej 100 eurosh për të përballuar jetesën, por që nuk ka marrë ende përgjigje në rrugë institucionale.

Udhëzimi:

Pak gjë ka ndryshuar nga ajo që ka qenë më parë. Në rreshtat e veprimtarive që kryhen në universitet është hequr fjala leksion duke lënë vetëm seminare, laboratorë dhe praktika profesionale apo klinika për t’u zëvendësuar me një fjali, e cila u lë dorë të lirë të rinjve. “Frekuentimi i procesit mësimor përcaktohet në rregulloren e programit të studimit. Frekuentimi i leksioneve është si rregull fakultativ, por institucionet e arsimit të lartë mund të përcaktojnë, në aktet e tyre të brendshme rregullatore, frekuentimin për lëndë/grup lëndësh të veçanta”, citohet në pikën 3 të futur rishtazi në udhëzimin e firmosur në datë 7 dhe që u bë publik një ditë më vonë.

Jo vetëm leksionet, por edhe seminaret në ciklin e parë të studimeve nuk përmenden si kusht pjesëmarrjeje për t’u futur në provime. Të vetmit, frekuentimin e të cilëve e përcakton Ministria e Arsimit janë masterat, e të gjitha llojeve, profesional, master shkencash apo arteve, të cilat kërkojnë një total orësh prej 75% në raport me totalin. Në udhëzim mbetet edhe cikli i tretë i studimeve që përkon përkatësisht, 50% pjesëmarrje në seminare, 75% në orët e laboratorit dhe 75% në aktivitete profesionale, klinike apo kërkimore-shkencore.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben.T says:
    October 10, 2022 at 5:56 pm

    1. Ky problem mund te zgjidhet me kushtin që:

    Studentet duhet, “ta marin diplomen me merit”.

    2. Po te kete materjale mesimore cilesore, mund te kete raste qe
    studentet mund te mesojne ne menyre te pavarur.

    3. Kjo ben te mundur te behet “diferencimi cilesor”, jo “partijak”
    i pedagogeve, ne perputhje me “cilesine e leksjoneve te tyre”,
    që tregon, “sa mire e zoterojne lenden” si dhe kane “perkushtimin e
    dedikimin e duhur” per ti shprehur idete e tyre me “fjale te thjeshta”,
    ne “menyre konçize”, te ilustruara me “shume shembuj”, qarte e sakte.

    4. Gjithmone ka ndodhur qe studentet, jane apo nuk jane te punesuar,
    frekuentojne leksjonet e njerit pedagog te pregatitur, shume me teper
    se leksjonet e nje pedagogu tjeter, qe nuk eshte ne nivelin qe duhur.

    5. Ka ardhur koha per tu pregatitur nga shtepia me “Tele Leksjone dhe Tele Problema”

    6. Qe te “Mos behen vleresime subjektive”, duhet qe “problemat te zgjidhen”
    ne sitemet e kompjuterizuara per marje ne provim ne laboratoret perkatese.

    7. Kerkohet qe perdagoget ti pregadisin leksjonet qe mund te lexohen
    e degjohen nga studentet ne kompjuterat e tyre, apo te mara me qira,
    ne kohen e tyre me te pershtateshme ne funksjon te orarit te punes.

    8. Kjo krijon mundesine te behen kursime te medha, te shmanget korruppsjoni,
    te eleminohet “shitja e permbajtjes se problemve, ushtrimeve”.

    9. Kjo mund te realizohet, ne se futen ne sistem 500 problema dhe ushtrime, dhe prej tyre kompjuteri sipas “metodve te rastesise” zgjedh, percakton, per shembull 30 problema.

    10. Dy studente qe mund te jene prane njeri tjetrit ne “laboratorin komjuterik”,
    do te zgjidhin probleme te ndryshme dhe mundesia per te kopjuar do minimizohet.

    11. Kopjimet jane nje nga fazat e para te korrupsionit.

    12. Ne kete menyre studentet do te kenë:

    * Me shume liri veprimi.
    * Do mund te ulen shpenzimet e shkolles,
    * Do marin vleresimin, noten qe meritojne.
    * Pedagoget do selekjonohen e do dalin ne pah
    ato qe jane me produktive.
    * Korrupsjoni do pakesohet, minimizohet.

    13. Nje pedagog e programuse, Romeo Teneqexhi, ka bere nje pune
    te jashtezakoneshme ne parandalimin e korrupsionit nepermje sistemeve
    kompjuterike.

    14. Algoritmi i tij i sukseshem u neglizhua nga vete ministria e aresimit
    10 apo 15 vjet me pare.

    Pse?

    15. Nuk kishte lene nje dere te hapur ku “mimistria” te mund te kishte akses
    per te percaktuar disa rezultate siç i deshironin ato.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Jo vetëm në Tiranë, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan
  • Pankarta kunder Belerit, protestuesit kërkojnë drejtësi për Masakrën e Peshkëpisë
  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë
  • Guacka e Zvërnecit
  • Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?