Nga Ksenofon Krisafi
Botuar në DITA
Keto dite, krahas nje numri te pafundem ngjarjesh te zakonshme, pati edhe nje tjeter, e cila edhe pse krejt e rendomte, u be objekt i shume komenteve, lajmeve, memeve etj madje edhe e bisedave ne nivele te larta qeveritare. Behet fjale per largimin e kater italianeve pa paguar nga nje lokal ne Berat, pas konsumimit te ushqimit.
Ngjarja ne vetvete ishte pothuajse asgje dhe nuk kishte arsye qe te terhiqte kaq shume vemendjen publike. Por ajo perkoi ne kohe me pushimet disaditore te kryeministres italiane, ne bregdetin e Vlores, gjate gushtit te ketij viti. Prandaj edhe zuri vend spontanisht deri ne takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama me te.
Ky i fundit, tipik per stilin e vet te çliruar nga skemat e ngurtesuara te protokolleve dhe solemniteteve zyrtare, ia permendi për humor koleges dhe mikes se vet. Me sa duket, e ndjere jo mire nga sa degjoi, ajo porositi punonjesit e ambasades italiane qe te shkonin dhe te paguanin nga llogaria e saj personale shumen e 80 eurove.
E perplasur ne brigjet e pertejme, jehona e saj mori forma dhe interpretime te ndryshme. Midis komenteve terhoqi vemendjen thenia e Tommaso Cerno, ish-senator, aktualisht drejtor i gazetës “L’Identita”. Ai u shpreh se “Gjest i bukur i Melonit për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, ajo do të falimentonte”.
Cinizmi dhe hidhesira e tij perçmuese ngjalli reagime te perligjura. Cilitdo shqiptar qe e lexon ate do te njdehej keq. Sepse nuk ishte vendi dhe as nuk duhej qe nje ish-senator, duke marre shkas nga ky banalitet, te sperkase me ndot te pamerituar marredheniet shqiptaro-italiane. Sepse çel pa motiv nje diskutim te padeshirueshem dhe te panevojshem.
Atij ia kane dhene pergjigjen gjithe zgjuarsi, kulture e qytetari kengetari i famshem Ermal Meta dhe sipërmarrësja dhe gazetarja Anita Likmeta. Ata, sikurse disa qindra mijera shqiptare te tjere, prej vitesh, jetojne ne Itali, ne miqesi me bashkekombasit e ish-senatorit dhe kontribuojne atje, duke u ndjere si ne atdheun e vet.
Ato çka thone ata, te lexuara me perulje, modesti, por edhe me respektin e duhur ndaj tyre, do te mjaftonin, per te kuptuar se gjeste te tilla, si ai i bashkekombasve te ish-senatorit ne Berat, edhe pse nuk perfaqesojne asgje dhe nuk i cenojne asnje grime ndjenjat miqesore, midis shqiptareve dhe italianeve, serish, nuk duhet te justifikohen dhe te marren ne mbrojtje nga askush, aq me teper nga nje ish-senator, i cili, pa asnje te drejte pergjitheson dhe barazon gjithe shqiptaret, me disa delinkuente bastarde.
Nderhyrja e tij e pavend tundon per t’iu rikthyer nje fragmenti historie ne raportet shqiptaro-italiane, qe gjithekush e deshiron te mbyllur dhe te harruar pergjithmone. Nisur nga kjo aspirate po e permend ne vijim, duke ia fokusuar ish-senatorit dhe ndokujt tjeter qe mendon se ai.
Ne marredheniet tradicionalisht te mira ndermjet dy vendeve, ka edhe ngjarje tragjike, qe perfaqesojne fatkeqesi te renda. Fjala vjen parardhesit e ish-senatorit, ndoshta edhe ndonje nga gjysherit e tij, se bashku me dhjetra mijera italiane te tjere, te shtyre nga forca politike ekstremiste, erdhen ne tokat e shqiptareve gjate Luftes se Pare Boterore dhe Luftes se Dyte Boterore.
Me anije e avione, te armatosur me tanke, topa, arme e municione, vrane, plagosen, torturuan, poshteruan, grabiten, plackiten, dhunuan e perdhunuan me dhjetra mijera shqiptare, iu shkaterruan shtepite dhe ekonomine.
Shqiptaret, europiane te emancipuar, pa e harruar kete te kaluar tragjike, kane ditur ta dekonsiderojne ne interes te te ardhmes. E kane vendosur ne dosjen e aksidenteve historike, produkte te politikave ekspansioniste, shoviniste dhe antishqiptare te pothuajse te gjithe fqinjeve.
Konferenca e Paqes e Parisit, e vitit 1946, e denoi Italine e asaj kohe, per pergjegjesine si agresore ne LDB dhe e ngarkoi me pergjegjesi politike, te pranonte agresionin ndaj Shqiperise, te riafirmonte njohjen e pavaresise se saj, te kerkonte ndjese dhe te shlyente demet materiale te shkaktuara gjate luftes. Ne zbatim te Traktatit te Paqes me Italine, ajo pagoi nje shume simbolike, 2.6 milione USD, si dhe pranoi legjitimitetin e sekuestrimit te pasurive italiane te ndodhura ne territorin e Shqiperise. Ne kete aspekt Italia mbetej perseri deficitare ne raport me Shqiperine.
Me rivendosjen e marredhenieve diplomatike, me 2 maj 1949 dhe normalizimin e lidhjeve midis dy vendeve, ne Shqiperi, nuk pati ndonje qe, nen ndikimin e emocioneve, plotesisht te perligjura nga humbjet njerezore dhe pasojat materiale te Luftes, te bente ndonje deklarim si ai i z. Tommaso Cerno.
Kjo nuk u be as ne vitet ’90 te shekullit te kaluar, kur pati edhe skena ekstremiste si ato qe pershkruan Anita Likmeta. Duke iu referuar disa ngjarjeve te asaj kohe, ajo thote se“shqiptarët, sidomos ne fëmijët, kemi paguar një çmim shumë të lartë për atë që na ka bërë shtypi italian, pra atë që njerëz si ju na kanë bërë. Na keni bërë të ndihemi si asgjë e përzier me asgjë prej vitesh. Ne ishim pa shtetësi, hije të tmerruara nga paragjykimi i parapaketuar që transmetohej çdo ditë. Qeveria shqiptare nuk i detyrohet absolutisht asgjë Italisë.”
Shqiptaret keto i kane llogaritur si kosto te nje kohe te çuditshme dhe doemos nuk ndjehen mire t’iu kujtohen nga kushdo qofte, aq me teper nga nje ish-senator. Ato risjellin ndermend me keqardhje deklarimin e nje tjeter politikaneje italiane, ish-kryetares se Dhomës së Ulët, Irene Pivetti.
Zgjidhjen e drames se dhimbshme te emigrimit te shqiptareve me varka, ne vitet ’90 te shek. te kaluar, ajo e gjeti te hedhja e tyre “në det për të shmangur pushtimin e Italisë!”
Verejtja juaj per kryeministren Meloni, te ciles i kujtoni qe “nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, ajo do të falimentonte”, duket si produkt thashethemesh shume dashakeqe te shumefishuara ne tejskaj. Siç ka italiane qe ikin pa paguar nga restoranti ne Berat, qe vjedhin çarçafe e peshqire ne hotelet e Sarandes ose vjedhin miliona euro nepermjet investimeve fiktive, ka padyshim edhe shqiptare delinkuente ne Itali.
Por ne Shqiperi, nuk ka asnje qe te pajtohet me ekceset, veprimet e pahijshme te kryera prej tyre. Ata, sikurse edhe te ngjashmit e tyre ne Itali e kudo gjetiu, perfaqesojne vetem vetveten dhe jo vendin e tyre as edhe bashkekombasit.
Zoti ish-senator, ndoshta nuk keni pasur rast te mesoni, por shqiptaret dhe Shqiperia kane vleresuar maksimalisht mikpritjen, humanizmin dhe solidaritetin e pothuajse te gjithe bashkekombasve tuaj, ne vitet ’90 te shekullit te kaluar, kur disa mijera syresh, te deziluzionuar, te lodhur e te pashprese, braktisen atdheun, u hodhen ne brigjet tuaja me gomone, duke mare ne sy rreziqe te panumerta.
Keta mijera italiane te mrekullueshem, me sjelljet qytetare dhe ndjenjat e solidaritetit, ua lehtesuan dhimbjet dhe dramen. Gjestet e tyre, te çojne shekuj pas ne histori, kur serish mijera shqiptare, gjeten shpetim ne token italiane. Fale pritjes se ngrohte, respektit dhe ndihmes se gjithanshme sot jane aty disa dhjetra mijera arbereshe, qe kane ruajtur jo vetem kujtimin e origjines se tyre, por edhe gjuhen, zakonet, mentalitetin dhe krenarine e perkatesise si “gjaku yne i shprishur”.
Askush, ne te dy brigjet e Adriatikut dhe Jonit, nuk duhet te kapet pas ngjarjesh te tilla banale. Ka te tjera episode unikale shume pozitive ne raportet midis dy vendeve qe meritojne te evokohen. Perveç atyre qe u permenden me siper nje tjeter eshte strehimi dhe mbajtja me ushqim nga qindra familje shqiptare i disa qindra ushtareve italiane te mbetur rrugeve pas kapitullimit te Italise fashiste. Te tjere u bene pjese Ushtise Nacionalçlirimtare Shqiptare. Erdhen si pushtues dhe ne fund te luftes u gjenden ne krah te partizaneve çlirimtare.
Marrezia e kater italianeve ketej u kalua si gallate dhe gjah humoresk per meme. Megjithate, gjesti spontan i kryeministres se nderuar, Georgia Meloni, u vleresua si shprehje e ndjenjave miqesore te popullit dhe politikes italiane te pasluftes se Dyte Boterore ndaj shqiptareve.
Me viziten e saj private katerditore ne Vlore, ajo afirmoi miqesine e italianeve ndaj shqiptareve dhe nivelin shume te mire te marredhenieve shteterore midis Shqiperise dhe Italise, te cilat jane ne interes te te dy vendeve, te paqes, sigurise dhe stabilitetit ne kete rajon te rendesishem te kontinentit europian.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Falimenderoj zonjen Meloni qe na sajdisi.
Falimenderoj popullin italjan qe na ka duruar shume.
I kujtoj zonjes Meloni te jete me e kujdesshme me kete adoleshentin kryeminister ,sepse sipas nje studiuesi austriak,,rraca e ketij dashka edhe 20 vjet te piqet.
Gjesti i Melonit eshte populist. Ajo vete eshte nje saliberishe apo jozefine ne versionin italian. Kryeministri yne capken me mire te kishte thene ndonje histori me Venecian e para Luftes sesa ta bente bozze kete histori. Dhe e fundit, ne Itali s’è njeh kush kete senatorin.
O demo , po edhe ketu i fute hundet e tua te qelbura , a derezi ? Po lere a i vrare ndonje hale edhe per shoket e tu , mos i trazo e mos i ha te gjitha . Po mjaft , a te q.fsha udhet , se le nam .
@VKONJATI hahahahahahahaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
demo i pjekur hahahahaaahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
demo do jete roje ne ndonje institucion, se duket eshte shume i ngeshem…..hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Prigozhinin e vrau Putini ne ajer.Ne fakt si budalla qe ishte perfundoi si mendonin gjithe njerezit me 2 pare mend.Kur nisi rebelimin dhe coi autokolonen deri 200 km afer Moskes sduhej te ishte kthyer,kjo eshte e gjitha.
Jam kurioz ca thote ai mustaku i Biellorusose qe i dha fjalen.
Kristafi ben llogje kot ne kete shkrim,zakon i mbetur nga koha e Enverit.As ne skemi pse permendim 4 te rinj qe ikin papaguar dhe as ish senatori mos beje fjale koti.
U gjet dhe një i krisur të merret me llogje kavaje bash në pikën e vapës. 80 lekshat e hoxhizmit në mbrojtje të dinjitetit kombëtar “të përdhosur si mos më keq” nga dy-tre ciliminj, E gjitha kjo marrë shkas nga shakaja pa krypë e zotit Duqe, vijuar me po të njëjtin sens nga një ish palo senator. Journalizëm s’,KE c’i thua.
ke harruar qe ushtaret italiane pas kapitullimit u mbrojten duke u strehuar me shqiptare se I vriste gjermani…
OK,K.Kristafi:
1.Shkrimi juaj i përgjigjet saktë gazetarit Italian dhe jo xhestit të 4 adoleshentëve burdollej Italianqë ikën pa paguajë në Berat.
2.Por,meqënse është kohë e pushimeve dhe vapës së çuditëshme të Korrik-Gushtit,Italianët militant të KM Meloni le të përballimin sa të duan:
1.ITALIA KA SULMUAR SHQIPËRINË NË 1920,1939,etj.Shqipëria nuk ka sulmuar asnj shtet tjetër gjat gjithë historisë 111 vjeçare.
2.Italia sulmoi Greqinë nëpërmjet Shqipërisë..!
3.Nëpërmjet Italisë zbarkoi në Shqipëri BANDA E XHEVDET MUSTAFËS NË 1982,etj.
4.Qeverra Italiane të vazhdoi të thelloi miqësinë me Shqipërinë e vogël në fushën ekonomike si Shtet i madh që është,si dhe të miratoi ligjin e pensioneve të EMIGRANTËVE TAN NË ITALI.Të tjerat jan QIQRA ME RIGON.
5.Humorin e E.Ramës me Melonin edhe për rastin konkret e kuptojnë shumë mirë shumica e Italianëve,ku vite më parë kan deklaruar se EDI RAMËN E DUAM KRYEMINISTËR NË ITALI..!
-FLM KK,DITA.
te lumt pena , se babai im ne kohen e luftes ka mbajtur nje ushtar italian ne shtepi gati nje vit
O dudum o idjot po’ mbylleni halen njehere dhe lini njerezit e zgjuar te flasin
Tommaso Cerno i ka dhënë përgjigje reagimeve duke vlerësuar tonet e moderuara të Ermal Metës : https://www.lidentita.it/tirana-a-campare/
Ndërsa reagimin e Likmetës e ka injoruar dhe mirë ka bërë sipas meje sepse ai reagim kalonte në fyerje e tone histerike. Ndoshta Likmetës ka filluar t’i pëlqejë shumë vetja e ta mendojë veten si Zhan d’Ark por në këtë rast i ka kaluar kufijtë e etikës e respektit.
Vërtet shqiptarët në Itali kanë vuajtur nga paragjykimet dhe fushatat populiste ksenofobe por nga ana tjetër ka pasur dhe një numër jo të vogël qe ushqenin këtë frymë. Akoma sot kemi të famshmit skifterët shqiptarë që hedhin e terrorizojnë familje në vilat e tyre. A e con dot në mend Anita Likmetaj që mund të ketë dhe italianë tëa afruar më keq se ajo me këta shqiptarë.
Cerno ka shpjeguar se ai thjesht i është përgjigjur provokimit të kryeministrit shqiptar që nuk i mendon gjatë daljet dhe veprimet e tij dhe pasojat që mund të pasojnë. Nuk kishte pse të përmendte një ngjarje aq banale në ato ditë pushimi bashkë me Melonin. Pra në momentin që hap kutinë e Pandorës mos u ankoni pastaj për pasojat. Se kush i ka me shumë borxhe kujt është një debat që nuk çon askund e nuk i shërben kerrkujt.
Tani ka ngele qe me kete “fabul” te merren dhe akademite e shkencave te Shqiperise dhe Italise. Gjithsesi sjelle nga ta sjellesh llafin, perfundimi “shkencor” i kesaj “fabule” eshte një: Hedh nje budalla nje gur ne pus dhe çohen 100 te mençur ta nxjerrin…” Por jam i sigurte per nje gje: Akademiket italiane e dine qe atje, ne senatin e tyre, ka senatore “a vita”, aq te moshuar saqe edhe po u shpetoi ndonje pordhe nuk merren me pordhen e tij, akademiket tane po…
Jam dakord me disa qe thone qe Rama nuk beri mire qe ja permendi ate detaj te vogel banal znj. Meloni. Dhe Z. Krisafi eshte lodhur shume per te bere nje shkrim te gjate per kete rast si kunderpergjigje ndaj atij ish senatorit! Nuk besoj se ia vlen fare! Z. Krisafi per njohurite dhe pervojen qe ka, do te ishte mire te bente nje shkrim per presionin skandaloz qe po ushtron shteti Grek ndaj shtetit Shqiptar per çeshtjen “Beleri”. Aty po, do te kishte shume interes!
Ore Nik, po zoti K. Krisafi nuk eshte jurist qe te merret me aspektet juridike. Zoti K2 eshte diplomat dhe I bie deres te degjoje penxherja, ose pjerdh ketu e era nuhatet deri ne Selanik.
Ha ha ha, e bukur “Sokol”, shume drejt!