Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diplomacia publike si antidot ndaj një gazetarie të shëmtuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Diplomacia publike si antidot ndaj një gazetarie të shëmtuar
KomenteKryesorePolitike

Diplomacia publike si antidot ndaj një gazetarie të shëmtuar

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Fatos TARIFA

Botuar në DITA

Një ndër synimet e veprimtarisë diplomatike të çdo ambassadori shqiptar duhet të jetë që të përçojë në radhët e publikut të vendit ku ai shërben dhe në mediat e atij vendi tiparet më të mira të popullit tonë dhe arritjet e shoqërisë shqiptare në përpjekjet e saj për t’u emancipuar dhe konsoliduar si një shoqëri demokratike. Kjo, sigurisht, nuk është një punë e lehtë, por nuk është as një mision i pamundur.

- Publicitet -

Letra që botojmë më poshtë, shkruar nga Prof. Fatos Tarifa, kur ai shërbente si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, i është dërguar prej tij, në cilësinë e përfaqësuesit diplomatik më të lartë të vendit tonë në Uashington, kryeredaktorit të gazetës më të madhe amerikane, The New York Times, më 7 dhjetor të vitit 2003.

Me anë të kësaj letre, e cila është e panjohur për publikun shqiptar dhe botohet sot e përkthyer në shqip për herë të parë, ambasadori Tarifa sqaronte drejtuesin e asaj gazete dhe opinionin publik amerikan lidhur me një artikull që bënte fjalë për shkëmbimin e një fëmije rom në Shqipëri për një televizor, shkruar nga gazetari Nicholas Wood i asaj gazete.

Gazeta Dita e boton të plotë këtë letër si një ilustrim të asaj çka kuptojmë me diplomaci publike në veprimtarinë e një ambasadori dhe si një përvojë, nga e cila kanë ç’të mësojnë ambasadorët shqiptarë dhe diplomatët e rinj të vendit tonë.

 

Kryeredaktorit të gazetës The New York Times

I dashur Zotëri,

 

Ju shkruaj për t’ju shprehur pakënaqësinë time lidhur me artikullin e z. Nicholas Wood, “Për shqiptarët ndodh kështu: një fëmijë për një TV”, botuar në faqen e parë të The New York Times më 13 nëntor.

Para së gjithash, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj faktin që ky artikull i z. Wood nuk është origjinal. Përmbajtja e tij është raportuar më parë—saktë dhe tërësisht—nga Roma, nga Sophie Arie, në gazetën e madhe britanike The Guardian, më 30 shtator, si një histori mbi trafikimin e fëmijëve dhe mbi një rrjet trafikantësh që u shkatërrua përmes bashkëpunimit mes zyrtarëve italianë dhe atyre shqiptarë. BBC e mori këtë histori nga The Guardian ditën e parë, ndërkohë që e njëjta autore vijoi me një koment tjetër—përfshirë edhe një intervistë me nënën e fëmijës—që i raportoi nga Durrësi, në Shqipëri, dhe u botuan në The Guardian dy javë më vonë, më 14 tetor.

Zoti Wood, për të cilin, nëse më lejohet të them, kam fare pak respekt, e mori këtë histori ose nga The Guardian, ose nga BBC dhe shkroi versionin e tij, të cilin e botoi me një titull të deformuar në The New York Times, duke fyer të gjithë shqiptarët. Më vonë, në nëntor, korrespondentja e Associated Press për Europën Lindore, Danica Kirka, e mori artikullin e z. Wood dhe rishkroi versionin e saj, pa i pasur të gjitha faktet. Artikulli i saj u botua në disa gazeta amerikane në fundjavën e Ditës së Thanksgiving.

Duke ju shkruar si një diplomat, unë jam i vetëdijshëm se duhet të bëj kujdes me gjuhën që përdor. Unë në asnjë mënyrë nuk fajësoj gazetën tuaj të respektuar për artikullin e z. Wood botuar më 13 nëntor. Sidoqoftë, nuk mund të hesht kur shoh se si një artikull sensacionalist—“një fëmijë për një TV”—është shndërruar në një legjendë urbane, duke humbur kontekstin e saj, ndërsa gazetarët, përfshirë edhe z. Wood, vijojnë ta huazojnë subjektin e këtij artikulli nga njëri-tjetri dhe të përdorin një anekdotë për të dhënë gjykime përgjithsësuese.

Unë nuk them se z. Wood ka plagjiarizuar. Duket se ai vetë e ka raportuar një pjesë të artikullit të tij nga Shqipëria. Por ai nuk thotë dhe nuk përmend një numër faktesh që janë esenciale për historinë që ai rrëfen. Dhe faktet që ai nuk sjell kanë qenë publikisht të disponueshme në kohën kur ai botoi artikullin e tij në The New York Times në nëntor, pasi historia në fjalë kishte qenë publikuar fillimisht në shtator nga The Guardian. Të gjitha faktet ishin po ashtu të disponueshme në fazen zyrtare online të The Guardian.

Faktet thonë një histori shumë të ndryshme dhe më të mirë. Ky fëmijë u gjend dhe i tërë rrjeti i trafikantëve u shkatërrua si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Ky nuk ishte, siç thotë z. Wood, rezultat thjesht i një aksioni të izoluar policor lokal. Historia u bë e njohur sepse i tërë rrjeti trafikues u shkatërrua pas një investigimi të përbashkët shqiptaro-italian, që zgjati një vit. Ky ishte një sukses i madh dhe pikërisht ajo që qeveria shqiptare ka marrë përsipër të bëjë—një rezultat i drejtpërdrejtë i një plani veprimesh kundër trafiqeve ilegale.

Nëse z. Wood do t’i kishte kushtuar pak vëmendje asaj që kishte raportuar gazeta The Guardian gjashtë javë më parë, ai do ta kishte ditur se, si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, qindra anëtarë të rrjetit të trafikantëve u arrestuan një vit pasi rrjeti u shkatërrua dhe se policia vazhdoi aksionin e saj derisa u gjetën viktimat. Ky djalë i vogël nuk ishte viktima e vetme që u gjet. Çifti italian që e kishte marrë atë u arrestua, ashtu sikurse edhe babai i tij në Shqipëri, ndërsa fëmija u mor në mbrojtje dhe në kujdestari.

I gjithë ky informacion ka qenë i disponueshëm në gazetën The Guardian në Angli gjashtë javë para se versioni i pjesshëm i z. Wood të botohej në faqen e parë të gazetës The New York Times. Versioni i njëanshëm i z. Wood, që mjaftohet vetëm me incidentin skandaloz që ka të bëjë me këtë djalë të vogël, nuk u botua deri në nëntor, në një kohë pra, kur i gjithë ky informacion dhe informacione të reja lidhur me arritjet e Shqipërisë në luftën kundër trafiqeve ilegale ishin bërë publike dhe të disponueshme.

Z. Wood priti deri në fund të raportit të tij për të përmendur faktin që në Shqipëri u krijuan 12 njësi për luftën kundër trafikut, por pa shpjeguar Planin Kombëtar të Veprimit të Shqipërisë, si edhe lidhjen e drejtpërdrejtë të këtij plani me arrestimet e bëra. Ai e quan Shqipërinë një “vend tranzit”, ndërkohë që Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara kishte arritur në konkluzionin—dhe ishte në procesin e botimit të tij—se Shqipëria e kishte përmirësuar seriozisht statusin e saj si një vend tranzit dhe kishte ndërmarrë nisma serioze dhe efektive për të luftuar trafikimin.

Është për të ardhur keq që ndonjëherë gazetarë të papërgjegjshëm u ofrojnë qytetarëve amerikanë një informacion të shtrembëruar dhe iluzor. Artikulli i z. Wood është një shembull skandaloz i këtij lloji të shëmtuar gazetarie. Ai përmban në vetvete shpifje, një gazetari dukshëm joprofesionale (për shkak të mungesës së kontekstit), paragjykime dhe steriotipizim.

Dhe një vend si Shqipëria, që është miku më i mirë dhe më besnik i Shteteve të Bashkuara dhe që po bën një progres të konsiderueshëm në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, nuk meriton një goditje të tillë pas shpine nga The New York Times, gazeta kryesore e Amerikës.

Sinqerisht,

Dr. Fatos Tarifa

Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?