Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: letrat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Vargje > letrat
Vargje

letrat

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Kujtojmë “Dritën”

 

Në mars të vitit 1920, 104 vite më parë, doli në Gjirokastër e para gazetë në

- Publicitet -

gjuhën shqipe, “Drita”,pagëzuar me emrin veteran në historinë e shtypit

shqiptar,atë të Klubit “Drita”, themeluar aty më 5 nëntor të vitit 1908. Kjo gazetë,

“..është e para që ndrin në gjuhën tonë t’ëmbël,aq të kërkuar për të plotësuar një

boshllëk në jetën e qytetit të gurtë”-thuhet në numrin e saj të parë.Gazeta ,që

ishte kurorëzim i përpjekjeve të patriotëve shqiptarë në Amerikë, finacuar prej

tyre,por edhe nga Paria dhe populli i thjeshtë gjirokastrit,që “..e zgjidhën

qesenë”, u mirëprit “si një rreze drite “.Sepse, “..ishte një mëkat i madh që

Gjirokastra të mos kish një gazetë kombëtare…Përçapja e sotme e mbulon krejt

atë “gropë të shëmtuar “;del sot një DRITË, një llampë, që do t’u tregojë

udhëtarëve në mjegull udhën e drejtë në limanin e shpëtimit.”( “Drita”,

27.3.1920).

Dalja e gazetës së parë në gjuhën shqipe nuk ishte rastësi. Qyteti i lashtë

kishte një traditë të theksuar patriotike e arsimdashëse,kish njerëz të pushkës e të

penës; aty zienin prej kohësh mendimi e veprimi patriotik i të parëve tanë,i atyre

që kërkonin patjetër një zë të fliste me gjuhën e atdhedashurisë e në tokat e të

parëve të valvitej lirshëm Flamuri Kombëtar, ngritur në Vlorë.

Gazeta doli në një periudhë tepër kritike.Është koha kur Qeveria Shqiptare

e dalë nga Kongresi i Lushnjës,në kushte të vështira fillon punën për organizimin e

jetës së brendshme të vendit,por e rrethuar nga vështirësi të shumta. Autoriteti i

saj kufizohet në një zonë të ngushtë të Shqipërisë së Mesme, ndërsa pjesa tjetër e

vendit është nën kontrollin e drejpërdrejtë të fuqive të huaja. Njëherazi fuqitë e

mëdha shihnin tek Shqipëria realizimin e interesave të tyre. Edhe fqinjët ishin gati

ta shqyenin e bënin copë-copë këtë vend me mungesa të shumta.Në këto kushte,

kur viheshin në pikëpyetje e ardhmja e vendit, pamvarësia e sovraniteti,objektivi i

lëvizjes sonë kombëtare ishte sigurimi i fitoreve të arritura me shpalljen e

Pavarësisë, në nëntor të 1912-ës ,njohur nga Konferenca e Ambasadorëve të

Londrës.Në këto vite të trazuara,kur në Vlorë luftohej me armë në dorë, doli në

Gjirokastër, gazeta përparimtare demokratike “Drita”, që i qendroi besnik

realitetit e u bë zëdhënëse e ideve përparimtare të kohës.

 

Violeta Duri

 

 

Meritë e sakrificë

Skënder Kapiti

 

UÇK ishte faktori i cili për herë të parë në Historinë tonë Kombëtare bëri të

mundur një aleancë ushtarake shqiptaro-perendimore, UÇK-NATO, kundër

barbarisë sllavo-serbe për Çlirimin e Kosovës; NATO ishte Aviacioni i UÇK-së,

ndërsa UÇK ishte këmbësoria e NATO-s.

Pas faktorit NATO, nën drejtimin e SHBA-s, faktori kryesor që mbrojti dhe që ka

meritën kryesore për Lirinë, për Pavarësinë dhe për Shtetin e sotëm demokratik të

Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës e Komandantit Legjandar Adem

Jashari. Këtë mision historik të kryer prej saj dhe që njihet edhe botërisht madje, e ka

shënuar Historia jonë Kombëtare.

Këtë realitet, këtë meritë, këtë sakrificë dhe rol vendimtar të jashtëzakonshëm,

këtë faqe të lavdishme të historisë tonë kombëtare të UÇK-së nuk e njeh dhe nuk

e pranon Serbia për faktin se UÇK në aleancë me NATO-n i sollën asaj disfatën

më të madhe, dëbimin përfundimtar të saj nga Kosova dhe fitoren e pavarësisë

dhe të shtetit të Kosovës.

 

 

Baltë apo plumba

Skënder, Tiranë

 

E respektuara gazeta DITA! Duke të uruar jetë të gjatë me kurajon tënde unikale, e them këtë pasi në këtë mjedis politik, guximi dhe ndershmëria jonë janë të dënuara. Po si del e flet Saliu për manipulim zgjedhjesh, kur ai me ata bashibozukët e vet janë vrasës të 21 Janarit, vjedhës të votave për Kryetar Bashkie, tradhëtarë të atdheut. Lexova që Rama thotë në Facebook se “dikur kur ishim në opozitë, Berisha na qëllonte me baltë”. U habita pak. Dje, Saliu na qëllonte me plumba prej vërteti o Edi Rama. Apo i ke harruar kater te vraret ne bulevard? Qeveria do te bente mire qe te shihte me perparesi punet që kane lidhje me ndeshkimin e vrastarëve gjakatarë të “demokracisë” duke filluar  nga Fatos Nano qe vrau me makinë nje kalimtar ne rruge dhe e hodhi si nje qen ne kanal bashkë me Blendi Klosin per te arritur tek vrastari serial Sali Berisha.

 

 

Ku u katandisëm!

Lexues, Gjirokastër

 

Në një emision te një nga televizionet kombëtare, i bëhej jehonë një mjekeje, që pasi kishte dalë në pension i shërbente banorëve të Zagories në Gjirokastër me dëshirën dhe vullnetin e saj human. Banorët ishin të kënaqur dhe shprehnin hapur falenderimet e tyre për këtë mjeke (emri i së cilës nuk më kujtohet), sepse ajo jo vetëm që i vizitonte, por u sillte edhe barnat e nevojshme sa herë që shkonte e vinte në Gjirokastër. E gjithë kjo histori bëhej sepse në këtë zonë të thellë malore tani nuk kish më mjekë dhe personel mjekësor. Lind pyetja: ç’u bënë mjekët dhe personeli tjetër mjekësor që shërbenin më parë në zona të thella të vendit? A nuk e ka shteti detyrë të nxjerri dekretet dhe ligjet e nevojshme që asnjë gjë të mos i mungojë popullit, jo vetëm brenda “unazës” së Metropolit, por edhe në skajet më të largëta të vendit?

 

Mos e nxirrni më!

Lexues, Elbasan

 

Populli po lutet që mediat televizive mos të japin më surratin e kriminelit S.B. Si s’ke turp o i pafytyrë qe del e ulëret edhe majë ballkonit?! Ke vetëm një standart, atë si antishqiptar. Merresh nga mëngjesi deri në darkë me politikë. E kemi më se të qartë se ti vetëm me politikë ngatërresash po merresh që nga viti 1992. I lutemi mediave edhe një herë mos e jepni atë lloj fytyre më. Apo ju paguan Shkëlzeni me pare gjaku?

 

 

 

Nuk do garojnë?!

Lexues, Fier

 

Dikur në kohën e Sllobodanit, në Kosovë njihej de jure një qeveri që s’guxonte kurrë të shkelte në Kosovë. Pra njihej si qeveria në emigrim. Doemos edhe paguhej nga qytetarët e Kosovës kudo që jetonin. Kosova ishte nën ombrellën dhe nën thundrat e Serbisë dhe Millosheviçit. Por gjithnjë kritikohej nga qytetarët për mosveprim dinamik. E solla këtë copëz nga historia në Kosovën e martirizuar, për arsyen e vetme që opozita e mbaruar e Tiranës të bëhet më e ndërgjegjshme, më konstruktive e dinamike. Thone qe nuk do dalin ne zgjedhje ne 2025. Se e dine qe humbin. Por eshtë detyrim moral e qytetar që të zgjedhurit e popullit me çdo kusht duhet ta përfaqësojnë sovranin, elektoratin, pavarësisht situatës që paraqitet. Populli, i majtë apo i djathtë qoftë, do medoemos qetësi e t’i dëgjohet zëri. Ai që s’merr pjesë fizikisht në garë, e çdo lloji qoftë ajo, i humbur mbetet gjithmonë. Të vetëpërjashtuarit asgjë s’bëjnë, as më shumë e as më pak sesa vrima në ujë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?