Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Liderët botërorë urojnë Donald Trump si president i SHBA-ve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Liderët botërorë urojnë Donald Trump si president i SHBA-ve
BoteLajmi i fundit

Liderët botërorë urojnë Donald Trump si president i SHBA-ve

Published: January 20, 2025
Shpërndaje

Pak pas betimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump liderët botërorë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e 47 të vendit më të fuqishëm në botë.

Kujtojmë se disa liderë të rëndësishëm ndërkombëtar, ndryshe nga herë të tjeranuk ishin të ftuar në ceremoninë, megjithatë ata kanë shkruar urimet e tyre për presidentin Trump.

Liderë të paftuar ishin:

- Publicitet -

Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

“Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, i dërgoj urimet më të ngrohta Presidentit@realDonaldTrump në inaugurimin e tij si presidenti i dyzet e shtatë i Shteteve të Bashkuara. Marrëdhëniet speciale midis MB dhe SHBA do të vazhdojnë të lulëzojnë për vitet në vijim”, shkruan kryeministri i MB në platformën X.

Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Europian.

“BE pret të punojë ngushtë me ju për të trajtuar sfidat globale. Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët. Kjo është forca e qëndrueshme e partneritetit transatlantik”, shkruan der Leyen në platformën X

Olaf Scholz, presidenti i Gjermanisë, nuk ishte i pranishëm, ndërkohë që Alice Weidel, udhëheqëse e partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, ishte e ftuar. Kancelari gjerman Olaf Scholz e uroi presidentin Trump duke thënë:

“Sot Presidenti Donald Trump merr detyrën. Urime! SHBA është aleati ynë më i ngushtë dhe qëllimi i politikës sonë është gjithmonë një marrëdhënie e mirë transatlantike. BE, me 27 anëtarë dhe më shumë se 400 milionë njerëz, është një bashkim i fortë”.

Emmanuel Macron, president i Francës. Ky i fundit ende nuk ka bërë një urim për nisjen e mandatit të ri presidencial të Donald Trump.

Gjithashtu liderw tw tjerw tw politikws botwrore i kanw shprehur urimet e tyre presidentit tw 47 tw SHBA-ve:

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez:

“Urime Donald Trump për inaugurimin tuaj si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ne mezi presim të punojmë me administratën e re amerikane për të forcuar marrëdhëniet strategjike midis vendeve tona dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta globale.”

Kryeministri australian Anthony Albanese:

“Shtetet e Bashkuara janë një mik i madh i Australisë. Aleanca jonë nuk ka qenë kurrë më e fortë. Mezi pres të punoj me ju për mundësitë dhe sfidat përpara.”

Kryeministri kanadez Justin Trudeau:

“Urime, President Trump. Kanadaja dhe SHBA-ja kanë partneritetin ekonomik më të suksesshëm në botë. Ne kemi mundësinë të punojmë përsëri së bashku – për të krijuar më shumë vende pune dhe prosperitet për të dy kombet tona.”

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif:

“Gjatë viteve, dy vendet tona të mëdha kanë punuar së bashku ngushtë për të ndjekur paqen dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë për popujt tanë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Urimet e mia më të mira për Presidentin Trump për një mandat të dytë të suksesshëm në detyrë .”

Kryeministri indian Narendra Modi:

“Unë pres që të punojmë ngushtë së bashku edhe një herë, për të përfituar të dy vendet tona dhe për të formuar një të ardhme më të mirë për botën. Urimet më të mira për një mandat të suksesshëm përpara!”

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu:

“Ju u tërhoqët nga marrëveshja e rrezikshme bërthamore e Iranit, ju njohët Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ju transferuat ambasadën amerikane në Jerusalem dhe ju njohët sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan. Kam besim se do të përfundojmë humbjen e boshtit të terrorit të Iranit dhe do të sjellim një epokë të re paqeje dhe prosperiteti për rajonin tonë”, tha Netanyahu.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “Shqipëria e re”?
  • Dhunohet efektivi i Policisë në Shkodër
  • FIFA publikon formacionin ideal të Botërorit 2026
  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
  • Përmendet mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që “peshkonte” për Epsteinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Xoni on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Besnik Tirana on “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  4. chp on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  5. Ilmi Mancaj on Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?