Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lideri i Hezbollahut u zotua për hakmarrje ndaj shpërthimeve, Izraeli sulmon Libanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Lideri i Hezbollahut u zotua për hakmarrje ndaj shpërthimeve, Izraeli sulmon Libanin
BoteLajmi i fundit

Lideri i Hezbollahut u zotua për hakmarrje ndaj shpërthimeve, Izraeli sulmon Libanin

Published: September 20, 2024
Shpërndaje

Izraeli tha se ka goditur qindra caqe në Liban, disa orë pasi udhëheqësi i Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbajti një fjalim duke u zotuar për hakmarrje, pas një sërë shpërthimesh që ndodhën në Liban dhe Siri, që kishin për shënjestër pajisje të telekomunikimit. Izraeli nuk ka komentuar për shpërthimin e mijëra pejxherëve dhe radiolidhjeve të Hezbollahut, që kanë lënë të vrarë 37 persona dhe kanë plagosur pothuajse 3.000 të tjerë më herët gjatë kësaj jave, por Izraeli është fajësuar nga Hezbollahu për këto sulme.

Në fjalimin e tij, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, synoi të arrite dy qëllime kryesore: forcimin e moralit të Hezbollahut dhe mbajtjen e presionit psikologjik ndaj Izraelit. Pavarësisht se e pranoi se shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të grupit përbënin një kthim prapa, ai i paraqiti incidentet vdekjeprurëse si pengesë të përkohshme në konfliktin më të gjerë me armikun.

Ai po ashtu foli për unitetin e Libanit në përgjigje të këtij incidenti dhe pretendoi se sulmi gjerësisht kishte dështuar të arrinte qëllimet e tij origjinale. Në përgjithësi, retorika e Nasrallahut sinjalizoi se udhëheqësi i Hezbollahut ka pak të ngjarë që të ndryshojë kursin pavarësisht pengesave të fundit, dhe do të vazhdojë me gjendjen aktuale të konfliktit me intensitet të ulët me Izraelin.

- Publicitet -

Disa orë pas fjalimit të mbajtur më 19 shtator, ushtria izraelite tha se avionët luftarakë goditën “përafërsisht 100 raketahedhës dhe infrastrukturë tjetër të terroristëve”, duke shtuar se ka shkatërruar 1.000 armë që ishin bërë gati për t’u shkrepur. Sipas medias shtetërore të Libanit, Izraeli e ka goditur Libanin të paktën 52 herë.

Ndërkaq, Hezbollahu tha se ka kryer të paktën 17 sulme në ndërtesa ushtarake në veri të Izraelit. Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit dhe sulmet ajrore vijnë pasi Izraeli tha se po zhvendos vëmendjen e luftës së tij nga Libani dhe Hezbollahu. Që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor, mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi pothuajse në baza ditore.

Zjarri ndërkufitar ka lënë të vrarë qindra persona në Liban, shumica luftëtarë të Hezbollahut, dhe dhjetëra të tjerë në Izrael, përfshirë ushtarë. Dhjetëra mijëra persona nga të dyja anët e kufirit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka tentuar që të shmangë shpërthimin e një lufte në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Km says:
    September 20, 2024 at 11:29 am

    Po na del qe grup terroriste eshte shtetit izraelite.Me forma e mjete terroriste po lufton per ti hapur rrugen pushtime e territoriale te vendeve te tjera.Pergjegjesi Edhe e SHBA dhe BE qe mbeshtesin Izraelin ne kundershtim Edhe me Reziluten e djeshme te OKB

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?