Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligji i ri për pensionet, kreu i ISSH: Njihen vitet e punës para ‘91, jo më gjyqe!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ligji i ri për pensionet, kreu i ISSH: Njihen vitet e punës para ‘91, jo më gjyqe!
EkonomiLajmi i fundit

Ligji i ri për pensionet, kreu i ISSH: Njihen vitet e punës para ‘91, jo më gjyqe!

Published: November 18, 2024
Shpërndaje

Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në ishkooperativat bujqësore deri në vitin 1991, ishndërmarrjet bujqësore deri në vitin 1992, apo ish-ndërmarrjet shtetërore deri në tetor të vitit 1993; këto vite pune do t’u njihen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore.

ISSH-ja ka hartuar ndryshimet ligjore, të cilat iu nënshtruan edhe konsultimit publik dhe pritet të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, shpjegoi se qytetari ka detyrimin të paraqesë vetëm një certifikatë përmes të cilës vërteton se banues i kujt fshati ka qenë për rastet e kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe cilit qytet për rastet e ish-ndërmarrjeve shtetërore.

- Publicitet -

Ai më tej tha për ATSH se gjithë ky proces do të ndiqet nga vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Hado theksoi se përmes këtij projektligji është siguruar që pensionin minimal të mund ta përfitojnë të gjithë qytetarët, në të gjithë vendin, pavarësisht nëse kanë punuar apo jo, nëse kanë punuar me kohë të plotë apo të pjesshme.

“Mjafton të paraqesë një certifikatë që vërteton se ku ka banuar. Synohet që përmes këtij projektligji, të mundësohet njohja e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha, mundësohet përfitimi i një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social”, – deklaroi Hado.

Sipas kreut të ISSH-së, ky projektligj ka si përparësi dhe efekte të pritshme rritjen e mirëqenies së pensionistëve nëpërmjet përfitimit të pensioneve më të larta, sikundër eliminimin e shpenzimeve gjyqësore për përfituesit dhe shmangien e proceseve gjyqësore dhe ankimimeve në komisionet rajonale dhe qendrore të ISSH. Hado tha se për qytetarët që kanë nisur punën 14 vjeç në ish-kooperativa dhe 15 vjeç në ish-ndërmarrjet shtetërore vitet që do të deklarohen nga vetë ata do të verifikohen nga ISSH dhe do të paguhen për aq sa do të rezultojë në sistemet e ISSH.

“Për kategoritë që pretendojnë se kanë bërë punë më të mira sesa punëtor i thjeshtë, do t’i verifikojmë në regjistrat e ISSH dhe do t’i paguajmë. Nuk do të çojmë më asnjë njeri në gjyqe. Është parashikuar që në rastet kur në kërkesat për caktim pensioni, deklarohen periudha në subjekte, detyra dhe funksione specifike, llogaritja e të cilave sjell efekte pozitive në masën e pensionit, me dakordësinë e kërkuesit, të ndiqet procedura ligjore në fuqi për shqyrtimin, vlerësimin dhe njohjen e tyre për efekt përfitimi në sistemin e sigurimeve shoqërore”, – tha ai.

Sipas analizës financiare, kostoja e shtuar, në vitin e parë të zbatimit, rezulton rreth 40 milionë lekë. Gjithashtu në vlerësim të kohës mesatare të gëzimit të pensionit prej 15 vitesh, kostoja për këta përfitues si rezultat i përfitimit nga ky ligj është rreth 600 milionë lekë.

Në vlerësim të kostove vjetore të shtuara për kategoritë e përfitimit nga ky ligj efekti total i kostove të shtuara vit pas viti deri në 16 vite rezulton në rreth 5 miliardë lekë. Sipas Hados, nga ky ligj parashikohet të përfitojnë rreth 40 mijë qytetarë.

Ligji i ri

Projektligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore” ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore deri më datë 1.10.1993, data e hyrjes në fuqi e ligjit nr. 7703/ 1993; në ish-ndërmarrjet bujqësore deri më datën e hyrjes në fuqi të VKM nr. 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e Ndërmarrjeve Bujqësore”, i ndryshuar dhe në ish-kooperativat bujqësore deri më datë 19.7.1991, data e hyrjen në fuqi e ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i ndryshuar.

Përmes tij synohet që të mundësohet njohja e periudhave të sigurimit papengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha mundësohet përfitimi i e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social.

Siç edhe citohet në relacionin e projektligjit, dokumenti në fjalë synon njohjen e të drejtave të fituara, por të padokumentuara dhe rrjedhimisht njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht; eliminimin e shpenzimeve gjyqësore për përfituesit dhe shmangien e proceseve gjyqësore dhe ankimimeve në komisionet rajonale dhe qendrore të ISSH; përfitimin e një pensioni, të paktën sa pensioni social dhe në finale rritjen e mirëqenies së pensionistëve nëpërmjet përfitimit të pensioneve më të larta.

Kushtet

Njohja si periudhë sigurimi për qytetarët që kanë punuar në ish- kooperativa, respektivisht me ditë, muaj ose vite të plota pune mund t’i njihen vitet e punës, por me kushtin që gjatë periudhës së deklaruar qytetari të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin ishkooperativë bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension, do të jetë sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.561, datë 12.8.2005 “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”.

Për ish-ndërmarrjet shtetërore, kërkuesi i njohjes së viteve të punës duhet të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin/ ish-ndërmarrja bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Kërkesat për pensione, në të cilat janë deklaruar periudha punësimi në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, ishndërmarrje bujqësore, ish-kooperativa bujqësore, në detyra/ funksione specifike, llogaritja e të cilave ka efekte më të favorshme në masën e pensionit, se periudhat që njihen me kërkesën e përfituesit ndjekin procedurën sipas legjislacionit në fuqi. Njohja e periudhave të punësimit bëhet: për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim; për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore, përpara datës së hyrjes në fuqi dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në ISSH, apo në proces gjykimi në gjykatë, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Brenda tre muajsh, ISSH duhet të miratojë listën e ishkooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore sipas vitit të krijimit të tyre me përcaktimin e territorit të ushtrimit të aktivitetit. Periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Për pensionet! says:
    November 18, 2024 at 1:33 pm

    Pensionet më të ulëta i kanë ata që punuan para vitit 1990 edhe për ata që kanë punuar si shkencëtar. Arsyeja është se ishin të « dënuar » meqënëse kishin dhënë kontribut në mbajtjen e sistemit monist!!! Kur u zëvëndesua « teritali » me pardesytë e bardha, këta të fundit u uroji të parëve pensionin që në atë kohë ishte 5 mijë lekë të vjetra, ose rreth 5 dollarë në muaj. Kur PD-istët bënë reformën e parë të pensioneve në vitin 1994, ata të « teritalit » kishin pensionin më të ulët, ndërsa « pardesytë e bardha » megjithëse kishin qenë komunistë, u bënë pasanikë me vila brënda dhe jashtë vëndit! Kanë kaluar 34 vite nga ajo kohë dhe akoma sundojnë Shqipërinë, duke folur për suksese dhe moral të « pastër »! Rruga se si bëhet reforma e pensioneve dihet, por ju nuk doni drejtësi në këtë çështje, kërkoni të vazhdoni me propagandë elektorale.

    Reply
  • Dashamir says:
    November 18, 2024 at 7:30 pm

    Habitem me Kyadrot e Agjensise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Tirane pse ? Ne Libreze kam periudhen korokk gusht 1973 Punetor ne Ndernarjen e Asfaltimit Tirane Sektori j Dibres Nuk e kam ne Libreze dy korik gusht 972 punetor ne Ndermarjen e Shfrytezim Drurit Diber nuk e kzm be Livreze 4 myaj, kitok gusht 1975 punetor ne Ndernarjen Gjeologjike Bulqize punetor e kzm ne libreze. 3 myaj ounetor ne minueten e kromit Bulqize pusi nr 1. 5 myaj 4 myaj teknik toograf ne Sektotin e Gravinetrise kotik tetor 1982 kotok fhdjtor w983 inchinjer i oz foolomuar nd Perpunim Drurin ish ndernarje e shftytexim Drurit Peshkkpi ne libreze 10 muaj plys 4 jemi 14 mysj jzne ato te librezes edhe ne Didtemin e Sigurimeve xhoerore nik.mi njohin. E trera be Vitin 1996 kzm nd libreze edhe w vjet e Gjysem ne Nhedise e ndnachimit te orojfktut te Padurive te palyzjtshmd Turane ne Bulqize Nuk mi njihin Nga 96 gillica oube nd MM Riga Dustemi i pzges ka aene paga baze plus 1 perwind xhtese oer cfo bit pune .Nga kjo md hand mvzjtyr per sigurime 11.2 perqind e pages Hane 4 vjet pune Nuk mi njohin per pension Me nxoren be pensiin on me 35.5 vjet Kerkoj me tidhwyrtim.oendioni nuk mi njohin Po habitem se nuk.po zbatoget ligji thera ne vitin 98 99 200 kzm qene ii fy punesuar Te pubes Dyte nuk.mi njohin kontributet pra bfjne 7 vhet kibtribute te dercurz nuk ne njohin Kho eshte Administrat Nuk k kecojbd fare snjesat jthdjne pergjughepa vaze ligjire Ushalla neret nhe jutist e ti nesohd ato te Perfitineve se shjdlin ligjin Turp i nadh qe hzne derdhur kobtributet hane livreze hzbe nd sustem e thobd nuk gjej BORDEROTE

    Reply
  • demo says:
    November 18, 2024 at 8:01 pm

    O Dashamir!E perktheva hallin tend.Keta para vitit 93 nuk ti njohin Specialitetet.Jo ne minjere te kesh punuar,por edhe Drejtor minjere,te gjithe pensionet i kane rrafshuar me nje Vlere.Rendesi ka te njihen si vite pune.

    Reply
  • Esat Tota says:
    November 20, 2024 at 5:00 pm

    Nga viti 1 korrik 1979 dhe deri ne vitin 30 dhjetor 1984 kam punuar ne ferme bujqësore a do te njihen ato vite sipas ligjit se te tjerat i kam gjetur me libreze pune dhe kontributesh dhe ne e- albania ju faleminderit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë
  • Qeveria serbe u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie
  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Komentet e Fundit

  1. hmm on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  2. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  3. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  5. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?