Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligjvënësit në SHBA paralajmërojnë rritjen e dezinformimit nga Kina, shqetësim për aplikacionin TikTok
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ligjvënësit në SHBA paralajmërojnë rritjen e dezinformimit nga Kina, shqetësim për aplikacionin TikTok
AktualitetBote

Ligjvënësit në SHBA paralajmërojnë rritjen e dezinformimit nga Kina, shqetësim për aplikacionin TikTok

Published: December 3, 2023
Shpërndaje

Ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë se përpjekjet e Partisë Komuniste Kineze për të përhapur dezinformim do të vazhdojnë të shtohen përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Catherine Gypson, shqetësimi kryesor për ligjvënësit është kompania e mediave sociale TikTok.

Ligjvënësit amerikanë paralajmëruan të enjten se fronti më i rëndësishëm në konkurrencën mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mund të jetë në telefonat celularë.

“TikTok-u është ndoshta operacioni më i madh i ndikimit keqdashës që është bërë ndonjëherë. Të lejohet që një entitet i kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze të mbizotërojë platformat e mediave në Amerikë, do të ishte një gabim shumë i madh”, tha Ligjvënësi Mike Callagher, kryetar i Komisionit për Kinën në Dhomën e Përfaqësuesve.

- Publicitet -

Përhapja e dezinformimit në platformat e ndryshme të mediave sociale, përfshirë TikTok-un, mund të dalë me shpejtësi jashtë kontrollit, thonë ligjvënësit amerikanë.

“Pamjet komplet false të Donald Trump-it janë një tregues se çfarë duhet të presim në të ardhmen. Ndërsa përmirësohet teknologjia, po kështu do të përmirësohen aftësitë teknologjike dhe materialet false do të kalojnë nëpër mediat sociale pa u pikasur”, tha ligjvënësi demokrat Raja Krishnamoorthi.

Mënyra se si funksionon TikTok-u shkakton shqetësimin më të madh për ligjvënësit dhe ekspertët.

“TikTok-u është një aftësi më e sofistikuar, pasi të paktën teorikisht, mundet të përqëndrojë mesazhe të caktuara tek audienca dhe demografi të caktuara nëpër botë. Ka një algoritëm që nuk e shqyrton dot njeri dhe që gjendet në Kinë. Dhe shteti kinez nuk ka lejuar shitjen e këtij algoritmi”, thotë John Garnaut, nga Instituti Australian për Politikat Strategjike.

Por praktikat kineze të biznesit mund të komprometojnë edhe pronarët e mediave sociale.

“Elon Musk-u mund të jetë në veçanti i ekspozuar ndaj trysnisë nga Pekini, pasi ai ka interesa të forta biznesi në Kinë. Dhe Partia Komuniste Kineze është shumë efikase në përdorimin e bizneseve të huaja për t’i detyruar të ndjekin linjën e partisë”, thotë Yaqiu Wang, nga organizata “Freedom House”.

Ekspertët u thanë ligjvënësve se TikTok-u po bëhet gjithnjë e më shumë burimi kryesor i lajmeve për amerikanët, në veçanti për të rinjtë, por se mund të miratohen ligje për të ndalur përhapjen e dezinformimit.

“Duhen rregullore që të kërkojnë transparencë nga të gjitha platformat e mediave sociale, përfshirë për politikat mbi kontrollin e përmbajtjes, zbatimit të ligjeve, cilat materiale i censurojnë apo i përhapin gjerësisht me kërkesë të qeverive”, thotë zonja Wang.

Një gjykatës federal në Montana vendosi të enjten masën e parë të bllokimit të TikTok-ut, duke e quajtur këtë platformë antikushtetuese. \Voa\

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 06 korrik 2026
  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”

Komentet e Fundit

  1. Dursakja on Arkivoli në protestë
  2. demo on Arkivoli në protestë
  3. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  4. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  5. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?