Foshnja e porsalindur, e gjetur në rrënojat e ndërtesës së shembur në Siri me kordonin e kërthizës ende lidhur me trupin e nënës së saj, është birësuar.
Vogëlushja u birësua nga tezja dhe bashkëshorti i saj, pasi testi i ADN-së konfirmoi se ajo ishte e afërmja e saj.
Mijëra njerëz dëshironin ta birësonin të porsalindurën, pasi u shpëtua nën rrënojat e banesës.
Tani vajza ka dalë nga spitali dhe për të po përkujdeset tezja e saj.
“Është një nga fëmijët e mi tani”, tha bashkëshorti i tezes së foshnjes. “Nuk do bëj dallim mes saj dhe fëmijëve të mi.”
Foshnja ka marrë emrin e nënës së saj të ndjerë Afraa. Menjëherë pasi u shpëtua, zyrtarët i vendosën emrin Aya, që do të thotë mrekulli në arabisht.
Në një video të momentit të shpëtimit të saj, shihet një burrë që del me shpejtësi nga rrënojat me foshnjën në krahë të mbuluar me pluhur.
Ajo ka qëndruar në ndërtesën e shembur për më shumë se 10 orë dhe kur mbërriti në spital ishte në gjendje të keqe shëndetësore, me shenja mavijosje dhe prerje në gjithë trupin.
Nëna e saj solli në jetë menjëherë pas tërmetit tragjik. Ajo erdhi në jetë përpara se e ëma të vdiste. Babai i saj, katër vëllezërit e motrat dhe hallë gjithashtu humbën jetën.
“Kjo vajzë do të thotë shumë për ne, sepse nuk ka mbetur askush nga familja e saj përveç kësaj foshnje“, tha Sawadi për agjencinë e lajmeve Reuters. “Ajo do të jetë një kujtim për mua, për tezen e saj dhe për të gjithë të afërmit tanë në fshatin e nënës dhe babait të saj”.

Sawadi, i cili ishte i pranishëm kur ajo u shpëtua, i tha Associated Press se kishte qenë i shqetësuar se dikush mund ta rrëmbente Afraan gjatë dy javëve të saj në spital.
Ai tha se vendi më i mirë për Afraa ishte familja, sado e vështirë të ishte gjendja e tyre.
Edhe shtëpia e Sawadi dhe gruas së tij Hala u shkatërrua nga tërmeti dhe ata po qëndrojnë me kushërinjtë.
Çifti mirëpritën një vajzë tre ditë pas tërmetit.

j.l./ dita
