Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lirohen katër të dënuarit për vrasjen e një gazetari serb 25 vjet më parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Lirohen katër të dënuarit për vrasjen e një gazetari serb 25 vjet më parë
Lajmi i funditRajoni

Lirohen katër të dënuarit për vrasjen e një gazetari serb 25 vjet më parë

Published: February 3, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Beograd shpalli të premten vendimin për lirimin e katër ish pjesëtarëve të sigurimit shtetëror serb, të dënuar për vrasjen e gazetarit serb Slavko Çuruvija në vitin 1999, i cili ishte bërë i njohur për kritikat ndaj regjimit të ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviç.

Ish shefi i Shërbimit shtetëror të sigurimit të Serbisë, Radomir Markoviç dhe oficeri i këtij shërbimi, Milan Radonjiç, qenë dënuar në vitin 2019 me nga 30 vjet heqje lirie, ndërsa agjentët e shërbimit të fshehtë, Ratko Romiç dhe Miroslav Kurak me nga 20 vjet heqje lirie.

Gjykata e Apelit në Beograd tha se “ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë”, duke nënvizuar se “gjatë procedurës nuk është konstatuar ekzistenca e një grupi të organizuar kriminal dhe as nuk është u konstatua se kush, kur dhe ku, siç thuhet në aktakuzë, ka marrë pjesë në bërjen marrëveshjes dhe planit për t’i marrë jetën pronarit, drejtorit dhe kryeredaktorit të të përditshmes “Dnevni telegraf” dhe të përjavshmes “Evropljanin” Slavko Çuruvija, dhe asnjë dëshmi nuk është paraqitur në mbështetje e pretendimeve të prokurorisë, se një urdhër i tillë është dhënë nga një person i panjohur ‘nga strukturat më të larta të qeverisë’”.

- Publicitet -

Slavko Çuruvija, u vra më 11 prill të vitit 1999, pak ditë fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, për t’u dhënë fund mizorive mbi shqiptarët e Kosovës.

Ai ishte një kritik i ashpër i ish udhëheqësit serb dhe për vrasjen e tij prej kohësh ishin fajësuar pjesëtarët e rrethit të ngushtë të Sllobodan Millosheviçit, i cili vdiq më 2006 në Hagë, derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill e cilësoi “ditë të trishtueshme për gazetarinë”, publikimin e vendimit të Apelit. “Është dëshpëruese të shohësh se drejtësia dhe përgjegjësia për vrasësit e Slavko Çuruvija mbeten të paarritshme edhe 25 vjet pas vrasjes së tij”, shkroi ai në rrjetin X i njohur deri vonë si Twitter.

Fondacioni me emrin e gazetarit të vrarë, u shpreh i “tronditur” me vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Një vend që nuk dënon vrasësit nuk ka të ardhme. Me këtë vendim, në Serbi u vu në pikëpyetje shteti i së drejtës, u ndalën proceset demokratike dhe u pezullua liria e fjalës. Vendi bashkohet me vendet më të errëta ku është e mundur të vrasësh pa u ndëshkuar për shkak të kritikave të shprehura publikisht”, thuhet mes tjerash në reagimin e këtij fondacioni.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestin e zyrtarëve të korruptuar
  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  • VIDEO: Efektivët dhunojnë dy vajza të reja, spraj në sy
  • Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. ¿? on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?